Pashtriku.org, 11. 07. 2015 – Sot rreth orës 12:50 në Qendrën Memoriale Potoçari – Srebrenica ku u mbahet tubimi përkujtimor në 20 vjetorin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë nga forcat serbe, është sulmuar fizikisht kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Vuçiq pasi ka vënë lule në një pllakë përkujtimore, gjatë rrugëtimit për përreth vendit ku janë skalitur emrat e boshnjakëve të vrarë e të masakruar, masa e tubuar ka shpreh revoltën për pjesëmarrjen e tij në këtë tubim përkujtimor, duke brohoritur “Vuçiq jashtë” “vrasës” etj. Më pastaj kanë filluar gjuajtjet me gurë, shishe dhe këpucë në drejtim të tij, në momentin kur ai po shkonte në drejtim të varrezave, për të përcjellur ceremoninë e rivarrimit të trupave të vrarë 20 vjet më parë.
Me këtë rast intervenimi ka qenë i shpejt dhe Policia e ka evakuuar menjëherë kryeministrin serb dhe delegacionin e tij nga vendi i ngjarjes.
***
Për më tepër shikoni videomaterialet:
=======================
Pogledajte napad na Vučića u Potočarima!
http://mondo.rs/a811389/Info/Ex-Yu/Napadnut-Vucic-u-Potocarima-VIDEO.html
***
Srebrenica Mourners Throw Stones At Serbian PM Vucic
http://www.rferl.org/media/video/srebrenica-vucic-bosnia-serbia/27122087.html
***
Pas kësaj ngjarjeje, në Qendrën Memoriale Potoçari – Srebrenica u bë varrimi i 136 viktimave të vrarë në Srebrenicë me rrethinë. Në këtë Qendër Memoriale nga viti 2003 janë varrosur 6.166 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe 75 persona që nuk janë viktima të gjenocidit, por për të cilët familjet kërkuan të varrosen pranë baballarëve të tyre.
***
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në qershor të vitit 1995 derisa fliste në Kuvendin e Republikës së Serbisë, kërkoi vrasjen e boshnjakëve! Ai nga foltorja e Kuvendit, ndërkombëtarëve ua dërgoi këtë porosi: “…vrisni një serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim se a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër t’i godasë pozicionet serbe dhe të sillet ashtu me popullin serb” !!
SHIKONI VIDEON:
Aleksandar Vučić – Ubijte jednog Srbina, mi ćemo stotinu muslimana! (1995)
Shikoni edhe një Videomaterial tjetër:
Në vitin 1995 në rrethinën e Sarajevës (në kohë lufte), kryeministri dhe presidenti aktual Aleksandër Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, (atëkohë radikalë) së bashku me Kryetarin e Partisë Radikale të Serbisë, Voisllav Sheshel.
Rijedan snimak Šešelja i Vučića iznad Sarajeva 1995
====================================
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)