MIMOZA AGALLIU: NË EMËR TË DASHURISË PËR JETËN (Skicë)

Tiranë, 26. 03. 2015 – Nuk po e gjej shpirtin sonte… Si një trup i ngurtë shëtit në skaje të panjohura më parë. Kërkon fundin e gjithëçkaje, ndoshta të asgjëje. Arrin të shoh të fshehtat e asaj, që ne jetojmë. Një mal me dhimbje, një qiell me dashuri. Një lumë me pikëpyetje. Vuajmë, dashurojmë, përsëri falim.
Xhelozojmë për atë, që jeta nuk na i dha kurrë. Luftojmë t’i kemi të gjitha, gjithçka. E dimë, kuptojmë, por nuk duam të besojmë se bota është pafundësi, marrëzi. Nga kjo bëhemi dyshues, revoltues… Fillojmë e sulmojmë gjithçka…e këdo. ..kudo… Arrin shkatërrimi, rifillojmë përsëri nga e para. Sa e vështirë qenka boshësia, sa e paarritshme qenka plotësia. Në kufirin e mosdijes gabojmë. Herë lemë të na korrigjojnë e herë vetkorrigjohemi. Gjithmonë arrijmë diku. Nuk ndalemi kurrë. ‘Luftë’ (kontradiktë)mes shpirtrash kjo jona. Diku arrij ta shoh shpirtin… mes tingujve të çmendur të një muzike a sonate. Rend bashkë me notat nëpër qelizat e thella ku zien emocioni. Kërkon të shpërthejë bashkë me muzikën, aromën e zjarreve. Aty prek jetën. Shpërfill errësirrën, prek dritën, ëndërrojmë dhe harrojmë njëkohësisht. Sytë i kemi ngjitur me qiellin. Frymëmarrja është bërë erë… Trupi digjet mes yjesh. Shkëlqimi deh shpirtin. Atë çast çdo shpirt bëhet një zot i gjithësisë… Duam të zgjat në kohë, por përplasemi me tokën, ku fillon rrokullisja mes zhurmës dhe qetësisë. Ecim të zhytur në brenga mes dritave. Ecim mes shkëlqimit të rremë.

Mashtrimi ka buzë të bukura, trung të shtrembër…
Ndodh të takojmë përqafime qiellndezëse, por shuhen si fishekzjarre në prag festë. Kështu ndodh…shpirti merr udhën e rrudhjes. Shpirti plaket kur nuk puthet, përqafohet..ledhatohet, mashtrohet nga kush mundet. Kërkon strehë në errësirrë të ndizet sërish për një tjetër udhë drejt qiellit. Pastaj, pastaj në rrugëtimin e fundit, atje ku ka gjetur strehën e përjetshme mes mugëtirës së bardhë… Dikush ka lënë një këngë në mes, dikush një puthje në buzë, dikush një përqafim pa dhënë, por përsëri shpirti nuk shuhet, takohet në mjegullën e bardhë për një udhëtim të ri drejtë një tjetër bote, që nuk e kuptoj askush nga vinte, e ku shkonte… Atëherë themi fjalët ngushëlluese se, kush është jeta, një ëndërr apo realitet ?! E prekëm…. na afroj.
E puthëm, na bekoj,
E urryem s’na mohoj,
E deshëm na pranoj,
I dhamë ëndërr na dha kuptim,
I dhamë kuptim na dha të ardhme,
I dhamë shpresë na dha besë,
I dhamë besim na dha force,
I dhamë vepra na dha vlera,
I dhamë sakrifica na dha rrënjë,
I dhamë vullnet na dërgoj larg,
I dhamë ide na dha siguri,
Në fund të fundit, ndoshta,
i dhamë gjithçka mundëm, por na dha kaq pak…
Na dha buzëqeshje, ekzistencë. i lamë histori…

Na dha mundësi i dhamë vazhdimësi. Kështu shpirti shëtit në format më të çuditshme të realitetit duke bërë të ëndërroj, realizoj, filozofoj, jetoj, derisa të mbarojë këtë mision për të rifilluar një epokë të re pas kësaj në emër të dashurisë dhe vazhdimësisë…

– Autorja është pedagoge, poete dhe prozatore.

…………………………………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura