XHEVAT BISLIMI: PESHA E FONDIT ‘VENDLINDJA THËRRET’ NË LUFTËN ANTIPUSHTUESE ҪLIRIMTARE TË UҪK-së DHE TË KOMBIT SHQIPTAR

Viti, 24. 06. 2015 – Per ta bere Francen, thoshte Gjenerali i madh i Frances, De Goli, me duhen tri gjera: para, para, para (l’argent, l’argent, l’argent). Levizja Popullore e Kosoves dhe Keshilli i saj i Pergjithshem e kuptonin mire domosdoshmerine e PARAS per ta organizuar, zhvilluar dhe fituar luften… Prandaj, perfaqesuesit e LPK-se bene perpjekje dhe takime intenzive per krijimin e nje fondi te perbashket per clirimin e Kosoves… Keto perpjekje dhe bisedime (fillimisht te mirepritura nga te gjithe) deshtuan per shkak te B. Bukoshit (kryesisht) dhe te LDK-se (pjeserisht), sepse parane e mergimtareve dhe te shqiptareve B. Bukoshi dhe I. Rugova nuk e donin per lufte te armatosur, por e donin per t’i mbajtur shqiptaret te pergjumur e te mashtruar me konferencat e xhumase dhe me pallavrat e tyre se “nje dite Serbia neofashiste e Miloshevicit do te demokratizohet dhe do t’ua njoh shqiptareve te Kosoves pavaresine …”!
Por, LPK-ja dhe organet e saj nuk u hamenden dhe nuk u ligeshtuan nga deshtimi i ketyre perpjekjeve per nje fond te perbashket, sepse kjo organizate clirimtare e kishte te qarte se vetem lufta e armatosur e popullit shqiptar e cliron Kosoven dhe viset tjera te pushtuara nga fqinjet tane shoviniste… Prandaj, me 3 dhjetor te vitit 1993, me propozim te njerit nga atdhetaret e dalluar, Jashar Salihut, Keshilli i Pergjithshem i Deges se LPK-se jashte vendit (tashme kishte marre dhe kryente edhe funksionet e LPK-se brenda vendit) mori vendimin e nje rendesie historike per themelimin e Fondit Vendlindja Therret. Ky Fond u themelua tre muaj pasi ne Mbledhjen e Pergjithshme te LPK-se ne Prishtine ishte marre vendimi historik per Lufte te armatosur kunderpushtuese-clirimtare.

Pengesa me e madhe e ketij Fondi, ashtu si edhe e LPK-UCK-se, ishte dhe mbeti deri ne fund “qeveria” e Bukoshit dhe disa struktura drejtuese “jugokosovare” te LDK-se! Megjithate, ky Fond, fillimisht i kufizuar te anetaret dhe dashamiret e LPK-UCK-se, shume shpejt u organizua dhe u shtri ne mbare Evropen, ne SHBA e ne kontinente tjera. Keshillat e ketij Fondi dhe strukturat e tij (veprimtaret e tij) kane organizuar dhe kane mbajtur mbi tre mije tubime anembane botes… Fondi “Vendlindja Therret” tashme ishte bere zeri dhe fuqia politike, propaganduese, mobilizuese dhe financiare e LPK-UCK-se dhe e luftes, tashme mbarekombetare, per clirimin e Kosoves. Anetare, simpatizante dhe drejtues te shumte te ketij Fondi nuk u mjaftuan (nuk kenaqeshin) vetem me kete veprimtari kolosale te Fondit, por u kthyen ne fushebeteje, rroken armet dhe luftuan krahperkrah me luftetaret e UCK-se kunder forcave pushtuese. Shume prej tyre edhe rane deshmore… Prandaj, te gjithe ne kemi pritur qe roli dhe pesha e ketij Fondi do te marrin vendin e merituar ne perpjekjet dhe ne luften per clirimin e Kosoves…
Sot, jemi deshmitare per nje trajtim jo dinjitoz te ketij Fondi dhe te peshes se tij ne kete lufte clirimtare… Shume vaprimtare dhe drejtuese te devotshem te ketij Fondi nuk jane ne lista, nuk jane veterane e pjesetare… Nga ana tjeter, ka edhe te tille qe jane ne keto lista te Komisionit, por nuk kane qene ne lista te Fondit dhe as ne struktura te tij…! Dhe s’ka si te ndodhe ndryshe perderisa Komisioni nuk eshte keshilluar me Keshillin Qendror te ketij Fondi dhe me anetaret e tij qe jane gjalle… Madje, ne Komisionin qeveritar nuk ka asnje anetare-perfaqesues te ketij Fondi dhe te mergimtareve tane, qe nuk kursyen as mundin, as djersen, as parane dhe as gjakun e tyre per clirimin e Kosoves shqiptare, te kesaj toke te Shqiperise. Po te ishte mbare e mire (sic nuk eshte), Komisioni qeveritar do te duhej te kerkonte listat e anetareve, veprimtareve dhe drejtuesve te Fondit “Vendlindja Therret” nga Keshilli Qendror i tij… Keshtu mundesia per te gabuar do te ishte teper e vogel.
Mua personalisht, si anetar i Keshillit Qendror te Fondit, me vjen keq qe ka ndodhur keshtu, sepse jane krijuar shume dyshime, pakenaqesi dhe situata te pamira… Keshtu ka ndodhur edhe me sektoret tjere te Luftes se UCK-se dhe me verifikimin e tyre… Plote gabime qe po e zhvleresojne ose demtojne shume luften dhe vlerat e saj mbarekombetare… Me kete ligj eshte “harruar” edhe themeluesja e UCK-se dhe ajo qe kishte marre vendimin historik per lufte te armatosur, LPK-ja…!!! Te jete rastesi?!!! Jo! Disa shoke me kane marre ne telefon dhe me kane pyetur pse nuk jane ne ato lista ose pse eshte dikush qe s’ishte i organizuar as ne LPK, as ne Fond dhe as ne lufte…?! U kam thene se ne nuk jemi pyetur as per Fondin dhe as per sektoret tjere… Eshte nje Komision qeveritar qe ka “verifikuar” dhe ka marre vendime… Kjo eshte arsyeja pse drejtuesit e dikurshem te LPK-UCK-se dhe te sektoreve te tyre duhet te “riorganizohen” dhe te kerkojne te korrigjohet ligji, te vendosen kritere te qarta dhe te rrepta, por edhe te nxirret nje ligj i posacem qe mbron luften e UCK-se dhe te vlerave te saj, ne vend te ligjit per Gjykate Speciale qe do denonte luften dhe vlerat e saj… Megjithate, eshte mire, meqe nuk eshte bere si duhet, qe te gjithe anetaret aktiv, veprimtaret dhe drejtuesit e ketij Fondi ne shtete te ndryshme, ne qytete, kantone, etj., te bejne ankese dhe t’i dergojne emrat e tyre ne Komisionin aktual qeveritar per verifikim…
( – Autori ka qene anetar i Keshillit te Pergjithshem dhe anetar i Kryesise se LPK-se, anetar i Redaksise se gazetes “Zeri i Kosoves”, themelues dhe Kryeredaktor i te perkohshmes shqiptare “Rruga Jone”, Kryetar i Nendeges se LPK-se per France, anetar i Keshillit Qendror te Fondit “Vendlindja Therret”, anetar i grupi diplomatik te UCK-se (perfaqesues politik i UCK-se ne France), Kryeredaktor dhe pastaj edhe Drejtor i Agjencise se Lajmeve “Kosovapress”… Kontakti: [email protected])

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura