ARIF EJUPI: TAKIMI ME KANDIDATËT SHQIPTAR PËR ASAMBLETË KOMUNALE TË GJENEVËS, NGJARJE E SHËNUAR

Gjenevë, 01. 04. 2015 – Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ka bashkuar mbrëmë në një nga sallat e “École de Vernier-Place” të Gjenevës pjesën dërmuese të kandidatëve me origjinë shqiptare të cilët në zgjedhjet e 19 prillit të këtij viti konkurrojnë për pozitën e Këshilltarit në disa nga komunat e Gjenevës. Tubimin e ka hapur Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Gjenevës inxh. Ali .Sh. Mehmeti. Ai në fillim të fjalës së tij u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithëve, duke i uruar secilit sendërtimin e ëndrrës së tij. Pastaj Z.Mehmeti ka sqaruar se ky tubim qëllim të vetëm ka njohjen e bashkatdhetarëve tanë me të 19’të kandidatët me origjinë shqiptare dhe me programet e partive të tyre. Komuniteti Shqiptar si organizatë jofitimprurëse dhe apolitike askujt nuk i imponon votimin e individit të caktuar apo të subjektit partiak. Zgjedhja i mbetet si vullnet i lirë qytetarit. Ai votën e tij të e çon kah kandidati apo partia të cilën e konsideron si kredibile dhe si përfaqësuese të denjë të interesave të tij ka thënë: Z.Mehmeti. Pastaj në podium janë shfaqur sipas renditjes të nominuarit për asamblistë nga partitë e tyre përfaqësuese. Studenti 21vjeçar Gëzim Ilazi i pozicionuar në krye të listës nga Partia Socialiste – dega Vernier në Gjenevë është shprehur: Gjuhën amtare të përvetësuar kaq mirë ua atribuoi si meritë prindërve të mi të cilët krahas mësimit të rregullt më angazhuan në shkollën shqipe.
Ndërkaq Gjenevën e ndjej me shpirt si atdhe timin sepse këtu kam ardhur kur isha vetëm një vjeçar. Prandaj për vendin që më rriti dhe më dha mundësi studimi dhe ecjeje përpara është krejt e natyrshme që të ndjej edhe detyrime. Zotohem se do bëjë çmos që të jem në shërbim të të gjithë qytetareve të Vernies, njëlloj pa më shkuar asnjëherë mendja që dikujt t’i krijojë avantazhe të pamerituara. Në të kundërtën as që do ta synoja këtë pozitë.” Leutrim Hebibi bashkëmoshatar dhe bashkëpartiak i Gëzimit thotë: “Unë si student i inxhinierisë këtu në shkollën e latë të Gjenevës, e kam studiuar në hollësi programin e socialistëve gjenevian dhe për dallim nga programet e partive tjera rivale ky program më ka joshur dhe me ka mbushë me shpresë se është program i përsosur që shpie drejt arritjeve dhe avancimeve në të gjithë sektorët. Në rast fitoreje nuk do të mungojë ndihma ime në realizimin me përpikëri të projekteve të hartuara nga ana e socialistëve të cilët edhe pretendojë që t,i përfaqësoj në nivelin komunal. ”Ndërkaq Valdete Sopi arsimtare në një nga shkollat e Gjenevës, ende në vazhdim të mandatit të Këshilltares nga legjislatura e më parme në Komunën Vernier të Gjenevës, thotë: edhe kësaj radhe do të provojë marrjen e një mandati të dytë, në mënyrë që mbetjen gjysmë të disa projekteve ta finalizojmë në periudhën e ardhshme katërvjeçare.
Po ashtu edhe zonja Sopi është pjesë e Partisë Socialiste në qytetin Vernier të Gjenevës. Ismet Kurteshi një socialist tjetër nga komuna Onex është i njohur nga të gjithë për punën e tij korrekte. Z.Kurteshi në diskutimin e tij ishte shumë i qartë. Ai tha: nuk dua të jem i zhurmshëm prandaj as edhe ç, do u lodhi me premtime e fjalë të mëdha. Atë që është në programet tona jam i sigurt se do ta jetësojmë. Në rast fitoreje ky do të jetë mandati i dytë i Z.Kurteshi. Nga radhët e PDC-së në foltore doli Sami Gashi i njohur nga shqiptarë e vendas si i palodhshëm dhe i përpiktë në punë. Gashi tha: Qëllim imi dhe i të tjerëve duhet të jetë lufta korrekte dhe e ndershme. Kurse fituesin le ta përcaktojë elektorati. Le të fitojnë të merituarit! Se vetëm kështu fiton demokracia ! Partia të së cilës i takoj unë gjithmonë votën e ka cilësuar si të drejtë themelore të çdo qytetari. Çdoherë në partinë tonë do të luftojmë për mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe begatimin e jetës së qytetarëve. Samiu në PDC është mjaft i respektuar ai më 6 tetor 2013 vetëm për pak vota pati mbetur jashtë Këshillit të Madh Kantonal të Gjenevës apo të ashtuquajturit Grand Conseil. Në PDC me Samiun bashkëvepron edhe afaristi Muharrem Ahmeti një njohës i shkëlqyer i lëmit të gastronomisë. Ahmeti kontributin e tij në zhvillimin e mëtejshëm të komunës ku jeton e sheh si të mundshëm nëpërmjet kësaj partie dega në Vernier. Z. Ahmeti një burrë dyzetvjeçar edhe nga pamja mjaft serioz shprehet: Në politikë nuk kam hyr formalisht.
Në rast se do ta realizojë fitoren detyrën e Këshilltarit do ta kryejë si është më së miri. Emër tjetër afirmativ dhe që gëzon respekt në radhët e PDC-dega në Lancy është edhe Uran Shabani. Ai me profesion teknik i pajisjeve dhe instalimeve elektrike këtë parti e konsideron si parti të qendrës. Kurse programin e saj e çmon shumë sepse sipas Z. Shabani kjo parti si vlerë universale e ka mbrojtjen e familjes si bërthamën kryesore të shoqërisë. Z.Shabani vetes ia ka krijuar sukseset vetëm më përkushtim në punë, ai është i vendosur që edhe në politikë të jetë i tillë.
Granit Metushi me profesion infermier kandidaturën e tij e ka shtruar nëpërmjet Partisë së të Gjelbërtëve (Les Vertes) në komunën më të madhe të kantonit të Gjenevës, në atë të Vernier. Metushi modest tha: meqë në vendin ku punojë ka më tepër femra do bëjë përpjekje maksimale që ato në të drejta të jenë të barabarta me meshkujt në të gjitha nivelet. Prezantimin e këtyre kandidatëve e ka përcjellur me vëmendje edhe një numër i kënaqshëm i mërgimtarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në kantonin e Gjenevës. Disa nga pjesëmarrësit e këtij tubimi kanë shtruar edhe pyetje të shumta. Ku ne arritëm t,i veçojmë disa nga ato: Ajet Hyseni politikolog i diplomuar në Universitetin e Gjenevës, ka pyetur Sami Gashin pretendent për pozitën e Këshilltarit në qytetin e Gjenevës, se çfarë kushtesh do të ofrojë për sektorin e ndërtimtarisë PDC-ja e Gjenevës. Z.Gashi ka dhënë: Në kuadër të Partisë kemi grupe të specializuara rreth këtyre çështjeve të cilat konsiderojmë se sikur deri me tani edhe në të ardhmen do ta kryejnë punën e tyre me sukses duke krijuar favore të shumta në dobi të ndërtimtarëve.
Regjisorja dhe këngëtarja e mirënjohur Mira Bregu ka qenë e përqendruar tek problemet e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Ajo ka kërkuar shpjegime nga zonja Valdete Sopi, rreth asaj se çfarë ka bërë Bashkia e komunës Vernier në mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Zonja Sopi e cila ende ushtron funksion e Këshilltares në këtë komunë nga mandati i kaluar tha se çështja e mësimit të gjuhës së origjinës trajtohet njëjtë për të gjitha komunitetet e kësaj komune. Kurse ngritja e cilësisë së këtij mësimi adresë duhet ta ketë vendin e prejardhjes. Ministria e Arsimit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mungesë të kuadrit përkatës duhet të ofrojnë ndihmë duke angazhuar mësimdhënës të kualifikuar. Këtë problem komuniteti spanjollë, portugezë, dhe ai italianë e kanë të rregulluar qysh herët.
Shpjegime shtesë ka dhënë rreth këtij problemi edhe Z.Gëzim Ilazi, i cili në cilësinë e sekretarit të LAPSH-it të Gjenevës, ka pohuar se shkolla shqipe gjatë vitit që shkoi është ndihmuar nga Komuna e Vernier me tetëmijë franga. Gjithashtu të pranishmit janë njoftuar nga z. Ilazi se në vazhdën e kësaj ndihme kjo komunë ka vu në dispozicion të nxënësve shqipfolës edhe klasat për mbajtjen e orëve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, në të njëjtat objekte ku zhvillohet edhe mësimi i rregullt në gjuhën frënge. Ndërkaq Vehbi Kryeziu i specializuar në fushën e teknologjisë dhe të informacionit ka porositur të gjithë kandidatët që në rast fitoreje besimin e dhënë nga votuesit ta kryejnë me përgjegjësi, se vetëm kështu do të jenë të respektuar së pari vetë ata dhe elektorati i tyre.
Kryeziu diskutimin e tij e ka përmbyllur me konstatimin se vendit i cili në ditët më kritike na ka ofruar mikpritje dhe ngrohtësi këto të mira duhet t,ia kthejmë me integrim të mirëfilltë jo vetëm në sport e politikë por, në të gjitha fushat. Një çerek ore Z.Ali Mehmeti si iniciues i këtij tubimi e kishte lënë në dispozicion për të shpjeguar mënyrën e votimit, posaçërisht për ata të cilët votojnë përherë të parë. Nëpërmjet pamjeve në ekran ai sqaroi çdo paqartësi. Tani secili person me të drejtë vote e ka të qartë procedurën e votimit. Dhe fare në fund nëpërmjet një aperitivi të organizuar nga Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, u kalua në bashkëbisedim ku disa nga ata që kishin hezituar të shtronin pyetje gjatë debatit patën mundësin që këtë ta bëjnë nga kontakti sy me sy me të preferuarit e tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura