ISUF SHERIFI: KOMISION, JU KENI VRARË VLERAT E VËRTETA TË LUFTËS ҪLIRIMTARE

St. Gallen (Zvicër), 13. 06. 2105 – Në lista ka emra njerëzish, që gjatë tërë jetës së tyre në mërgim, kanë kaluar duke u “shiluar botërave të errëta..”, dhe asnjë metelik e asnjë sekondë nuk e kanë investuar në shërbim të luftës. Komision, ju keni vrarë vlerat e vërteta duke futur në lista të tillë njerëz, (me të njofshëm ndoshta?!) dhe duke hequr të atillë, që kontributi i tyre i tejkalon ato tuajat.
Serioziteti juaj shihet dhe nuk do koment. Ju keni bërë që Bardhyl Mahmuti (më fal Bardhyl që po të përmend emrin pa të pyetur) të jetë nga Deçani, e heroi i Kombit – Agim Qerkin Bajrami, të na dali të jetë nga Gostivari. Ju në ato lista keni njohur dhe njëkohësisht keni refuzuar statusin po të njëjtin njeri. Minimun dy nga ata i njoh unë personalisht.
Po e potencoj një gjë që më del tejet anakronike. Ju keni thyer të gjitha teoritë e luftës. Nëse teoritë e luftës (kështu kanë thënë disa ekspertë, nuk e di në është kështu siç thonë ata, por po e them ngase duhet të jetë ashtu) thonë që për një ushtar duhen, apo duhet të jenë 8 pjesëtarë logjistike! Këtu na del e kundërta, që për 800 ushtarë në Kosovë, në mërgatë të jetë angazhuar një mërgimtar.
Jo 120, por as 1200 as 12.000 nuk mund të jenë lista e plotë e së vërtetës. 120 e më tepër janë meritorë për të qenë në lista (jo të të refuzuarve) vetëm në Kantonin St. Gallen të Zvicrës. Kjo flet që Ju as “haber” nuk keni se si ka frymuar mërgata!
Mëkat!
– Isuf Sherifi, ish-koordinator i Fondit “Vendlindja Thërret” për Kantonin SG.
– Ish kryetar i Këshillit të Rrethit të LPK- St. Gallen.
– Ish anëtar i Redaksisë së ngushtë i “Zërit të Kosovës”.
– Etj.etj.

__________
PS. Të gjithë ato apo ata aktiviste/aktivistë, që duan megjithatë të ankohen, le ta bëjnë këtë direkt tek Komisioni në Prishtinë, apo duke ndjekur rrugët tjera. Unë, personalisht, që nga mbrëmë, kam pushuar aktivitetin tim në këtë drejtim. Por, kurrnjëherë nuk do ta pushoj aktivitetin tim, në luftë për të drejta kombëtare dhe mirëqenie sociale, dhe kurrnjëherë të zezës nuk do t`i them e bardhë, dhe as do t`u nënshtrohem linçimeve politike, e aq më pak, kur kjo u ndodh bashkëveprimtarëve të mi.

=======================================

– NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG – 

1. STATUSI I VETERANIT: FONDI “VENDLINDJA THËRRET”:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/VETERAN_Vendlindja_Therret.pdf
***
2. STATUSI I PJESTARIT: FONDI “VENDLINDJA THËRRET”:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/PJESETAR_Vendlindja_Therret.pdf
***
3. TË REFUZUARIT: FONDI “VENDLINDJA THËRRET”:
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/REFUZIM_Vendlindja_Therret.pdf

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura