DR.SC. ILMI VELIU: SA ËSHTË E VJETËR KËSULA (KAPUÇI-ÇELESHJA) SHQIPTARE (FOTO+VIDEO)

Shkup, 12. 07. 2015 – Kësula shqiptare është e vjetër sa edhe vetë shqiptarët. Atë e hasim në piktura e skulptura të kohës Pellazge dhe Ilire. Vetëm kësula shqiptare është me ngjyrë të bardhë dhe është bërë vetëm nga leshi i deles. Serbët dhe sllavomaqedonët, nga urrejtja e madhe qe kanë pasur për shqiptarët i kanë quajtur edhe “Kësulëbardhit” (Belokapci). Kësula e Dardanisë (Kosova) e ka formën të rrumbullakët, kësula e Kërçovës, Manastirit, Prilepit, Strugës, Dibrës dhe Shqipërisë së Veriut e ka formën e rrafshët dhe kësula e Shqipërisë së Jugut dhe Ҫamërisë, është e rrumbullakët, por më e gjatë se ajo e Kosovës. Kësula shqiptare me të tria format e saja është përdorur dhe vazhdon të përdoret edhe sot. Është përdoruar nga shqiptarët në lashtësi po edhe në Mesjetë kur ata vehten e quanin Arbër e shtetin e tyre Arbëri. Nga hulumtimet e deritashme kam vërtetuar se kësulën shqiptare e gjejmë të gëdhendur edhe te pllakat e varreve shqiptare, edhepse në kohën Osmane në pllakë, emri i shqiptarit është i shkruar me shkronja arabe dhe në gjuhën osmane.
Kjo tregon dhe vërteton se për shqiptarin, siç ka qenë simbol i shenjtë shqiponja, edhe kësula ka qenë simbol kombëtarë dhe ka dashur që shqiptarin ta përfaqësoi dhe prezentoi edhe te varri.
Ja disa fotografi të kësulave shqiptare në Lashtësi, në Mesjetë dhe të pllaka e varrit, në kohën pasi e kanë pranuar fenë Islame.


Grupi i vallëtarëve nga Greshnica me veshje shqiptare ku rolin kryesor e ka kësula.

Skulptura të Kohës së Lashtë me kësula shqiptare-dardane. Edhe kësula e Papës është kësulë shqiptare sepse këtë lloj kësule e kanë mbajtur dardanët dhe çamët, dhe asnjëherë nuk e kanë mbajtur romakët e as sot e mbajnë italianët.

Në foto, pllaka të varreve shqiptare janë të vitit 1800, dmth mbi 200 vjet të vjetra. Dy pllakat anësh kanë formën e kësulës dibrano-kërçovare dhe në mes është pllaka e varrit me formën e kësulës të shqiptarëve të Kosovës.
Foto e parë, pllaka e varrit shqiptar në formën e kësulës së shqiptarëve të Kosovës me shallin e Rugovës; Foto e dytë: shihet kësula e toskëve të Shqipëris së Jugut me Ҫamërinë dhe foto e tretë, pllaka e varrit në formën e kësulës që e mbajnë shqiptarët e Shqipërisë së Jugut dhe të Ҫamërisë. Sot në varret shqiptare vendoset simboli i shqiponjës dhe është harruar simboli i kësulës (kapuçit – çeleshes) shqiptare.

***
Nëse i analizojmë kësulat shqiptare dhe pllakat e varreve do të vimë në përfundim se, foto e parë është kësula Dibrane-Kërçovare; foto e dytë, kësula kosovare me shallin e Rugovës; foto e tretë, kësula e Shqipërisë së jugut dhe Ҫamërisë. Thamë edhe më lartë se për shqiptarin, shqiponja po edhe kësula e bardhë kanë qenë simbole të shenjëta dhe ky është shkaku që kësulën e gjejmë të gëdhendur te pllaka e varrit që në kohën Osmane e deri në ditët tona.

– Kontakti me autorin: [email protected].

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura