Pashtriku.org, 07. 02. 2015 – Grupi Bilderberg (BIL) – Krijimi i Komunitetit Evropian dhe grupit Bilderberg janë të lidhura me njëra-tjetrën nga një njeri i veçantë – prej socialistit polak, Jozef Retinger, një prej themeluesve të lëvizjes evropiane dhe shok konspirator i Zhan Monetit. Ishte Retingeri dhe princi Bernhard i Holandës, i cili sugjeroi takime të rregullta të ministrave të Jashtëm evropianë. Jashtë këtyre takimeve erdhi bashkimi doganor, e njohur si Vendet Beneluks (Benelux Countries – Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu), pararendëse e Komunitetit Evropian. Saktësisht, ishte një fjalim në Chatham House të Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare, ku Retingeri shfaqi vizionin e tij për një Evropë, në të cilën vendet do të “braktisnin pjesë nga sovraniteti i tyre”. Në Londër ai takoi A.Herrimenin (Averell Harrimanin), në atë kohë ambasador i SHBA-së në Angli. Herrimeni caktoi për të një vizitë në Shtetet e Bashkuara, për të marrë mbështetje për Lidhjen e Pavarur për Bashkëpunimin Ekonomik, gjithashtu e njohur si Lidhja Ekonomike për Bashkëpunimin Evropian, që po organizonte Retingeri.
– Jozef Retinger dhe Averell Harriman –
Në Amerikë, Retingeri (sipas fjalëve të tij) u kënaq nga mbështetja e gjerë për planet e tij nga ana e Russel C. Leffingëell, partner i vjetër në bankën J. P. Morgan dhe zyrtar i CFR-së; nga David Rokfeler, kryetar i CFR-së në vitet 1946-1953; Nelson Rokfeler (CFR); Sër Ëilliam Ëiseman (Kom 300), partner i Kuhn, Loeb, kompani të Rokfelerit; Xhorxh Franklin, drejtor ekzekutiv i CFR-së nga 1953 deri më 1971, si dhe “krushk” me familjen Rokfeler; Xhon Foster Dalles dhe disa personazhe të tjera të familjarizuara. Nga ky moment, Retingeri pothuajse e kishte formuar Komitetin Amerikan mbi Evropën e Bashkuar me Allan Dallesin, kreun e parë të CIA-s dhe Uilliam Donovanin, kreun e paraardhëses së CIA-s, OSS-së.
Bilderberg Conferences – Origins of the Bilderberg meetings
Hape:http://www.bilderberg.org/bildhist.htm
Nga këto dhe prej diskutimeve të tjera lindi ideja e një grupi udhëheqsash politikanë, këshilltarësh politikë, pronarësh dhe administratorësh të mediave, kompanish shumëkombëshe dhe administratorësh bankarë, liderash ushtarakë dhe prej atyre të fushës së edukimit, të cilët do të takoheshin për të vendosur të ardhmen e botës. Kjo do të bëhej e njohur si Grupi Bilderberg, e quajtur kështu sipas hotel Bilderbergut në Osterbeek, Holandë, ku u zhvillua takimi i parë, nga 29 deri më 31 maj të vitit 1954. Në zemër të formacionit të Grupit Bilderberg ishin Rothsçajlldët dhe njerëz si Retingeri, princi Bernhard i Holandës, Paul Rykens (kryetari i gjigantit të supës dhe ushqimit Unilever) dhe përsëri ai, Averrell Herrimeni. Ndikimi i Herrimenit në këtë shekull mund të jetë shumë i madh, megjithëse shumë njerëz nuk mund të kenë dëgjuar ndonjëherë për të. Ishte Herrimeni, i cili krijoi terrenin për huadhënie ndaj Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik; ishte administratori në terren i Planit Marshall në Evropë (që drejtoi politikat e vendeve marrëse); paraqiti buxhetin mbrojtës si dhe procedurat me Zhan Monetin dhe administratorin civil britanik, Edvin Plouden-in, për Organizatën Traktati i Atlantikut të Veriut (NATO), që ende janë në përdorim edhe sot e kësaj dite; kryesoi Administrimin e Mbrojtjes së Përbashkët, që e riarmatosi Evropën gjatë Luftës së Ftohtë. Ky ishte njeriu, familjet e biznesit të të cilit mbështetën daljen e Adolf Hitlerit dhe lëvizjen eugjenike.
……………………………………………………………
The Jesuit Bilderberg Group & Knight of Malta connections
BILDERBERG 2013 The Vision of Joseph Retinger
Princi Bernhard, ish-oficer gjerman SS, spiun gjerman nëpërmjet kompanisë I.G. Farben dhe më vonë një pjesëtar kryesor me lordin Viktor Rothsçajlld në kompaninë Shell Oil, shkoi në Amerikë për të përcaktuar anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara në grupin Bilderberg. Princi Bernhard kishte lindur në vitin 1911 si një princ gjerman i Lupp-Biesterfeld, dhe më vonë punoi për departamentin e inteligjencës NË7 të I. G. Farben-it. Ai u martua me princeshën Juliana (Kom 300) të Holandës, në vitin 1937. Ata u dëbuan në Londër pas pushtimit nazist të Holandës dhe ky “ish” i punësuar i shërbimeve operative inteligjente gjermane punoi si ndërlidhës ushtarak i rëndësishëm me forcat aleate. Njeriu që bindi Bernhardin për t’u bërë njeriu fasadë për Bilderbergët ishte manipulatori kryesor… lordi Viktor Rothsçajlld. Takimi i përvitshëm i elitës anglo-evropiane-amerikane, e njohur si grupi Bilderberg, do të bëhej një komponent kyç në rrjetin e Elitës, që formon qeverinë sekrete të botës së sotme. Përveç të tjerëve që morën pjesë në takimin e parë në hotelin Bilderberg, në vitin 1954 ishin David Rokfeler (CFR); Dean Rusk (CFR, TC, student i Rhodes), kreu i fondacionit Rokfeler dhe Sekretar Shteti nën Xhon F. Kenedin; Jozef E. Xhonson (CFR), drejtues i Carnegie Endoëment për Paqe Ndërkombëtare dhe sekretar i ShBA-së për Bilderbergët; Denis Healey (TC, RIIA, Kom 300), Ministri i Mbrojtjes së Partisë Laburiste Britanike nga 1964 deri më 1970 dhe Kancelar i Thesarit, 1974-1979; Hugh Gaitskell, udhëheqësi i ardhshëm i Partisë Laburiste Britanike, përpara vdekjes së tij në fillim të viteve 60; dhe Lord Boothby, i cili punoi me Uinston Çurçillin për unifikimin e Evropës. Denis Healey ka marrë pjesë më shumë se asnjë tjetër politikan i Anglisë në takimet e Bilderbergut, që në vitin 1954. Ai, gjithashtu, u bë kryetar i një krijese tjetër të Elitës, i Komitetit Ndërkombëtar të Fondeve Monetare të Përkohshme dhe iu dha një grant nga fondacioni Ford, për të reklamuar Institutin e Studimeve Strategjike të Elitës (Institute of Strategic Studies), që filloi të veprojë në Londër, në vitin 1958. Për 12 vjet, Healey, një anëtar udhëheqës i shoqërisë Fabian, shërbeu në këshillin e Institutit Mbretëror të Çështjeve Ndërkombëtare dhe u bë anëtar i Komisionit Trepalësh (TC) të Rokfelerit, në vitin 1979
Grupi Bilderberg përbëhej nga një elitë e vogël thelbësore e njohur si Komiteti Drejtues. Kjo nuk zgjidhej dhe drejtohej nga princi Benhard, mik i ngushtë i familjes mbretërore britanike. Ai qëndroi kryetar deri sa hoqi dorë vetë në vitin 1976, në kohën kur ishte i përfshirë në skandalin e mitmarrjes së Lockheed-it. Lord Home (Kom 300), kryeministri britanik i mëparshëm, u vendos si kryetar dhe, qysh nga viti 1991 ky vend u mbajt nga Lord Kerringtoni (Lord Carrington). Ai është mik shumë i ngushtë i Henri Kisingerit. Kerringtoni është një ish ministër i kabinetit britanik, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, anëtar i Komitetit 300 dhe president aktual i Institutit Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtar. Peter Rupert Karington vjen nga një familje që i ka bërë të hollat nga bankingu. Kerringtoni ishte në bordin e bankës Hambros (e caktuar në Kom 300), e cila ka qenë e lidhur me Michel Sindona, skandalin financiar në Itali. Kjo ishte e lidhur me famëkeqen P2 (Pi Due), Lozha e Frimasonëve, të cilët coptuan politikën italiane. Në mes të interesimeve të tjera për biznes të Lordit Kerington, kanë qenë diktatorët e Rio Tinto Zinc, Barclay’s Bank, Cadbury Schëeppes, Amalgamate Metal, British Metal, Christies (drejtues ankandi), si dhe kryetari i Bankës Australiane – Zeland e Re.
Në librin e tij, Rothsçajlldët anglezë, R.Dejvis (Riçard Davis) raporton se Lionel Rothsçajlldi ishte vizitor i rregullt i shtëpisë Kerington në Ëhitehall. Këto dy familje ishin të lidhura nëpërmjet martesës së Kontit të pestë, Rosebery, me Hannah Rothsçajlld, vajzën e Majerit, në vitin 1878. Gjatë ceremonisë, ajo ishte paraqitur, siç thotë një britanik, nga kryeministri Dizrael. Elita e Bilderbergut – si Keringtoni ashtu edhe ata të komitetit drejtues bashkërenduan pjesëmarrësit e rregullt të takimeve të Bilderbergut (të atyre që e dinë planin e vërtetë të lojës) dhe të atyre të ftuarve të rrallë që ftoheshin në pak raste (disa prej tyre nuk e dinin përmbajtjen e axhendës së organizatës, por që mund të ushqeheshin me linjën e festës sipas idesë që institucionet botërore janë rrugët për të arritur paqen dhe mirëqenien). Elita është gjithashtu edhe një nga manipulatoret më efikase në drejtim të egos pasi disa politikanë e ndiejnë edhe vetë që kanë “arritur” në një stad ndërkombëtar nëse janë të ftuar për të marrë pjesë.
Grupi Bilderberg takohej vetëm një herë në muaj dhe kjo ndodhte në mënyrën më të fshehtë. Hotelet zbrazeshin nga të gjithë, me përjashtim të Bilderbergërve dhe stafit të hotelit. Në takime diskutohej për strategjitë e duhura për t’u përdorur gjatë dymbëdhjetë muajve, në arritje të qëllimeve të Rendit të Ri Botëror, në bashkëpunim edhe me organizata të tjera shoqëruese. Asnjë fjalë nga diskutimi nuk duhet të dilte dhe nuk lejohej të raportohej në rrjedhën e përgjithshme të shtypit. Kjo ndodhte, pavarësisht pjesëmarrjes së figurave kryesore të medias, si Katharine Graham (Bil, CFR, TC), pronarja aktuale e Ëashington Post dhe Conrad Black (Bil, TC), pronari i Grupit Hollinger, që kontrollonte London Daily Telegraf, Jerusalem Post, Spectator, si dhe organizata të tjera të shënuara të medias anembanë botës. Graham është gjithashtu edhe bashkëkryetare (së bashku me Arthur Ochs Sulzberger i gazetës Neë York Times) në lidhjen për botimin e International Herald Tribune, një tjetër gazetë propagandistike e Elitës Botërore. Grahami është gjithashtu i lidhur edhe me revistën Neësëeek dhe agjencinë e re, Associated Press (AP), e cila ushqen me informacion mediat e pafundme të shpërndara kudo nëpër botë; nuk jepeshin informacione që i përkisnin grupit Bilderberg; as për CFR-në, ose Komisionin Trepalësh.
Tre anëtarë të bordit të perandorisë Hollinger të Blekut (C.Black) dhe/ose të Daily Telegraf, janë: Henri Kisinger, lordi Kerrington dhe Sër Evelin de Rothsçajlld. Blek ka shërbyer në komitetin drejtues të Bilderbergut. Grupi i tij Hollinger ka një histori tepër interesante. Ai më parë ishte i njohur si Korporata Argus, që evoluoi nga një kompani e themeluar nga Elita inteligjente britanike e bashkuar në Luftën e Dytë Botërore, Ekzekutivi i Veprimeve Speciale, falë ekspertit drejtues të luftës ekonomike, Eduard Planket Tejlor (Edëard Plunket Taylor). Ai ishte një partner në biznes me Xhorxh Montegu Black, babanë e Konradit. Që të dy ata ishin të përfshirë në prodhimin e birrës në Kanada dhe u ngritën paralel me familjen Bronfman, familja e një gangsteri kanadez në periudhën e prohibicionit. Sot Bronfmanët janë të lidhur ngushtë me atë organizatë famëkeqe të Elitës, të njohur si Lidhja e Antishpifjes (Anti-Defamation League). Në vitin 1940, Eduard Planket Tejlor u caktua personalisht nga vetë Uinston Çurçill tek Ekzekutivi i Veprimeve Speciale. Maskimi i tij ishte që të drejtonte një kompani private, të quajtur Ëar Supplies Ltd, e cila ishte krijuar nga SOE. Tejlor dhe Xhorxh Montegue Blek bënë një pasuri të madhe nëpërmjet kësaj kompanie. Ajo vazhdoi pas luftës si Korporata Argus, tani grupi Hollinger. Tejlor u largua në vitin 1970 për të hartuar ligjet bankare të ishujve Cayman dhe Bahamas, të cilat, si rezultat, u bënë parajsa e përtejdetit për pastrimin e parave të dyshimta. Nën kujdestarinë e Konrad Blekut, një rrymë e bilderbergasve dhe emrave të tjerë të përmendur në këtë libër u caktuan në bordin e gazetave Telegraf dhe grupit Hollinger. Sa mirë të dish që kemi një shtyp të lirë, apo jo?
Një tjetër anëtar i Komitetit Drejtues të Bilderbergut është edhe Andre Najt (Andreë Knight), një ish drejtues i The Economist, Daily Telegraf-it të Blekut dhe më vonë Drejtor ekzekutiv i Lajmeve Ndërkombëtare (Neës International) të R.Murdokut (Rupert Murdoch), që në Britani kishte në pronësi The Sun, Today, Ëorld Neës, Times dhe Sunday Times. Night është ende në bordin e asaj organizate. Që në vitin 1982 ai ka qenë pjesë e Këshillit të Menaxhimit të fondacionit Ditchley, me bazë në Ditchley Park, afër Oksfordit, në një kështjellë të ndërtuar për Dukën e Lichfield-it në shekullin XVI. Fondacionit Ditschley iu dha pronësia nga Ronald dhe Marietta Tree. Ronald ishte një ish pilot lartësish në Inteligjencën Britanike. Komiteti drejtues i grupit të Bilderbergut shpesh i mbante takimet e tij mujore në kështjellë. Fondacioni Ditchley është një front organizate e Rendit të Ri Botëror, që punon shumë ngushtë me Institutin Tavistock për Marëdhëniet Njerëzore në Londër, për të cilën disa kërkues dhe vepra të publikuara kanë nxjerrë se është qendra për studimin e masës së manipulimit të mendjes njerëzore. Emra të ndryshëm të përmendur në këtë libër janë të lidhur me Ditchley-n, duke përfshirë edhe Kristofer (Lord) Tugendhat, kreun e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve me Jashtë. Dega amerikane e fondacionit Ditchley drejtohet nga Sajrus Vens (Cyrus Vance) (CFR, TC, Bil, Kom 300) sekretar i shtetit nën udhëheqjen e Karterit dhe drejtori i fondacionit Rokfeler. Numri i gazetarëve dhe drejtuesve të medias në grupin Bilderberg dhe në linja të tjera të rrjetit është shumë i rëndësishëm, por përpiqu të gjesh qoftë dhe një fjalë të vetme të këtij takimi në rrjedhën e madhe të shtypit.
Pas Bilderbergëve qëndrojnë Rothsçajlldët dhe Rokfelerët. Sot Henri Kisinger është manipulatori kryesor, megjithëse si një kukull e atyre që realisht e kontrollojnë atë. Kisingeri është anëtar elite i Grupit Bilderberg, të Komisionit Trepalësh dhe të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, madje ai është i lidhur me Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, me Chase Manhatan Bank të Rokfeler/Rothsçajlld, si dhe me Fondacionin Rokfeler. Ai drejtonte edhe organizatën e tij, Kisinger Associates dhe midis drejtorëve të saj themelues do të gjeni… lordin Kerrington! Kisingeri dhe Kerringtoni kanë lidhje të ngushta me lordin Roll të Ipsdenit, një tjetër bildberger, Trepalësh, anëtar i Komitetit të 300-ve dhe anëtar bordi i Kisinger Associates. Lordi Roll (më parë Sër Erik Roll) ishte president i bankës tregtare S. G. Ëarburg. Një tjetër mik i ngushtë i Kisingerit në Angli ishte spiuni dhe operativi i inteligjencës britanike, Lord Viktor Rothsçajlldi.
Gazeta Spotlajt (Spotlight) në Uashington (e cila përpiqet të botojë materiale, që mediat e tjera të shumta nuk duan ti raportojnë) është vazhdimisht në kërkim të infiltrimit tek Grupi Bilderberg. Ajo pati një vit të mbarë më 1991, kur ajo siguroi listën e miqve të takimit në Baden-Baden, Gjermani. Midis emrave ishte edhe David Rokfeleri dhe një tufë me administratorësh të ShBA-së, politikanë dhe krerë të kompanive të ndryshme. Aty ishte Bill Klintoni, atë kohë si guvernator i Arkansasit, por shumë shpejt ai do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara. Klintoni është gjithashtu anëtar i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, si dhe i Komisionit Trepalësh, dy prej disa gjërave që ndante ky demokrat me parardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, republikanin Xhorxh Bush. Konrad Black ishte aty, si zakonisht, dhe po kështu ishte një tjetër nga elita e Bilderbergut, kapoja afatgjatë i Fiatit, Giovanni Agnelli (Kom 300). Ai është figura më e fuqishme dhe më e pasur në shoqërinë italiane me interesa në banking, shoqëritë e sigurimeve, në industritë kimike, në tekstile, armatime dhe në fushën e botimeve për të cilin ekziston mendimi se zotëron 60 miliardë dollarë. Perandoria e tij e botimeve përfshinte dy nga tri gazetat udhëheqëse në Itali, La Stampa dhe Corriere dela Serra. Vë bast se ato asnjëherë nuk e përmendën se pronari i tyre ishte zëri udhëheqës në Grupin Bilderberg. Henri Kisinger e përshkruante atë si “një prej njerëzve që mua më pëlqen më shumë në këtë botë”.
Pushteti mbretëror evropian prezantohej nga dy pjesëmarrësit e rregullt, mbretëresha Beatrix e Holandës (Kom 300), vajza e princit Bernhard, dhe mbretëresha Sofia e Spanjës. Delegacioni britanik përfshinte edhe Xhon Smith-in, liderin e mëvonshëm të Partisë Laburiste, që ishte gjithashtu një nga anëtarët trepalësh; Gordon Braun-in (G.Broën), Kancelari i Punës hije; Andre Najt-i; lordi Roll i Ipsdenit; Laërence Freedman, kreu i Departamentit të Studimeve të Luftës së Kolegjit Kings; Kristofer Hogg, kryetar i Courtaulds; si dhe Patrick Ëright, Zëvendës Sekretari i Përhershëm i Shtetit dhe kreu i shërbimeve diplomatike. Aty ishte edhe Manfred Vërner (Manfred Ëorner), sekretari i përgjithshëm i fundit i NATO-s dhe po kështu ishte edhe Xhon R. Gelvin (J.R.Galvin), Komandanti Suprem i Aleancës për Evropën në zyrat qendrore të SHAPE. Gelvini ka qenë avokat i operacioneve të NATO-s, jashtë sferës së saj zyrtare të ndikimit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ishte nga bilderbergët. Kohët e fundit, bilderbergu Joseph Luns u zëvendësua nga lordi Kerrington, që u ndoq më pas nga Manfred Vërner dhe pas vdekjes së tij në vitin 1994, ai u ndoq nga një tjetër Bilderberg i rregullt, Vili Klaes (Ëilly Claes), ministri i Jashtëm belg (i cili, së fundmi është marrë në pyetje nga policia belge që po heton një rast korrupsioni). Kreu i fundit i NATO-s, spanjolli Javier Solana (Bil), i ka ushtruar një presion të vazhdueshëm axhendës së Grupit Bilderberg për një armatë evropiane, për zgjerimin e NATO-s në ish Bashkimin Sovjetik dhe për veprime të NATO-s jashtë zonës së caktuar të saj. Sipas The Spotlight, prezantimi i ushtrisë botërore zinte një vend të rëndësishëm në axhendë dhe në Baden-Baden, duke cituar Henri Kisingerin, i cili shprehej në një nga forumet e Bilderbergut:
“Një armatë e UN-së (Kombeve të Bashkuara) duhet të jetë e aftë për të vepruar menjëherë, kudo nëpër botë, pa pengesa që të përfshihet në çdo vend, duke i bërë vendimet e saj të pranueshme, të bazuara mbi konsiderata provinciale”.
Dhe sigurisht, Henri, nëse këtu sapo ndodhën shumë konflikte, në të cilat Forcat Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara-së u ekspozuan si të papërshtatshme dhe jo të efektshme, si në Bosnjë, Ruanda etj., atëhere protesta publike do të përballej me përgjigjen: “Mirë, nëse ju bini dakord për t’i dhënë më shumë fuqi forcave të UN-së, ato do të përgjigjen më shpejt dhe do të bëhen aq efektive sa të dëshironi ju”. Përsëri na del modeli problem-reagim-zgjidhje. Kisingeri ishte gjithashtu i kënaqur me rrugën që kishte zgjedhur Xhorxh Bushi për të deklaruar luftën në Irak, duke shkuar direkt në Kombet e Bashkuara, kur sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara vetëm Kongresit i lejohej të deklaronte luftë. Sipas informatorëve të Spotlight-it, nëse amerikanët do të ishin bindur për t’ia dorëzuar vendimet e pjesëmarrjes në luftë UN-së dhe do t’i linin burrat e tyre të vdisnin të veshur me një uniformë të UN-së, duke luftuar nën një flamur po të UN-së, atëhere “nacionalizmi provincial” në Britani, Francë dhe kudo gjetkë do të zhduket, shprehen zërat e bilderbergëve,. Bill Klinton ka ngulmuar për këtë politikë në Bosnjë dhe ne do të shohim përpjekje të mëtejshme për ta bërë këtë me operacione të tjera të KB-së.
Të njëjtët emra, të cilët vazhdojnë të dalin kudo, morën pjesë në takimin Bilderberg, në qershor të vitit 1994 në Finlandë. Midis të ftuarve, një nga më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit ishte P.D.Sathërlend [Peter D. Sutherland (KT, Kom 300)], drejtuesi i përgjithshëm i GATT-it, Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregëtinë , që ishte një front i Elitës për të rrëzuar barrierat tregtare dhe të vendoste të gjitha vendet në mëshirë të Elitës – sistemi ekonomik botëror i kontrolluar. Sathërlendi ishte një zgjedhje e shkëlqyer për punën si një ish anëtar themelues i Komisionit të Komunitetit Evropian. Ai ishte një bilderberg përpara se të bëhej kreu i tregtisë botërore. Pasardhësi i tij, si njeriu në krye të Organizatës së Tregëtisë Botërore, italiani R.Ruxherio (Renato Ruggerio), ishte gjithashtu një bilderberg. Në Finlandë ishte gjithashtu një tjetër bilderberg i rregullt – kryeministri i Holandës, R.Labers (Rud Lubbers) – së bashku me bankierë të tjerë, si J. Martin Taylor, shefi ekzekutiv i bankës Barclays. Dy emra të tjerë me rëndësi për votuesit britanikë janë edhe Toni Bler (Partia Laburiste) dhe Keneth Klarke (Partia Konservatore). Ata morën pjesë në takimin e Bilderbergut në vitin 1993, në Vouliagment, Greqi, ku David Ouen (KT) foli për Jugosllavinë dhe për të ardhmen e Evropës. Toni Bler, në atë kohë spikeri i opozitës për punët e jashtme, vazhdoi përpara duke u bërë lideri i Partisë Laburiste dhe kryeministër, ndërsa Kenneth Klark do të bëhej Kancelar i Thesarit. Që të dy mbështetën një Evropë federale.
Në qershor të vitit 1995, grupi Bilderberg u takua në tri hotele ekskluzive, Grandi, Parku dhe Pallati në pjesën malore të Burgenstokut në Zvicër. Ishte një rast i veçantë që ata takoheshin për herë të dytë në të njëjtin vend. Në mënyrë të rastësishme isha me pushime në Zvicër, kur u mblodhën Bilderbergët dhe mësova për takimin nga gazeta Spotlight, pak fare përpara se të arrija unë. Shkova në Burgenstok përpara takimit të tyre dhe u ktheva përsëri në ditën e fundit të diskutimeve të tyre. Çfarë ndryshimi vihej re për herën e dytë!
Rrugët dhe korridoret për në hotel ishin të bllokuara nga policia zvicerane dhe ushtria e organizuar, që shihte dhe ruante rreth e rrotull nëpër mal. E gjitha kjo për një takim privat të një organizate që vepronte jashtë procesit “demokratik”.
The illuminati Bilderberg Group Documentary
Pyeta një polic në rrugën e bllokuar se çfarë po ndodhte. Ajo çka mund të thoshte ai ishte: “Është sekret, është sekret”. Ai nuk dinte më shumë se aq. Ishte një situatë e çuditshme. Unë mund ta pyesja policin se çfarë po mbronte, por ai nuk e dinte! Kjo ilustronte në mënyrë të shkëlqyer mënyrën me të cilën vepronte piramida botërore. Polici dukej se ishte njeri i mirë. Pa dyshim, ai kishte fëmijë dhe nipër dhe nuk kishte asnjë dëshirë që t’i linte ata në një gjendje fashizmi botëror. Por aty ai ishte në malet zvicerane, duke luajtur rolin e tij, pa e ditur se ç’rol kishte në të vërtetë, në mbrojtje ndaj shkëlqimit publik, të njerëzve të vërtetë, të cilët janë duke komplotuar për të krijuar thjesht këtë diktaturë botërore.
VIJON…
___________________
PJESA E PARË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (I)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3253
***
PJESA E DYTË:
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN (II)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3277