Prizren, 27. 07. 2015 – (Reagim në lidhje me shkrimin e botuar në gazetën “Bota Sot” të datës 8 korrik 2015, e mërkurë faqe 24 tek këndi kultura. Meqenëse “Bota Sot” për çfarëdo lidhje subjektive që ka me subjektin nuk e ka botuar ne detyrohemi që shkrimin ta botojmë sërish aty ku na japin mundësinë). – Nuk do ta merrnim mundimin kot t’ia kthenim z. Shpend Hoxhës përgjigjjen tonë për të gjitha ato shpifje, sharje, tendencë nënçmimi sikurse mos të kishim respekt ndaj babës së tij, shkrimtarit të mirënjohur Rexhep Hoxhës.
Rexhep Hoxha është një njeri i shkëlqyer, me zemër të mirë, i cili përherë ka treguar disidencë përballë pushteteve politike jo të drejta. Na ka dhënë letërsi të bukur shqipe, sidomos për fëmijët tanë. Rexhep Hoxha është shkrimtari ndër më të mirët për fëmijë. Madje shumë i dashur për ta. Ne kemi respekt për këtë njeri shembullor!
Prandaj jemi të detyruar falë këtij karakteri t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë.
Ne, si staf i shtëpisë botuese “Berati” në Prizren jemi takuar disa herë. Me të cilin kemi diskutuar për çështje të ndryshme. Ne, jemi marrë vesh, kemi kontraktuar veprat letrare të tij përmes një marrëveshje. Atëbotë, Rexhep Hoxha ishte shumë dashamirës rreth nesh. Gjithashtu edhe ne ishim dashamirës ndaj tij. Përmes një kontrate të cilën si faksimile do ti vendosim më poshtë, po ashtu edhe fletëpagesat, do të dëshmojmë të kundërtën e asaj që thotë djali i tij, i cili vetë me të dy duart duke i “shkumuar” goja ka pranuar të hollat. Është dashakeqe, e turpshme ajo që thotë për ne, duke na quajtur matrapazë të librit. Ne, nuk dëshirojmë ta quajmë ashtu sepse megjithatë kemi kontribuar shumë në lëminë e shkollimit shqiptar në Kosovë, dhe po ashtu jemi të ndërgjegjshëm duke respektuar kodet etike, së paku këto jemi mësuar t’i respektojmë gjatë aktiviteteve botuese.
Ja, më poshtë faksimilja:
Neve na vie keq, që përmes këtyre faksimileve fytyra e Shpend Hoxhës do të duhej të skuqej, nëse vërtetë ka fytyrë pas gjithë atyre akuzave dhe shpifjeve që na ka bërë.
Më tutje ky djal i autorit Rexhep Hoxha thotë se ka prishur kontratën me ne. Kjo është shumë e vërtetë. Ne kemi shtypur 5 libra me tirazh nga njëmijë copë, sa e kemi pasur marrëveshjen, për këtë dëshmojnë hyrje-daljet e librit të punës. Nëse do, në një shkrim të ardhshëm edhe këtë mund t’ia dëshmojmë. Megjithëse nuk është, e re të themi se në Kosovë shitja e librave është në formë të shkëlqyer. Librat çdo ditë e më pak po blihen!
Ky djalë i këtij shkrimtari nuk mjaftohet me fyrjet që na bën në emër të babait të vet, por merr guximin të na quaj falsifikator të autorëve të ndryshëm. Fillimisht, ai nuk ka integritet njerëzor të merret në këtë mënyrë me ne, sepse fundja çka mund të përfaqësoj ai është vetëm trashëgimia e babait të vet. Nuk ka të drejtë të flet për autorët tjerë, madje nuk mundet të kërkoj llogari për ta, sepse një gjë e tillë nuk i takon, as njerëzisht, as juridikisht.
Megjithatë, ne, për hir të opinionit publik, pas gjithë asaj balte që na ka hedhur ky djalë i shkrimtarit që e ka shumë qejf paranë, ne deklarojmë publikisht që në tërë veprimtarinë tonë botuese jemi munduar që megjithë vështirësitë që kemi pasur ta mbajmë gjallë librin, e lëre ta keqpërdorim atë, siç pretendon ky djalë i paedukatë. Deklarojmë publikisht që libri është jeta jonë. Prandaj ashtu siç e duam jetën, e duam edhe librin. Ashtu siç e respektojmë jetën, e respektojmë edhe librin. Pra ne jetën nuk mund ta falsifikojmë, prandaj kurrë as librin. Publikisht deklarohemi që kurrë nuk kemi falsifikuar asnjë libër. E kemi trajtuar librin mirë duke e ditur se libri sjell progres, shkollim, kulturë dhe edukatë për gjithë shqiptarët gjithandej.
Më tutje, ai na ka akuzuar se ne, po i shkelim librarët tjerë duke dhënë çmime të ulta përballë çmimeve të tyre. Është e vërtetë kjo. Shtëpia Botuese Berati, nuk është shtëpi botuese e lagjeve të Prishtinës, ajo është e ndërtuar mirë, me kapacitete të larta, të cilat nuk i ka asnjë shtëpi botuese në Kosovë, por edhe më gjerë. Prandaj ne kemi kapacitete që librin ta shesim më lirë se të tjerët. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Fundja leximi nuk i sjell dëm askujt!
Sa për kualitetin e dobët të librave që flet ky djalë duke na fyer rëndë, ne publikisht mund të themi se kualiteti jonë i botuar në libra është i nivelit evropian. Për këtë s’ka diskutim. Derisa libri jonë shitet më shumë se çdo libër tjetër, nuk do ta vazhdojmë diskutimin më tej.
Mund të pajtohemi me një pikë me këtë djalë që e lakmon shumë paranë, që pirateria është duke u zhvilluar me të madhe. Edhe ne, po dëmtohemi për çdo vit me mijëra euro duke na falsifikuar librat tanë.
Ne, shpresojmë që përmes këtij shkrimi të kemi arritur ta kthjellim sado pak këtë djalë të shkrimtarit të madh, i cili duhet të sillet konform rregullave morale e njerëzore, të mos fyej rëndë. Dhe sigurisht ia kemi pasur borgj një padi për shpifje, të cilën tashmë ia kemi bërë!
Berat Abdullahu ([email protected])
***
Shkrimi i Shpend Hoxhës, ndaj të cilit ka reaguar Shtëpia Botuese (Shtypshkronja “Berati” në Prizren:
Logosi a nga Shkupi dhe Berati nga Prizreni, prijetarët matrapazë, të keqpërdorimit të librave të Rexhep Hoxhës
http://botasot.info/kultura/428132/logosi-a-nga-shkupi-dhe-berati-nga-prizreni-prijetaret-matrapaze-te-keqperdorimit-te-librave-te-rexhep-hoxhes/