ESAT KAMBERI: ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË UNESCO’së – NË PËRPUTHJE ME TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE

Hyannis (SHBA), 25.08.2015: (Disa sqarime paraprake lidhur me pozitën e Kosovës para pezullimit të autonomisë nga regjimi i Millosheviqit) Te drejtat dhe obligimet në kulturë dhe art në pajtim me Kushtetutat e republikave/krahinave në ish Jugosllavi, ishin të njëjta për të gjitha njësitë federale . Ato rregulloheshin përmes ligjeve të tyre, por disa nga funksionet e kulturës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ishin bartë në Federatë si të përbashkëta. Ratifikimi i Konventat e programeve ndërkombëtare, ishin kompetenca të republika/krahinave, respektivisht Kuvendeve të tyre, të cilat i ratifikonin ato. Qëndrimet lidhur me këto çështje harmonizoheshin nga përfaqësuesit e r/k dhe përfundimisht ratifikoheshin në ish Kuvendin Federativ. Edhe konventat ndërkombëtare nga lëmi i kulturës, ishin ratifikuar në të njëjtën mënyrë nga propozimet e r/k të cilat njësi federale i kishin të drejtat dhe detyrimet e tyre para njësisë së tyre federale, dhe para shtetit Jugosllavisë Federative. UNESCO-së, është organ i OKB, dhe Jugosllavia përfaqësohej në këtë trup ndërkombëtarë përmes Komisionit Jugosllav të UNESCO-së, si organ i përbashkët i r/k, i themeluar nga përfaqësuesit e njësive të barabarta federale, respektivisht të republikave e krahinave. Të drejtat dhe obligimet për r/k, dilnin nga ratifikimi i konventave ndërkombëtare nga Kuvendet e tyre. Po ashtu, r/k rregullonin pozitën e kulturës në baza autonome. Këto marrëdhënie si brenda njësive federale , ashtu edhe në bazë të marrëveshjeve që bëheshin në kuadër të Jugosllavisë për veprime të përbashkëta ndaj shteteve me të cilat Jugosllavia kishte marrëdhënie bileterale e multiraterale, ishin obliguese për këto subjekte. Kosova ishte pjesë e të gjitha këtyre mekanizmave me të drejta të plota. Ajo, kishte anëtarin e përhershëm në Komisioni Jugosllav të UNESCO-së, dhe vepronte bashkë me njësitë tjera federale në baza të kompetencave të bartura nga federata në r/k konform Kushtetutës së viti 1974. Jugosllavia pos të tjerave ishte ratifikuese edhe e këtyre konventave ndërkombëtare: “Konventa e Hagës për mbrojtjen e të mirave kulturore në rast të konfliktit të armatosur”, “Konventa lidhur me masat për ndalimin dhe pengimin e importit, eksportit dhe bartjes pa leje të të mirave kulturore”, “Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore”, “Konferenca ndërkombëtare për politikën kulturore në Evropë”, organizuar nga UNESCO-ja dhe mbajtur në Helsinki, “Deklarata e së drejtës për kulturë, bashkëpunim dhe zhvillim në planin ndërkombëtarë”. Këto ishin dhe mbetën bazë për njësite federale Jugosllave dhe nuk mund të jetë ndryshe as për Kosovën.
PËRFAQËSIMI NË KOMISIONIN E UNESCO-së DHE RASTI I KOSOVËS
Këto sqarime ishin të nevojshme për opinionin publik të Kosovës, veçanërisht për organet shtetërore të Kosovës, Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, për t’u sqaruar disa çështje dhe për të arsyetuar propozimin për pranimin e Kosovës në Komisionin e UNESCO-së. Reagimet e Serbisë ishin të pritshme, dhe ato nuk duhet nënçmuar, pasi Serbia, si “trashëguese e Jugosllavisë” (kjo pozitë e përfituar pa të drejtë para opinionit dhe organizatave ndërkombëtare), në emër të “Jugosllavisë “së dikurshme, disponon privilegje, sepse ish RF e Jugosllavisë, ishte një anëtare dhe partnere e çmuar dhe e respektuar në Organizatën UNESCO-së. Këtë fakt pritet që Serbia ta shfrytëzojë për qëllime të veta. Kosova ishte shumë e përkushtuar që të afirmonte vetën e vet në aspektin ndërkombëtarë, dhe organet e saj, asokohe, bënin çmos që bota ta njihte më mirë dhe të dinte më shumë për Kosovës dhe specifikat e saj. Ajo ishte ratifikuese e të gjitha Konventave ndërkombëtare si edhe r/k tjera, dhe ishte shumë këmbëngulëse në afirmimin e kulturës kosovare (lexo shqiptare) me botën e jashtme. Bashkëpunimi ndërkombëtarë i Kosovë me shtetet tjera zhvillohej në dy fronte, duk organizuar programe të veta kulturore me shumë vend të botës përmes bashkëpunimit bilateral dhe participimit në programe gjithë jugosllave, ku përfaqësoheshin r/k në aksione dhe manifestime në botë. Kosova në asnjë variant as ligjore, as politike e veçanërisht konstitucionale, nuk është pjesë e Serbisë. Ajo nuk kishte asnjë kompetencë ndaj Kosovës. Këto ishin baza vepruese në ish Jugosllavi dhe pozita e Kosovës në konstalacionin e njësive federale me të drejtat dhe obligimet të cilën gjë duhet ta dinë zyrtarët e Kosovës që sot përfaqësojnë atë në marrëdhënie ndërkombëtare si shtet sovran dhe i mëvetësishëm i pranuar nga më shumë se 100 shtete të botës.

POSTULATET THEMELORE DHE E DREJTA E KOSOVËS PËR T’U PRANUAR NË KOMISIONIN E UNESCO-së
Ne u munduam të japim disa sqarime bazë për të drejtën e Kosovës që kishte në ish Jugosllavi kundrejt marrëdhënieve me jashtë, dhe ato të drejta nuk mund të reduktohen pas shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran si pjesë e shteteve të civilizuara. Arsyetimet e Serbisë pse Kosova nuk duhet të jetë anëtare e UNESCO-së, janë të pa baza dhe të pa qëndrueshme. Ajo, deklaron se objektet më të rëndësishme kulturo-historike që gjenden në Kosovës janë “SERBE”!? Është një deklarim politik, që nuk ka mbështetje në asnjë Konventë ndërkombëtare, nënshkruese e së cilave është edhe Serbia. Ne do t’i radhisim disa arsyet relevante. Por, për shkak të natyrës së tekstit do të mundohem të jemi sa më racional me këtë tekst që po e bëjmë publik. Ekspertet tanë ( fatkeqësisht shteti ynë – Kosova, respektivisht organet e saj, nuk i konsultojnë sa duhet, por edhe mendimi i tyre rrallë përfillët), duhet të dinë disa gjëra nga pozita e kaluar kushtetuese juridike të Kosovës në relacion me Serbinë. Kosova dhe trashëgimia kulturore e saj kanë qenë çështje ekskluzive e shtetit të Kosovës, dhe objektet kulturo-historike të saj ishin dhe kanë mbetur pronë dhe trashëgimi e pa tjetërsueshme e territorit ku Kosova me kushtetutën e vitit 1974 i kishte kufijtë e saj. Ai kufi, në mbështetje të asaj kushtetute, ishte unik dhe i pa tjetërsuar. Askush nuk kishte të drejt t’a ndërronte. Serbia me dhunë i ndërroi kufijtë në kundërshtim me të gjitha normat e ndërkombëtare në fuqi, por u rikthyen prapë me luftën e drejt që e bërë populli i saj për çlirimin e Kosovës. Serbia ishte ajo që i shkaktoi të gjitha luftërat dhe bëri gjenocide në B e H, Kosovë dhe shkaktoi shumë viktima në mesin e popullsisë së pafajshme që kishte jetuar në ish Federatën Jugosllave. Serbia e cila pretendon se ishte trashëgimtare e Jugosllavisë, në pajtim me “Konventën e Hagës për mbrojtjen e të mirave kulturore në rast të konfliktit të armatosur”, duhet të përgjigjet dhe të dënohet për të gjitha shkatërrimet e të mirave kulturore të bëra në trojet e ish Jugosllavisë, sipas Konventës së Hagës. Ishte Serbia shteti që shkaktoi luftën dhe nuk e respektoj këtë Konventë, që e kishte nënshkruar Jugosllavi dhe e kishte shpallur vendimin në gaz. Zy. të RFSJ, më 2 prill 1956., si pasuese në të “drejtën trashëguese të Jugosllavisë”. Objektet e kulturës në Kosovës të nacionaliteteve të tjera, Serbi i shkatërroi pa mëshirë gjatë luftës, dhe me këto veprime i kishte shkel të gjitha normat ndërkombëtare dhe rregullat që dalin nga konventa dhe dokumentet e UNESCO-së, të cilën dëshiron ta ketë nën dominim pa të drejtë. Me asnjë konventë ndërkombëtare dhe me asnjë dokument që është trajtuar në Konferencat e ndryshme ndërkombëtare të cilat i përmendëm në fillim të tekstit, objektet kulturo-historike nuk trajtohen si “objekte fetare” (ekspertet kosovar dhe ata ndërkombëtar që kanë punuar në Planin e Ahtisarit nuk i kanë konsultuar fare këto dokumente që janë publike dhe obliguese për të gjitha shtet e botës ), por janë “objekte gjithë njerëzore, dhe i takojnë tërë civilizimit njerëzorë”. Prandaj, ato objekte që Serbia u thotë “se janë objekte kishtare serbe”, nuk janë e as që mund të jenë të tilla në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare, pasi janë krijuar nga popujt që kanë jetuar gjatë shekujve në Kosovës, pra edhe nga shqiptarët ortodoks, të cilët i kanë ndërtuar për t’i kryer ritet e tyre fetare. Serbia gjithmonë është bazuar në “argumente të forcës” për t’i përvetësuar ato pa të drejtë. Organizata e UNESCO-së, ka informacione se të gjitha objektet kulturo-historike dhe të kultit, populli shqiptarë i Kosovës i ka ruajtur me përkushtim ndër shekuj. Tani, kur Kosova është shtet i mëvetësishëm, me normat e saja të aprovuara juridike-kushtetuese, do t’i mbroj ato si objekte gjithë njerëzore, pasi i përkasin civilizimit të përgjithshëm. Të mirat kulturore, nuk mund të jenë pronë të asnjë shteti, siç pretendon Serbia, por janë pronë e civilizimit, dhe si të tilla duhet të trajtohen e të mbrohen në pajtim me parimet e UNESCO-së, në të cilin organ Kosova duhet të pranohet me të drejta të barabarta. Na mban shpresa se shtetet përfaqësuese që tani janë pjesë e organeve të UNESCO-së, të vetëdijshme se po kryejnë një detyrë të shenjtë të drejtësisë ndërkombëtare, do ta pranojnë pa hezitim Kosovës për anëtare të saj, me të gjitha të drejtat dhe obligimet që dalin nga dokumentet e OKB.

Më 31 Korrik 2015
Esat Kamberi Hyannis, SHBA. Kontakti: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura