DR.JAKUP KRASNIQI: ‘KOPSHTI ME LULE’ DHE FAJI I OPOZITËS!

Prishtinë, 21. 04. 2015 – Në botën demokratike ekziston një oponencë e fuqishme e pushtetit dhe ajo opozitë përbëhet nga: shoqëria civile, mediat dhe intelektualet e pavarur të cilët me angazhimin dhe kontributin e tyre ndihmojnë në ndryshimin e pushteteve. Tek ne, ku zhvillimi i demokracisë është i “nivelit” të “lart”, nuk kemi probleme me partitë që kanë kapur pushtetin dhe e kanë bërë Kosovën një “Kopsht me lule”, në të cilin kopsht pa asnjë “arsye” nuk deshën të jetojnë mbi 100.000 qytetarë të saj?!
Në ketë “Kopsht me Lule”, po lulëzon ekonomia, po lulëzon demokracia e shteti i se drejtës, arsimi e shëndetësia janë “shembull” edhe për vendet më të zhvilluara të Botës sonë, të papunë nuk kemi, privatizimin e kemi bërë fet e fet?!
I vetmi problem i vendit të quajtur, “Kopshtit me Lule” është opozita. Prandaj Urra o burra t’i biem kësaj “kuçedre” që po na e “rrënon” të sotshmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë?!
Se, sikur mos të ishte opozita ne, qytetarët e “Kopshtit me Lule” do t’i kishim edhe “malet me qumësht e mjaltë”. Ah, kjo opozita, veç të tjerave na “solli” edhe Gjykatën Speciale?!
Pa opozitën, shkurt e shqip do të ishim rehat, rehat. Qeveritarëve nuk do t’ju prishej as “tymi i duhanit”?! Te cilët lum si na që i kemi?! Rujna o Zot?!
Dhe atëherë i gjithë kombi do të thoshte: Lum si na që s’na duhet mendimi ndryshe e as të qeverisurit ndryshe?!
A thua ne që jetojmë në “Kopshtin me Lule”, na duhet vetëm “demokracia” e njëmendësisë?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura