PROF.DR.VEBI XHEMAILI: SHQIPTARËT MIDIS AMERIKANËS DHE EUROPËS /DIPLOMACIA AMERIKANE, SHQIPTARËT DHE EUROPA GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE (1914-1918)/

Tetovë, 07. 07. 2015 – Rrethanat politike në Ballkan ndryshojnë me hyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftë. Kryetari Amerikës (Woodrow Wilson 1856 – 1924) ishte luftëtar i denjë për vetëvendosje për të gjithë popujt pa marrë parasysh të mëdhenj apo të vegjël. Ai më 6 prill 1917 i shpalli luftë Gjermanisë, por jo edhe Austro-Hungarisë. Por më vonë shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan “bindje” për situatën e vështirë që ndodhen aleatët. Disa muaj më vonë (më 4 dhjetor 1917) SHBA’t i shpallën luftë edhe Austro-Hungarisë. Por menjëherë pas shpalljes luftë Astro-Hungarisë, ata deklaruan se janë për rruajtjen e integritetit dhe tërësisë territoriale të Monarkisë Austro-Hungareze.1 Me iniciativën e SHBA-ve shtetet e Antantës i filluan bisedat e fshehta të ashtuquajtura “zgjedhje politike” me Austro-Hungarinë, për shkëputjen e saj nga Gjermania. Bisedat e fshehta filluan më 18 dhjetor 1917 në Zvicër, në mes gjeneralit Jana Samatsa, anëtar i kabinetit anglez të luftës dhe ish ambasadorit austro-hungarez në Londër, grofit Menzdorf.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje separat, Antanta i ofronte Ausrtro-Hungarisë, jo vetëm ruajtjen e tërësisë territoriale, por i propozonte vende të reja në kuadër të dinastisë Habsburgase: Poloninë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Serbinë.2

Paris – Versajë (1919): David Llojd George (1863 – 1945) – kryeministri anglez, Vitorio Orlando (1860 – 1952) – kryeministri italian, Georges Klemenceau (1841 – 1929) – kryeministri francez dhe Woodrow Willson (1856 – 1924)- presidenti amerikan, në Knferencën e Versajës.

Pranimi i kësaj marrëveshje për shqiptarët ishte një perspektivë ka bashkimi i shqiptarëve në një shtet etnik. Pasi me këtë marrëveshje vetëm shtetet sllave do hynin nën unionin austro-hungarez dhe Shqipëria do të shpëtonte definitivisht nga zgjedha sllave.VXh). Kundër kësaj marrëveshje ishte Franca, e cila më 27 dhjetor nëpërmes ministrit të punëve të Jashtme Stefan Pizhonit deklaroi se, “Franca do të luftojë deri në fitore të plotë kundër Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë”, në çlirimin e vendeve dhe kthimin e territoreve të marrura me forcë. Poashtu kërkoi edhe kthimin e lirive politike për popullin e Belgjikës, Polonisë, Jermenisë dhe Serbisë.3
Një ditë më vonë më 28 dhjetor Partia Laburiste në pushtet në Kongresin e vetë solli rezolutë për “qëllimet” luftarake angleze, të cilët u definuan si “Memorandum i Kongresit”. Ndërsa fjalimi i njohur i Kryetarit të Qeverisë Lojd Xhorxh, i mbajtur më 5 janar 1918, në tubimin e sindikatave tha: shteti i jonë nuk lufton për shkatërrimin e “Austro-Hungarisë, as për pushtimin e Stambollit, kundër Turqisë”, por për restaurimin territorial-politik dhe ekonomik të pavarësisë së Belgjikës, Malit të Zi, dhe pjesëve të okupuara të Francës, Italisë, dhe Rumanisë, Shqipëria në këtë rast nuk u përmend fare. Në fund kryetari anglez edhe njëherë e potencoi se “nuk mundë të ketë paq në vendet që mban të pushtuara Austro-Hungaria, deri sa tu jepet e drejta për “autonomi” që moti e dëshirojnë”. Ai theksoi edhe një herë në fund, aspiratat italiane dhe rumune për bashkim të një gjaku dhe gjuhe.4 Pra këtu shihet qartë se çështja shqiptare si në diplomacinë e Francës, poashtu edhe të Anglisë nuk ishte e “paraparë” në rend dite. V.Xh).
Shtetet e Antantës edhe pse i kishin premtuar Shqipërisë rruajtjen e autonomisë, nëqoftëse e ruan neutralitetin, se do ta kenë parasysh. Por në bazë të këtyre deklaratave shihet qartë politika jo e drejtë e fuqive të Antantës, për zgjedhjen e çështjes shqiptare. Në këtë vit del në shesh përmbajtja e traktatit të fshehtë, e nënshkruar më 26 prill 1915, në mes Italisë dhe Anglisë, për aneksimin e Shqipërisë.5
Në këto rrethana politike që ishin tejet të pavolitshme për ardhmërinë e Shqipërisë dhe popullin shqiptar që diktonin shtetet e Evropës, që luftonin në mes veti për ndarje të reja interesash në Evropë dhe Botë.
Tensionin edhe ashtu shumë të lartë kundër sundimit tejet barbarë të bullgarëve mbi viset shqiptare e shtoi edhe më shumë deklarata e Rizovit në Berlin, për ndarjen e Shqipërisë, rritjen e kufirit ka Elbasani, që ti sigurohet Bullgarisë një port në detin Adriatk.6
Kjo deklaratë e Rizovit, e shtoi edhe më shumë urrejtjen kundër sunduesve bullgarë dhe nxori në pah politikën shovene bullgare e cila pa ndërprerë nga dita e parë e luftës trumbetonte se diplomacia bullgare është për një Shqipëri të pavarur, por kur të “jepet rasti” dhe dëshirojmë “miqësi” me popullin shqiptar.7
Shqiptarët të pa mbrojtjr gjatë luftës së Parë Botërore
Komanda bullgare që në fillim bënte ndarje të nacionaliteteve ata që deklaroheshin për turq i rekrutonte nga mosha 18-22 vjeç, ndërsa popullsinë tjetër është fjala për shqiptarët-V.Xh.), e mobilizonte në ushtri nga mosha 18-45 vjeç dhe i dërgonte në Turqi, prej aty caktoheshin për në Korparmatën e XV-të në luftë kundër Rusisë.8 Në bazë të listave që dispononin organet ushtarake bullgare nga viset e sunduara prej tyre duhej të mobilizoheshin 45.000 vetë. Por ata arritën të mobilizojnë vetëm 16.000 ushtarë.9 Sipas raportit të Vasilije Trbiqit, i cili vetë i vizitoi qytetet shqiptare në shtator 1916, nga Kërçova, qëndroi në Tetovë dhe Gostivar thotë: Më së shumti organet bullgare rekrutuan ushtarë shqiptarë me dhunë në Tetovë e Gostivar, në disa fshatra të Pollogut pati rezistencë, organet bullgare përdorën forcën duke vrarë dhe zhdukur shumë qytetarë të pafajshëm.10 Poashtu rezistencë të armatosur pati edhe në rrethin e Prizrenit dhe të Prishtinës, kundër rekrutimit me dhunë. Bullgarët në rrethin e Prishtinës përdorën artilerinë e rëndë për ti “qetësuar shqiptarët”.11 Në qytetet: Veles, Prilep dhe Kërçovë, deri në fillim të vitit 1916 janë vra mbi 2.000 vetë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.12 Shumica nga këta i takonin përkatësisë jo sllave, pra shqiptarëve, turqve dhe myslimanëve. V.Xh.
Kryetari Vilson kërkon krijimin e shteteve etnike në Ballkan
Më 8 janar 1918, Kryetari i shteteve të Bashkuara të Amerikës Vudro Vilsoni, foli para Kongresit Amerikan, për qëllimin e luftës të shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë të njohura si “14 pikat e Vilsonit”.13 Në këto 14 pikat e Kryetarit të Amerikës, me rëndësi të madhe diplomatike për çështjen shqiptare është pika e XI-të, ku thuhet: “marrëdhëniet në mes disa shteteve të Ballkanit, duhet rregulluar në bazë të marrëveshjeve miqësore të mbështetura në vijën historike të përkatësisë nacionale”.14
Kjo deklaratë e diplomacisë amerikane dhe Kryetarit të sajë i shtonte gjasat për zgjedhjen e çështjes shqiptare për bashkimin e trojeve etnike, në një shtet të përbashkët. Më vonë në Konferencën e Paqes, që do të mbahet në Paris, këto pika të kryetarit të SHBA, nuk u përfillën nga shtetet e Antantës dhe u zhdukën fare.15
Me 14 pikat të proklamuara nga Kryetari Vilson, nuk ishte e kënaqur politika shovene serbe, pasi prekeshin aspiratat e tyre territoriale në Shqipëri. Pasi në ato pika të Kryetarit Vilson, nuk flitej fare për bashkimin e Serbisë dhe të “popujve tjerë serb” siç mundohej propaganda serbe ti trajtoj shqiptarët që jetonin në Kosovë dhe Maqedoninë e sotme. Nikolla Pashiqi me një nervozizëm të “tepruar” më 17 janar u dërgoi notë shteteve të Antantës, Francës dhe Anglisë, se politika Amerikane në krye me kryetarin e saj, “nuk lufton hegjemonizmin Austro-hungarez, por ai bën koncentrimin e tyre. Kundër bashkimit të popujve sllavë”.16
Nikolla Pashiqi u “ankua” te fuqitë e Antantës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ishin fare nënshkrues të marrëveshjes së fshehtë të Londrës, ndërsa tani fuqishëm veprojnë në shtimin e krizës evropiane. Në anën tjetër Nikolla Pashiqi pa ndërprerë i jepte “instruksione” ambasadorit të vet Lubomir Mihajlloviç, në Uashington, se si të veprojë për evoluimin e “simpatisë” serbe në Kongresin Amerikan, për ndryshimin e politikës amerikane ndaj çështjes serbe. Këto rrethana politike që shkonin në disfavor të Serbisë, ndryshuan në mars të vitit 1918, kur diplomacia Austro-Hungareze, e hodhi poshtë marrëveshjen (Samats-Menzdorf) në Zvicër.17
Në fillim të muajt mars u bë një marrëveshje e re në mes të dy perandorëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, ku e përforcuan edhe më shumë aleancën e tyre. Më 21 mars filloi ofensiva e re kundër Rusisë.
Fuqitë e Antantës e kishin të qartë se duhet ndërprerë marrëveshjen politike me Austro-Hungarinë dhe duhet marrë masa për asgjësimin e saj të plotë. Pas mosmarrëveshjes politike doli diplomacia angleze me një proklamatë ku vente në pah mbrojtjen e të “drejtave nacionale” të popullit sllavë, që ishin në kuadër të shtetit austro-hungarez dhe përkrahja e kërkesave “nacionale” të popujve të shtypur. Në fillim të prillit edhe diplomacia franceze dhe italiane përkrahën politikën e drejtë të popujve të shtypur. Por nuk garantonin mëvetësinë politike.18
Deklarata e Nikolla Pashiqit në Selanik- fare nuk i përmend shqiptarët
Në anën tjetër Nikolla Pashiqi dhe qeveria serbe doli para parlamentit serb të mbajtur në Selanik, në shkurt të vitit 1918, me program jugosllav për “qëllimin” e luftës në formë rezolute, “ne nuk kërkojmë vende të huaja”, ne kërkojmë vetëm tonën, kërkojmë të ndërpritet robëria e popujve. “Ne kërkojmë barazi për popujt e vegjël e të mëdhenj”.19 Ky diplomat serb kërkoi bashkimin e italianëve me Italinë, rumunëve me Rumaninë dhe grekëve me Greqinë. Vetëm kështu do të kishte paq në Botë dhe përparim kah Bota e civilizuar. Si duket në këtë deklaratë të Nikolla Pashiqit i cili “vajton në emër të drejtësisë dhe civilizimit” në mbarë Evropën. Fare nuk figuronin shqiptarët në Ballkan, për këtë intrigant dhe armik të përbetuar të Shqipërisë. V.Xh.).

Situata politike në vend poashtu ishte shumë e rëndë. Në këto rrethana kur Shqipëria sundohej nga pushtues të ndryshëm si grek, italian, austriak, bullgarë, vështirë koordinoheshin punët në një Shqipëri të ndarë në katër pjesë. Shqiptarët assesi nuk mund ti koordinonin kërkesat për një Shqipëri të pavarur etnike.
Komiteti i Kosovës në luftë për çlirim e bashkim kombëtar
Lëvizja Nacionaliste Kombëtare pas vitit 1915, vepronte në kushte të vështira posaçërisht pas rrënjës së një pjese të vendit tonë nën sundimin e egër bullgarë. Hasan Prishtina tani më i vetmuar vepronte kah Mitrovica, Bajram Curri ndodhej në Krasniqe, pastaj u vendosë në Shkodër, deri kah viti 1918, kur austriakët për qëllime të veta politike e dërguan në Vjenë.20 Lëvizja tani ishte edhe pa Isë Boletinin, të cilin pas shpine në pusi e vranë agjentura serbo-malazeze. Poashtu edhe pa Mehmet pashë Tetovën, i cili kishte dhënë një kontribut të çmueshëm në formimin e çetave vullnetare pranë Shkodrës për çlirimin e Kosovës.21 Ky pas burgosjes nga ana e malazezëve, ishte i sëmurë dhe u kthye në Gjakovë. Poashtu edhe Dervish Hima për interesa politike mbahej i arratisur në Vjenë me pagesë prej 609 franga rrogë mujore.22 Në këto çaste kritike për Shqipërinë dhe popullin e saj, ka vepruar pa ndërprerë vetëm “Komiteti i Kosovës”.23
Ky Komitet në vitin 1915 me Hoxhë Kadriun, kërkonte ndihma nga konsulli Kral, për të ndihmuar kryengritësit në Kosovë, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës dhe Halim Derrallës, djali i Mehmet Derrallës nga Tetova.24
Komiteti i Kosovës ka vepruar pa ndërprerë në lidhje me zgjedhjen e çështjes së Kosovës.25 Në mes të tjerëve më të interesuar për problemin e Kosovës dhe çlirimin e saj nga sunduesit serbo-bullgarë ishin: Hasan Prishtina, Hoxhë Kadriu, Rexhep Mitrovica, Mehmet Derralla, Halim Gostivari, e tjerë. Halim Gostivari-Derralla, në vtin 1915, kërkoi nga konsulli Kral 50.000 korona për ta udhëhequr luftën në Kosovë në vend të Hasan Prishtinës. Por, diplomati austriak një gjë të tillë nuk e pranoi pasi e njihte mirë Hasan Prishtinën për reputacionin që kishte dhe aftësitë e tij organizative, strategjiko-luftarake.26
Në vitin 1917 Komiteti i Kosovës vepronte me të madhe në përgatitjen e kryengritjes kundër sunduesve bullgarë, që shihet nga korospodencat që mbante më tërë qytetet e Kosovës.27 Në këto çaste të vështira kur populli shqiptar ndodhej në rrezik të copëtimit të serishëm nga shtetet Ballkanike, Fan Noli, ndodhej në Amerikë dhe gjatë lutës së Parë Botërore vetëm një herë e vizitoi Shqipërinë dhe fare nuk donte të bashkëpunojë me Hasan Prishtinën dhe disa tjerë.28 Në anën tjetër edhe Hasan Prishtna, nuk pranonte veprimin politik të Nolit, siç e quante ai “diplomacinë e butë të tij” në lidhje me çështjen e Kosovës”.29
Memorandumi dërguar Kryetarit të ShBA për njohjen e Shqipërisë Etnike
Veprimi politik i udhëheqësve të mbrojtjes Kombëtare të Komitetit të Kosovës”, ka qenë tejet largpamës në lidhje me çështjen e Kosovës. Në një memorandum dërguar kryetarit të Amerikës, Villsonit, më 20 nëntor 1918, kërkohet bashkimi i tokave të pushtuara nga viti 1912-1918, nga Shkupi, Kumanova Presheva, Tetova, Gostivari, Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Kaçaniku, ku përqindja e popullsisë është mbi 92% shqiptare.30
Një pjesë tjetër e forcave shqiptare besonin në qendrën e pansllavizmit në Moskë”. Posaçërisht pas “Revolucionit të Tetorit” duke i besuar parullës sllave:”për një paq të drejtë, pa aneksime dhe pa kontribucione”. Prandaj 14 pikat e Vilsonit, disa shqiptarë shkurtëpamës që anonin kah Moska e quajtën “demagogji propagandistike”. Shqiptarët në këtë kohë e kishin kokën nga Moska dhe ishin të bindur se pansllavizmi mund ta zgjedh çështjen shqiptare midis Ballkanit. Kjo më së miri u pa me mbarimin e luftës së Dytë Botërore. (V.Xh).
________________________
Literatura e shfrytëzuar:
1. D.Živojinović, Amerika i Italija i postanak Jugoslavije, f.34;\or|e\. Stankovi}, Nikola Pa{i} saveznici i stvaranje Jugoslavije, Beograd, 1984 f.203.
2. \or|e \. Stankovi}, Nikola Pa{i} i sveznici…, vep e cit. f.203.
3. Nikolla Pa{i} i saveznici, vep. e cit. f. 205.
4. Nikola Pa{i} i saveznici i stvaranje Jugosllavije, pun. i cit. f. 206; D. Lojd Dzhordzh, Ratni memoari, II, f. 328-338.
5. Muin Çami, Shqipëria në marrëdhaniet ndërkombtare 1914-1918, vep e cit. f. 183.
6. Telegram nr. 8-9, i konzullit Kral nga Shkodra, më 17-18 janar 1918; me rastin e dhënjes së kësaj deklarate Rizovi, kryente postin e ambasadorit në gjermani. Rizovi është i lindur në Maqedoni, bashkshortën e ka pasur malazeze. Ky si politikan ka pasur preorentim progjermanë. Para se të emrohet diplomat ka vepruar në Maqedoni si komandant i një çete komitash.
7. Telegram nr. 4335, i konzullatës austriake nga Sofja dërguar kontit Çerni, në Vjenë më 15 mars 1918.
8. A. M-Shkup, “Politicko odelenije” f, 3 br.4029, prej 21 janar1917, Selanik, ligjeratë e Vasilije Trbiqit.
9. Po aty, raport i Vasilije Trbiqit nga Selaniku, më 20 prill 1917.
10. AM-Shkup, m.f.-VIII/90, raport nr.10197, i Vasilije Trbiqit, dërguar Komandës Supreme serbe në Selanik, më 3 janar 1917; gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, më 25-26 tetorë 1944.
11. Po aty, raporti i Vasilie Trbiqit.
12. Po aty, raport i njetë.
13. Masar Kodra, Fan Noli, 1905-1945, Prishtinë, 1985 f. 30.
14. Msar Kodra, Fan Noli, vep. e cit. f. 330-31;\or|e\.Stankovi},Nikola Pa{i} i Saveznici i stvaranje Jugoslavije vep. e cit. f. 206.
15. Masar Kodra, Fan Noli, po aty. f.31.
16. Gjorgje Stankoviç, Nikola Pashiç i Saveznici, vep. e cit. f. 208-209.
17. Nikola Pashiç saveznici i stvaranje Jugosllavije, vep. e cit. f. 216.
18. D.{epi}, Italija saveznici i Jugoslovensko pitanje, f.302-307;\. Stankovi], Nikola Pa{i}, i saveznici…, vep. e cit. f.216.
19. \. Stankovi}, Nikola Pa{i} i Saveznici, vep. e cit. f.217.
20. Burhan Çiraku-Mediha Shuteriqi, Baajram Curri, patriot i shquar i Lëvizjes Kombtare dhe demokratike shqiptare, pun. i cit. f. 68.
21. Telegram nr. 441, i konzullit baroni Makio dërguar Romës, më 2 prill 1915.
22. Dervish Hima, Vjenë, më 9 dhetor 1018; Lista e nëpunësve shqiptar të aratisur nga Shqipria me vend qëdrim në Vjenë. Këta adhurues të politikës austriake kishin edhe pagesa mujore.
23. Telegram nr. 44. i konzullit Halla, më 14 shkurt 1915; A.Q.SH-Tiranë, fondi, 422. dos.28,. F.3-6, Dok. (osmanisht) viti 1915; letër e Abdyl Halimit drejtuar Hoxhë Kadriut, ku e njofton për mizoritë e serbve në Gjakovë e gjetiu.
24. Raport i zotit Halla, dërguar Vjenës nga Shkodra, më 14 shkurt 1915; Për përkrahjen e kryengrytjes është formuar këtu (Shkodër), një Komitet nën drejtimin e Kadri Prishtinës.
25. A.SH-Tiranë, fondi 846. dos.51, f.38-40.
26. Raport i konzullit Kral nga Shkodre më 27 janar 1915.
27. A.Q.SH-Tiranë,“Komiteti i Kosovës”, fondi-446. dos-25. f.1-5; A.Q.SH-Tiranë, Fondi 846, dos 27, Letër dërguar Komitetit të Kosovës, Shkodër, më 17 dhjetor 1917.
28. Masar Kodra, Fan Noli, vep. e cit, f, 27.
29. A.Q.Sh-Tiranë, fondi 84, dos 57, f.1-6; Letër e Hasan Prishtinës dërguar “Komitetit të Kosovës”. Shkruan:se është krejtë e kotë politika e Nolit dhe mendimin pozitiv që ka dhënë diplomacia angleze në krye me Balfurin. Por në anën tjetër kufitë e Veriut po pësojnë ndryshime rrënjësore, kësaj ç’ti themi.
30. A.Q.SH -Tiranë, Fondi.846, dos. 27, f.101. Komiteti për mbrojtjen e Kosovës, memorandum dërguar kryetarit të sheteve të bashkuara të Amerikës në Vashington, nga Shkodra, më 20 nëntorë 1918; nën shkrues të këtij memeorandumi janë: Hoxhë Kadriu Kryetarë, Qerim Begolli nënkryetarë, Bedri beu sekretarë, A. Shefket major i shtabit suprem, Hysni Curri, D. M. Farhi Gashiani dhe Halim Tetova, anëtarë të kryesisë.


– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura