KIMETE BERISHA: KORRUPCIONI I SHENJTË! PAPA FRANҪESKU PRANON ‘ME TË NJOHSHËM’ TA ‘PAGËZOJË’ TË BIRIN E EDI RAMËS!

Prishtinë, 23. 09. 2014: Karizma e tij është aq e madhe, arroganca dhe narcisizmi i tij është aq gjigant, sa që s’ja ndin për njeri të gjallë dhe guxon e shfrytëzon Vatikanin që t’ia “pagëzojë” të birin, të cilin kish mundur ta bekojë privatisht, sepse ai nuk është i biri i shqiptarisë, por i biri personal i prindit Edi Rama, të cilin e promovon si shpikje biblike, para mediave të botës, ditën e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë! Sikur të ishte në opozitë, Edi Ramës s’do t’ia mbërrinte ymri që fëmiun e tij ta bekonte nga dora e Papës, sepse këtë privilegj do të mund ta shfrytëzonte vetëm ndonjëri nga nipat dhe mbesat e Sali Berishës, dhe grupi i bandës së tij demokratike.
Që Papa Françesku pranon “me t’njohshëm” ta privilegjojë bash fëmiun e Kryeministrit shqiptar, i cili e shfrytëzoi pushtetin e tij që ta popullarizojë djalin e tij para syve të botës, është gjest pabarazie njerëzore, dhe mesazh botëror dhe “hyjnor” se në këtë botë e kanë në dorë “të fortit”, jo “të mirët” dhe njerëzit modest, të varfër, të përulur, që s’kanë pozitë të lartë në pushtet!
Të pabarabartë para Atit të Shenjtë, të njejtin rast, që të bekohen nga dora e Papës në ambientet VIP të aeroportit ‘Nënë Tereza.’ nuk e patën fëmijët e fukarenjëve shqiptarë, të cilët “nuk e kanë gjakun e kaltër” si të Kryeministrit egocentric.

Po, edhe vajza e Mesilës, shih ti, e pati rastin ta shoh Papen drejt në sy. Veç pse është vajza e Mesilës!
E kush është Mesila për Zotin në qiell, vajza e të cilës u privilegjua nga fëmijët e prindërve të tjerë shqiptarë, përveç një grua e rëndomtë që nganjëherë “flet diçka” për politikë dhe sipas rastit politik bëhet e mençur dhe “koketon” me socialistët.
Papa Frençesku pas këtij “pagëzimi të korruptuar”, duke e njohur materializmin e madh shqiptar, duke e ditur se “për pare t’i nxjerrin sytë”, duke e pasur parasysh abstenimin e shpirtërores nga ai vend, i këshilloi shqiptarët e rinj të Shqipërisë që të mos dashurohen në pare. Por, edhe vetë u bë pjesë e lojës së atyre që e kanë paranë e Shqipërisë në dorë!
Prandaj, kur sheh korrupcion dhe pabarazi edhe në pagëzim e në bekim, trego ti qysh mos m’i dasht paret.
Fukaran s’e do askush, sepse ai s’e do as veten.
Zot i shqiptarëve të Shqipërisë është paraja, prandaj toleranca fetare është shembullore, sepse Zotin e lypin dhe e gjejnë vetëm aty ku e shohin me sy, jo në shpirt.
Por, nuk i mësoi shqiptarët se si të çmësohen nga dashuria për pare.

…………………………………

Papa Françesku bekon djalin e Kryeministrit Rama, Zahon!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura