Vjenë, 10. 05. 2015 – Mesazhi i Austrisë si organizatore është – toleranca. Emocione në prag të Eurovizioni në Vjenë. Shtypi austriak shkruan për Elhaida Dani,përfaqësuesen e Shqipërisë. 58 kabina për gazetar, bina 44 m e gjerë, 26 kamera do sjellin pamje për 200 milion shikues. Shqipëria me nr.14 në pjesën e dytë të natës së parë.
Shtypi austriak e përcjell në çdo hap përgatitjen për mbajtjen e garës më të popullarizuar të këngës në kontinent. Salla e mrekullueshme “Wiener Stadhalle”, e njohur për manifestimet sportive e koncerteve është në vlugun e punëve finale. Po në këtë sallë të njohur mbajti koncertin e tij Ardian Bujupi dy vjet më parë. Sipas gazetës së njohur austriake “Die Presse” “Shqipëria kësaj radhe ka shpresa për një marshim drejt titullit me këngëtaren Elhaida Dani. Shqipëria deri tani nuk ka festuar sukses të madh në Song Contest. Garueses shqiptare në Vjenë, Elhaida Dani, iu deshtë së fundi ta ndërronte titullin e këngës”. Die Presse jep historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, për herë të parë në vitin 2004. “ Deri tani nga dymbëdhjetë konkurrimet, pesë herë nuk kalon në pjesën finale. Renditjen më të mirë Shqipëria e kishte në Azerbajxhan me këngëtaren Rona Nishliu me këngën “Suus” në vendin e pestë të finales. Renditja më e dobët ishte në vitin 2008”. Gazeta jep disa nga renditjet e këngëve shqiptare nga vitet e fundit. Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj me këngën e Bledar Sejko, “Identiteti” vendi i 15 në gjysmë finale, siç ishte dhe në vitin e kaluar e përfaqësuar nga Hersi po në vendin e 15-të.
Elhaida Dani – Diell (Albania)
Gazeta tjetër e njohur austriake „Der Standard“ ka nxjerr në faqet e saja këngëtarët e mbrëmjes së parë e cila do mbahet me 19 maj, ku Shqipëria është e 14-ta. Që tani merret opinioni lidhur me plasimin e mundshëm nga nata e parë për finale e cila mbahet me 23 maj. Këngëtarët e natës së parë:
1.Moldavia: Eduard Romanyatu – “I want your love”,
2.Armenia: Genealogy – “Face the shadow”,
3. Belgjika: Loïc Nottet – “Rythm Inside”,
4: Holanda: Trijntje Oosterhuis – “Walk Along”,
5.Finlanda: Pertti Kurikan Nimipäivät – “Aina mun pitää”,
6. Greqia: Maria Elena Kyriakou – “One Last Breath”,
7. Estonia: Elina Born und Stig Rästa – “Goodbye to Yesterday”,
8. Maqedonia: Daniel Kajmakoski – “Autumn Leaves”,
9. Serbia: Bojana Stamenov – “Beauty Never Lies”,
10. Hungaria: Boggie – “Wars for Nothing”,
11. Bjellorusia: Uzari und Maimuna – “Time”,
12. Rusia: Polina Gagarina – “A Million Voices”,
13. Danimarka: Anti Social Media – “The Way You Are”,
14. Shqipëria: Elhaida Dani – “I’m Alive”
15.Rumenia: Voltaj – “De la capăt – All Over Again”,
16 Gjeorgjia: Nina Sublatti – “Warrior”.
Gazetat japin informata të shumta rreth aktiviteteve përcjellëse. Sipas gazetës tjetër vjeneze “Wien heute”: “Në shëtitoret e frekuentuar do vendosen gjashtë “kapakë altoparlantë” të gropave septike mbi kanale,të cilët do këndojnë këngët e fituesit në Eurovisionin e kaluar, austriaku Conchita dhe këngë tjera për shëtitësit e shumtë.
Albanien: Elhaida Dani tritt an
http://derstandard.at/2000012476562/AlbanienElhaida-Dani-tritt-an
Për komentuesit nga vende të ndryshme janë në shfrytëzim 58 kabina përball tribunës. Ato do kenë të ashtuquajturën „hapësirën e gjelbër“ prej nga do raportojnë pa pengesa reporterët e vendeve të ndryshme për televizionet e tyre. Siç lajmëron përgjegjësi i njësitit të kameramanëve z.Kurt Pongratz, për 200 milion shikues nga e gjithë bota, do jenë 26 kamera. Presqendra do hapet me 10 maj ku do jenë të vendosura 350 kamion special me pajisje të ndryshme teknike që kapin peshë 3500 ton. Çdo arkë pajisjesh do kalon nëpër kontroll të rreptë të policisë dhe personat e sigurimit. Masat e sigurisë do të jenë të nivelit më të lartë të mundshëm. Programet dhe hapja e dyqaneve e muzeve është e veçantë, dhe pritet një ardhje e turistëve nga e gjithë bota. Qysh tani të gjitha hotelet janë të rezervuara për pesë ditët e javës së tretë të majit. Numri i turistëve që vizitojnë Vjenën do rritet shumë krahasuar me vitin e kaluar kur ishin 13,5 milion turist nga e gjithë bota. Austriakët janë mjeshtër në shërbimet hoteliere të një cilësie të lartë, kur dihet se 33 për qind e të ardhurave kombëtare vijnë nga turizmi. Vetëm Vjena ka 96 muze me 950 salla muzesh. Shpresojmë se nga Vjena shqiptarët do jenë fitues të organizimit të Evrovizionit pasues.