Skënder Sadri KAPITI: Urime Qeveria ‘Kurti’ – si Qeveri e VETTING-ut, shpresës dhe e integrimit

Durrës, 4 shkurt 2020: Arritja e marrveshjes së Kualicionit LVV-LDK dhe formimi i qeverisë është fundi i regjimeve gjysmako-demokratike dhe korruptive të këtyre 20 viteve; është shfronësim dhe shpronësim i oligarkisë që kishte kapur shtetin dhe drejtësinë; është çpengim dhe çbllokim i demokracisë, patriotizmit, të vërtetës, të drejtës, integrimit dhe i progresit demokratik e social.
Kualicioni qeverises LVV-LDK me ne fund arriti marreveshjen per formimin e qeverise.Me fillimin e funksionimit te qeverise se re realizohet deshira dhe vullneti historik i votuesve dhe i popullit te Kosoves, i cili ndeshkoi ashper pushtetin dhe politiken e keqe dhe te demshme te kualicionit te meparshem PAN, dhe ate te te gjithkohes qe kur Kosova u çlirua,pra ate te 20 viteve. Pavarësisht se pati vështirësi formimi i këtij kualicioni, më në fund ai u realizua falë kryesisht Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, dy promotorëve të ndryshimit dhe të besimit popullor.

Përpjekjet e hapta dhe ato te nentokes te strategut te mashtrimmve, manipulimeve e te korrupsionit te H.Thaçit deshtuan. Tani populli pret ndryshimin,dhe ndryshimi fillon me çmontimin dhe lirimin e institucioneve shteterore, me pastrimin e tyre prej elementeve injorante, me rekorde krimi, hajnije e korrupsioni. Tani pritet nga publiku kombetar qe te reformohet sistemi i drejtesise, miratimi i nje ligji lustracioni, VETTING-u gjithëinstitucional e gjithëpëfshirës. Qytetarët presin dekriminalizimin e politikes te administrates shteterore qe do te kthejne besimin dhe shpresen e shqiptareve te shteti, ligji e drejtesia. Kjo eshte detyra e pare dhe kryesore e qeverisjes LVV-LDK .
Një gjë të tillë e ka shprehur edhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, i cili ka reaguar pas arritjes së koalicionit për bashkë-qeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ai e ka quajtur ditë të re politike, ditën e arritjes së koalicionit. Profesori amerikan ka kujtuar se 20 vitet e fundit, Kosova si vendi më i ri në Evropë, është dëmtuar nga qeverisja e keqe, papunësia e lartë dhe korrupsioni,. Ditë e re politike – vendi më i ri, por një vend i trazuar në Evropë. 20 vitet e fundit u dëmtuan nga qeverisja e keqe, papunësia e lartë dhe korrupsioni i përhapur brenda dhe jashtë qeverisë.Ata që dikur luftuan me guxim për lirinë e vendit nuk arritën të sigurojnë një demokraci funksionuese të aftë për të adresuar me përgjegjësi aspiratat e publikut”. Ben-Meir ka cituar ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili pas përfundimit të luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kishte deklaruar “Ne e fituam luftën. Por dëgjoni: Vetëm ju mund të fitoni paqen. Koha për luftime ka kaluar”.
Kjo bashkëqeverisje LVV-LDK përshëndetet edhe nga Unë dhe familja ime KAPITI me banim në Durrës, përshëndetet edhe nga të gjithë shqiptarët në Shqipëri sidomos nga ata me origjinë e prindër nga Kosova pas atij zhgënjimi dhe mosinteresimi të pushtetarëve e politikanëve të mëparshëm të këtyre 20 viteve, të cilët u treguan arrogantë dhe mospërfillës ndaj atyre kosovarëve të përndjekur e të dëbuar me dhunë nga regjimet serbo-sllave, dhe të cilët e kanë ëndërruar dhe që kanë shpresuar se kur të vijë Dita e Madhe e Kosovës së lirë ata do të ktheheshin në Kosovë. Fitoren e LVV-LDK-së dhe qeverisjen e tyre e ka mirëpritur edhe diaspora kosovare, pasi edhe ajo nga politika e derimësotme u neglizhua dhe u injorua dhe nuk u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm i saj dhe që ka meritën e madhe që Kosova mbijetoi kombëtarisht dhe fitoi lirinë.
Dhe me 6 Tetor 2019 populli i Kosovës ndëshkoi politikën e keqe të korrupsionit, të papëgjegjshmërisë, të interesave personale e partiake mbi ato kombëtare; ndëshkoi keqeverisjet të cilat kishin kapur shtetin,ligjin , korrupsionin, drejtësinë dhe gjithçka publike, pasurinë dhe ekonominë dhe që prej antiligjshmërisë dhe mosrezultateve në luftë kundër krimit të organizuar e korrupsionit mbajtën peng edhe integrimin, progresin dhe zhvillimin civil, ekonomik, juridik, arsimoro-akademik dhe shkencor; integrimin shtetëror e brëndakombëtar dhe atë në Bashkimin Europian. Prandaj urojmë suksese qeverisë Kurti, Qeverisë së besimit kombëtar dhe të misionit për kthimin e shpresës,duke ngritur shtetin modern e ligjor duke vënë në funksionim ligjin dhe shtetin e shoqërinë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura