Pashtriku.org, 11. 01. 2015 – Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë duket se shkaktimi i ngjarjeve dhe krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Presidenti i 32’të i SHBA’ve Franklin D.Roosvelt (1882-1945) ka një thënie epokale. Ai në një nga fjalimet e tij të shumta ka thënë “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. Prandaj, ngjarjet e tri ditëve të fundit në Paris (7 – 9 janar 2015) që nisën me sulmin në redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, mbi “policin” në rrugë, mobilizimin e dhjetra mijëra forcave policore e ushtarake – deri në vrasjen e terroristëve, duket se nuk ishin vepra spontane – aksidentale, por të organizuar e palnifikuar mirë që të ndodhnin në atë mënyrë siç ndodhën! Në vijim sjellë tri analiza profesionale të regjizorit dhe gazetarit të shquar italian, Massimo Mazzucco, dhe të një aksperti amerikan lidhur me këtë dramë të sajuar, që u zhvillua në Paris! /Editori i pashtriku.org/.
– Regjizori dhe Gazetari italian Massimo Mazzucco –
MASSIMO MAZZUCCO: “DY BURRA ME MASKA…DO MË SHËRBENIN JASHTË MASE PËR TË BËRË TË MUNDUR QË FUSHATA IME ELEKTORALE TË ECI PARA…!!”
Sikur të isha Mari le Pen do shpresoja me gjithë zemër që të ndodhte një atentat si ky që ndodhi sot në Paris (7 Janar 2015): Dy burra me maska të cilët masakruan 11 persona duke bërtitur “do të marrim hakun e Profetit” do më shërbenin jashtë mase për të bërë të mundur që fushata ime elektorale të eci para, e cila bazohet në ksenofobinë dhe veçanërisht në Islamofobinë.
Sikur të isha një zionist do të uroja me gjithë zemër një atentat si ky i sotshmi në Paris. Dy njerëz me maska të cilët masakruan 11 persona duke bërtitur ”do të hakmerremi për Profetin”, padyshim që do të më hynin shumë në punë për të riforcuar konceptin se Islami është fe e dhunës dhe e terrorit dhe se për këtë motiv të gjithë muslimanët janë armiq të paqes dhe të demokracisë.
Sikur të isha Fransua Holande do ta uroja me gjithë zemër….një atentat si ky i sotshmi në Paris. Ku dy burra me maska të cilët masakruan 11 persona duke bërtitur “kjo është hakmarje për Profetin” do të më shërbenin jashtë mase për t’i hequr vëmendjen popullit nga problemet aktuale dhe për të hedhur një thirrje për “bashkim kombëtar” kundër çdo lloj terrorizmi ndaj lirisë së shprehjes.
Sikur të isha një musliman i devotshëm – po ashtu edhe një fondamentalist – do të ruhesha për të realizuar një atentat, në të cilin do të masakroja 11 persona, duke bërtitur ”kjo është hakmarrje për Profetin”, para së gjithash sepse profeti nuk ka asgjë të veçantë për të cilin duhet të hakmerret, e së dyti sepse nëse e bëja këtë nuk do bëja asgjë tjetër veçse do ti kontribuoja luftës kundër Islamit e cila tashmë ka përfshirë gjithë botën Perëndimore.
Por me sa duket principi se kujt i sjell dobi kjo për mediat që po transmetojnë lajmin në mbarë botën nuk ka me asnjë vlerë. Kanë rëndësi vetëm “faktet” e dukshme, ana sipërfaqësore e gjërave, ka vetëm vlerë fakti se dy vrasësit thirrën “po hakmeremi për Profetin” e gjithë kjo për të arritur përballë faktit të parevokueshëm, se përsëri jemi përballë kërcënimit të rradhës të ”terrorizmit Islamik“.
MASSIMO MAZZUCCO: NË PARIS ËSHTË MBYLLUR PERDJA E SHFAQJES! LE TË PËRGATITEMI PËR INSKENIMIN E RADHËS!
Dedikuar të gjithë “Charleve” të orëve të fundit. Tani që mbi Paris është mbyllur perdja e shfaqjes po provojmë të bëjmë nja dy refleksione.
1. Domenika Renzi, Rayou, Merkel, Cameron dhe Holande do të takohen në Paris. Me siguri do të dalë ndonjë marrëveshje ndërmjet shteteve më të mëdha të Europës për ti bërë ballë terrorizmit. Natyrisht që nuk do të bëjnë realisht diçka për të luftuar një terrorizëm të mundshem – sepse ata e dinë më mirë se ne se cila është origjina e këtij “terrorizmi”. Por me siguri do të duan të japin përshtypjen se ‘Europa është e bashkuar në luftën kundër terrorizmit’, sepse normalisht ky është mesazhi i cili u hyn në punë të gjithë atyre. Le të përgatitemi për inskenimin e radhës.
2. Fakti që dy terroristat u identifikuan falë kartës se identitetit ‘të harruar’ në makinë, për të cilin janë shprehur në mënyrë pozitive të abonuarit tanë në artikullin e kaluar. Nuk ka nevojë që të shtojmë asgjë sikur mos të ishte fakti se po ashtu dy ‘terroristët pakistanëz’ të atentateve të Londrës në vitin 2005 u identifikuan falë kartës së identitetit e cila u gjend në çantën e njërit prej tyre. Pra të bësh policin sot është bërë shumë e lehtë: mjafton të lexosh adresën në ndonjë kartë identiteti dhe kështu medalja është e garantuar.
3. Nga shumë gazeta sot ka dalë në dritë fakti se 2 atentatorët e Parisit ishin të njohur mirë nga shërbimet franceze, dhe kështu që shumë pyesin se si kanë mundur ata të veprojnë totalisht të lirë…ndërsa duhet të ishin mbajtur në përgjim të vazhdueshëm. Ndoshta një përgjigje mund ta japi ndodhia e dy ‘vëllezërve të tjerë vrasës’ jo shumë larg në kohë, ata të maratonës së Bostonit. Dhe ata ishin mjaft mirë të njohur për FBI-në, por edhe atyre ju dha liria e plotë për të vepruar. Kaq shumë liri saqë supozohet se ata u manovruan nga vetë FBI. (Pastaj për t’ua ngecur nuk duhet shumë: bën publike videon ku duken haptazi duke ecur midis turmës në Boston apo vendos në Citroenin e tyre kartën e identitetit të viktimës së radhës)
4. Dhe në fund i ngre një pyetje të gjithe gazetarëve tanë: ka qenë shumë e bukur këto ditë t’ju shikojë tek mbronit me shpatë ngritur kolegët tuaj francezë në emër të mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Ishte shumë e bukur të shihje Santorot e ndryshëm tek bënin thirrje për tek Volteri, duke e shplarë gojën zhurmueshëm me ‘të drejtën e patjetërsueshme që ka çdokush për të shprehur mendimin e tij’. ‘Jemi të gjithë Charlie’ thoshin në korë këta gazetarë me bluza, pankarta dhe mesazhe, të cilat shfaqeshin shumë bujarisht nëpër edicionet e tyre të lajmeve.
Tani të gjithe këtyre “Charleve” dua t’ju bëj një pyetje të thjeshtë:
-Ku ishit ju kur në Europë u bënë ligjet të cilat ndalojnë të vësh në dyshim holokaustin, apo ato të cilat të ndalojnë të flasësh keq për çifutët?
– Pse është në rregull të besh botime satirike ku ofendohet Kurani dhe e gjithë bota islame dhe nuk shkon të ofendosh, kritikosh, përqeshësh në çfardo mënyre çifutët?
– Ku ishte zëri juaj të dashur ‘Charlie’ kur e drejta e famshme e patjetërsueshme e secilit prej nesh për të shprehur opinionin e vet u shkel në mënyrën më brutale, me miratimin tuaj të heshtur, prej një minorance njerëzish të cilët e konsiderojnë veten absolutisht mbi të gjithë, mbi ligjet dhe mbi njerëzit e vdekshëm?
– Përse atëherë heshtët?
– Pse atëherë s’thate gjë?
Mbetem në pritje të një përgjigje që kurrë nuk do të vijë, sepse s’jeni tjetër veçse frikacakë, hipokritë, njerëz pa shtyllë kurrizore.
*) Massimo Mazzucco është regjizor, gazetar i shquar italian dhe editor i portalit: www.luogocomune.net.
***
REVISTA SATIRIKE “CHARLIE HEBDO” ME KARIKATURË KA KRITIKUAR JO VETËM MUHAMEDIN (ISLAMIN), POR EDHE PAPËN (VATIKANIN), JAHUDITË DHE TË GJITHË PRESIDENTËT PERËNDIMORË!
SHIKONI KARIKATURAT:
==================
EKSPERTI AMERIKAN MASAKRËN NË “CHARLIE HEBDO” TE PARISIT E CILËSON TË MONTUAR – SAJUAR!
Më 9 janar 2015, një ekspert amerikan përmes rrjetit socila “Youtube”, masakrën tronditëse në “Charlie Hebdo” në Paris e cilëson të sajuar (mointuar), dhe për këtë montim sjellë fakte! Në videot amatore të xhiruara nga njerëz dëshmitarë të rastit makabër, shihet qartë se si po ndodhin vrasjet e policëve pran selisë së ‘Charlie Hebdo’, mirëpo disa detajeve nuk iu është hedhur mjaftueshëm dritë, kanë mbetur mjaft të paqarta, dhe nëse shpalosen, e ndërrojnë tërë ‘muhabetin’…
Në njërën nga videot e cila është xhiruar nga dëshmitari i rastit, shihet se si një vrasës gjuan mbi policin e shtrirë në tokë, ku i drejtohet me kallashnikov drejt e në kokë, dhe përderisa kalojnë disa sekonda në atë xhirim, gjaku nuk shfaqet fare, dhe pikërisht ky detaj njeriun e bën të dyshoj dhe të filloj t’i analizoj të gjitha videot me rradhë dhe me gjakftohtësi.
Shikoni këto dy video:
E vërteta për sulmin terrorist në Paris, më 7 Janar 2015!
Paris terroranschlag die wahrheit
Paris Hoax Shooting Blown Wide Open blood added later in wrong place 100% debunked as Fake
Në një video të xhiruar nga një dëshmitar tjetër i rastit, shihen se si disa punonjës të ‘Charlie Hebdo’ fshihen në kulmin e objeketit, dhe në atë xhirim shihen disa detaje të cilat janë jo të natyrshme dhe mjaft të dyshimta, si për shembull njeriu i cili ka veshur xhaketën anti-plumb. Çfarë kërkon njeriu me anti-plumb në mesin e gazetarëve?
Dyshimi tjetër që provokon në të njejtin xhirim është kur në rrugë janë tre persona, të cilët ecin dhe në pjesën e pasme të xhaketave të tyre ka mbishkrime me shkronja të bardha, që do të thotë se janë policë, dhe për pak sekonda në po të njejtën sekuencë, policët zhduken dhe shfaqen dy sulmuesit.
Kamermani pastaj kthehet për të xhiruar situatën në kulm, dhe aty shfaqet një tjetër me xhaketë anti-plumb, në mesin e gazetarëve të terrorizuar nga frika, dhe një tjetër i ka duart në xhepa, dhe më pas vjen edhe një tjetër, i qetë, i patrazuar, duke komunikuar përmes telefonit!
Dyshimi më i madh në video shihet në minutën 3:59 të xhirimit, ku aty shihet qartazi se ka ndërhyrje, dhe eksperti amerikan këtë terror të tmerrshëm e quan pa hezitim një rast të montuar!
Shikoni videon me kujdes:
Masakra në “Charlie Hebdo” e sajuar, eksperti amerikan sjell fakte rreth ngjarjes (Video)
……………………………………………………….
Për tu binudur se “terroristi nuk ka gjuajtur mbi policin e shtrirë në tokë,
ju ftojë të shikoni me kujdes këtë video:
Charlie Hebdo Shootings – The Censored Video