XHELAL ZEJNELI: SAMUEL BEKETI – NDËRTUES I SHKATËRRIMEVE

Shkup, 12 shkurt 2021: Samuel Beketi (Samuel Barclay Beckett, Foxrock afër Dublinit, 13.4.1906 – Paris, 22.12.1989) është romancier dhe dramaturg. Është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Familja e tij i takonte shtresës së mesme. Babanë e kishte gjeometër, ndërsa të ëmën – infermiere. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi në gjuhën frënge, për t’i përkthyer pastaj në gjuhën angleze. Studio në Dublin. Punoi si lektor dhe si profesor inordinar i gjuhës angleze në École Normale Supérieure në Paris.
Ishte shok dhe një kohë të caktuar edhe sekretar i prozatorit dhe poetit irlandez Xhejms Xhojsit (James Joyce, 1882-1941). Përktheu në frëngjisht një fragment të romanit të tij “Zgjimi i Feneganit” (Finnegans Wake, 1939). Vajza e Xhojsit – Lusi (Lucy) kishte simpati ndaj Beketit, por ky e refuzoi. Si rrjedhojë, autori i “Uliksit” (Ulysses, 1922) filloi të distancohet prej tij.

Në vitet ‘30 të shekullit XX, Beketi u njoftua në Paris me Suzanne Georgette Anna Déchevaux-Dumesnil (1900-1989). Që atëherë e deri në martesë, ajo ishte e dashura e tij. Më 1937 Beketi erdhi në konflikt me të ëmën, ndërsa prej vitit 1938, jeton në Paris. Pas shumë vitesh, përkatësisht në vitin 1961, Beketi dhe e dashura e tij Suzan, u kurorëzuan. Martesa ndodhi në Paris, në një ambient intim. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Beketi iu bashkua lëvizjes së qëndresës në Francë.

Prej vitit 1945 shkruan në frëngjisht. Opusi i tij intrigues tërësisht i kushtohet përsiatjes së tjetërsimit njerëzor dhe vetmisë. Është autor romanësh, tregimesh dhe poezish. Famë botërore fitoi me dramat, sidomos me “Duke pritur Godonë” (En attendant Godot, 1952) dhe “Fundi i lojës” (Fin de partie, 1957).
Beketi, bashkë me dramaturgun francez me prejardhje rumune, nga nëna franceze, Ezhen Jonesko (Eugène Ionesco, 1912-1994) dhe me poetin, romancierin dhe dramaturgun francez, i cili kurrë nuk i ka parë prindërit e vet, Zhan Zhene, (Jean Genet, 1910-1986), është një nga autorët më të spikatur të teatrit të absurdit. Drama e Joneskos “Këngëtarja tullace” (La Cantatrice chauve, 1850) është e njohur në përmasa botërore.
Antiteatri i Beketit, i përshkuar nga gjurmët e surrealizmit, të Xhejms Xhojsit, të tregimtarit austriak me prejardhje hebraike, Franc Kafkës (Franz Kafka, 1883-1924) dhe të romancierit, eseistit dhe dramaturgut francez, nga nëna spanjolle, Alber Kamysë (Albert Camus, 1913-1960), ndikoi fuqishëm në zhvillimin e teatrit bashkëkohor. Nëna e nobelistit të famshëm gjenial – Alber Kamysë, ishte analfabete dhe gjysmë shurdhe.
Beketi i pranoi idetë ekzistencialiste të romancierit, filozofit, dramaturgut dhe kritikut francez Zhan-Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980) dhe të filozofit gjerman të ekzistencializmit, Martin Hajdeger (Martin Heidegger, 1889-1976) dhe zbatoi konceptin e teatrit të absurdit, ideja e të cilit buron nga Alber Kamy.
Beketi u ndikua edhe nga filozofia e filozofit gjerman Imanuel Kant (Immanuel Kant, 1724-1804), e filozofit dhe eseistit gjerman Artur Shopenhauer (Arthur Schopenhauer, 1788-1860) dhe e dramaturgut e kritikut gjerman Gothold Efraim Lesing (Gotthold Ephraim Lessing, 1729-1781).
Dramat e Beketit janë statike, ciklike, parodizojnë dramatiken dhe tragjiken dhe nxjerrin në pah dëshpërimin e njeriut, në kërkim të fatit. Protagonistët janë individë pa strehë, klounë, pleq të sëmurë apo invalidë, të privuar nga konteksti apo nga çfarëdo rrethimi qytetërues, paraqiten nga dy dhe zhvillojnë biseda të gjata, të palidhura deri në shkatërrimin e leksikut, si në pjesën “O ditë të bukura” (Oh les beaux jours, 1963), pas së cilës mbetet vetëm zëri i dehumanizuar.
Në pjesën “Shiriti i fundit” (La Dernière bande, 1958) e kemi personazhin tipik beketian të privuar nga vetitë dhe veçantitë psikologjike, të humbur në hapësirë dhe në kohë, të reduktuar në ekzistencë lakuriqe dhe në zë që flet për vete.
Ky automatizëm i të folurit është i pandalshëm, ndonëse fjalët nuk kanë as mesazhe dhe as përmbajtje. Shqiptohet heshtja dhe asgjëja, por edhe të pamposhturit e instinktit krijues.
Beketit i intereson qenia e vetë gjuhës. Zëri vjen nga largësia, nuk i përket autorit, por vetëm kalon nëpër të, vjen nga mbarë njerëzimi. Duke zëvendësuar gjuhën amtare me frëngjishten, Beketi e forcon përshtypjen e tjetërsimit. E zhveshur dhe bizare, shprehja e tij përmbledh vrazhdësinë e ekzistencës, tekstet i bën abstrakte pothuajse në mënyrë asketike.
Sëmundjet e ndryshme dhe mjerimi nëpër të cilat shkrimtari e kaloi një pesë të jetës së vet u reflektuan në botën letrare të tij, të përcjellë me rezignim dhe absurd. Prore janë të pranishme temat: kalimi i kohës, pritja, banaliteti i përditshmërisë, pamundësia e komunikimit, vetmia, tatëpjeta, vdekja dhe shumë rrallë kujtimet, shpresa dhe lakmia.
Heroi i romanit të parë të Beketit, (së pari të shkruar në anglisht) “Murphi” (1938), i veçuar dhe i mbyllur në vetvete, e pret vdekjen dhe shndërrohet në larvë. Edhe romanet “Malloy” (1951), “Malone po vdes” (Malone meurt, 1952), “Pa emër” (L’ Innommable, 1953) karakterizohen nga rrënimi i personazheve dhe i mekanizmave narrativë.
Shkatërrimin fizik e përcjell edhe vdekja e sintaksës. Zhduken karakteristika e stilit, mbizotërojnë monologu i brendshëm i palidhur dhe asociacionet e zbrazëta.
Si në prozën e Beketit, ashtu edhe në dramat e tij flitet për pamundësinë e njohjes, për mungesën e ndjenjave dhe për varfërinë e brendisë së njeriut. Toni i tyre është sarkastik dhe vetëshkatërrues. Megjithëkëtë, në mënyrë paradoksale ato krijojnë ndjenjën e një shprese të re, dramën e shndërrojnë në farsë dhe nxjerrin në pah lojën gjuhësore si gjest dëshpërues, deri në ngopjen dhe shterjen e plotë të mundësive letrare. Forca shkatërruese e tyre nuk buron nga kundërshtimet bindëse të tezave filozofike dhe sociologjike, por nga tablotë e zhveshura të vuajtjes njerëzore, prej të cilëve është hequr maska e ndjenjave dhe e bindjeve.
Në poemën “Shkurtabiqi” shkroi: “Në Universitetin e Dublinit ndodhet kremi i Irlandës: të pasurit dhe dembelët”.
Më 1931, Beketi botoi studimin kritik për romancierin francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922). Udhëtoi nëpër Evropë. Një kohë të caktuar qëndroi në Gjermani. U shtrua për mjekim psikiatrik në Tavistock Clinic. Ndoqi ligjëratat e psikiatrit zviceran Karl Gustav Jung (Carl Gustav Jung,1875-1961), i cili ishte i ndikuar nga mjeku dhe psikologu austriak me prejardhje hebraike, themelues i psikanalizës, Sigmund Frojd (Sigmund Freud, 1856-1939, baba i 6 fëmijëve) dhe nga filozofi e eseisti gjerman Artur Shopenhauer (Arthur Schopenhauer, 1788-1860). Shumë nga dramat e veta, Beketi i shkroi, i inspiruar nga ligjëratat e Jungut.
Shënim: Me opusin e vet që lidh dy shekuj, autori i ciklit të romaneve me emërtim të përbashkët “Në kërkim të kohës së humbur” (À la recherche du temps perdu, 1913-1927), Marsel Prusti ndikoi në mënyrë vendimtare në zhvillimin e letërsisë moderne. Duke bërë riinterpretimin e traditës dhe të pluralizmit universal, epoka posmoderne gjeti tek ai shkrimtarin e së ardhmes së vet.
Porosia e poetit dhe e metafizikut modern të ekzistencës, Prustit, më tepër është në gjurmët e filozofit dhe poetit gjerman Fridrih Niçes (Friedrich Nietzsche, 1844-1900) sesa të poetit francez të simbolizmit, Stefan Malarmesë (Stéphene Mallarmé: “Jeta nuk ekziston për t’u bërë një ditë pikturë apo libër. Ajo vetvetiu është arti më i madh, kryevepër tipike”.
Një prej mendimeve themelore të Niçes është: “Jeta ka kuptim vetëm si dukuri estetike”.
* * *
Drama e tij “Fryma” zgjat 35 sekonda dhe s’ka personazhe. Shkroi poezi vetëm me gjashtë fjalë. I shmangej çdo ekspozimi. Beketi është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në të gjitha veprat e veta e jep vizionin skajshëm pesimist mbi botën. Është i preokupuar me çështjen e ekzistencës njerëzore dhe të tjetërsimit të njeriut në jetën moderne.
Veprat i shkruante në frëngjisht dhe i përkthente në anglisht. U kërkonte përgjigje pyetjeve: “Kush jemi ne dhe cili është kuptimi i të qenit”? Konsiderohet si një nga modernistët më të rëndësishëm. Ushtroi ndikim mbi shumë shkrimtarë.
Antidramën “Duke pritur Godonë” e shkroi në gjuhën frënge. Drama u botua në vitin 1952, ndërsa premiera u shfaq më 1953. Që atëherë, është shfaqur pandërprerë nëpër skenat teatrore të mbarë botës.
Dramat e tij u shfaqën më së shumti në vitet 1950-1970. Në vitin 1969 iu dha çmimi “Nobel”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, në të cilën duhej të mbante fjalim, Beketi nuk mori pjesë. Vitet e fundit i kaloi në vetmi. Ai dhe gruaja e tij Suzan, vdiqën në të njëjtin vit – më 1989. Ajo vdiq ca muaj para tij. Babai i antidramës u varros pranë saj. Në pllakën e përbashkët të të dy varreve është skalitur një mendim i themeluesit të antiteatrit: “Cilado ngjyrë, derisa është e murrme”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Shkup, 30 shtator 2019: Samuel Beketi (Samuel Barclay Beckett, Foxrock afër Dublinit, 13.4.1906 – Paris, 22.12.1989) është romancier dhe dramaturg. Është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Familja e tij i takonte shtresës së mesme. Babanë e kishte gjeometër, ndërsa të ëmën – infermiere. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi në gjuhën frënge, për t’i përkthyer pastaj në gjuhën angleze. Studio në Dublin. Punoi si lektor dhe si profesor inordinar i gjuhës angleze në École Normale Supérieure në Paris.
Ishte shok dhe një kohë të caktuar edhe sekretar i prozatorit dhe poetit irlandez Xhejms Xhojsit (James Joyce, 1882-1941). Përktheu në frëngjisht një fragment të romanit të tij “Zgjimi i Feneganit” (1939). Vajza e Xhojsit – Lusi (Lucy) kishte simpati ndaj Beketit, por ky e refuzoi. Si rrjedhojë, autori i “Uliksit” (Ulysses, 1922) filloi të distancohet prej tij.
Më 1937 erdhi në konflikt me të ëmën. U njoftua me Suzanne Dechevaux-Dumesnil. Pas shumë vitesh, përkatësisht më 1961 u kurorëzua me të. Prej vitit 1938 jeton në Paris. Gjatë Luftës së Dytë Botërore iu bashkua lëvizjes së qëndresës në Francë.
Prej vitit 1945 shkruan në frëngjisht. Opusi i tij intrigues tërësisht i kushtohet përsiatjes së tjetërsimit njerëzor dhe vetmisë. Është autor romanësh, tregimesh dhe poezish. Famë botërore fitoi me dramat, sidomos me “Duke pritur Godonë” (En attendant Godot, 1952) dhe “Fundi i lojës” (Fin de partie, 1957).
Bashkë me Joneskon (Eugène Ionesco, 1912-1994) dhe Zhan Zhenen (Jean Genet, 1910-1986), është një nga autorët më të spikatur të teatrit të absurdit.

Samuel Barclay Beckett (13 prill 1906 – 22 dhjetor 1989)

Antiteatri i Beketit, i përshkuar nga gjurmët e surrealizmit, të Xhojsit, të Kafkës (Franz Kafka, 1883-1924) dhe të Kamysë (Albert Camus, 1913-1960), ndikoi fuqishëm në zhvillimin e teatrit bashkëkohor.
I pranoi idetë ekzistencialiste të Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980) dhe të filozofit gjerman të ekzistencializmit, Hajdeger (Martin Heidegger, 1889-1976) dhe zbatoi konceptin e teatrit të absurdit, ideja e të cilit buron nga Kamy.
Beketi u ndikua edhe nga filozofia e filozofit gjerman, Kant (Immanuel Kant, 1724-1804), e filozofit gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer, 1788-1860) dhe e dramaturgut e kritikut gjerman Lesing (Gotthold Ephraim Lessing, 1729-1781).
Dramat e tij janë statike, ciklike, parodizojnë dramatiken dhe tragjiken, nxjerrin në pah dëshpërimin e njeriut në kërkim të fatit. Protagonistët janë individë pa strehë, klounë, pleq të sëmurë apo invalidë, të privuar nga konteksti apo nga çfarëdo rrethimi qytetërues, paraqiten nga dy dhe zhvillojnë biseda të gjata, të palidhura deri në shkatërrimin e leksikut, si në pjesën “O ditë të bukura” (Oh les beaux jours, 1963), pas së cilës mbetet vetëm zëri i dehumanizuar.
Në pjesën “Shiriti i fundit” (La Dernière bande, 1958) e kemi personazhin tipik beketian të privuar nga vetitë dhe veçantitë psikologjike, të humbur në hapësirë dhe në kohë, të reduktuar në ekzistencë lakuriqe dhe në zë që flet për vete.
Ky automatizëm i të folurit është i pandalshëm, ndonëse fjalët nuk kanë as mesazhe dhe as përmbajtje. Shqiptohet heshtja dhe asgjëja, por edhe të pamposhturit e instinktit krijues.
Beketit i intereson qenia e vetë gjuhës; zëri vjen nga largësia, nuk i përket autorit, por vetëm kalon nëpër të, vjen nga mbarë njerëzimi. Duke zëvendësuar gjuhën amtare me frëngjishten, Beketi e forcon përshtypjen e tjetërsimit. E zhveshur dhe bizare, shprehja e tij përmbledh vrazhdësinë e ekzistencës, tekstet i bën abstrakte pothuajse në mënyrë asketike.
Sëmundjet e ndryshme dhe mjerimi nëpër të cilat shkrimtari e kaloi një pesë të jetës së vet u reflektuan në botën letrare të tij, të përcjellë me rezignim dhe absurd. Prore janë të pranishme temat: kalimi i kohës, pritja, banaliteti i përditshmërisë, pamundësia e komunikimit, vetmia, tatëpjeta, vdekja dhe shumë rrallë kujtimet, shpresa dhe lakmia.
Heroi i romanit të parë, të shkruar në anglisht “Murphi” (1938), i veçuar dhe i mbyllur në vetvete, e pret vdekjen dhe shndërrohet në larvë. Edhe romanet Malloy (1951), “Malone po vdes” (Malone meurt, 1952), “Pa emër” (L’ Innommable, 1953) karakterizohen nga rrënimi i personazheve dhe i mekanizmave narrativë.
Shkatërrimin fizik e përcjell edhe vdekja e sintaksës. Zhduken karakteristika e stilit, mbizotërojnë monologu i brendshëm i palidhur dhe asociacionet e zbrazëta.
Si në prozën e Beketit, ashtu edhe në dramat e tij flitet për pamundësinë e njohjes, për mungesën e ndjenjave dhe për varfërinë e brendisë së njeriut. Toni i tyre është sarkastik dhe vetëshkatërrues. Megjithëkëtë, në mënyrë paradoksale ato krijojnë ndjenjën e një shprese të re, dramën e shndërrojnë në farsë dhe nxjerrin në pah lojën gjuhësore si gjest dëshpërues, deri në ngopjen dhe shterjen e plotë të mundësive letrare. Forca shkatërruese e tyre nuk buron nga kundërshtimet bindëse të tezave filozofike dhe sociologjike, por nga tablotë e zhveshura të vuajtjes njerëzore, prej të cilëve është hequr maska e ndjenjave dhe e bindjeve.
Në poemën “Shkurtabiqi” shkroi: “Në Universitetin e Dublinit ndodhet kremi i Irlandës: të pasurit dhe dembelët”.
Më 1931 botoi studimin kritik për shkrimtarin francez Prust (Marcel Proust, 1871-1922). Udhëtoi nëpër Evropë. Një kohë të caktuar qëndroi në Gjermani. U shtrua për mjekim psikiatrik në Tavistock Clinic. Ndoqi ligjëratat e psikiatrit zviceran – Jungut (Carl Gustav Jung, 1875-1961), i cili ishte i ndikuar nga mjeku dhe psikologu austriak me prejardhje çifute, themelues i psikanalizës, Frojd (Sigmund Freud, 1856-1939, baba i 6 fëmijëve) dhe nga filozofi gjerman Shopenhauer (Arthur Schopenhauer, 1788-1860). Shumë nga dramat e veta, Beketi i shkroi i inspiruar nga ligjëratat e Jungut.
Drama e tij Fryma zgjat 35 sekonda dhe s’ka personazhe. Shkroi poezi vetëm me gjashtë fjalë. I shmangej çdo ekspozimi. Beketi është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në të gjitha veprat e veta e jep vizionin skajshmërisht pesimist mbi botën. Është i preokupuar me çështjen e ekzistencës njerëzore dhe të tjetërsimit të njeriut në jetën moderne. Veprat i shkruante në frëngjisht dhe i përkthente në anglisht. U kërkonte përgjigje pyetjeve: “Kush jemi ne dhe cili është kuptimi i të qenit”? Konsiderohet si një nga modernistët më të rëndësishëm. Ushtroi ndikim mbi shumë shkrimtarë.
Antidramën “Duke pritur Godonë” e shkroi në gjuhën frënge. Drama u botua në vitin 1952, ndërsa premiera u shfaq më 1953. Që atëherë, është shfaqur pandërprerë nëpër skenat teatrore të mbarë botës.
Dramat e tij u shfaqën më së shumti në vitet 1950-1970. Në vitin 1969 iu dha çmimi Nobel. Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, në të cilën duhej të mbante fjalim, Beketi nuk mori pjesë. Vitet e fundit i kaloi në vetmi. Ai dhe gruaja e tij Suzan, vdiqën në të njëjtin vit – më 1989. Ajo vdiq ca muaj para tij. Babi i antidramës u varros pranë saj. Në pllakën e përbashkët të të dy varreve është skalitur një mendim i themeluesit të antiteatrit: “Cilado ngjyrë, derisa është e murrme”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura