Tetovë, 21. 04. 2015 – Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Institucionet e arsimit të lartë,
Institucionet shkencore,
Shoqatat shkencore dhe profesionale,
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 1.06.2015, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Bllagoja Toska”, nr. 212/6, Fahu postal, nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected], ose tel: ++389 (0)75 872 504
Tetovë, 21.04.2015 Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar
,,Ali Vishko”.
Postime të Lidhura
PASHTRIKU: DOLI NGA SHTYPI LIBRI: LUFTA SPECIALE E SHËRBIMEVE SEKRETE SERBE KUNDËR KOSOVËS PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË
(Pashtriku.org, 15. 06. 2012) – Botohet libri ekskluziv “Lufta speciale e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës pas shpalljes…
NJË VENDIM I TURPSHËM I DRITËRO AGOLLIT: NDALI HOMAZHET PËR VARRIMIN E LASGUSH PORADECIT!
Pashtriku.org, 12. 10. 2016: Vajza e shkrimtarit Lasgush Poradeci, Marie Poradeci në rrjetin social facebook ka kujtuar një…
MBI LIBRIN “MARTIRËT” TË AUTORIT PJETËR ARBNORI
Mbi librin “Martirët”, të autorit Pjetër Arbnori Rrëfime tronditëse dhe vuajtje të paimagjinueshme në burgjet e diktaturës komuniste…
Gjekë Gjonaj: Vepër dokumentare dhe një gur themeltar për Kojën
Ulqin, 5 Maj 2020: Kur e kam lexuar librin e parë të Fran Gjeloshajt ,,Koja ndër shekuj” kam…