Pashtriku.org, 21. 02. 2015 – Sot, dt. 21 shkurt 2015, në orën 12:00, te diga e Liqenit Artificial, përballë sheshit të ndërtimit, do të zhvillohet protesta kundër ndërtimit të pallatit 17 katësh nën digën e liqenit. Kjo protestë kërkon që nën digën e liqenit të mos ndërtohet pasi kjo krijon premisat për tharjen e Liqenit Artificial të Tiranës, zona përreth të cilit tashmë është e vetmja hapësirë masive e gjelbër e mbijetuar në Tiranë. Ndërtimet nën digë tashmë kanë marrë miratimin e palëve partiake qeverisëse në nivelin vendor dhe qendror, në kundërshti me interesin dhe vullnetin e qytetarëve të Tiranës. Qeveritarët dhe ndërtuesit nuk ndajnë të njëjtin interes me qytetarët ndaj hapësirave publike të Tiranës, kjo pasi qeveritarët dhe ndërtuesit shtëpitë e tyre tashmë i kanë ndërtuar jashtë qytetit. Kështu qytetarët e Tiranës sot gjenden para rrezikut të krijimit të kushteve për tharjen e Liqenit Artificial të Tiranës. Pjesëmarrja jote është e rëndësishme. Këto janë ditë vendimtare për shpëtimin e Liqenit Artificial të Tiranës.
QYTETARËT PËR PARKUN
===============================
A1 Report – Ndërtimet tek Liqeni, qytetarët në protestë: Të ndalen menjëherë!
……………………………………………………………
(Editori i pashtriku.org, sh.b)