ABDIRAHIM IDRIZI*): TË LUFTOJMË PËR NJË BOTË TË ARSYES

Prishtinë, 30. 01. 2015 – Postet, lakmia, titujt, gradat i kanë helmuar shpirtrat e njerëzve. Kjo ndjenjë e ka barrikaduar tërë vendin, aq sa nuk del njeri, as institucion që ka autoritet të ndërpres këtë dukuri. Interesi, postet, na kanë bërë cinikë, të ashpër e të këqij. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Ne duhet ta çmojmë njëri-tjetrin më shumë se sa interesin për poste, pasuri, makina, vila dhe gjëra tjera që nuk kanë shpirt. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbas arsyen.
Atyre që më besojnë dhe që më dëgjojnë, u them: Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Vjen koha kur urrejtja e njerëzve do të kalojë dhe diktatorët do të vdesin, ndërsa fuqia që ata morën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe përderisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Ne jemi taksapagues të mirë, rojtarë të mirë, ushtarë të dëgjueshëm! Mos e lejoni vetveten që këto njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, t’ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Ata ju stërvitin, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si lecka për një përdorim. Përmbahuni mos lejoni që t’ju manipulojnë!
Ju keni familje,
Ju nuk jeni ushtarë,
Ju nuk jeni bagëti,
Ju jeni njerëz,
Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja,
Ju nuk urreni, vetëm të pa dashuruarit urrejnë!

Një nga sekretet e lirisë dhe demokracisë është të kuptosh se bota dhe njerëzit në të, nuk mund t’i ndryshosh, por nuk mund të presim që ata të ndryshojnë, ose të besojmë se një ditë do të bëhet mirë. Nëse ndokush duhet të ndryshoj, ata jemi ne. Ndryshimi në vetvete mund t’ju duket si një urdhër i nivelit të rreptë, por në realitet, ashtu si ne që i shpalosim marrëdhëniet me të tjerët, edhe ata do të shpalosen ndaj neve, dhe me botën në përgjithësi.
Kërkoni, bëjeni oazën brenda vetes. Oaza është brenda njeriut, ajo oazë e brendshme është për të gjithë njerëzimin! Atje ti je sovran! Ju njerëz e keni besimin dhe fuqinë. Besimi krijon lumturinë dhe gëzimin. Ju, njerëz shprehni interesimin, aktivizohuni. Ju keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë të mrekullueshme, duke qenë i lirë, sovran në brendinë tënde.
Prandaj, në emër të lirisë dhe demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi të brendshme, dhe le të bashkohemi të gjithë! Të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’ua jep njerëzve mundësinë të punojnë, rinisë një të ardhme, të moshuarve siguri. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpijnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Në emër të besimit dhe të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”

*) Autori është publicist, Ambasador i Paqes Globale.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura