Tiranë, 17. 07. 2014 – Dy poetë të panjohur përjetësisht për njëri tjetrin dhe të afërt, kipcorë në aspekte të substancës, të laboratorit krijues. Për një krahasim mungojnë referencat e dukshme, por lidhja e padukshme është. De Rada s’është Montale dhe ndërsjelltas, por të dy e kanë një njësim të shijes misterioze poetike. …”
Ç’janë ndikimet? Si përcaktohen? De Rada e ka lexuar Virgjilin por kurrsesi Montalen. Mentale nuk e di se kush është De Rada. Asnjë lidhje fizike, asnjë njohje midis tyre. Duke rilexuar poezitë e Montales befasohem. Një poezi e përfytyruar si nga shpirti i De Radës. Sa e habitshme!
Poezia e Eugjen Montale (1896-1981):
Meriggiare pallido e assorto
preso unë rovente muro d’òrto
ascoltare fra i pruni e gli sterpi
schiocchi di merli, frusci di serpi
Nelle crepe del solo e su la veccia
spiar le file di rose formiche
ch’ora si rompono e ora s’intrecciano
a sommo di minuscole biche
Osservare fra frondi il palpitare
lontano di scaglie di mare
mentre si levano tremoli scrichi
di cipale doi calvi picchi.
Eugjen Montale (1896-1981) dhe Jeronim de Rada (1814 – 1903)
Le të ndalemi këtu dhe ta shohim mirë. Meriggiare do të thotë, siç pohon fjalori, të pushosh në një vend të hapur me hije, gjatë orëve të nxehta të pasdites. Nuk ndodh ta dëgjosh shpesh të zgjedhohet në format e saj: io meriggio, tu meriggiavi, meriggiando, etj. Një thjeshtëzim i goditur, që rri mirë në varg, është pomeriggio (mbasdite). Shumësi normativ i fjalës frascio nuk bën frusci por fruscil. Te su la veccia, vërehet ndërkaq ndarja e pazakontë e parafjalës su dhe e nyjes la. E ndreq menjëherë, dhe shkruaj sulla. Veccia është një bimë kacavjerrëse që e njohin mirë fshatarët dhe specialistët e botanikës, por vetëm ata. Thjeshtëzohet me lehtësi në vecchia, po për t’i dhënë kuptim, më duhet të ndërhyj edhe në vargun e mëpasmë. Spiar jep material për të ndërtuar una spiaggia ose una planta; pra me short: la vecchia spiaggia apo la vecchia planta. Al sommo bëhet pa u ndjerë al séno. Le biche jana lakrat, një tjetër term fshatarak, pak i njohur në shoqërinë tonë të industrializuar. Ky i qëndron thjeshtëzimit, për shkak të mungesës së alternativave. Le bische janë më të njohura për qytetarët, por milingonat nuk luajnë me letra. Ndoshta do të qe më mirë le miche, d.m.th. thërrime buke, milingonave u pëlqejnë.
Të shullëhesh i zbehtë e i përhumbur
rrëzë një muri së përflakur kopshti
të dëgjosh mes ferrave dhe drizave
këngë mëllenjash dhe fërshëllima gjarpërinjs
Nëpër të çarat e tokës e atje te grashina
të përgjish radhët e milingonave të kuqe
që aty prishen e aty ndreqen
mbi majën e lakrave të vogla
Të shohësh mes gjetheve feksje
e largët të luspave të detit
ndërsa ngrihen kërkëllima të dridhshme
gjinkallash nga rrëpirat e zhveshura.
Mjedisi i detajeve të lëvizshme, universi i imtësirave të gjalla. Rishikimi gati Biologjik i natyrës. Natyralizim i subjekteve të vogla, ose të parëndësishme. Po të ringjallej De Rada dhe ta lexonte këtë poezi do ta pëlqente.
Po Montale? Përtej mungesës së absurdit dhe rastësive të mekanizuara po të kish lexuar De Radën ndoshta do të mahnitej.
Poezia e De Radës është e natyrës dhe emrave të përgjithshëm, akademikë, të saj më shumë se e emrave të përveçëm. Po këtë tharm e ka edhe poezia e Montales.
Ajo që tek De Rada duket e thjeshtë dhe e paqëllimtë tek Montale është një sofistikim i qëllimtë .
Dy poetë të panjohur përjetësisht për njëri tjetrin dhe të afërt, kipcorë në aspekte të substancës, të laboratorit krijues. Për një krahasim mungojnë referencat e dukshme, por lidhja e padukshme është.
De Rada s’është Montale dhe ndërsjelltas, por të dy e kanë një njësim të shijes misterioze poetike. …”