Prishtinë, 30. 01. 2015 -Në protestën e së martës doja dhe unë të isha aty si nënë, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të mi që po rriten këtu. Por detyra më sublime si prind i një vajze 6 muajsh më mbajti larg saj. Doja të isha aty e të bërtisja ndaj mosrespektimit të dhimbjes së tjetrit, madje të ulërisja si një egërsirë….Shkrimi yt më shumë sesa për Albinin duhet të ishte për qeverinë e shurdhët e të pafuqishme për të larguar një njeri pa ndërgjegje, pa turp. E dëgjove dhe ti konferencën e kryeministrit Isa Mustafa? Për një çast e ngatërrova me zëdhënësin e policisë, vetëm bilanc dëmesh asnjë fjalë për ofendimet ndaj nënave kosovare. Asnjë fjalë si burrë shteti.
***
Të flasësh nga 251 km larg, për atë se çfarë ndodh në Kosovë, sigurisht që është shumë e lehtë. Dhe unë që prej vitesh jetoj në Prishtinë, as që pretendoj të di diçka. Çfarë mund të dijë një shtetas shqiptar për masakrat në Kosovë, për të cilat jemi informuar vetëm nga media? Edhe kur ndonjë koleg mundohej të më shpjegonte tmerret e luftës, humbjen e familjarëve mua më dukej si një skenar horrori në Hollivud. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur njoha nënë Ferdonijen, jo egërsirën por atë njeri që shtynte ditët në vetmi pas masakrimit të katër djemve dhe bashkëshortit të saj. Nuk kishte kujt t’ia përgatiste mëngjesin, kë të puthte, e kujt t’i ndjente aromën. I është mbyllur goja se nuk ka kë të pyesë; Si kalove sot? Jeton ende me shpresën se dikush do kujtohet të gjejë eshtrat e bijve te saj, të paktën do ketë ku ti qajë.
– E si mund ta quash atë egërsirë Blush?
Në protestën e së martës doja dhe unë të isha aty si nënë, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të mi që po rriten këtu. Por detyra më sublime si prind i një vajze 6 muajsh më mbajti larg saj. Doja të isha aty e të bërtisja ndaj mosrespektimit të dhimbjes së tjetrit, madje të ulërisja si një egërsirë.
Kështu që ç’ke ti Blush?
Shkrimi yt më shumë sesa për Albinin duhet të ishte për qeverinë e shurdhët e të pafuqishme për të larguar një njeri pa ndërgjegje, pa turp.
E dëgjove dhe ti konferencën e kryeministrit Isa Mustafa?
Për një çast e ngatërrova me zëdhënësin e policisë, vetëm bilanc dëmesh asnjë fjalë për ofendimet ndaj nënave kosovare. Asnjë fjalë si burrë shteti.
Ça ke ti Blush?
Kështu që ça ke ti Blush?
A e di se çdo ditë nga Kosova largohen qindra të rinj me autobusë drejt vendeve të BE-së, për një jetë më të mirë?
Ata dhe të vetmen armë që kanë, protestën, nuk e përdorin. Kanë frikë se si dëgjojnë, madje i fajësojnë pse nuk i binden pushtetit. Qindra të rinj të arsimuar pa punë, korrupsion, nepotizëm, varfëri ekstreme. Fundja dhe ne andej jemi mësuar me këto, por të durosh edhe fyerjen e shpirtrave të vrarë është shumë.
Nuk po mundohem të justifikoj dhunën, jo. Ajo është shprehje e mllefit të një populli, jeta e të cilëve nuk ndryshon prej vitesh.
Fundja, ku ka më keq se kaq?
Dikur një aktiviste e pyetën pse të dënuan?
Dhe ajo tha: “isha në burg se shqetësova paqen, por në fakt unë shqetësova luftën.”
Kështu që ça ke ti Blush?
Albin Kurti është ndër të vetmit lider politik, quaje dhe shpirtëror po deshe, që ka pas vetes qindra të rinj e të reja, burra e gra, pleq e plaka. Atë nuk e ndjekin pas punonjës të administratës që i detyrojnë dhe kërcënojnë me largim nga puna nëse nuk shkojnë në protestë. Ata janë rinia e këtij vendi që kërkon diçka ndryshe, që flet, që guxon, ata janë idealistë. Albini është i vetmi politikan në Kosovë që nuk bën kompromise për karrigen e tij. Këtë e tregoi fare mirë gjatë koalicionit paszgjedhor VLAN, ku nuk pranoi poste ministrore por përkundrazi vendosi kushtet e tij të kahershme. Po sot është Albini që heq dorë nga gara si drejtues i Vetëvendosjes si një lider demokrat duke lënë garën e hapur. (fundja pse duhet të presë sa të mbushë 70 vjeç për ta bërë këtë?
Kështu që ça ke ti Blush?
Mbase mora shumë guxim duke tu drejtuar por thonë se njerëzit shkruajnë më shumë nga dhimbja. Dhe e di çfarë dhëmb më shumë? Kur ke dhimbje dhe s’di si ta zbrazësh. Dhe një gjë të fundit. Jo Blush nuk je ngutur ta shohësh Albinin në krye të Kosovës. Je një predikues i mirë, ty edhe të del fjala.
Kështu që ç’ke ti Blush?
Beni shiko dhimbjen e nënës, s’është skenar horrori!
******************************************************
(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org)