DIONIS XHAFA: SERBIA SHTET I KRIMINELËVE DHE KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!

Tiranë, 07. 10. 2014: Kryesuesja e departamentit të OSBE-së për sundimin e ligjit dhe për të Drejtat e Njeriut Romana Schweinger dhe Yolanda Jose nga delegacioni serb në BE e ka akuzuar Serbinë se nuk po ndjek penalisht zyrtarët e lartë që dyshohen për krime lufte. Rezulton se gjatë luftrave në hapësirën e ish-Jugosllavisë, në Kosovë nuk janë gjetur ende 1.500 persona, në Kroaci janë 2.000 të humbur nga lufta dhe në Bosnje 7.800 persona. Shumë prej trupave të personave që më parë ishin të humbur janë gjetur të masakruar në mënyrën më makabre të mundshme nëpër varre masive nëpër Serbi.
Sipas AI, Serbia nuk ka bërë sa duhet për të zbardhur krimet e luftës dhe për të dënuar kriminelët. Në raportet ndërkombëtare po ashtu thuhet se Serbia nuk dënon sidomos personat që tanimë mbajnë poste të larta shtetëore. Vukçeviç tha se për të gjurmuar kriminelët e luftës nuk është detyrë e Serbisë, por është para së gjithash detyrë e Tribunalit të Hagës. Vukçeviç ka sqaruar se detyra e shtetit serb është të ndjekë penalisht vetëm zyrtarët e vegjël. Sipas Vukçeviçit, Serbia ka bërë me sa e ka detyrë. Ajo që duhet thënë është se Serbia ecën shumë ngadalë në dënimet e krimeve të luftës, edhe kur dosjet janë të gatshme.

Krimet e Sllobodan Milloshoviqit gjat luftës në Kosovë.

Sipas një raporti të titulluar “Dhjetë vjet persekutime të krimeve në Serbi nga 2004 deri më 2013”, janë dënuar vetëm 6 zyrtarë të lartë që më parë kanë kryer krime të luftës. Edhe pse në vitin 2014, ajo që është e qartë është se shteti serb dhe sidomos klasa politike e Serbisë duket se është e vendosur ta ruajë “patriotizmin serb” përpara vlerave europiane, duke mos çuar përpara drejtësisë “peshqit e mëdhenj”, një detyrë që i kërkohet nga BE-ja Serbisë në raundin e negociatave. Ndoshta është e vështirë të gjykohet në është e drejtë apo jo, por Serbia e ka shumë të vështirë të heqë dorë nga Kosova për të parë drejt Bashkimit Europian. Vetëm një klasë elite politike e vogël e pranon faktin se Serbia duhet ta shohë realitetin në sy dhe të mos jetojë me mite e ta njohë shtetin e Kosovës.
Një ndër këta, aktori serb, Çenomir Petroviç, i cili vlerësoi dhe e tha për mediumet serbe se duhet që Kosova të njihet si realitet dhe si shtet. Duke marrë një rast ndoshta krejt banal, por që është i vërtetë, Serbia është si një adoleshent, i cili ëndërron Kosovën, ndërsa ajo nuk i përket dhe ndjesitë ndaj saj janë kaq të forta sa nuk e lënë të shohë përpara drejt përmirësimit të vetvetes. Popuj të tillë, si ai serb, të rritur me mite dhe me legjenda është e vështirë tua heqësh pjesën mitike në genin e tyre, derisa janë rritur me to, me histori për Kosovën, madje duke mësuar edhe se “Kosova është djep e zemër e Serbisë”.
Një serb që duhet vlerësuar është ai serb që i del kundër shtetit të vet kur ai e ka gabim, kur ai vret dhe jo të mbyllë sytë përpara krimit në emër të kombit. Kjo, një premisë jo vetëm për një serb, por është një premisë për çdo banor të botës, i cili përpara se të jetë shqiptar, serb, kroat, slloven apo çdo lloj tjetër, së pari është njeri dhe duhet të mbrojë vlerat njerëzore dhe të përbuzë ata ç’njerëzore, sidomos krimin, si neveritje, si antivlerë, si gjënë më të përbindshme.
– Autori është gazetar i Ri nga Tirana.

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

Një nga krimet e shumta serbe në Bosnjë e Hercegovinë – 1995.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura