SHERADIN BERISHA: HASHIM THAÇI PARALAJMËRON KONCESIONE TË REJA NDAJ SERBISË! KËRKOJ DORËHEQJEN E TIJ!

Pashtriku.org, 23 maj 2018: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”! – kështu ka thënë Hashim Thaçi në Forumin e Sigurisë “ÃÂ¢ÃÂ¾ be Secure” (2BS) që u mbajt dje në Budvë të Malit të Zi.
Një fjalë popullore thotë: “Katundi që duket kallauz nuk do”! Tashmë Hashim Thaçi është i gatshëm të bëj koncensione të reja në dëm të Kosovës! Prandaj Hashimin duhet ta ndalim sa s’është bërë shumë vonë!

KËRKOJ DORËHEQJEN E HASHIM THAÒªIT!
Më 5 korrik 2017, kam bërë thirrje: “O MILET, ËSHTË MOMENTI I FUNDIT QË HASHIM THAÒªI TË NDALET – NGA BOSNJËZIMI I KOSOVËS!” (Këtë thirrje e kam përsëritur edhe më 28 gusht 2015, ndonëse për herë të parë e kam thënë më 27 shkurt 2013 – lexoni faksimilet në foto!)
***
Me 5 korrik 2017 ndër të tjera kam shkruar si vijon: “Jorastësisht Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq janë bërë presidentë! S’kemi parë asgjë çfarë do të shohim e mësojmë në muajt e ardhshëm…!!!”.
Tashmë jemi në gjysmën e dytë të majit 2018 dhe i shohim qartazi veprimet e dëmshme të Hashim Thaçit në cënimin e Integritetit territorial (me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit) dhe të sovranitetit të Republikës (me Zajednicën që pritet të themelohet). Lexoni në foto rrezikun që sjellë ZAJEDNICA !!!
Për tu përballur me të keqen që vjen nga jashtë, duhet ta mundim të keqen që kemi brenda!
Aktualisht kryeekeqja e brendshme është Hashim Thaçi dhe ky njeri duhet të jap dorëheqje! Nëse nuk e bën një gjë të tillë, atëherë i mbetet kuvendit që ta shkarkojë, ose populli ta largojë me protesta nga posti i presidentit!!!
Nëse nuk bëhet kështu si mund të bëhet ndryshe?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura