VIZITA E EDI RAMES NË SERBI S’KA QENË AQ KOT, AQ PA PROTOKOLL, APO AQ HISTORIKE SIҪ PROPAGANDOHET! A ËSHTË PAJTUAR EDI RAMA PËR KONFEDERATË BALLKANIKE?!

Pashtriku.org, 15. 11. 2014 – Në ditët në vijim gjërat do vijojnë të zbardhen, ndoshta nga veprime indirekte, por duket se vizita e Ramës në Serbi s’ka qenë aq kot, aq pa protokoll, apo aq historike siç propagandohet. Duket se çdo gjë është kurdisur më parë, kalkuluar e përpunuar deri në detaje, dhe të dy palët mund të jenë pjesë e lojës. Mënyra si Rama “recitoi”, kur u pyet për Kosovën, ndoshta s’ishte fare e rastësishme, gjërat mund të kenë qenë të inskenuara. Gjithashtu, dhe reagimi gjoja indinjues i kryeministrit serb ndoshta ka qenë në këtë linjë (luajti pjesën).
Ashtu siç është nënkuptuar, vizita e Ramës në Serbi u ideua në të ashtuquajturën Konferencë të Berlinit (dy-tre muaj më parë), pavarësisht se kurrë nuk u zbardh pse dhe qysh duhej vizita në fjalë. Gjithashtu, pas asaj konference filloi të përdoret një terminologji tjetër anëtarësimi për vendet e pa-anëtarësuara të Ballkanit në BE. Ato nuk etiketoheshin më individualisht, por në grup, si të ashtuquajturat “vende të Ballkanit perëndimorë”.
Duket se Serbia ka kërkuar një garanci nga lidershipi shqiptar që Kosova nuk do bashkohet me Shqipërinë, dhe këtë ja dha Rama me pashë në Beograd, kur tha se Kosova është shtet i pavarur dhe kjo s’do ndryshoj, dhe se shteti shqiptar s’është për Shqipërinë e Madhe, por për anëtaresim të shqiptarëve në BE.
Me ç’duket Serbia nuk indinjohet aq shumë nëse Kosova egziston si shtet i pavarur, por nëse ajo bashkohet me Shqipërinë, dhe këtë shqetësim ja hoqi Rama tashmë.

/Konfederata Ballkanike (e Ballkanit perëndimorë) sipas planit të Brukselit!!/

Nga ana tjetër, duket se s’është vetëm thashethem tani, por mund të jetë kristalizur në letër (e praktikë), nga anëtarë të caktuar të BE-së, futja e “vendeve të Ballkanit perëndimorë” si një tërësi në BE, në formën e një konfederate. Qëndrimi i BE-së në këtë aspekt synon të evitoj grindjet pa-fund për territore kufitare të këtyre vendeve, dhe bashkimi në një konfederatë, me premtimin se do anëtarësoheshin menjëherë në BE, mund ti joshte popujt e dëshpëruar të “Ballkanit perendimorë” (Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi e Bosnjës… Ditët në vijim do zbardhet gradualisht ky “projekt”…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura