JOSEPH DIOGUARDI: QEVERIA E HASHIM THAҪIT, NDËRMARRJE REKETIMI

Pashtriku.org, 01. 05. 2015 – Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, ish’kongresmeni Joseph DioGuardi, në dëshminë e tij para Komitetit të Kongresit për Punë të Jashtme, që është mbajtur dy ditë më parë në Washington, ka bërë akuza të rënda në adresë të elitës politike të kosovës, e cila sipas tij, po bëhet gjithnjë e më pasur. Dioguardi ka kërkuar llogari edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ka mbështetur Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Qeverinë e tij, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Dioguardi ka kërkuar po ashtu që të hetohet edhe ambasadori Christopher Dell, i cili ka luajtur rol që Kompania Amerikane “Bechtel” të ndërtojë autostradën Kosovë-Shqipëri, dhe pas largimit nga Kosova ka marrë një pozicion të lartë në Bechtel në Afrikë! “Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi. Humbja e shpresës së shqiptarët, popullatë pro-amerikanë në Evropë, po ashtu është e ndërlidhur me bashkëpjesëmarrjen e BE-së e ShBA-së në disa nga shembujt më flagrantë të korrupsionit, i cili po bën kërdi në Kosovë (njëri nga operativa e BE-së, shtetas gjerman, është dënuar për vjedhjen e 4.3 milionë eurove)”, – ka thënë DioGuardi. “Është koha po ashtu që Administrata të pranojë rolin të cilin ish-ambasadori në Kosovë, Christopher Dell (2009-2012), ka luajtur në nxitjen që Korporata Bechtel të ndërtojë autostradën prej një miliardë dollarësh prej Kosovës deri në Shqipëri (kostoja e së cilës u ngrit në 2 miliardë dollarë dhe e cila ka mundur të ndërtohet për shumë më pak para nga kontraktues lokalë) dhe më pas të marrë një pozicion të lartë në Bechtel në Afrikë pas largimit nga Kosova”, ka shtuar ai. Ndërtimi dhe kostoja e saj e tepruar ndodhën deri sa Kosova ishte (dhe është) një vend i paaftë për të krijuar vende pune dhe stabilitet politik, tërheq vërejtjen Dioguardi. Kjo është tërësisht e papranueshme dhe duhet të hetohet nga Inspektori i Përgjithshëm i State Departamentit të ShBA-së”, ka thënë z.Dioguardi.

==============================

A1 Report – FP: Ish-ambasadori i SHBA Dell mori ryshfet nga “Bechtel”:

Prishtinë, 2010: Nënshkrimi i kontratës nga Qeveria e Kosovës me Bechtel’in… Ambasadori Dell, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj…

* * * * * *
Në vazhdim lexoni:
MATTHEW BRUNWASSER: AMBASADORI CHRISTOPHER DELL DHE KONTRATA PREJ 1.3 MILIARDË DOLLARËSH PËR ‘RRUGËN E KOMBIT’ !!!
HAPE:
 https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3544

=====================
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura