Prishtinë, 24. 03. 2015 – Mjekun Vasil Zoga e kam takuar në Korçë në një festival mbarëkombëtar. Gjatë bisedave të gjata ai më ka treguar shum gjëra interesante për kohen e monizmit në Shqipëri,për dhunimet,syrgjynosjet e denimet drakonike me burg pa bërë asgjë. Ishte e dhimbshme të dëgjoje për raste makabre qe kishte ba pushteti komunist. Ishin burgosur vetëm se ju kishte tek dikujt të bënte keq me pretekst se ishin armiq të klasës, se donin të arratiseshin, e deri te motivet e dobëta. Sipas xha Vasilit shumë të rinj që i kishin nuset e bukura i ndanin në punë, burrin e dërgonin në ara kurse nusen në pastrimin e stallave dhe pastaj i çnderonin dhe i kërcnonin se do ti burgosnin po guxuan të flisnin. Në internim kishin punuar punë të rënda dhe jo rrallë e kishte prer me drapër ndonjërin gisht goxha shumë që të mund të kërkonte ta dërgonin në ambulant e të paktën të pushonte ndonjë orë. Një intervist e ish shefit të sigurimit Mark Dodani e kishte prek tej mase të moshuarin sepse ai në kohën e diktaturës e kishte quajtur parajs, bile kishte shkuar aq larg sa kishte deklaruar se kurrë askush nuk ishte dënuar pa faji. Xha Vasili e demantoi me fakte duke na treguar ngjarje të trishta për “drejtësin” e asaj kohe. Edhe sot plaku i urtë është i paknaqur me pushtetin aktual sepse një numer i ish agjentve të sigurimit të kohës së monizmit janë këthyer në poste me rëndësi. Xha Vasili pas ardhjes në pushtet të socialistve ka ikur në Greqi dhe për momentin jeton në Athinë.
Vasil Kristo Zoga – ish i burgosur politik në burgun famëkeq të Spaçit.
Disi më bëri përshtypje historia e familjes së tij e në veçanti fati i vëllait të tij Janit.
Jani Zoga rridhte nga një familje e varfër shumëantarëshe e fshatit Shtitk të Kolonjës, e cila kishte problem ta siguronte bukën për disa muaj dhe më shumë ishin të uritur se të ngopur. Ai ishte pajtuar si bari delesh ne Selenicë të Kolonjës te Cute Selenica, i cili ishte beu i fshatit. Ai të paktën ushqimin e kishte të siguruar por arrinte që herë pas here ta ndihmonte edhe familjen me ndonjë kacidhe. Puna si bari kishte qenë e rëndë pasi beu ishte shum kërkues dhe i pamshirëshëm me barinjtë dhe puntoret tjerë e jo rrallë edhe i rrahte pa ndonjë arsye. Jani ende nuk i kishte mbushë tetëmbdhjet vjeç dhe pothuajse jeta ne shërbim të beut i ishte bërë e pamundur. Një ditë derisa po ruante bagëtin ishte zënë keq me beun. Ai e kishte share duke e quajtur harbutë e leckaman e kur ky ia kishte këthyer ai kishte zbritë nga kali dhe kishte dashur ta rrahte me kamxhik siq bënte edhe herave tjera por djaloshi i kishte kap kamxhikun dhe pastaj kisht ikë. Cute beu i xhindosur ishte nxjerrë koburen dhe kishte qëlluar në drejtim të çunit i cili duke devijuar rrugën kishte hy në një pyll dhe kishte shpëtuar. Ai kishte dëgjuar nga barinjt më të vjetër se asaj ane ishin formuar disa qeta partizane. Ai shkoi në Dardhë të Korçës dhe akoma pa i mbushur 18 vjeç pranohet në një njësit partizan meq kishte lëshuar shtat dhe për vitet që kishte ishte mjaftë I fuqishëm. Pastaj gjatë betejave ishte treguar trim dhe shok i përkushtuar pa bishtnuar asnjëherë urdhërave te eprorëve. Ishte plagosur tetë here goxha rend por kishte shpëtuar gjallë. Ai ishte teguar edhe shum human me të plagosurit dhe të vjetërit në qet kështuqë shumë here ishte paraqit vullnetar në akcione të ndryshme në vend të atyre qe ishin të lodhur apo akoma të pasheruar sa duhet.
Për trimërin e treguar në luftë ishte dekoruar gjashtë here nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë nacionalçlirmtare të Shqipërisë dhe shi për këtë mënjëherë pas lufte e dërgojnë në shkollën për oficer të cilën e mbaron me sukses dhe gradohet toger. Më von sistemohet me shërbim ne sektorin e mbrojtjës së kufirit në vende te ndryshme.
Në natën e 20 marsit të vitit 1957 toger Jani Zoga ishte komandant në pikën e kufirit në Braqanj te Devollit. Kishte qenë një natë e zakonshme derisa dikur në oret e vona nuk kishte rënë zilja e telefonit. Jani ishte shqetsuar sepse në vitet e pasluftës ushtria Greke provokonte shpeshë në kufi dhe nuk ishin të rralla as luftimet me ta. Jani Zoga nxitoi të ngrinte receptorin. Në anën tjetër të telefonit njohu zërin e Xhelo Abazit, komandant i postës së kufirit në Kozel të Kolonjës. Ndryshe nga sa priste, biseda nisi me fjalët e zakonshme, por në zërin e Abazit dukej se kishte një shqetësim të fshehur. Xhelo Abazi po e pyeste se si ia kishte kaluar ato ditë të ftohta të marsit… e pyeti për familjen… Biseda pati një hyrje të gjatë, gati të mërzitshme. Pytetjet dukeshin sikur nuk kishin lidhje njëra me tjetrën. Ishte e dukshme që Abazi po përpiqej të gjente fjalën e duhur për të hyrë në temë. Edhe Jani Zoga po ndjente se po afronte çasti për marrjen e lajmit. Nuk e dinte nëse do të ishte i mirë apo i keq.
Propozimi për vrasje
-Më thuaj përse më telefonove kaq vonë- i tha Jani Zoga.
-Kemi vendosur të vrasim një njeri- tha Xhelo Abazi. –
-Të vrasim një njeri?-pyeti i habitur Jani Zoga. -Si ta vrasim?
Parandjenja se diçka e tmerrshme kishte për të ndodhur, doli të jetë e vërtetë.
– Po kush është ky njeri?. Xhelo Abazi e vonoi disi përgjigjen, pastaj ftohtë kishte thënë
– Njeriu që do të vritet është Sabri Rakipi, bashkëfshatari tënd. Hutimi i Jani Zogës u bë edhe më i madh. Nuk po kuptonte asgjë.
– Pse duhet të vritet Sabri Rakipi?- e pyeti.
– Do ta vrasim sepse ka mundësi që të arratiset,ja kishte këthyer Xhelo Abazi. Jani Zoga kishte filluar të qeshte me të madhe.
-Ore Xhelo, po tani në mes të natës e gjete të bësh shaka të tilla !
Xhelo Abazi ishte nga Qesarati i Tepelenës, njeri i afërt i Mehmet Shehut. Në atë kohë ishte 44 vjeç. Jani Zoga ishte nga Shtitka e Kolonjës, vetëm 33 vjeç. Që të dy mbanin gradën e togerit dhe njiheshin prej kohësh.
Nuk është shaka, ishte përgjigjia e Xhelo Abazit- Sabri Rakipi do të vritet. Për vrasjen e tij është në dijeni komiteti i partisë dhe komiteti ekzekutiv i rrethit Kolonjë, sekretari i organizatës së partisë në Shtitkë, Petraq Xheka edhe disa anëtarë të këshillit popullor të fshatit… Gjithçka duhej të mbahej e fshehtë… Për vrasjen e tij ka dijeni edhe komandanti i kufirit në Korçë, Zija Kambo dhe Kryetari i degës së brendshme në Korçë Jani Naska, por edhe Nevzat Hasnedari. Për Jani Zogën tashmë nuk kishte më asnjë dyshim: Sabri Rakipi do të vritej.
-Kjo është çmenduri ju nuk mund ta vrisnin Sabri Rakipin- u përgjigj Jani Zoga, jo se ai është bashkëfshatari im, por sepse ai është plak, po u afrohet të 80-ve dhe nuk mund të arratiset dot edhe po të dojë se është keq edhe nga shëndeti… duhet të ketë ndonjë keqkuptim… familja e tij e mbështeti luftën… ka qenë edhe në aksionin për prerjen e shtyllave të telefonit në fushën e Qinamit. Është gabim kjo që po më thoni…
– Nuk ka asnjë gabim,- tha Xhelo Abazi,- Sabri Rakipi ka filluar ta dredhë bishtin, ne kërkojmë bashkëpunimin tënd. Në zërin e Xhelo Abazit ndihej nervoziteti. Edhe Jani Zoga nuk ishte më i qetë:
-Ju këshilloj që të mos e bëni një gjë të tillë se do të mbani përgjegjësi ju jeni çmendur,dhe Jani e kishte lëshuar receptorin e telefonit i shqetësuar.
– Atë natë nuk pata gjumë, kishte treguar në familjen e tij Jani Zoga. Ai ishte i martuar, kishte tre fëmijë: Petraqin dhe Lazin, fëmija i tretë i vdiq i vogël.
– Nuk mund ta besoja dot se si mund të vritej një njeri i pafajshëm. Nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte me njerëzit që kishin ardhur në pushtet,ju kishte thënë i shqetsuar familjarëve te tij toger Jani. Për vrasje prapa shpine kishte dëgjuar edhe në kohën e luftës, por askush nuk e dinte si kishte ndodhur dhe përse. Të qenit i ri nuk i jepte mundësi të kuptonte më shumë. Gjithçka kryhej në fshehtësi të plotë. Tashmë nuk mund të ndodhnin më vrasje të tilla me një plumb pas koke, por metodat e luftës për eleminimin e kundërshtarëve por ja që po mbaheshin gjallë akoma. Zyrtarët kishin filluar të silleshin me agresivitet. Ndoshta atje në kupolën e shtetit nuk dinin asgjë se çfarë ndodhte poshtë… Të paktën kështu mendonte në atë kohë Jani Zoga. Një rast i tillë i kishte ndodhur edhe në lokalitetin e fshatit Qafëzez. Kryetari i lokalitetit, një farë Myrto nga Luarasi, po sillej gjithë arrogancë me një grua që kishte shkuar atje për t’i qarë hallet. Myrtoja dëgjonte dhe i përgjigjej me ironi. Nuk kishte mundur ta duronte.
– Mos u sill kështu me hallexhinjtë- i kishte thënë Jani Zoga, sepse nuk kemi ardhur në pushtet për të nëpërkëmbur njerëzit. E kishte mbërthyer për gryke dhe e kishte nxjerrë nga zyra. U bë shumë zhurmë, por fatmirësisht asaj radhe nuk pësoi ndonjë gjë. Kundër kishte dalë edhe kur Mehmet Nazarkon, familje patriotësh nga Helmësi, kërkonin ta shpallnin kulak. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe për Miço Priftin nga Shtika, për Sulo Tefikun nga Qinami dhe për disa banorë të Devollit. Shpresonte shumë se ky vend do të kishte drejtësi. Tashmë kur po përgatitej vrasja e Sabri Rakipit nuk ishte i sigurtë nëse do ta ndalte dot atë vrasje, por besonte shumë se Xhelo Abazi nuk do të kishte guxim t’i shkonte deri në fund aventurës së tij. Nëse do të ndodhte, Jani Zoga do ta denonconte.Ai e kishte këshilluar Xhelon most a bënte një gë të tillë sepse do të pësonte si kohë më parë për informacione të rreme për punonjësin e sigurimit të shtetit njëfar Ibrahimin nga Luarasi që punonte në Pogradec.
Rrëmbimi i Sabri Rakipit
Vendosmëria e toger Janit për ta denoncuar me gjasë nuk i kishte bërë aq përshtypje Xhelos i cili kishte vendosur ta kryej krimin ndaj të moshuarit jo përfarë patriotizmi po më shumë për motive të dobëta.
Kështu me 25 dhjetor te viti 1957 kishte dërguar dy njerëz të armatosur në fshatin Shtikë për të kidnapuar Sabri Rakipin. E kishin rrëmbyer të moshuarin i cili nuk e kishte pas iden se çfarë po ndodhte dhe e kishin çuar deri në afëris të kufirit me Greqin që të dukej si tentativë arratisje dhe e kishin vrarë pa mëshirëshem. Mëngjesin e asaj dite lajmi u përhap me shpejtësi.Agjentet e ndryshem kishin përhapur fjalë kinse plaku i gjor kishte dashur të arratisej pasi gjoja kishte qenë ne sherbimin sekret te armikut por “falë vigjilencës së organeve te partis ishte hetuar dhe likuiduar”. Tmerri kishte përfshi gjithë Kolonjën. Pak kush i kishte besuar asaj propogande sepse e njihnin mire plakun Sabri por askush nuk kishte guxuar të thoshte asnjë fjalë.Viktimën e kishin ngarkuar në një mushkë për ta çuar në qytetin e Ersekës. Kufoma mbeti për tre ditë në qendër të qytetit, mes Komitetit të partisë dhe komitetit Ekzekutiv. Duhej ta shikonin të gjithë e të gjithë ta pështynin sepse partia e kishte shpallur tradhëtar.Në një transparent kishin shkruar: “Ja kështu do ta pëson çdonjeri që do të tenton të arratisej”. Po atë mëngjes lajmi do t’i mbërrinte edhe Jani Zogës.Ai kishte vendosur të kërkonte të zbulohej e vërteta se si kishte ndodhur vrasja. Ai e denoncoi te organet e rendit Xhelo Abazin dhe tregoi për biseden qe e kishte pas me te kur ishte kujdestar dhe për oferten qe i kishte bërë për te likuiduar fshatarin e pafajshëm. Policia kishte ndërmarrë një akcion dhe kishte arrestuar katër veta: toger Xhelo Abazi nga katundi i Qesaratit të Tepelenës i datëlindjes 1913. Ushtar Ibrahim Budini i datëlindjes 1936 nga fshati Selishtë i Peshkopisë, efektiv i repartit 425 në Bilisht, arrestuar më 10 maj 1957. Rreshter Paskal Naska, i datëlindjes 1936 nga Qilarishta e Përmetit, efektiv i repartit 8800, u arrestuar më 31.8.1957. Si dhe Halil Xibri. Këta persona dhanë dëshmit e tyre për vrasjen makabër te Sabri Rakipit të pafajshëm para Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë
e përbërë nga Nënkoloneli Mustafa Qilimi kryetar, Nënkoloneli Sotir Spira, anëtar dhe nga major Hilmi Telegrafi, anëtar. Jani Zoga kishte deklaruar se toger Xhelo Abazi e kishte marrë në telefon më 20 shkurt në postën kufitare të Braçanjit në Bilisht, ku i kishte kërkuar që të bashkëpunonte për vrasjen e Sabri Rakipit, pasi për ekzekutimin e tij kishte biseduar edhe me sekretarin e organizatës së partisë Petraq Xheka dhe me të tjerët.
Plani ishte bërë që Sabri Rakipi të vritej ose kur të shkonte në mal në arat e tij për të punuar, ose kur të shkonte me bagëti,skenarin e kemi përgatitur, i kishte thënë Xhelo Abazi.
Ushtar Ibrahim Budina kishte deklaruar që e kishte nxitur Xheloja që natën e 25 marsit të vitit 1957 që së bashku me shokun e tij Halil Xibrin të shkonim dhe ta merrnim Sabri Rakipin në shtëpinë e tij, duke e mashtruar sikur e kërkonin në postën kufitare të Kozelit. I moshuari kishte hetuar se diçka nuk shkonte dhe kishte refuzuar të vinte, por ne e rrëmbyem me forcë dhe e çuam në zonën e ndalur mbi vendndodhjen e arave të tij dhe aty e vramë- kishte përfunduar ai.Ibrahim Budina kishte qëlluar me automatik nga mbrapa, kurse Halil Xibri kishte qëlluar me pushkë. Sipas të akuzuarve krimi u bë për lavdi, për interes shpërblimi me leje, dhe për qëllime propagande për të tmerruar gjithë banorët e rrethit Kolonjë dhe gjithë Shqipërisë.
Halil Xibri kishte deklaruar: – Mua më njoftuan katër orë përpara vrasjes, veprimi im ka qënë shoqërues nga shtëpia deri të vendi ku e vranë. Atë natë shërbimin e kishte Kol Frani, po atë e hoqën nga shërbimi sepse nuk i besonin dhe si më të besuar më morën mua për të kryer vrasjen. Ne e morëm shpërblimin e premtuar dhe lavderimet për aktin kinse heroik që kryem, por në të vërtetë doli të ishte akt kriminal. Sabri Rakipi ishte i pafajshëm, ne e gjetëm në shtëpinë e tij me fëmijët.
Paskal Naska deklaroi: Pranoj fajin që nuk i denoncova,por këtë e bëri Jani Zoga.
Pasi kishte dëgjuat të pandehurit kolegji i gjykatës së lart ushtarake kishte shqiptuar denimet për të pandehurit. Xhelo Abazi ishte denuar me 25 vjet burg,
Ibrahim Budina gjithashtu me 25 vjet burg, rreshteri Paskal Naska u denua me 15 vjetë burg dhe Hali Xibri poashtu me 15 vjet heqje lirie.
Jani Kristo Zoga-Komandant i postës Braçanj Devoll.
Toger Jani Zoga kishte menduar se drejtësia kishte shkuar në vend. Katër persona ishin dënuar për vrasje me dashje në bashkëpunim. Por zhgënjmi i tij do të ishte i madh. Asgjë nuk kishte ndryshuar nga metodat e përdorura në kohën e luftës. Kishte kaluar vetëm pak kohë, kur Jani Zogës i mbërriti lajmi se Xhelo Abazi, dhe ishte liruar kise në munges provash por kurr nuk ishte bërë e ditur kush kishte dhën urdhër për lirimin e tij po një gjë dihej,ai ishte mik i mir me Mehmet Shehun dhe Kadri Hazbiun.Jani ishte i vetëdijshëm se Xhelua do të bënte çmos që ti hakmirrej për denoncimin qe ky i kishte bërë te organet e policis dhe tanimë ishte bindur për lidhjet e tij me kreun e shtetit.Nuk vonoi e doli qe Jani kishte pas të drejt sepse filluan ti vinin vërdall gjithnjë e më shum njerëzit e sigurimit të shtetit,kinse për të kontrolluar postën kufitare të Braçanjit në Devoll. Nuk vonoi shumë dhe Jani Zoga u transferua në një nga postat kufitare të Leskovikut. Edhe aty njerëzit e sigurimit do të vinin shumë shpesh. Diçka po përgatitej në fshehtësi. Njerëzit e sigurimit nuk silleshin më ashtu si më parë.Gjithnjë ishin provokues në bisedat e tyre. Më 16 maj të vitit 1959 ata erdhën përsëri. Kësaj radhe, prezantimi i tyre ishte tepër miqësor. Lavdërimet për punën e togerit Jani Zogës ishin të mëdha.Ai e kishte hetuar se diçka po zihej kundër tij po nuk po e kuptonte dot. Atë ditë ai grup ushtarakësh nga kryeqyteti pasi kishte inspektuar posten ushtarake e kishin ftuat toger Janin qe te drekonin së bashku. Gjatë drekës ai kishte marrë lëvdata nga eproret.
-Dëgjo toger për punën e shkelqyer qe po bënë kemi vendosur që te shperblejmë me një udhëtim turistik në Bashkimin Sovjetik- i kishte then eprori.Ai kishte shtuar se atje do të shkonin për vizit edhe shum ushtarak të tjerë. Jani ishte gëzuar sepse atëherë ishte ëndërr e çdo ushtaraku ta vizitonte “atdheun” e komunizmit BRSS. Pasi drekuan, i kishin thënë të behej gati se do të niseshin për në Tiranë.
– Do të takohesh edhe me ministrin bashkë me disa të tjerë dhe pastajdo të udhëtoni për në Bashkimin Sovjetik.I kishin hipur makinës dhe ishin nisë. Rruga nga Lesoviku në Korçë, kalon afër fshatit të Jani Zogës. Kur mbërritën te kryqëzimi i rrugës, Zoga u tha:
-Po zbres këtu që të përcillem me familjen dhe nesër në mëngjes do nisem drejt Tiranës.Pa mbaruar akoma fjalën njerëzit e sigurimit i ishin hedhë sipër dhe duke e kërcnuar me armë ia kishin lidhur duart.
-Mish të ngordhur ha kushdo, u kishte thënë Jani Zoga, por nëse e mbani vetën për burra, dalim ballëpërballë njëri-tjetrit dhe shohim kush jeni ju dhe kush jam unë. Për këtë ndodhi brenda automjetit është treguar nga Zija Kambo, e të pranishëm ishin edhe ushtaraket Bari Meka dhe Fiqiri Meka miq të familjes Zoga. Pas arrestimit të Jani Zogës lista u zgjërua edhe më shum,pas pak ditësh do të arrestoheshin edhe Mustafa Spaho, Remzi Tarelli, Zenel Tarelli, Musa Çeliku, Myfit Tarelli, Islam Tarelli, Tefik Tarelli dhe Nehat Tarelli, pothuajse te gjithë te njohur dhe familjar te togerit Zoga me pretekst se këta nën komanden e e tij kishin pregaditur atentat ne Hrushqovin i cilia to ditë do ta vizitonte Shqipërin dhe një ditë do të vinte edhe në Korçë.
Sipas tyre, Jani Zoga bashkë me disa të tjerë ishte vënë në shërbim të shtetit grek. U akuzuan sikur agjentura greke i kishte pajisur me armatime, me municione, me radiondërlidhëse me flori, dollarë, lekë shqiptare e gjithçka tjetër.
-Jeni agjent i grekut, i thanë. Jani Zoga në mbrojtjën e tij u kujtoj njerëzve të sigurimit se si kishte luftuar i vetëm me bandat greke te cilat menjëherë pas lufte kalonin kufirin për të plaqkitur. Kishte qenë viti 1946. Në atë kohë shërbente si komandant në postën e Gjonçit në Kolonjë. Ushtarët gjendeshin në pushimin e drekës. Pikërisht në këtë çast ai pa një skuadër greke që po i afrohej postës. Nuk e mendoi dy herë. Mori mitralozin dhe nisi të qëllonte. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se si grekët u zbrapsën me panik. Pak më vonë të gjithë ushtarët e postës hynë në luftim dhe i ndoqen Greket.
– Ju po më dënonin sepse mbrojta vendin tim, u tha Jani Zoga. Megjithatë togeri Jani Zoga, së bashku me dy të tjerë u dënua me pushkatim.
Falsiteti i hetimeve
Pas dhënies së dënimit, nga Gjykata Ushtarake, të arrestuarit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit pati kurajon të kërkonte sqarimin e disa rrethanave. Pretendohej se ishim marrë armatime bomba, radiondërlidhëse, flori e tj. Atëherë ku janë të gjitha këto? kishte kërkuar të dinte Gjykata e Lartë. Për muaj të tërë u vunë në kërkim të aramatimit. U gërmuan të gjitha shtëpitë e fisit Zoga, u gërmua edhe në shtëpinë e fqininjve, u bënë edhe arrestime të tjera, nisën internimet, por asgjëkund nuk gjet gjë. Më në fund u tha se ishte gjetur një radio në një pyll. Vetëm kaq. Pesë të tjerët që e kishin pranuar akuzën u dënuan me nga 25 vjet burg. Gjatë një takimi që patën me Kadri Hazbiun, I kishin thënë se e kanë pranuar akuzën sepse nuk i duronim dot torturat. Atij i ishte lutur qe mos ti pushkatonte tre ushtaraket të cilët ishin dënuar me vdekje po ti dënonim me burg deri në një vendim tjeter pasi që nuk kishin bërë asnjë faji. Por historia ishte e mbyllur që nga dita e parë që kishte filluar hakmarrja e Xhelo Abazit, mikut të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut do të shkonte deri në fund.Jani Zoga kurrë nuk e pranoi atë qe nuk e kishte bërë dhe u denua me vdekje.U pushkatua me 16.dhjetor te vitit 1960 dhe sot e kësaj dite nuk i dihet varri..Ne si familje nuk denim asgjë për krejt këtë skenar makabër Mendonim se Jani ndodhej me detyr ne Leskovik dhe nisem te shqetsohemi që nuk po vinte ne shtepi për vikende vazhdon rrëfimin Vasili.Në fakt kishte ca zëra që thoshin se ai është arrestuar po ne nuk besonim edhepse sa here takoheshim me fqinjët tanë ata ishin disi te ndrojtur dhe shpesh devijonin rrugen qe most most ë na përshendesnin dhe kjo na bëri të besojm se diçka I ndodhur Janit. Është edhe një fakt interesant: Jani ka pasur një qen te cilin e kishte rritur vetë dhe e pat pagëzuar Tigri. Ai ato ditë ishte shum i shqetësuar dhe vazhdimisht ulurinte. Babai na dërgoi në Korçë te kryetari I degës Jani Naska i cili na priti mire dhe tha se nuk kemi arsye te brengosemi sepse Jani është shendosh e mire dhe po kënaqet ne një vizit zyrtare ne Bashkimin Sovjetik.Ne nuk u besuam sepse nuk mund ta merrnim me mend qe ai ka mundur te ik pa u përshendet me familjen. Pas dy muajve na arriti një letër nga Bashkimi Sovjetik që e deshmonte vula ne pullen postare.Babai ynë Kristoja na urdhëroi q eta hapnim. Ishte një letër me disa rreshta dhe mbante daten: 5.7.1959.Ne te shkruante se atje po kënaqej por kishte problem shendetsore pasi qe ishte bërë opracion nga majasëli dhe se po kujdeseshin për ti shumë mire,madje kishte dërguar dhe një fotografi me rroba spitali dhe një pako me disa paqeta duhan.Nuk mund të besonim se kjo ishte e vërtet dhe shkuam në Tiranë te Kadri Hazbiu për ta qajtur hallin. Ai na premtoi se Jaqni shpejt do të këthehej në shtëpi.Pritja jon nuk zgjati shumë dhe filluan të na arrestonon njerin pas tjetrit.Vëllai Qirijako u arrestua dhe u denua me 15 vjet heqje lirie,unë u denova me 12 vjet,xhaxhai Miti u denua me 8 vjet,dhëndërri I tij Naum Jorgji dënua me 15 vjet.Nga fshati u arrestuan edhe këta persona:Dalip Rakipi,Serafin Robo,Jaho Dervishi etj.kurse krejt familja e Sabri Rakipit u internua me pretekst se do të arratisej.Xhaxhai yn Kosta vdiç ne internim ne moshen 80 vjeçare kurse u internuan edhe biri I tij Kosta dhe nusja Amalia. As pas burgosjes ton sigurimcat nuk e lan të qetë familjen e ne veçanti gruan e Janit Aleksandren. Bile ata një ditë e kishin vrarë edhe qenin e togerit derisa po shkonte pas deleve. Në këtë vend nuk do të kishte asnjëherë drejtësi, ashtu siç kishte ëndërruar dhe luftuar toger Jani Zoga, sepse në krye të këtij vendi drejtonin njerëz kriminelë si ish-drejtori i sigurimit të shtetit Mark Dodani me kompani, të cilët kanë kurajo e dalin të flasin për patriotizëm, kur vranë e shkatërruan jetën e mijra shqiptarve. Madje jo vetëm kaq, ata u pushkatun si agjent dhe poli agjent të shërbimeve të huaja. Jam gati të ballafaqohem në çdo televizion me këdo dhe me dokumentacion për gjithë të vërtetat përfundon rrëfimin e tij 75 vjeçari Vasil Zoga nga Korça.
– Kontakti me autorin: [email protected]