MEHMET BISLIMI: ME SHUMË MIRËSI KËRKOJ QË EMRI IM, TË TËRHIQET NGA LISTA E VETERANIT TË LUFTËS SË UÇK’ës!

Kreuzlingen, 11.06.2015 – Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, veteranit, pjesëtarit etj. Kërkesë: Më shumë mirësi kërkoj që emri im, të tërhiqet nga lista e veteranit të luftës së UÇK-ës, që mbanë numrin rendor 66, të “F-V.TH” – Statusi i Veteranit!
Që nga mosha ime rinore (në mundësitë e mia), jam munduar t’i përgjigjem zërit të atdheut për lirinë e të cilit obligohemi të gjithë. As një herë nuk kam pranuar dhe nuk dua të pranoj privilegje që mund të dalin nga këto obligime!
– Unë ndihem përjetësisht borxhli ndaj atdheut- atdheu nuk më ka asnjë borxh mua!
Prandaj si vijon:
kërkoj publikisht nga Komisioni i lartshënuar që të tërhiqet emri im (me numër rendor 66), nga lista e “Statusit të Veteranit”. Unë veten e konsideroj vetëm luftëtarë të lirisë dhe as gjë më shumë!

Kjo, edhe për faktin e devalvimit të këtyre listave deri në banalitet. Konsideroj se nuk mund të jenë veteran të gjithë njësoj; edhe ata që vërtetë u përgjakën, edhe ata që luftën tonë çlirimtare e mohuan, e penguan, e sabotuan, madje për të qenë absurdi edhe më i madh në ato lista ka edhe të atillë, që në kohë lufte ishin fëmijë, respektivisht nën moshë 15 vjeçe- tani Veteran!
Faleminderit për mirëkuptim, respekti dhe nderi i secilit në vend të vet!
Me shumë përzemërsi!

Mehmet BISLIMI
Kreuzlingen, 11.06.2015
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura