BILALL SHERIFI: EULEX’i – MJEK SHËRUES APO EUTANAZIST?!

Prishtinë, 24. 04. 2015 – Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, përmes RTS-së (Radio televizioni i Serbisë) nga Beogradi, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin”, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”. Nuk do të bëj ndonjë zbulim nëse them se, zakonisht rezultatet e mjekut në luftën kundër epidemive, në këtë rast kundër korrupsionit maten. Meqë z. Meucci e ka përdorur metaforën e mjekut po vazhdoj edhe unë me të. Kur një mjek që shkon në një vend për të luftuar epideminë dhe megjithatë edhe pas 7 viteve punë “të pa lodhshme profesionale” numri i të sëmurëve jo vetëm që nuk është zvogëluar por është rritur edhe më shumë se sa kur ka filluar punën, atëherë mjekëve të tillë liçenca për të punuar si mjek do t’i ishte hequr moti kohë.
Pos nëse misioni i këtij lloji të mjekut do të kishte qenë EUTANAZIA por në asnjë mënyrë shërimi. (Kuptimi juridik i termit Eutanazi është “vrasje” që përfshinë një ndërhyrje të qëllimshme e ndërmarrë me qëllimin e vetëm të përfundimit të një jete).

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci.

Fatkeqësisht lajmet që ditëve të fundit janë bërë publike, EULEXI-it më shumë i shkon e para sesa e dyta, pra EUTANAZIA. Në këtë rast rezultatet e këtij mjeku (EULEX-i) do të vlerësoheshin si të jashtëzakonshme.
Situatën me Eulexin në mënyre perfekte e ilustron ky proverb popullor:
Në një fshat u kishte rënë derxha (semundja) e pulave dhe një fshatar të cilit i ishin sëmurë pulat kishte shkuar te një veterinar për të kërkuar ilaç. Ai i tregon veterinarit për hallin e tij dhe i kërkon ndihmë.
Veterinari si “ekspert” që ishte morri disa ujëra i përzjeu dhe i tha fshatarit ta marrë këtë ujë dhe t’ua jep pulave tri herë në ditë nga një lugë. Fshatari i gëzuar për ilaçin vrapoi për t’u kthyer sa më shpejt në shtëpi, i zbatoi këshillat e veterinarit me përpikmëri, por në vend se pulat të shëroheshin ato sëmureshin edhe më shumë, madje filluan edhe ti ngordhin.
Fshatari shkoi sërish te veterinari dhe i tha që gjendja e pulave tani pas dhënjes së ilaçit të tij është më e keqe sesa që ishte më parë.
Veterinari sërish i përzjeu disa ujëra dhe i tha që sërish të veproj njëjtë.
Fshatari sërish bëri ashtu siç i tha veterinari dhe rezultatet ishin edhe më të këqija, sëmureshin më shumë pula dhe ngordhnin edhe më shumë.
I shkreti fshatar sërish shkoi te po i njëjti veterinar dhe tani i mllefosur i tha: z. veterinar sërish po më sëmuren dhe po më ngordhin edhe më shumë pula, aman a ke ndonjë ilaç më të mirë? Veterinari tani ia ktheu: more tregom ti a të kanë mbetë ende pula se unë ilaçe kam sa të duash.

– Kontakti me autorin: [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura