Pashtriku.org, 28. 09. 2014: “Për të shkruar për librat e veçantë të Zeqos duhet kohë, kujdes, tendosje dhe padyshim, shumë dashuri. Sepse ai e meriton këtë dashuri. Ai vetë ka dhënë dhe jep dashuri” – Frederik Rreshpja) – Frederik Rreshpja ka të drejtë në këtë përfundim të tij. Moikom Zeqo në mbi 40 vjet krijimtari, numëron jo pak, por rreth 70 libra me poezi, prozë, publicistikë, studime shkencore etj. Ai është padyshim ndër të rrallët, për të mos thënë i vetmi krijues i letrave shqipe, me këtë bollëk prurjesh. Në mijëra vargje poezi dhe mijëra faqe prozë, Moikom Zeqo shpalos botën shqiptare dhe ballkanike njëkohësisht…. Për më tepër “Vazhdimisht në lëvizje dhe i shqetësuar, i pagjumë, adoleshent i përjetshëm, i dhënë me shpirt për ata që i do, zhbirues, i papërmbajtur dikur dhe më i qetë tani, i pakuptimtë dhe misterioz herë-herë, i papërqendruar, udhëtar i përjetshëm, i dashuruar marrëzisht me historinë, kulturën dhe natyrën e Shqipërisë, ky është Moikom Zeqo.
1. JASHTË TEKSTIT: MAKINA E KOHËS
Ne po pinim kafenë e mëngjesit në një nga lokalet përballë Muzeut Historik Kombëtar, kur ai më pyeti nëse kisha dëgjuar për makinën e kohës.
Unë i thashë se diku kisha lexuar për makinën e kohës.
Pastaj duke vështruar sytë e tij dhe të kafenjtën e errët poshtë tyre, i thashë se dukej i lodhur.
Por miku im Moikom Zeqo më foli prapë për makinën e kohës, një nga shpikjet më gjeniale të së ardhmes. Ajo mund të bëjë të mundur të kthehem përsëri në çdo shekull, tha ai duke thithur cigaren.
Makina e kohës mund të na çojë edhe shekuj përpara. Dhe mund të flasim me Homerin, thashë unë.
Me të gjithë të vdekurit e mëdhenj të njerëzimit, tha ai… Me Homerin, Eskilin, Virgjilin, Danten, Servantesin, Shekspirin, Balzakun, Xhoisin, Kafkën, Heminguein, Borgesin, Buzukun tonë, Barletin, Onufrin, Naimin, De Radën, Fishtën, Migjenin, Konicën… Me të gjithë, shtoi ai. Në librat e tu të viteve të fundit ti e ke bërë këtë, thashë unë. “Kështu foli Mona Liza”, “Syri i Tretë”, “Bota e krijuar nga Onufri”, vëllimet me poezi etj., të çojnë në thellësi të mijëvjeçarëve jo hipur në makinën e kohës, por përmes një proze dhe poezie shkruar me kulturë të gjerë, fantazi dhe një frymë sa shqiptare, aq edhe universale…
Sot mund të jetë një ditë e hënë e shekullit XXI, por mund të jetë edhe e mërkura e përhimtë, e shekullit IX, tha ai duke u ngritur…
Jashtë dita ishte e mugët dhe ndihej aroma e shiut, që po afrohej.
(…ky është Moikom Zeqo)
E ndërsa u futëm në Muzeun Historik Kombëtar, nga pas dëgjova zërin e postierit: “Një letër zoti Moikom. Keni një letër nga Onufri!”.
Miku im ndal hapin dhe merr në duar letrën e rrallë, ardhur nga thellësitë e shekujve.
Unë vështroj i hutuar postierin dhe mendoj me siguri pas pak në atriumin e Muzeut Historik do të ulet MAKINA E KOHËS.
E prej andej do të zbresin vdekatarët e mëdhenj. Pastaj ata pa trokitur, do të futen në zyrën e Moikomit për të biseduar me të…
Shoh orën. Është nëntë. Data 3 qershor moti 2004. Efnidhin qe anepandeho dhen ine tipote, them me zë të lashtë tekstin e një mbishkrimi në greqishten e vjetër, zbuluar në një nga mozaikët e Apolonisë, ku është figura e një aktori.
Moikom Zeqos iu deshën tridhjetë vjet për të zbuluar enigmën e këtij mbishkrimi.
Ai është vargu 646 i tragjedisë “Ajaksi” i Sofokliut. Kuptimi i vargut në shqip është “Asgjë nuk është e papritur dhe e befasishme”.
2. TEKST: Moderniteti i poezisë
Në esenë e shkëlqyer “Mes artit dhe shkencës”, shkruar vite më parë nga poeti brilant shqiptar Frederik Rreshpja, thuhet: “Për të shkruar për librat e veçantë të Zeqos duhet kohë, kujdes, tendosje dhe padyshim, shumë dashuri. Sepse ai e meriton këtë dashuri. Ai vetë ka dhënë dhe jep dashuri”.
Frederik Rreshpja ka të drejtë në këtë përfundim të tij. Moikom Zeqo në mbi 40 vjet krijimtari, numëron jo pak, por rreth 70 libra me poezi, prozë, publicistikë, studime shkencore etj.
Ai është padyshim ndër të rrallët, për të mos thënë i vetmi krijues i letrave shqipe, me këtë bollëk prurjesh.
Në mijëra vargje poezi dhe mijëra faqe prozë, Moikom Zeqo shpalos botën shqiptare dhe ballkanike njëkohësisht.
Dhe këtë botë ai na e ka dhënë me një reliev të habitshëm, dashuri naimjane, tragjizëm migjenian dhe ankth, që e gjen në baladat tona të motshme.
Duke ecur në gjurmët e poezisë më të mirë shqipe të traditës dhe asaj të re, Zeqo, ndoshta nga të vetmit e brezit të rij, i shtoi një dimension të ri poezisë shqipe në fillimvitet 70.
Ky dimension i ri nuk është thjesht në formë. As në atë që u quajt “hermetizëm”. As edhe në ndikimet moderniste të huaja, siç u shkrua pas Plenumit IV famëkeqe.
Moderniteti i poezisë së Zeqos, ishte në frymën qytetare dhe universale të saj, në përmbajtjen e re, që ajo solli.
Moikom Zeqo solli një cilësi të re konceptuale në poezinë shqipe të kohës.
Ndonëse shumë i ri në moshë, ai çoi më tutje, atë që bënë Kadare, Agolli, Arapi në fillimvitet 60. Ai evropianizoi më tej poezinë shqipe.
Poezia e viteve 1970-1973 e Zeqos, mund të konkurronte denjësisht me poezinë e metropolit europian perëndimor.
Këtë tipar e ka vënë re dhe shkruar saktësisht bukur poeti dhe prozatori i ri Agron Tufa: “Kualitativisht te kjo poezi, janë ngjizur në mënyrë të pastër e origjinale tiparet e lirikës bashkëkohore evropiane, kategori estetike të imazhit dhe vizionit spektral, ç’ka e bën këtë poezi të jetë larg ajrit të vjetëruar provincial”.
Më i pjekur, me mesazhe dhe me ide të reja për kohën, i trazuar nga ankthet e saj, kritike, sarkastik njëkohësisht për absurditet dhe perversitetin bashkëkohor, me një densitet marramendës figurash, vjen ai në poezinë e krijuar pas vitit 1990.
Librat me poezi “Tempulli i Hënës” (1998), “Nostradami me 3 qershor” (1999), “Zodiaku” (2000), “Syzet e thyera të Meduzës” (2001), “Bota e krijuar nga Onufri” (2001), me shpërthimet vullkanike qartësinë e ideve, që përcjellin, polifoninë e zërave të globit tonë dhe gjithësisë së pafund, më ngjajnë me simfonitë heroike të Bethovenit.
Ditët e fundit, kam rilexuar një nga një këto libra. Besomëni: kam ndjerë brenda mureve të betonta të shtëpisë time, ulërimat e trazuara të kohërave dhe ca makthe, që vijnë nga e ardhmja e pasigurt dhe gri e njerëzimit.
3. JASHTË TEKSTIT: ËNDRRA TË INDUSTRIALIZUARA
Rroj apo s’rroj te ky makth fundshekulli?
Me thundra Minotauri i kam tmerruar kompjuterat.
Parzmoret janë ndryshkur – ka bluxhinsa në treg.
Ekranet i kanë industrializuar ëndrrat!
Epshi i ecjes
Më tundon si ekstaza,
Disqet fluturuese sjellin kohën kozmike
Unë Minotauri mitik me brirët e lashtë
Vetëflijohem te orët labirinte.
4. TEKST: PROZA E NJË ERUDITI
Vazhdimisht në lëvizje dhe i shqetësuar, i pagjumë, adoleshent i përjetshëm, i dhënë me shpirt për ata që i do, zhbirues, i papërmbajtur dikur dhe më i qetë tani, i pakuptimtë dhe misterioz herë-herë, i papërqendruar, udhëtar i përjetshëm, i dashuruar marrëzisht me historinë, kulturën dhe natyrën e Shqipërisë, ky është Moikom Zeqo.
Në trurin e tij magmatik lëvizin epokat, përzihen mijëvjeçarët dhe shekujt, hyjnë dhe dalin si në shtëpinë e tyre të vdekurit e pavdekshëm që nga Homeri deri tek Migjeni, udhëton Odiseja, dëgjohen zërat e mijëra sirenave, marshon furishëm Aleksandri i madh, darkon Buzuku, mediton Pirro i Epirit, zbret nga treni i fundit Onufri, që troket në shtëpinë e vogël në Durrës, vdes dhe ringjallet Mona Liza, hesht në heshtjen parajsore engjëlli mbrojtës i shqiptarëve Naim Frashëri, nervozohet dhe grindet me ajrin Faik Konica gjenial e pastaj vonë, shumë vonë, ndoshta me një traget të rastit vjen Florimonti…
Udhëtar i palodhur, si rrallë krijues shqiptar (dikur në rininë e hershme e mbaj mend me motoçikletën “JAVA”), hokatar në tavolina (dhe këtu të kujton Dritëro Agollin), i gatshëm për t’i ndihmuar të gjithë, mik i shumë krijuesve në Shqipëri e veçanërisht në Kosovë, ai gjen kohën t’u falë njerëzve shumë dashuri.
E them me bindje, se zyra e tij nuk mbyllet për asnjë. Ai gjen kohë të presë shkencëtarë të huaj, vizitorë të rastit, priftërinj, bektashinj, të verbër, të rinj, që sapo kanë nisur të shkruajnë, veteranë të Antifashizmit, ballistë e mbretërorë, antikuaristë, njerëz tuafë të të gjithë moshave…
E pastaj prapë ikën në udhëtim. Shkon në Shkodër dhe tronditet para varrit të dëmtuar të Migjenit, pastaj hidhet në brigjet e Drinit, rrugëton në mesjetë drejt Shirgjit, për të shkuar më pas në një ditë me mjegull e shi në kishën e Gjon Vladimirit dhe Shelcanin e Onufrit.
Dhe vonë, shumë vonë, ai vë kokën në jastëk. Thotë se nuk sheh ëndrra, ose edhe ato, që sheh me hollësi kanë zjarrminë e veprave, që shkruan.
***
Nuk është vendi këtu, për të analizuar prozën e Moikom Zeqos.
Në veprat e tij në prozë “Mes Laokontit dhe Krishtit” (2000), “Kështu foli Mona Liza” (2000), “Syri i Tretë” (2001), “Fjalëkryqet e Babilonisë” (2002), gurin e rëndë sizifian ai arrin ta çojë në majë të lartësisë së malit, duke shmangur rrokullisjen dhe ngjitjen torturuese të tij.
Në këtë mënyrë, ai përballon me sukses grackat e erudicionit si shkencëtar dhe monotoninë, që mund të shkaktojë të rrëfyerit apo narracioni i njëtrajtshëm.
Ka faqe të tëra, apo kapituj të veçantë në këto libra, ku duket sikur janë të shkruara në jerm.
Dhe po të perifrazoja Cvajkun, që nga çasti ku, te krijuesi Zeqo demoni sundon sovran, lind tek ai një lloj arti i veçantë, i cili rritet si flakë shpërthyese, një art i mahnitshëm, krijimtari e ekzaltuar, drithëruese, gulç spazmatik i shpirtit, kundërshti e shpërthimeve të fuqishme, dehje e dalldi, “mani” grekësh të lashtë, çmenduri e rrënjosur thellë, si rregull, vetëm për vepra profetike…
… E megjithatë Moikom Zeqo është si gjithë të tjerët. Ka ditëlindjen dhe ditëmadhimet e tij, veprimet zbathur në fëmini brigjeve të detit, dashurinë e parë të adoleshencës së vonë, pengjet e rinisë së hershme, vargun e parë të shkruar, ndoshta në rërën e plazhit në Currile, lotët e dhimbjes për shkuarjen e babait Zihni dhe gjyshes Faika, dashurinë dhe mallin e përhershëm të nënës së heshtur deri në dhimbje Pandorë, miqësitë dhe zhgënjimet me ndonjërën prej tyre, dasmën e madhe të tij dhe lindjen e vajzës së parë, jetën në trenat e linjës Durrës-Tiranë, mallin për shtëpinë e nënës, por edhe për atë të voglën, ku rriti me Lidën, Arnisën, Klejtien dhe Epidamin…
E megjithatë, ai vazhdon të nxitojë me ritmin e rinisë, ashtu siç thotë diku, në një nga librat e tij “Nxitoj ta pi muzikën në gotë si helmin Sokrati i lajthitur”…
5. JASHTË TEKSTIT: Kronikë, moti 2149
Në tre të muajit të gjashtë të motit 2149, në të dyqindtin vit të ardhjes në dritë të Moikom Zeqos, shkronjës i madh shqiptar, në një nga mjediset e “Muzeut të Letrave Shqipe”, u çel një ekspozitë me libra, dorëshkrime, fotografi të tij.
Në orën nëntë e tridhjetë minuta, arriti makina e parë e kohës, nga ku zbritën të ftuarit e nderuar Onufri, Barleti, Jan Kukuzeli, Buzuku, Naim Frashëri, Faik Konica, Gjergj Fishta, Migjeni, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Vath Koreshi, Frederik Rreshpja, Rexhep Qosja, Skënder Drini, Shyqyri Nimani, Ali Podrimja, Bilal Xhaferi, Alfred Uçi, Faslli Haliti, Xhevahir Spahiu.
Ata u pritën nga pasardhës të shkronjësit Zeqo si dhe nga Kryetari i Shkrimtarëve.
Disa sekonda më vonë, arritën me makinën e kohës XY 6666 miqtë e tij të vjetër Enver K, Tomorr D, Llazar V, Thanas D, Niko K, Shefki K, Vllasova M, Timo B, Natasha C, Viktor Sh, Bardhyl H, Anton P, Petraq R, Marks S, Ben A… Kur po afrohej ora e çeljes së ekspozitës, shkrimtari Dritëro Agolli, kërkoi të dinte, se përse nuk kishte ardhur Moikom Zeqo.
Atëherë, për të sqaruar të pranishmit, u lexua një tekst disi i panjohur i Moikom Zeqos, që mbyllej me fjalët: “Edhe nëse rastësisht në atë pavdekje të amshuar do të dëgjoj zhurmën ardhëse të ndonjë “makine të kohës”, të jeni të sigurt që do t’i shmangem dhe do të mbyllem përfundimisht në shpellën asketike, aspak kibernetike të meditimit tim”.
Tiranë, mesnatë e 2 qershorit 2004
*) Enver Kushi, shkrimtar, autor i disa librave me prozë të shkurtër, romancier dhe esseist, punon dhe jeton në Tiranë.
It’s a pity you don’t have a donate button! I’d most certainly donate
to this outstanding blog! I guess for now i’ll settle for book-marking and adding your RSS feed to my Google
account. I look forward to brand new updates and will talk about
this blog with my Facebook group. Chat soon!
Today, while I was at work, my sister stole my iPad and tested to see if it
can survive a 30 foot drop, just so she can be a youtube sensation.
My apple ipad is now destroyed and she has 83 views.
I know this is entirely off topic but I had to share it with someone!
This is my first time go to see at here and i am genuinely happy
to read all at one place.
Its like you learn my mind! You seem to know
a lot about this, such as you wrote the ebook in it or something.
I believe that you just can do with a few percent to drive the
message house a bit, however other than that, that is wonderful blog.
A great read. I’ll definitely be back.
hello!,I really like your writing so so much! share we be in contact more about your article
on AOL? I need an expert in this area to solve my problem.
May be that is you! Taking a look forward to look you.
I love your blog.. very nice colors & theme. Did
you design this website yourself or did you hire someone to do it for you?
Plz answer back as I’m looking to construct my own blog and
would like to know where u got this from. thanks
a lot
After I initially left a comment I appear to have clicked the -Notify me when new
comments are added- checkbox and now each time a comment is
added I recieve four emails with the same comment.
Perhaps there is a way you are able to remove me from that service?
Thanks a lot!
Highly energetic article, I enjoyed that bit.
Will there be a part 2?
Thanks for sharing such a fastidious thought, post is nice, thats why i have read it entirely
Hey! Do you know if they make any plugins to safeguard against hackers?
I’m kinda paranoid about losing everything I’ve worked hard on.
Any recommendations?