SI TË HUMBNI NË PESHË, SHPEJT DHE SHËNDETSHËM?!

Pashtriku.org, 14. 06. 2015 – Në dobësimin nga pesha ne nuk humbasim vetëm yndyrna. Shumë studime tregojnë se kur jemi në dietë ne humbim peshën, duke hequr mesatarisht 75% nga yndyrnat dhe 25% nga masa e muskujve. Një përqindje e madhe nga pesha e humbur mund të jetë dhe ujë – ai është 70 % nga pesha e njeriut. Humbja e peshës nuk është konstante dhe nuk rrjedhë me shpejtësi të qëndrueshme. Njerëzit e ndryshëm humbin peshën me shpejtësi të ndryshme. Kjo është për shkak se humbja e peshës varet nga faktorë të ndryshëm si pesha fillestare, regjimi i ushqimit, mënyra e jetesës, aktiviteti fizik, gjendja shëndetësore, predispozicioni genetik, metabolizmi, stresi etj. Çfarë mund të humbasim më shpejtë? Më shpejtë humbet uji në trupin tonë!
LËNGU QË HEQ QAFE YNDYRËN E TEPËRT
Nëse dëshironi që pesha juaj të jetë ideale, atëherë kjo është përgatitja e duhur për juve. Bëhet fjalë për përbërësit, të cilët përshpejtojnë metabolizmin dhe heqin qafe yndyrat dhe helmet nga trupi, të cilat janë akumuluar. Sikurse edhe te secila dietë, duhet përmbajtur rregullave. Për sa i përket këtij lëngu, me rëndësi është ta përgatisni dhe ta pini si duhet dhe me rregull. Më vonë ju mbetet të kënaqeni me rezultatet e arritura.
Receta:
– 1 gotë lëng domateje;
– 1/4 e gotës lëng limoni;
– 1 lugë xhenxhefil të gërryer;
– 1 spec pikant;
– 2 kërcej selino.

Përzieni lëngun e domates, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe specin pikant të bluar. Do të fitoni 220 ml lëng. Shërbejeni në gota prej qelqi dhe shtoni kërcejtë e selinos. Selino hahet duke konsumuar lëngun. Gjatë ditës midis shujtave përgatitni tri gota, por mundeni edhe më shumë, pasi që mund ta ruani në frigorifer.

LËNGU NATYRAL KUNDËR FRYRJEVE NË STOMAK
Kombinimi i shkëlqyeshëm i përbërësve shërues përbën këtë ilaç efikas kundër fryrjeve. Nëse shpesh vuani nga fryrjet në stomak, gazra, ju sugjerojmë këtë lëng natyral që mund të jetë zgjedhje kundër këtyre problemeve.
Përbërësit:
-Gjysmë ananasi,
-Gjysmë kopre,
-2 kërcej selino me gjethe,
-1 pjesë rrënje xhenxhefil 2-3 cm.

Të gjithë përbërësit i përzieni në blender. Shtroni pak ujë sipas nevojës. Ta pini në lukth të zbrazët derisa të mos ndalojnë dhimbjet.

SI TË HUMBNI NË PESHË, SHPEJT DHE SHËNDETSHËM?
Nuk mund t’ju bëni ballë dietave përderisa salcat ju rrjedhin nga goja, nga të gjitha anët. Ja çfarë mund të bëni në mënyrë që të humbni në peshë, shpejt dhe shëndetshëm.
Erëza magjike
Erëza magjike, të cilën duhet ta përfshini në shujta dhe në pije, është speci pikant. Shkencërisht është vërtetuar se ajo përshpejton metabolizmin për 25 për qind. Nxehtësia, të cilën e ndjeni pasi ta keni ngrënë specin pikant, bën që temperatura e trupit të rritet, e ai dëshiron të ftohet, kështu që përshpejton procesin e tretjes, në mënyrë që të heqë qafe ‘bezdinë’. Nëse nuk jeni adhurues i ushqimit pikant, ja si mund ta konsumoni atë për çdo ditë dhe të mos ‘digjeni’.
Limonada
Shtoni gjysmë luge spec të shtypur pikant në limonadë. Nuk do ta prish shijen, por do të bëjë që metabolizmi të jetë më i shpejtë.
Çokollata e nxehtë
Bëjeni recetën sipas mënyrës meksikane. Në çokollatën e nxehtë, klasike, shtoni pak spec të shtypur pikant dhe pak kanellë. Dhe, mos kini brengë rreth kalorive.
Fasulja
Do të jetë shumë më e shijshme nëse e erëzoni me speca pikant. Dhe, kilogramët nuk do t’ju ‘ngjiten’ përreth belit, por, përkundrazi, ato do të shkrihen.
Perimet e gjelbra
Shtoni pak spec të shtypur pikant në sallatën prej lakrës, spinaqit të freskët. Ngjashëm mund të veproni edhe nëse qëroni brokol, lakër të Brukselit. Gjysmë lugë speci pikant së bashku me perimet e gjelbra të freskëta mjaftojnë ta filloni procesin e humbjes në peshë.
Gjellët
Gjella e ngrohtë prej perimeve në të cilën keni shtuar pak spec të shtypur pikant është eliksir i vërtetë për shkrirjen e kilogramëve shtesë.
Vezët
Përzieni një vezë të fërguar e më pas i shtoni spec pikant. Do të jetë e shijshme dhe do të bëjë që kilogramët të fillojnë të shkrihen. Në fakt, vezët përdoren në të gjitha dietat, ndërsa që së bashku me specin e shtypur pikant përshpejtojnë metabolizmin. Për këtë arsye, vezët dhe speci pikant janë tandem i ëndrrave nëse dëshironi të dobësoheni shpejt.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura