KMDLNJ: KA KALUAR KOHA E DJEGIES SË LIBRAVE DHE DJEGIES SË SHTRIGAVE!

Prishtinë, 16. 07. 2014 – (Reagim i KMDLNj’së) – Sipas informatave të KMDLNj’së e që tash janë bërë publike, OVL e UÇK në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj i’a futi flakën librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarpërit” me arsyetim se autori i këtij libri e mohon luftën çlirimtare të UÇK’së, fyen luftëtarët dhe udhëheqësit e kësaj lufte duke e mohuar edhe vet ekzistencën e UÇK’së. Djegia u bë në mënyrë simbolike, si shprehje e pakënaqësisë me përmbajtjen e librit. KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Autori dhe kryepersonazhi i librit “Këmbët e gjarprit”!

KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast. Djegia e librit, qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhdiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut.
Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi, në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj.
Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin.
Të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Prishtinë, 16 korrik 2014
Behxhet Sh. Shala – Drejtor Ekzekutiv i KMDLNJ.

***

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
SI U DOGJ LIBRI I VETON SURROIT “KËMBËT E GJARPRIT” NË FERIZAJ!?!

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli, organizata OVL e UÇK në Ferizaj, dogji librin “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura