Tetovë, 10. 11. 2014 – (Me rastin e 70 vjetorit të luftëtarëve të Xhemë Gostivarit kundër komunistëve për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike) – Në rrethinën e Gostivarit në fshatin Simnicë, lindi stërnipi i Skënderbeut, Xhemë Hasë Gostivari. Ikona e trimërisë shqiptare që në këto pjesë të Shqipërisë lindore, korri 13 beteja kundër sllavo-komunistëve. Prandaj duhet ndriçuar këtë figurë historike që i riktheu popullit shqiptar dinjitetin dhe heroizmin e pa shoq, pas luftërave të Skënderbeut në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore. Mbështetur në dokumentet e kohës dhe në të dhënat që na i ofrojnë bashkëluftëtarët e tij gjatë luftës së Dytë Botërore. Sot me fakte konstatojmë pse pushteti sllvo-komunist i Titos, i ndihmuar nga disa shqipfolës hodhi aq shumë verë dhe helm kundër kësaj familje kombëtare. Kundër këtij shqiptari të madh i cili luftoi deri në vdekje për të mbrojtur Shqipërinë Lindore, për mos lejuar që pushteti sllav të sillet ashtu si ishte sjellë gjatë periudhës 1912-1915, pastaj vazhdon sundimi bullgar deri në vitin 1918, ku në trojet tona shqiptare rikthehet përsëri pushteti serb e ashtuquajtur SKS, deri në grusht shtetin që bëri Mbreti Aleksandër, më 6 janar 1929, kur shpalli Mbretërinë Jugosllave. Kjo Mbretëri mbijetoi në kurriz të popujve të shtypur për 23 vjet, në veçanti të zezën e ullirit e përjetoi popullata shqiptare deri në kapitullimin e saj më 12 prill 1941.1
Xhema lindi në një familje të varfër fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga pushteti serb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të Shtatorit dhe trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.2
Në këto rrethana politike pushteti serb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti serb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen. Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq, pushteti pansllavist e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë. Prandaj pushteti serb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.3
Pushteti serb pasi arriti ta shuan rezistencën kombëtare shqiptare vendosi të shtonte dhunën dhe terrorin kundër popullatës shqiptare, në veçanti ajo ishte shumë e interesuar për shpërnguljen e shqiptarëve nga kufiri me Shqipërinë politike, në rend të parë ishte Tetova dhe Gostivari si pika më rezistuese kundër pushteti jugosllav. Kjo shihet më së miri në projektin e programuar të Vaso Çubriloviqit.4
Rezistenca kundër pushtetit Jugosllav kishte filluar shumë më herët, pasi pushteti serb kishte paramenduar disa lloj taksash, pakënaqësia në popull ishte e madhe. Tagra mbledhësit silleshin shumë keq me popullsinë vendase e në veçanti me elementin autokton. Pushtetit i pengonte me të madhe gjithçka që ishte shqiptare, në veçanti kërkesa për arsim në gjuhën e nënës dhe bartja e plisit të bardhë në kokë.5
Në këto rrethana tejet të tendosura Forcat Nacionaliste që në prag të luftës u prinin shqiptarëve në Banovinën e Vardarit studentë shqiptarë që studionin në Zagreb dhe Beograd. Këta studentë nëpërmes shumë organizatave studentore luftonin ditë e natë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në veçanti këtu duhet dalluar organizatën “Besa” që vepronte në fillim në Beograd e më vonë në shumë qytete në Kosovë dhe Shqipërinë Lindore, deri në Preshevë e Bujanoc. Qëllimi i kësaj organizate ishte bashkimi i tokave të okupuara shqiptare ti bashkëngjiten trungut të vetë nënës Shqipëri. “Këta veprimtarë të kombit deklaronin publikisht se neve nuk na intereson sistemi ekzistues në Shqipëri, na duana dhe kërkojmë bashkim kombëtar me Shqipërinë”6
Në këto kushte të vështira të fshatit ku mbizotëronte varfëria, papunësia, plaçkitja nga pushtuesi serb, dhe sjellja tejet e vrazhdë e sistemit policor dhe tagrambledhësve, gati për çdo ditë bëhej një gjendje më alarmante e sjelljes së tyre jashtë kornizave njerëzore. Ky banditizëm i organeve policore dhe tagra mbledhësve që vepronin nëpër mes dhunës duke përdorë forcën dhe policinë e kishte sjellë fshatarin në një gjendje tejet të mjerueshme. Siç shprehen njohësit e rrethanave në atë kohë shumica e popullsisë jetonin në varfëri të madhe dhe nuk kishin mundësi ti paguanin ato tatime sa kërkonte pushteti dhe xhandarmëria serbe. Por në anën tjetër e rëndonte situatën arroganca dhe sjellja tejet çnjerëzore të tagra mbledhësve të cilët ofendonin fshatarin pa i matur fjalët fare. Poashtu ata në të shumtën e rasteve përdornin sharje shumë të rënda pasi e dini se ku janë më të ndjeshëm shqiptarët te familja dhe e shoqja.
Xhemë Gostivari gjatë një aksioni kundër komunistëve
VRASJA E XHANDARIT SERB DHE LARGIMI I XHEMË HASËS NGA GOSTIVARI
Për vrasjen e xhandarit serb ka disa teza të pa verifikuara, disa si pretekst e marrin kërkesën e xhandarit serb, që t’i shesë arin e gruas për të paguar tatimin, por si duket kjo nuk ishte i vetmi shkas, pasi arsyet janë të shumta. Por, është e vërtetë se familja Hasa, gjithmonë ka pasur problem me pushtetin serb. Sipas dëshmive si arsye merret sjellja e keqe e pushtetit dhe xhandarve serb. Si pretekst merret kur polici serb Jovan xhandari bie në shqelm Xhemës duke e sharë kur ky pushonte i shtrirë në shesh e qytetit.7
Xhema në atë kohë ishte djalë i ri dhe sa i kishte mbushur të 28 vjet, i mllefosur shkon te daja dhe i kërkon çiften kinse për gjueti, pasi e merr këtë armë shkon në shtëpi e urdhëron shoqen që t’i mbushë disa fishekë dhe del në rrugën e Dibrës, që lidhet me Gostivarin, pranë fshatit Raven. Në afërsi të mullirit zen pusi, duke pritur njeriun e kërkuar, i cili, për fat i del përpara i veshur me tesha të bardha me disa tagrambledhës i hipur në karrocë. Xhema e ndal dhe si burrat i thotë: “O zotëri, ti kam sjellur amanetin që e ke kërkuar”. Sipas kanunit shqiptar i shkrep dy plumba në ballë dhe e lenë të shtrirë për toke. Ndërsa dy tagrambledhësit tjerë nuk i prek, por i lëshon të shkojnë për në qytet.8
Xhema pasi vrau Jovan xhandarin, arrin të fshihet në një dru, pas alarmit që mori qyteti nga turma e xhandarëve u lëshuan në kërkim. Këta e kërkonin rreth e përqark, por nuk patën sukses ta zbulojnë se ku fshihej Xhema. Pas qetësimit të situatës dhe largimit të policëve Xhema në mbrëmje vazhdoi rrugën drejt fshatit Duf dhe niset drejtë kufirit shqiptar, duke kaluar malet e larta të Leshnicës kalon Korabin dhe gjatë rrugës kur zbardhi dita takon një bari dhe e pyet se si quhet vendi. Ky i tregon me duar se këto janë të gjitha pasuri të Cen Elezit.9 Xhema kur bindet se ka kaluar rrezikun dhe ndodhet andej kufirit i tregon bariut për rastin e vrasjes së xhandarit serb, se për këtë arsye kërkon strehim në Shqipërinë e Ahmet Zogut.10
Xhema pas një pushimi të stanet e këtij bariu, vazhdon rrugën për Tiranë, paraqitet në polici, ku e tregon ngjarjen dhe arsyen e arratisjes nga pushteti jugosllav. Shteti shqiptar në krye me Amet Zogun vendosin t’i japin një pjesë tokë në periferi të Elbasanit, e ashtuquajtur “Fusha e Mbretit” për të jetuar. Aty më vonë do të vinë edhe dy vëllezërit Musliu dhe Abdullahu me familjet e tyre dhe ndërtojnë një shtëpi të vogël për të jetuar.11
Pas vrasjes të Xhandarit serb në vitin 1936,12 filluan torturat ndaj familjes së Xhemë Gostivarit, Pushteti Jugosllav vendos me tortura ta detyrojë familjen e Xhemës që të bindë Xhemën që të kthehet në Gostivar ku do të përgjigjej për veprën e kryer. Pushteti jugosllav i burgosi dy vëllezërit me nuset dhe nënën e Xhemës.13
Regjimi jugosllav kurrë pa se nga kjo kërkesë e organeve policore familja Hasa nuk pranon një ultimatum të tillë vendosi që familjen Hasa ta shpërngulë nga fshati Simnicë. Kjo nuk ishte diçka e re për popullatën shqiptare të Gostivarit dhe më gjerë.
Pushteti jugosllav në këtë kohë kishte filluar shpërnguljet masive për në Turqi me Konventën serbo-turke. Prandaj, ajo vendosi që edhe këtë familje kreshnike ta dëbonte sa më parë për në shkretëtirrat e Anadollisë, që njihet si vend i nëmur për shqiptarët. Pasi kjo krahinë krahasohet me shkretëtirrën e Saharës në Egjipt. Vendimin për nisjen e familjes Hasa për Turqi, u informua edhe diplomacia shqiptare në krye me Ahmet Zogun. Ky urdhëroi Legatën Shqiptare në Shkup dhe Selanik të përcillet rrugëtimi i familjes Hasa, “ku të shihet kjo familje të ndalet dhe të kthehet prapa për tu vendosur në shtetin shqiptar”.14
Legata shqiptare në Selanik me një përkujdesje të posaçme e priti familjen Hasa dhe e ktheu prapë në Shqipëri dhe më pas i vendosi pranë qytetit të Elbasanit në tokën të ashtuquajtur “Fusha e Mbretit”.15
Pasi Familja e Xhemës u vendos në Elbasan, filloi jetën normale për ekzistencën e vet. Ajo punonte punë të ndryshme për të mbajtur familjen. Xhema poashtu, filloi të adaptohet kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë ashtu edhe në qytet.
Pasi Familja e Xhemës u vendos në Elbasan filloj një jetë normale për ekzistencën e vetë. Ajo punonte punë të ndryshme për të mbajtur familjen. Xhema poashtu filloi të adaptohet kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë ashtu edhe në qytet Ahmet Pere deklaron se Xhemoja për sigurimin e kafshatës së bukës shpeshherë sharronte dru nëpër rrugët e Elbasanit. Po ashtu kjo ka qenë profesion i të gjithë shqiptarëve si para luftës së Dytë Botërore poashtu edhe pas luftës së Dytë Botërore. Pushteti komunist i ka shfrytëzuar shqiptarët për punët më të rënda: në hapjen e kanaleve, bartjen e qymyrit dhe prerjen e drurëve me sharë dore nëpër banesat e tyre në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, për të siguruar kafshatën e bukës. Kjo ka qenë ajo “barazia” e shumë shprehur e komunistëve ndaj shqiptarëve pasi e fituan luftën, Tito dhe komunistët e Jugosllavisë.
XHEMË GOSTIVARI NË LUFTË KUNDËR GREKËVE QË SULMUAN KUFIRIN SHQIPTARË NË VITIN 1940
Musolini për të treguar forcën e vetë, urdhëroi ushtrinë italiane më 28 tetor 1940 ta sulmoj Greqinë, në një gjatësi fronti rreth 200 km, populli dhe ushtria greke i bënë një qëndresë të fortë forcave tejet të përgatitura italiane, lufta e rrufeshme e komandës italiane jo vetëm që nuk i dha rezultatet e pritura por ajo në luftën që zgjati më se dy javë dështoi plotësisht.16 Musolini për disfatën e pësuar kundër grekëve fajësonte popullin shqiptar duke deklaruar: “se ato ngritën krye kundër trupave tona”. Musolini e cilësoi si arsye kryesore të disfatës italiane.17
Ushtria greke nga mbrojtja, kaloi në kundra ofensivë kah mesi i nëntorit në drejtim të kufirit shqiptar duke pushtuar fshatra dhe qytete. Grekët më 22 nëntor pushtuan Korçën, Ereskën, Leskovikun, ndërsa në fillim të dhjetorit ushtria greke mori Pogradecin. Në anën e jugut, në drejtim të Vlorës ushtria greke me 6 dhjetor pushtoi Sarandën, Delvinën, Qafën e Muzinës, kurse më 10 dhjetor grekët hynë në Gjirokastër pa luftë, pasi ushtarët italianë e kishin lëshuar qytetin. Ushtria greke kudo që hyri, hoqi flamurin kombëtar në viset e pushtuara.18
Në fund të muajit dhjetor, ushtria greke zuri pozicionet në Himarë, Vranisht, Bolenë, Gusmar, Progonat, Peshtan, Brezhdan, Fratar, Çorovodë, Dobrushë, Ujanik, Grabovë, Pogradec. Më 10 janar mori edhe Këlcyrën, duke arritur deri në lartësinë veriore të Malit të Trebeshinës.19
opulli liridashës shqiptar kudo që ishte e dënoi agresionin italian kundër Shqipërisë, poashtu veproi edhe kundër agresionit italian me sulmin që mori ajo kah fundi i vitit 1940 kundër Greqisë. Një pjesë e ushtarëve shqiptarë që u dërguan me forcë në fronin grekë dezertuan dhe kaluan vullnetarisht nga ana e fronit grek, duke luftuar bashkërisht pushtuesin italian. Komanda italiane kur pa gjendjen e krijuar me shqiptarët i çarmatosi dhe një pjesë të tyre e dërgoi në kampe të përqendrimit. Komunistët e Shqipërisë veprimin e ushtarëve shqiptarë në batalionet “Tomori”, dhe Taraboshi e quajtën si të drejtë kundër popullit vëlla grek.20
Por grekët nuk mendonin ashtu për shqiptarët dhe Shqipërinë, ata kudo që vepruan në tokat shqiptare vranë prenë dhe hosën flamurin shqiptar duke ngritur flamurin e tyre.
Lufta me Greqinë kishte marrë përmasa të gjëra dhe Jugu i Shqipërisë po shkatërrohej nga operacionet italo-greke, grupet komuniste shpërndanin në të gjitha anët traktate. Nëpër mure komunistët shqiptarë shkruanin parulla: “Poshtë fashizmi italian, rroftë populli vëlla grekë që lufton për liri”. Si duket lëvizja komuniste pushtimin e tokave shqiptare nga ushtria greke nuk e konsideronin si agresion, por luftë për liri. Propaganda komuniste si duket nuk kishte ndërmend të dënoj këtë agresion të andarëve grekë. V.Xh).
Ushtria dhe komanda greke luftën kundër Italisë e shfrytëzoi për qëllime të veta ekspansioniste, ajo në krahinat e pushtuara të Shqipërisë së Jugut u përpoqën të vinin në jetë planet e borgjezisë cioniste greke për aneksimin e Gjirokastrës e të Korçës, duke trajtuar popullin shqiptar si një popull armik.21
Në këto rrethana lufte kur Jugu i Shqipërisë ishte në flakë, forcat liridashëse thirrën popullin shqiptar kudo që ishte të paraqitet vullnetarisht për ta mbrojtur pragun e shtëpisë nga hordhitë greke që po kallnin qytetet shqiptare. Në këto rrethana të vështira për Shqipërinë, shumë shqiptarë u paraqitën vullnetarisht për të mbrojtur jugun e Shqipërinë nga sulmet barbare greke. Midis të parëve u paraqitën edhe vëllezërit Hasa: Musliu, Xhema dhe Abdullahu. Këta tre vëllezër treguan trimëri të madhe e në veçanti Xhemë Hasa me togun e vet, kudo që luftoi kundër grekëve korri fitore të shkëlqyera. Në këto beteja në një moment u plagos rëndë, por ky trim i fuqishëm me plotë gjak shqiptari që luftonte për çlirimin e vendit shpejt u shërua. Nga këto merita që fitoi në luftë kundër grekëve mori gradë ushtarake.22
Xhenë Gostivari me dy vëllezërit: Musliu majtas dhe Abdullahu djathtas; që morën pjesë vullnetarisht në luftë kundër grekëve.
NACIONALIZMA SHQIPTARE E TREVAVE LINDORE KËRKON BASHKIM KOMBËTAR
Menjëherë pas okupimit të Shqipërisë së Ahmet Zogut F. Jakomini deklaroi se Italia është tejet e interesuar për pozitën e shqiptarëve në krahinën e Vardarit dhe Kosovës. Në këtë u paraqitën hartat e vërteta të banuara me shqiptarë që ishin nën regjimin jugosllav. Disa historianë shqiptarë gabimisht këto territore i kanë trajtuar si territore të Jugosllavisë, ku shtrihej popullata shqiptare.23
Pas kapitullimit të Jugosllavisë dhe ardhjes së forcave italo-gjermane në Tetovë. Ata u pritën si çlirues, me lule dhe shumë manifestime në të gjitha trojet shqiptare që ishin të okupuara nga regjimi jugosllav. Propaganda komuniste për këto manifestime akuzonte anëtarët e organizatës “Besa”. Poashtu, ajo publikisht deklaronte: “se përçarje më të mëdhaja midis serbëve malazezëve dhe shqiptarëve ka futur “Besa”.24 Pasi kjo organizatë ishte e brumosur me njerëz intelektual, të cilët gëzonin autoritetet të madh në popull, si kombëtar të vërtetë. V.Xh).
Por duhet pranuar se Forcat nacionaliste arritën rezultatet e para nën sundimin italian. Pushtuesit italian pas ardhjes në trojet shqiptare aplikuan paralelisht si guhë zyrtare; gjuhën italiane dhe gjuhën shqipe. Kjo u dha sinjal shqiptarëve se po afrohen ditë më të lumtura për Shqipërinë Lindore, që deri tani ishin nën sundimin jugosllav dhe nuk gëzonin kurrfarë të drejta elementare. Prandaj, propaganda italiane ishte e interesuar për të ushtruar pushtetin e vet kundrejt popullit shqiptar në pikat më të ndieshme të saj, duke i premtuar zhvillimin e kulturës, gjuhës, krahas saj edhe bashkimin kombëtar deri në Shkup, prandaj ajo i kishte filluar edhe bisedimet me politikën bullgare për kufij të rinj midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Pushtuesit italian të bindur thellë se me realizimin e këtyre idealeve kombëtare shqiptare, politika e tyre në këto troje do të fitojë kredibilitet dhe siguri edhe më të madhe në trojet shqiptare, që deri tani ishin të aneksuara për tre dekada nga hegjemonizmi serbomadh (1912-1941). V.Xh).
Në veçanti nacionalizma shqiptare mori fletë, pas deklarimit publik të Mustafë Krujës, në Romë në maj të vitit 1941, kur Ky përmendi kufijtë etnik të Shqipërisë, në fjalimin që mbajti në Akademinë Mbretërore të Italisë. Poashtu, në këtë frymë është botuar edhe punimi i Gjergj Fishtës “Shqipëria Jonë”.25
Me formimin e Prefekturës së Dibrës gjatë muajt gusht të vitit 1941, u stabilizua deri diku situata politike në territorin shqiptar të Shqipërisë Lindore. Me këtë ranë poshtë pretendimet bullgare për zgjerimin e saj në këtë territor shqiptar. Në kuadër të Prefekturës së Dibrës bënin pjesë nënprefekturat: e Tetovës, Gostivarit, Rekës, Kërçovës, Strugës, dhe Rostushës. Në kudër të Prefekturës së Dibrës vepronin 49 komuna të njohura me emrin bashki. Me rëndësi është të theksohet politika e shtetit shqiptar e në veçanti gjatë udhëheqjes së Mustafë Krujës, ku Ky kërkonte nga tërë personeli i Prefekturës së Dibrës në veçanti nga arsimtarët, të jenë të zellshëm e të punojnë në ngritjen e vetëdies kombëtare.
Ndryshimet filluan të duken që në ditët e opara të sundimit italian. Nqoftëse bëhet një krahasim me Jugosllavinë e paraluftës kur në këtë territor nuk ka pasur asnjë shkollë ose ent tjetër kulturor në gjuhën shqipe. Me ardhjen e pushtetit italian hapja e shkollave shqipe u bë e zakonshme gjatë viteve 1941-1944, në territorin e Maqedonisë shqiptare, ka qenë e madhe. Ky problem të cilin e përmend edhe propaganda komuniste jugosllave, e cila pranon se shqiptarëve jo që nuk u lejuam shkolla në gjuhën amtare, por ndaj tyre bëmë presione të pa para të shtypjes dhe terrorit.26Nga të dhënat që disponojmë; për disa muaj në Prefekturën e Dibrës u hapën mbi 33 shkolla fillore dhe shumë kurse për të mësuar shkrim-lexim në gjuhën shqipe, ku vepronin mbi 74 arsimtarë.27
Xhemë Hasa pasi kishte ikur nga Jugosllavia e vjetër në vitin 1936, në Gostivar u kthye pas rënies së Gostivarit nën sundimin italian, Xhema kthehet nga Elbasani në Gostivar. Pushteti italian me insistimin e Xhevat Kallajxhiut, Xhemë Hasën e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë nënprefekturës së Gostivarit.28
Sipas mësuesit Amet Pere, Xhema nga muaj tetor të vitit 1941 u punësua si “mbikëqyrës” në burgun e karabinejerisë italiane”, ku ka punuar deri në vitin 1942. Por, sipas administratës italiane emërimi i Xhemës për gardian u bë në janar të vitit 1942, ndërsa është i regjistruar sipas shërbimit administrativ shqiptar të ministrisë së Punëve të Brendshme më 23 e VII 1942.29 Ky emërim i afroi në veprim edhe më shumë Xhevat Kallajxhiun dhe Xhemë Hasë Gostivarin. 30 Ky i fundit fare nuk i simpatizonte italianët e në veçanti veprimi i dhunshëm i forcave ushtarake italiane dhe karabinieria e saj në Gostivar me rrethinë. Në veçanti kur italianët në disa fshatra bënë edhe vrasje të shqiptarëve, si në fshatin Sërmnovë ku vranë dy të rij nga ky fshat: Sabitin dhe Zaimin që të dy nga fshati Sërmnovë.31
KTHIMI I DYTË I XHEMË HASËS NË GODTIVAR
Pushteti lokal në Gostivar ishte jetësisht i interesuar që ta përfitojë Xhemë Hasën për vete që të luftojë në anën e tyre në luftë kundër komunistëve. Deri te lidhja erdhi nëpërmes kryetarit të Komunës Enver Qafmorin, ky ndërmjetësoi deri te nënprefekti Xhevat Kajllaxhiu. Xhemë Hasa në ma në marrëveshje me ta u kthye në Gostivar.
Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga rrethina e Shkodrës, por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të pa definuar, me disa emra sllav, të krishterë dhe mysliman.32
Toma Shumski ishte nga veriu i Shqipërisë, kishte të kryer vetëm katër vute të shkollës fillore dhe një kurs për roje pyjesh. Emrin Shumski e merr pasi vinë në Gostivar dhe me këtë emër njihej në Gostivar me rrethinë ky emër konspirativ do ti shërbej atij deri në vrasje. Ky me këtë emër u prezantua edhe në takimin e parë që pati me komandantin Xhemë Hasë Gostivari. Po ky ka përdor në popull emra të ndryshëm: Në Bullgari e njohin si Stojçe, në Greqi, si Petro, ndërsa shpeshherë edhe emrin e vërtetë Selim Xheladini. Më vonë e hasim si zëvendës komandant në aradhen e Mavrovës. Ky ishte I vetmi shqiptarë në këtë aradhë. Ky në Gostivar u pranua edhe anëtarë Partisë Komuniste. Ndërsa në vitin 1943 do të emërohet komandant i aradhes “Mirçe Acev”
Për organizimin e luftës së përbashkët Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë.33 Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tomë Gjelaj i tha Xhemë Gostivarit, “se ne na kanë dërguar nga Tirana që t’ua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative këtij spiuni bolshevik i përgjigjet, ”Ne i kemi të mbyllur, por do t’i hapim vetë, se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin dhe jeni bë vëlla me sllavin, që është në kundërshtim me ndjenjat tona kombëtare”.34
Xhema me Toma Shumskin kanë bashkëpunuar deri në kapitullimin e Italisë, Xhema e ka ndihmuar shumë çetën e tij, duke e mbajtur me veshmbathje dhe armë për aradhën e tij. Toma Shumski ka lëvizte deklaronte; “se ai është përkrahës i Xhemës”. Ky deklarim i tij nëpër fshatrat e Gostivarit i bënte nder atij. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që fshatrat e Gostivarit i bënin mikëpritje madhështore Toma Shumskit. Ata në emër të besës shqiptare e respektonin në fillim sa Xhemë Hasën. Shqiptarët të bindur se të dy sëbashku, luftojnë për çlirimin e vendit nga pushteti italian. 35 Kjo periudhë e bashkëpunimit zgjati deri në çarmatosjen e italianëve në shtator 1943, prej kah i ndërprenë lidhjet dhe këtu bashkëpunimi mori fund. Gabimi trashanik i tij ishte, kur ai në takimin e fundit në fshatin Raven me Xhemë Hasën në dorën e djathtë e mbante flamurin jugosllav. Komandant Xhema edhe kësaj radhe ia fali jetën, por nuk e pranoi në biseda dhe, ky ishte takimi i fundit me këtë komunist shqiptar, që më së shumti u besonte komunistëve sllav, se sa shqiptarëve.36
Por, Xhema që ishte kalitur në disa luftëra e dinte shumë mirë se njerëzit e që luftojnë për komb, nuk vrasin prapa shpine shqiptarin, i cili pa vetëdije kishte rënë thellë nën ideologjinë sllavokomuniste, edhe pse kjo ideologji ishte kryekëput kundër interesave tona kombëtare, deklaronte Xhema.37
Pas këtij takimi Xhema i informoi krerët nacionalist të udhëhequr nga Kadri Saliu, këta u informuan për qëllimet e aradhës së Tomë Gjelës, i cili angazhohej për idealet komuniste, të ashtuquajtur “Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Lidhjes së Parë të Prizrenit, të Organizatës “Besa” as të Ballit Kombëtar që në këtë kohë ishte themeluar në Tiranë dhe ishte përhapur me të shpejtë programi për bashkim te të gjithë nacionalistët, në gjitha trojet shqiptare që luftonin të jetësojnë Shqipërinë Etnike. Poashtu edhe Mefail Zajazi ka pasur mendim tejet të keq për veprimtarinë tradhtare të Toma Shumskit. Ky i dënonte të gjithë shqiptarët që e ndihmonin këtë komunist shqiptar.38
Xhemë Gostivari në fillim nuk i takonte asnjërës rrymë politike, ai ishte vetëm një atdhetar i kombit, e pastaj u emërua oficer dhe komandant i USHTRISË VULLNETARE KOMBËTARE (UVK), që luftoi në jugu të Shqipërisë në Gjirokastër, deri në Lindje të Shqipërisë, në Shkup, për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Xhemë Gostivari, filloj ta ndihmoj dhe çliroj popullatën nga pushtuesit e huaj. Ky shumë shpejtë u shkëputë nga politika nihiliste e komunistëve shqiptarë dhe atyre sllavë dhe u bashkua me Kadri Saliun, jurist i njohur dhe atdhetar me shpirt të luftës për bashkim kombëtar. Ndërsa në Tetovë bashkëpunonte ngushtë me udhëheqësin dhe intelektualin e shquar tetovarë Shaip Kamberin, patriot dhe udhëheqës i flaktë, i cili luftoi deri në vdekje për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.
Xhemë Gostivari në shtabin e vetë të luftës ka pasur njerëz të vendosur në vijën kombëtare, që vepruan gjatë viteve 1941-1945. Me këtë rast do të përmendim vetëm disa që kontribuuan në Shtabin Madhor të Xhemë Hasë Gostivarit: si ideolog kryesor të luftës për mbrojtje të Shqipërisë Etnike ishin: Kadri Saliu, Shaip Kamberi, Xhevat Kajlajxhiu, Mithat Hoxha, Minir Shatku i cili në atë kohë ishte Sekretar i Komitetit në Gostivar dhe ndihmës kryesor i Xhemës. Bashkëpuntorë tjerë ishin Rakip Raça, Prefekti Zola Kolonja, Zini Fiqriu, Abdulla Izeti, Remzi Rakipi-Debreshi, Mexhit Kadriu. Pastaj Mehmeti nga fshati Çegran, Sherif Llakavica, Asan Kosova dhe afuz Izeti në rolin e Muftisë, Isan Xhenadia, Nexhit Çaku, Gavrill Santo nënprefekt i Parë në Gostivar në vitin 1941.
KAPITULLIMI I ITALISË DHE PRISHJA E XHEMËË HASËS ME KOMUNISTËT
Me kthimin e tij në Gostivar lindi problemi me komunistët dhe lëvizja partizane ishte në ankth. Pasi malet e Sharrit ishin të mbushur me vullnetarë të qëndresës ku shumë shpejtë zëri i qëndresës së tij kaloi kufijtë etnik në luftë kundër bullgarëve, italianëve dhe sllavo- komunistëve.39 Poashtu u erdhi fundi edhe çetave që nuk vepronin në të mirë të kombit, si ajo e Selim Boçkës dhe Sherif Zhelinës.
Në prag të kapitullimit të Italisë në Tetovë dhe Gostivar u themeluan komitetet e pavarura shqiptare. Kadri Saliu, pas kapitullimit të Italisë ka themeluar komitetin nacional kundër “Luftës Nacional Çlirimtare”. në fillim ka qenë kryetar, pastaj vetëm anëtar i komitetit. Kadri Saliu dhe Shaip Kamberi ishin edhe deputet në Parlamentin e Shtetit të bashkuar Shqiptar.
Kadri Saliu të gjitha punët e organizimit politik dhe ushtarak në Gostivar i koordinonte me Shaip Kamberin. Këta ishin ideologë kryesor në mbrojtje të Shqipërisë Etnike.40 Në Gostivar pas Kadri Saliut, në krye të Komitetit ishte Sherif Llakavica. 41 Pas disfatës që pësuan nacionalistët shqiptarë në Pogradec në luftë kundër partizanëve të Mehmet Shehut, nga komanda gjermane internohet për në Prishtinë, Kadri Saliu me Gajur Derrallën.42
Në të njetën kohë në Gostivar vepronte edhe Komiteti partiak i Gostivarit përmes komunistëve shqiptarë Selman Kasapi dhe Tomë Nikë Gjelaj, organizuan bisedime me Xhemë Hasën në fshatin Bajnicë të Epërme.43 “Në këto bisedime Xhema ra dakord se do të bashkëpunojë me të gjithë në luftë kundër italianëve”. 44 Organizata partiake e udhëhequr nga mësuesit e ardhur nga Mbretëria Shqiptare në Gostivar për të shtuar influencën e tyre te Xhemë Gostivari, në njësitin e tij i dërguan edhe dy komunistë shqiptarë Selman Kasapin dhe Kiço Progrin.45
Simpatizuesit e Partisë komuniste shqiptare mbajtën një konferencë në fillim të vitit 1943 Gostivar, me të cilën udhëhiqte Gavrill Santo, për ta rikthyer Xhemën në radhët e lëvizjes partizane që mos ta shfrytëzojnë italianët për interesa të veta. Si përfaqësues vullnetarë të partisë për të shkuar te Xhema u paraqitën: Selman Qorri dhe Kristaq Progri, të nesërmen këta dy u nisën nëpër fshatra dhe e kapën lidhjen me Xhemën. Këta dy ndejën në taborin e tij 10 ditë. Komunistet me fshatarët mbajtën një konferencë ku u tha; “Se Xhema ka ikur në mal dhe nuk pajtohet me pushtetin italian”. Selman Kasapi mbante lidhje edhe me komunistët e palës maqedonase. Të cilët deri në këtë kohë kishin qenë shumë pasivë dhe nuk kishin kurfarë organizate të tyre. Ata fare nuk bënin aktivitete dhe deklaronin se nuk kishin konspiracion.46
Por është shumë e vërtetë se Xhema e simpatizonte luftën partizane, por jo edhe komunistët sllav. Rol të posaçëm në vendimin e Xhemës të kthehet përsëri në Gostivar për të mbrojtur Shqipërinë Etnike ka luajtur nënprefekti Xhevat Kallajxhiu dhe Kadri Saliu udhëheqës të denjë të Gostivarit dhe veprimtarë të palodhshëm të çështjes kombëtare për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar. Xhemë Gostivari më 9-10 shtator 1943, pas mosrmrëveshjes që patën në fshatin RAVEN, e ndërpreu bashkëpunimin me forcat partizane shqiptare dhe definitivisht kaloi nga ana e forcave nacionaliste dhe u kthye në Gostivar.47
Në këtë kohë Tetova dhe Gostivari ishin qendra kryesore të lëvizjes kombëtare. Pas themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva, e vizitoi Tetovën dhe Gostivarin, ku u prit në mënyrë madhështore nga Shaip Kamberi, Gajur Derralla, Hysen Derralla. Xhafer Deva në Gostivar, mbajti një fjalim të zjarrtë para qytetarëve, për mbrojtjen e vendit nga përhapja e komunizmit. Pas tubimit Xhafer Deva vizitoi familjen e Kadri Saliut. Pasi me Saliu ishin bashkëpunëtor të vjetër që në kohën e ish Jugosllavisë, në luftën e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Xhema me bashkëveprimtarë ishin kundërshtarë të përbetuar të të gjithë atyre që synonin t’u bashkoheshin aradheve partizane sllave, në mesin e të cilave ishte Brigada e Parë (Kosovare-maqedone), ku shumica ishin kolonë serb të ardhur në Kosovë, pastaj brigada kishte disa maqedonas. Kjo brigadë siç dihet u themelua nën mbikëqyrjen e Tempos në vitin 1943. Një vit më vonë u thelua edhe brigada e Brigada Katërt Shqiptare. Këto ishin formacionet kundërshtare të Xhemë Gostivarit në betejat e pareshtura deri në fund të vitit 1944. Pas mbarimit të luftës në Jugosllavi, këtë vlerësim për Tempon e pranuan edhe komunistët shqiptarë: Mithat Hoxha, Xhafer Kodra, Qemal Agolli, Abdi Gola dhe shumë të tjerë. “Pasi Tempo i organizoi kampet e përqendrimit për të vrarë e masakruar shqiptrarët nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi deri në Preshevë e Bujanocë”. Sot e kësaj dite nuk u dihet varri i djemëve më të mirë që u vranë nga OZN-a, komuniste e komanduar nga vetë Tempoja. (V.Xh).
Xhemë Gostivari shpesh shkonte në Shkup në Bojali Han dhe takohej me Shukri Hasanin. Pas kapitullimit të Bullgarisë në këtë han është mbajtur një Konferencë ku u vendos që në Shkup të ngrihet flamuri kombëtar dhe Shkupi t’i bashkëngjitet Shqipërisë. Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë edhe Xhafer Deva, me parinë e Shkupit: Shukri Hasani, Jashar Emini, Reshid beu e tjerë. 48 Emin Jashar beu në këtë Konferencë foli në dobi të turqve dhe më në fund tha se shqiptarët nuk duhet të hynë ta marrin Shkupin. Pasi shqiptarët janë pakicë. Udhëheqësia shqiptare nga ky fjalim antikombëtar vendosën që t”i pastrojnë hesapet me bejlerët e Shkupit.49
Pas kapitullimit të Italisë në Gostivar themelohet edhe Komiteti Antifashist. Takimi u mbajt në shtëpinë e Abdulla Izetit, kanë marrë pjesë: Hamdi Demo, Mithat Hoxha, Stefan Kuzmani, Ahmet Pere, Fejzo Murtezani, Bajram Hoxha, Abdulla Kuriu. Ky takim u mbajt në dhjetor të vitit 1943. 50 Takimi i dytë u mbajt pas 20 ditëve në janar të vitit 1944. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Rakip Raça. Lidhjet me të krishterët ortodoks i ka mbajtur Nexhat Agolli dhe Hamdi Dema.51
LUFTËRAT E XHEMË HASËS KUNDËR KOMUNISTËVE
Me këtë rast duhet përmendur luftimet e përgjakshme të zhvilluara anekënd Pollogut në Koritë, Gurgurnicë, Sallarevë, Lrshkë, Vratnicë. Pastaj në anën e Kërçovës: Dy beteja në Izvor, në Brod, në Zajaz, në Kërçovë. Në anën e Dibrës; në Dibër, në Rrekë, Mavrovës dhe te Ura e Ravenit mbi Gostivar më 9 shtator 1943. Pastaj kah fundi i vitit 1944 kemi beteja shumë të përgjakura vetëm kundër komunistëve jugosllav dhe atyre maqedonas në fshatin Shishovë-Gllumovë në drejtim të “Gurit të shpuar”, mbi lumin Ilirida, të cilat zgjatën mbi dy muaj. Pastaj luftimet vazhduan edhe Karadak të Shkupit. Në fund kemi marrëveshjen në fshatin Gllumovë, e njohur në histori si “Marrëveshja e Pajtimit”, midis komunistëve dhe forcave nacionaliste. Por edhe këtu marrëveshjen e shkelën komanda jugosllave, e cila prapa shpine sulmoi shqiptarët.
Heroikisht duke luftuar ,
Deri tek Guri i Shpuar ,
Atje mbi fshatin Shishovë ,
N’ Iliridë deri në Kërçovë .
Në Tetovë e Gostivar ,
Ngriti lartë flamur kombëtar !
Mirë po i prinë Xhema flamurit –
Deri n’Shkup te Ura e Gurit !
Më 12 Shtator, Dyzet e Katër –
Xhema hyri n’Shkup pa hatër !
Bashkë me trimat vullnetarë –
Ngriti lartë flamurin kombëtar !.52
BETEJA E FUNDIT NË MALIN SHARR
Xhemë Hasa me disa shokë kishte vendosur mos të largohet nga vendlindja dhe ta lente popullin e vetë në mëshirën e komunistëve jugosllav. Në anën tjetër pushteti komunist e dinte trimërinë e pashoq të Xhemë Hasës, prandaj kishte planifikuar që kjo figurë emblematike dhe trimëria e tij në këto anë kishte marrë dhenë kudo midis popullit dhe rinisë shqiptare se në këto anë lufton trimi i Gostivarit Xhemë Hasë Simnica. Prandaj pushteti komunist kishte urdhëruar forcat që sa më parë të asgjësohet ky kolos i trimërisë shqiptare. Sllavët në këto anë assesi të qetësohen dhe nga fika që kishin kur dëgjonin për emrin e tij nuk i merr as gjumi.
Në pranverë të vitit 1945 kemi një betejë shumë të përgjakur në stanet midis fshatrave Rakovec-Novosellë mbi Bogovinë, ku flitet për një numër të madh të vrarë partizanë. Në këtë betejë doli fitimtarë Xhemë Gostivari. Ndërsa forcat komuniste, do të pësojnë humbje të mëdha, ku me të madhe i kishte kapluar paniku nga çetat vullnetare të Xhemë Hasë Gostivarit.
Ndërsa nga komandantët duhet përmendur zëvendësit e tij: Mefailin dhe Arif Kapetan Tetovën, pastaj komandantët e batalioneve si: Aqif Reçanin, Musli Hasa, Shaban Korita, Lok Llokavica Bajram Dobërdolli. Nga Tetova: Menduh Palloshi, Idriz Cërcëri, Emin Roshi, Mehmedali Gllumova e tjerë.
Luftën e Xhemës si oficer dhe Komandant i Ushtrisë Vullnetare në Maqedoninë Perëndimore (Shqipërinë Lindore), konsiderohet luftë për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet, në të cilin popujt pa dallim feje e kombi do të ishin të lirë dhe barabartë.
Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvenit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë, pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje deri në Radushë, me qytetet Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë, është njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshherë si zonë më e sigurt në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhemë Hasë Gostivarit.53
Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël. Ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashkëpunuar me: Mentor Çokun, Beqir Bautën, Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Llabunishtën e shumë të tjerë që luftonin për kauzën shqiptare VXh.).
Ndërsa Xhema në Dibër ka bashkëpunuar me parin dibrane e njohur në histori si “Bashkimi Dibran”, ku bënin pjesë Ukë Cami, Demir Dema, Sabri Maçellari, Ali Maliqi, Ferit Maliqi, Kadri Kallçishta, Ysni Dema, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Alil Alija, Ramadan Hoxha, Ilmi Bej Karahasani, Shaqir Cami, e tjerë. Këta sëbashku kanë dëbuar forcat partizane nga Dibra të komanduara nga Haxhi Lleshi.54
Në fundin e vitit 1944 rrethanat e përgjithshme ushtarake dhe politike, të formacioneve për një rezistencë të armatosur për mbrojtjen e tokave të tyre, nën komandën e Xhemë Gostivarit dobësohen pas dorëzimit të Gostivarit dhe Tetovës. Ndonëse nën rrethana shumë të rënduara, Xhemë Gostivari nuk heq dorë nga lufta e armatosur për realizimin e idealeve dhe të synimeve atdhetare. Nuk e ndërron për asnjë çast kursin e idealit për atdhe të bashkuar. Atdhe ai gjithnjë konsideronte Shqipërinë Etnike, tërësinë territoriale: Shqipëri – Kosovë – Çamëri. Njohësit e mirë të veprës luftarake të Xhemë Gostivarit me bashkëluftëtarët e tij të cilët dëshmojnë: “se çdo betejë e fillonte dhe e përfundonte me moton e kësaj kënge.55
– Bini burra, djem të ri,
Për bashkimin me Shqipni,
Me Kosovë dhe Çamëri..
Xhemë Gostivari me grupin e tij më besnik largohet nga Ahishta dhe merr drejtimin e shpateve të Sharrit mbi fshatin Rakovec dhe Novosellë. Atje planifikonte ta priste pranverën për ta filluar luftën kundër komunizmit.
Në majat e Sharrit do të rezistojë me armë në dorë deri në fillim të majit të vitit l945. 56 Në Sharr me Xhemën në fillim ishin edhe Lokë Llokovica, Aqif Reçani, Ilmi Tërnova, Merr Sërmnova etj. Për shkak të rrethanave që po krijoheshin, dimrit dhe acarit që po afrohej, ishin ndarë në dy grupe deri në pranverë. Xhema kishte vazhduar me grupin e gorjanasve, ndërsa Loka me Aqifin, Ilmiun, Merën, Xanin dhe të tjerë në drejtim tjetër.57
Xhemë Gostivari sot njihet në tërë Shqipërinë Etnike, si një hero mbarëkombëtar, si një burrë trim i pashoq i cili kërkonte bashkë me vëllezërit e vet dhe shokët e tij që të bashkonte Shqipërinë ashtu siç e ka falur natyra, një Shqipëri Etnike, të bashkuar dhe demokratike në Evropë.
Të gjithë së bashku të veprojmë dhe çojmë në mendjen tonë synimin dhe amanetin e Xhemë Gostivarit, që ia kishte lënë amanet Abdyl Frashëri “të gjithë së bashku të luftojmë dhe të punojmë për Shqipërinë për kombin dhe për atdheun tonë që një ditë të jemi të gjithë bashkë Ashtu siç na do na ka falë Zoti, ashtu siç na do shpirti dhe zemra të gjithëve.
Ne, jemi sot përpara heroit të kombit, mikut dhe bashkëluftëtarit të Mithat Frashërit, që shkroi historinë e kësaj ane me trimërinë e pashoq me gjakun e vet. Sot është nderë për të gjithë ne emri i Xhemë Hasë Gostivarit. Është nderë për kombin shqiptar, u tregoi të gjithëve në vepër se si luftohet për komb e atdhe, së bashku me të gjithë ata që luftuan për të mbrojtur kauzën shqiptare.
Shqiptarët sot mburren me emrin e këtij kolosi, emri i tij është emblema e trimërisë shqiptare. I cili vazhdoi rrugën pas heronjve të mëdhenj të kombit: Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit e tjerë. Burra të tillë rrallë lind historia, që flijuan veten për Shqipërinë dhe kombin mbarë. Edhe një herë nderime për Gostivarin si qendër e rezistencës për bashkim kombëtar. Respekt dhe përkulje për këtë hero mbarëkombëtar, që vulosi në piedestal trimërinë shqiptare.
_________________________
1. Masar Kodra Pozita e shqiptarëve midis dy luftërave Botërore, “Jehona” Shkup 1976.
2. Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e bashkim Kombëtar, Tetovë, 2003, f. 164-165.
3. Sipas burimeve italiane ato përmendin datën e lindjes në vitin 1909.
4. Vaso Çubriloviqi
5.
6. Vebi Xhemaili, Forcat kombëtare në mbrojte të Shqipërisë Etnike 1941-1945, Tetovë, 2006, f. 45-50.
7. Emine Reka-Kalisi mbesa e Xhemë Gostivarit që e ka përjetuar tragjedinë e Gostivarit me sjelljen e kokës së Xhemës në Sheshin e Gostivarit.
8. Emine Reka Kalisi., Po aty.
9. Ali Llunji-Iljaz Metaj, Xhemë Gostivari, Tiranë, 2001, f. 33.
10. Abdulla Hasa, vëllai i Xhemë Has Gostivarit, deklaratë e tij në Gostivar më 4 gusht 2007.
11. Po aty, Emine Reka-Kalisi.
12. Arkivi i Maqedonisë Fond.OZN-a deklaratë e Gajur Derrallës.
13. Emine Kalisi-Hasa, deklaratë e saj dhënë me shkrim autorit, janar 2007.
14. Ahmet Pere, vizita e tij në Shkup në vë prill të vitit 1994.
15. Ahmet Pere personalisht e kamë njohur Xhemën deri sa isha nxënës i shkollës së mesme në Elbasan.
16. Muharem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian. Tiranë, 2005, f.211.
17. Historia e popullit shqiptar Tiranë 1968, f. 672.
18. Po aty, f.673.
19. Historia e Luftës nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (1939-1944), I, Tiranë 1984, f.181.
20. Enver Hoxha, Vepra, vëll. V, f.246-248.
21. Ahmet Pere, mësues nga Elbasani, rrëfimi i tij në vitin 1994.
22. Vebi Xhemaili për sqarim ata territore kur nuk kanë qenë të Jugosllavisë ato territore Jugosllavia i ka marrë si dhuratë nga Konferenca e Londrës kur Serbia dhe Mali I Zi u ritën për 50% mbi territoret shqiptare. Shih librin; Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar 1912-1918.
23. Organizata “Besa”, pas kapitullimit të Jugosllavisë.
24. Revista “Shkëndija”, V.II.Nr.4, Tiranë, 1941.
25. Arkivi i R. M. Mikro.i 348.
26. Arkivi I shtetëror I Shqipërisë, Raport I inspektorit të arsimit nga Tetova, dërguar ministrit të arsimit në Tiranë.
27. Izmit Krosi-Raveni, deklaratë e tij në vitin 2003 në Gostivar (simpozium i mbajtur në dhjetor 2003).
28. Sipas listës te punësuarve ne nënprefekturën e Gostivarit, përmendën Xhevat Kallajxhiu dhe Xhemë Hasa gusht te vitit 1942.
29. Abdulla Hasa, dëshmi dhëne autorit ne vitin2003
30. Begzat Begzati, Xhemë Hasa ushtarak-demokrat botimi I dytë, vitit 1995, f. 29.
31. Po, aty
32. Nazif Selimi f. 46.
33. Ahmet Pere, Gostivari 1941-1947, (Monografi në dorëshkrim) 1990.
34. Mahmut Mahmuti bashkëluftëtar i Xhemës që ishte takua disa herë Toma Shumskin dhe kishte biseduar personalisht me të, duke marr mendimin pozitiv për Xhemë Has Gostivarin si komandant shqiptarëve të Pollogut.
35. Mahmut Mahmuti, bashkëluftuar i Xhemës nga Tërnova, deklaron se Toma Shumski në takim me shqiptarët deklaronte se është përkrahës i ideve të Xhemë Hasës.
36. Izmit Raveni, përcjellës personal (agjutant), i Xhemë Has Gostivarit
37. Demir Iljazi nga fshati Patalisht, nacionalist i njohur i kësaj zone dhe luftëtarë i Xhemë Hasë Gostivarit. Rrëfimi i tij për Xhemën gjatë kohë kur isha deputet i prosperitetit në vitin 1994.
38. Rahim Sadiku, Jetë kushtuar Lirisë, (monografi për Hajrulla Trepezën), Prishtinë 2002, f 172.
39. Jovan Pavllovski, Sudenata kako posleden poraz, vep e cit.
40. UDB-a; pas mbarimit të luftës Xhevati largohet në Itali.
41. Xhafer Deva kur e vizitonte Gostivarin gjithmonë e vizitonte Kadri Saliun në shtëpi.
42. Ahmet Pere, Kujtimet e mija për Gostivarin, dhënë autorit në Prill të viti 1994.
43. Po aty.
44. Sipas Ahmet Peres, Selman Kasapi ishte themelues i bërthamës komuniste shqiptare në Gostivar.
45. Ahmet Pere aktivist dhe mësues në Gostivar.
46. A.M.-Shkup, materiale në gjuhën shqipe, K.34, Raport i karabinierisë së Gostivarit, dërguar organeve përkatëse në Dibër, 30.IV. 1943.
47. OZNA, Kut.18.
48. Po aty.
49. Po aty.
50. Po aty.
51. Demir Krasniqi: Xhemë Hasa Gostivari – Nderi i Kombit E Premte, 19-02-2010, 10:06 pm (GMT+1