Berlin, 12 mars 29019: M’një moment prehës e pak ngucëtar, teksa bënim humor me koleget ruse e gjeorgjiane (ah, sa të përkallta këto!), iu thashë: arabët, me sa di, nga 28 shkronjat, duke qenë të gjitha bashkëtingllore, nuk kanë gërmën ose zanoren “O” në gjuhën e tyre.
Po si kështu? Interesant, thamë. Çdo gjuhë është ndryshe, por kjo veçanësi seç ka një frenim që prek vetë qendrën e jetës.
A s’ka, vallë, çaste përjetimi kur njeriu shfryn çlirueshëm si në ato vdekjet e vogla të Pushkinit: ohhh…E, meqë kjo zanore mungon, si rënkojnë, vallë, arabet e prushta në kulmet e përhumbjes pushkinjane?
Ndërkaq, fshâmja “ah…” mbase më tepër dëfton dhimbje, pastaj “uh…” do shprehte habinë për një ndodhi të beftë, kurse një “eh…”, kjo pasthirrmë kaq e shpeshtë në rravgime jete, sikur jep dyshim e pëndesë…
Sa gjuhë shtrënguese, o Zot. Ndalimtare. Ndaj dhe folësit e atllasit të saj llafosin aq zhurmshëm. Madje, dhe kur tema është e shtruar e miqësore, ngjan të duket xyfëse. Përfytëse. Në kufi të përplasjes, sikur hasmërojnë e do derdhet gjak. Thuase janë prorë në kërkim gulçues t’njatij tingulli të humbur…
Kushedi. Niçe që, ndonëse e cilësonte krishtërimin religjion femëror, dëshmonte dhe ashpërsinë e tij: dënimvdekjen që i shpallte kjo fe pasioneve njerëzore. Dhe e fshikullonte ai vdekshëm denatyrimin e jetës.
Ndër vite më vonë, arabët do jenë më të vëmëndshëm. Krejt parandalues. Do hiqnin fare nga kodi gjuhësor fuqinë shprehimore të asaj që tendoste biblistët dhe rebelonte kundër tij mendtarin e madh.
Por njeriu i tyre gjente udhët. Së paku, nga kolonizatorë mësonte thekshmërinë manifestuese ose dhe në mërgim, atje ndër viset e mjegullta të simfonisë tingullore të Europës…
Postime të Lidhura
SELAM SULEJMANI: NJË AGJENDË KOMBËTARE PËR NËNTORIN TONË
Tetovë, 7. 11. 2016: Kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë…
KMDLNj: QEVERIA E KOSOVËS, BABADIMËR PËR SERBËT, ZHVATËS PËR SHQIPTARËT DHE TË TJERËT!
Ndonëse kanë kaluar 24 vite që ka përfunduar lufta, qytetarët serbë të veriut të Kosovës, deri vonë edhe…
PSE PUSHTETI ËSHTË NË SHËRBIM TË BANKËS?!
PSE PUSHTETI ËSHTË NË SHËRBIM TË BANKËS?! Politika në thelb është një teatër! Pse? Sepse politikanët janë ‘aktorë’,…
PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE: ËSHTË NË RRËZIK MBARËVAJTJA GJITHNJERËZORE
Tiranë, 23 Prill 2020: Ne, si udhëheqje e tanishme e “Përkujdesjes Gjithshqiptare”, nuk i kemi as atributin dhe…