MË 10 QERSHOR 2015, SHKA ‘TRADITA’ – ORGANIZON KONFERENCË SHKENCORE ME TEMË: ‘LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SOT’

Pashtriku.org, 01. 05. 2015 – Në ftesën e Shoqatës për Kulturë dhe Art “Tradita” me seli në Tetovë, thuhet: “Të nderuar, me rastin e 137 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, me seli në Tetovë, ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën shkencore, me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ÇËSHTJA KOMBËTARE SOT”
Tezat e Konferencës shkencore:

 Lufta për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë;
 Qëndrimi i diplomacisë ndërkombëtare;
 Politika e Perandorisë Osmane e kohës;
 Programi kombëtar për zhvillim ekonomik;
 Programi arsimor dhe kulturor;
 Këndvështrimi i studiuesve shqiptarë të kohës;
 Këndvështrimi i studiuesve të huaj të kohës;
 Roli dhe kontributi i kolonive shqiptare;
 Qëndrimi i shteteve fqinje;
 Kontributi i personaliteteve të shquara shqiptare, sipas vlerësimit të derisotëm dhe hulumtimeve të reja historiografike;
 Roli i shtypit shqiptar dhe të huaj.
Konferenca shkencore do të mbahet më 10 qershor 2015, në Fakultetin e Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Ju lutemi që abstraktet e punimeve shkencore t’i dërgoni deri më 1 qershor 2015, në adresën elektronike: [email protected]
Ju njoftojmë njëherazi se punimet shkencore që do të prezantohen gjatë konferencës, do të botohen si përmbledhje e veçantë nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”.

Me respekt,

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”
Tetovë, më 1 maj 2015″

 ……………………………………………………………

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura