Tiranë, 28. 08. 2015: PËRMBLEDHJE: Në këtë artikull jepet një interpretim i ri i mbishkrimit të Kongsbergut (Norvegji). Mbishkrimi është shkruar me sistemin alfabetik të shkrimit me germa pellazge, të përhapura gjerë gjatë kohës së neolitit dhe bronzit në rajonin e mesdheut. Mbishkrimi lexohet nga e majta në të djathtë dhe përbëhet nga dy fjalë: SOT QA = SOT QAJ. Mbishkrimi i Kongsbergut lidhet me shkrimin Linear B (të Mikenës), mjaft i përhapur gjatë kohës së bronzit në Ballkan dhe ishullin e Kretës. Të dyja fjalët i përkasin gjuhës së lashtë pellazge, e folur dhe e shkruar në rajonin e mesdheut gjatë neolitit, kohës së bronzit dhe më vonë, e cila nuk është gjuhë e vdekur, por mbijeton në gjuhën e sotme shqipe. Në Skandinavi ka toponime pellazge, që ruhen sot dhe që shpjegohen mjaft lehtë me gjuhën shqipe:
SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KANË, DIN, NA VYN = S’KANË,NUK KANË = DIN, DI, VIN= VYN= na vyn, na duhet, na vlen, na hyn në punë.
NORVEGJI = NOR VE GJI= norët i ve n’ gji, i kam në gji, në zemër.
OSLO = OS LO = OSHT LON, është lënë.
Kështu me mbishkrimin e Kongsbergut dhe toponimet vërtetohet prania e Qytetërimit Pellazg Minaik të Kretës në Skandinavi.
—
SUMMARY:
In this paper is given a new interpretation of the Kongsberg’s inscription (Norway). The inscription is written in the alphabetic system of writing with the pelasgian letters, widely used in the Mediterranean countries during the Neolithic and Bronze Ages. The inscription is read from left to right and it consists of two words: SOT QA = SOT QA-J = TODAY CRY.
Kongsberg’s inscription is related to the Linear B script, widespread during the Bronze Age in the Balkans and the island of Crete. Both words belong to the ancient Pelasgian language, spoken and written in the Mediterranean region during the Neolithic Age, the Bronze Age and later on, which is not a dead language, but survives in the modern Albanian language. In Scandinavia there are some Pelasgian toponyms, preserved today:
SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KANË E DIN, NA VIN = DOES NO MATTER TO KNOW, SERVE US;
NORVEGJI = NOR VE GJI= norët ve n’ gji, i kam për zemër = I HAVE NORWEGIANS IN MY HEART.
OSLO = OS LO = OSHT LON = IS LEFT.
Thus the Kongsberg’s inscription and the name of the places confirms the presence of the Pelasgian Minoan Civilisation in Scandinavia.
Fig. 1- Harta e pjesëshme e Norvegjisë, në perëndim të Oslos,ndodhet qyteti Kongsberg.
Kohët e fundit, duke punuar dhe kërkuar për të dhëna plotësuese studimore, ndeshëm në një material shumë interesant gjuhësorë, që ka lidhje me tematikat tona studimore mbi Qytetërimin Pellazg, qytetërimi më i vjetër i botës. Zoti Johan Jarnaes, një studiues i pasionuar norvegjez, në revistën CRYPTCRACKER të dates 30 shtator 2013, sjell artikullin “PHOENICIANS IN SCANDINAVIA” (Fenikasit në Skandinavi), ku bën fjalë mbi një mbishkrim të kohës së hershme të bronzit. J. Jarnaes është nga qyteti i vogël norvegjez Kongsberg, që ndodhet rreth 80 km. në perëndim të kryeqytetit Oslo të vendit (fig. 1). Ai është diplomuar për histori, arkeologji dhe gjuhësi. Duke shëtitur në fermën e një miku të tij gjatë vjeshtës së vitit 1987, në një pllakë graniti, ai vuri re disa gërvishtje, që i tërhoqën vemendjen. Pasi e pastroi vendin doli qartë mbishkrimi, për të cilin bëjmë fjalë në shkrimin tonë.
Mbishkrim i Kongsbergut është gërvishur në një pllakë graniti në një vend kulti fetar, në afërsi të qytetit Kongsberg të Norvegjisë. Në rrethinat e Kongsbergut janë gjetur shumë miniera të vogla, ku gjatë kohrave parahistroike është gërmuar dhe shfrytëzuar minerali i argjendit.
Mbishkrimi mbeti pa u deshifruar deri në vitin 1980, kur dr. Kjel Aartun arriti ta deshifrojë atë, bazuar në deshifrimet e shkrimit Linear A të ishullit të Kretës. Ai mendon se shkrimi është gërvishur në pllakën e granitit midis viteve 2000 dhe 1450 p.e.s., dhe sipas tij përbën shkrimin më të vjetër në Europë dhe shpreh gjuhën e mineanëve të Kretës. Dehifrimi i mbishkrimit u publikua për herë të parë në vititn 1992 (Ph.D. Kjell Aaturtun në revistën Die Minoische Schript, Band I, 1992) . Këto ide i ka mbështetur edhe studiuesi tjetër Sven Buchholz, i cili ka bërë edhe një studim të gjatë për gjetjet në afërsi të minierës së argjendit të Kongsbergut.
MBISHKRIMI I KONGSBERGUT (NORVEGJI)
Fig. 2-Mbishkrimi i Kongsbergut dhe transkriptimi i tij (poshtë) sipas deshifruesit K.Aartun (përdorur edhe në katallogun e shenjave të Linearit A të Brice (W. Brice 1975, fig 5 ).
Në disa vende në Peloponez (Mikenë, Pylos etj.)dhe Kretë janë gjetur mjaft pllaka dheu të pjekura me shkrimet e kohës së bronzit linear A dhe linear B. Në kohën e bronzit, ende nuk ka qenë shpikur letra dhe për të shkruar përdoreshin shtresa të holla balte, që më pas thaheshin. Kur kjo ishte ende e njomë, mbi te gërvishnin shenja të ndryshme.
Dy autorët anglezë M. Ventris dhe J. Cadwick (1953), duke u marrrë me deshifrimin e shkrimit linear B të Kretës, kanë përcaktuar se shenjat e këtij shkrimit përfaqësojnë rrokje, prandaj edhe shkrimin e kanë quajtur rrokjor. Ata duke formuar rrokje nga shenjat e lineat B formuan më pas fjalë, me bashkimin e këtyre rrokjeve, të cilat i afruan me fjalë të gjuhës greke. Kështu arritën në përfundimin se gjuha e shkrimit linear B, e përdorur në Mikenë dhe Kretë gjatë kohës së bronzit ka qenë një formë e lashtë e gjuhës greke. Ky përfundim është tepër subjektiv, pa bazë shkencore dhe i pa pranueshëm për shumë studiues, për të cilin më gjatë do të flasim më poshtë.
Nisur nga parimi i më sipërm, se shenjat e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqësojnë rrokje të gjuhës së folur, në bazë të katallogëve të shkrimit Linear A dhe B të autorëve të ndryshëm, Dr. Aartun mendon se çdo germë e mbishkrimit të Kongsbergut përfaqëson një rrokje dhe nga kjo arriti në këtë deshifrim:
Fjala e parë: S = WE, O = TU, T = YU dhe fjala e dytë: Q = Pi, A = Ti.
Pra sipas dr. Aartunit mbishkrimi deshifrohet me rrokjet :
WE TU YU PI TI, që në anglisht janë: “soft (and) pure” = në shqip “ i butë (dhe) i pastër”.
Dr. Aartun me sa duket ka pasur parasysh argjendin e gjetur në Kongsberg, i cili është “i butë dhe i pastër”. Aartun mendon se shenjat e këtij mbishkrimi i përkasin shkrimit Linear A të Kretës.
Bashkë me mbishkrimin në rajonin e Kongsbergut janë gjetur edhe shumë vizatime të ndryshme të gërrvishura mbi pllakat e shkëmbenjëve granitikë, me shumicë në rajonin e Kongsbergut. Njëri prej këtyre vizatimeve është identifikuar si poçe për verë ose ujë” (fig. 3).
Jarnaes ka vënë re se në pjesën e sipërme të poçes për verë ose ujë (fig.3) ndodhet e gërvishur germa “V”, sipas tij germë e alfabetit latin si dhe tre rreshta vijash të valëzuara mbi poçe, që është një hieroglif egjiptian, që shpreh ujin.
Nisur nga prania e hieroglifit egjiptian të UJIT mbi poçe, mendojmë se edhe germa V mbi grykën e poçes, përfaqëson fjalën VIJ = UIJ = UJI, fjalë, është gërvishur në një enë të Qytetërimit Pellazge të Vinkës, e neolitit të vonë. Edhe dy vijat në qafën e poçes me sa duket shprehin dorezat për mbajtjen e saj.
Bashkë me mbishkrimin në Kongsberg janë ndeshur edhe shumë vizatime anijesh (fig. 4, 5). Lidhur me anijet e vizatuar Jarnes shënon se vizatime të tilla mbi pllakat e granitit janë të shumta në Norvegjinë jugë-perëndimore dhe Suedi, me teknikë të njejtë me atë të përdorur në Kongsberg. Nga i gjithë zbulimi i vizatimeve dhe mbishkrimit në rrethinat e Kongsbergut Jarnaes mendon se janë bërë gjatë kohës së bronzit, midis viteve 2000-1500 p.e.s. Ai ato i krahason me anijet në limanin e Kretës, ndeshur në një afresk të vjetër (fig. 6).
Qyteti i Kongsbergut është themeluar në vitin 1623, kur u gjet shfaqja e parë e argjendit. Me këtë filloi nga puna minierat dhe qyteti u rrit shpejt me banorë të rinj. Mendimi është se para vitit 1623 Kongsbergu nuk ka pasur asnjë histori. Por Jarnaes mendon ndryshe. Ai të gjitha shënimet e tij mbi gjeografinë, gjeologjinë, arkeologjinë i ka përmbledhur në një libër: “Before Kongsberg was founded” (Para se të themelohej Kongsbergu). Në libër përshkruhet gjithshka mbi rajonin e Kongsbergut, filluar nga kohrat më të hershme parahistorike. Në kohën e bronzit prodhimi i argjendit bëhej duke shkrirë mineralin, që përmbante argjend dhe plumb dhe duke i ndarë ato. Por minerali i Kongsbegut është 100% argjend dhe kështu ka pasur vlerë të madhe, sepse duke qenë i pastër ngjyra e tij ka qenë e hapur dhe me shklëqim të ndritshëm.
Një gjë mjaft interesante e gjetur është vendosja e gurëve në pozitë të tillë, që përputhen me vendosje astronomike ose mathematike. Është mjaft e qartë, që këto vendosje të gurëve, vizatimet e ndryshme dhe mbishkrimi i më sipërm, përkasin një shoqërie mjaft të zhvilluar të kohës së bronzit, që përpuhtet me të dhënat, që janë nga qytetërimi Minaik i Kretës. Sidomos shkrimi që u përcaktua si i Linearit A të Kretës nga linguisti norvegjz Kjell Aartun në vitin 1994. Është ky që përcaktoi se mbishkrimi i mësipërm i përket shkrimit Linear A të Kretës. Mbishkrimi përbën fjalët e para të shkruara ndonjë herë në Norvegji, që i interpreton si “The pure and the soft” (i pastër dhe i butë).
Arkeologët norvegjezë mendojnë se mbishkrim i ndeshur në Kongsberg është bërë nga lundërtarët mineanë, të ardhur nga ishulli i Kretës. Mineanët gjatë kohës së bronzit kishin kërkesa të mëdha për minerale dhe argjend, i cili në atë kohë ka qenë me shumë vlerë. Ata me barkat e tyre kanë arritur Skandinavinë dhe vendbanimet Brammen dhe Oslo dhe rrethinat e Kongsbergut (vini re hartën ku rrugët e mineanëve janë shënuar me vija të ndërprera).
SHPJEGIMI YNË I MBISHKRIMIT TË KONGSBERGUT
Sipas mendimit tonë mbishkrimi i Kongsbergut përbëhet nga dy fjalë të ndara njëra nga tjetra të shkruara sipas sistemit alfabetik dhe jo rrokjor. Fjala e parë ka tri germa dhe e fjala e dytë vetëm dy. Dy fjalët e mbishkrimit janë:
SOT QA
Mbishkrimi është shkruar me sistemin alfabetik dhe lexohet ashtu siç shkruhet, nga e majta në të djathtë. Në gjuhën e sotme shqipe, me rregullat e sotme gramatikore, mbishkrimi do të ishte:
SOT QAN ose SOT QAJ
Fjala SOT është ndajfolje= anglisht TODAY, THIS DAY.
Fjala QAN, është folje veta e tretë njënjës e foljes TË QASH, ME QA = TO CRY, TO WEEP, ai, ajo qan. Pra mbishkrimi i Kongsbergut është: SOT QA = SOT QAJ = TODAY I CRY
Mbishkrimi I Kongsbergut lidhet me shkrimin linear B dhe jo me linear A, sepse ky i fundit është shkrim më i vjetër dhe më tepër shkrim vizatimor, ku shenjat shprehin fjalë të caktuar, por të pa kuptueshme për ne.
Germat e përdorura për mbishkrimin Kongsberg janë germat e alfabetit pellazg të ndeshura fillimisht në kulturën Vinkë-Turdas, neoliti i vonë (Peza & Peza 2013). Ky alfabet është përdorur më pas, gjatë kohës së bronzit në Mikenë dhe Kretë në shkrimin Linear B, në Trojë e gjetkë. Alfabeti pellazg është përdorur për mbishkrimin e Lemnit (shekujt 9-8 p.e.s.), Athinës, Korinthit, mbishkrimet e Kretës të shekijve 6 p.e.s. Me alfabetin pellazg gjatë shekullit 8 p.e.s. janë shkruar Iliada dhe Odisea nga Homeri si dhe Theogonia nga Hesiodi, që të dy poetë dhe dijetarë të racës pellazge. Alfabeti pellazg është përshtatur për të shkruar gjuhën latine dhe atë greke.
Mbishkrimi i Kongsbergut ka rëndësi të madhe për gjuhësinë, sepse tregon se gjatë kohës së bronzit shkrimi ka qenë i zhvilluar dhe tregon se mineanët, popull i racës pellazge, kanë qenë shpërndarë në të gjithë Europën dhe kanë shfrytëzuar minerale të ndryshme.
Studimet e para arkeologjike në ishullin e Kretës janë kryer nga arkeologu Artur Evans rreth vitit 1900 të shekullit të kaluar, i cili në këtë ishull zbuloi një qytetërim të lashtë të kohës së bronzit, që ai e emërtoi Qytetërimi Minaik i Kretës dhe që i përket periudhës para helene (greke). Evans, krahas pallateve shumëkatëshe dhe objekteve të tjera arkeologjike, zbuloi në Kretë edhe mjaft pllaka balte të pjekura, që përmbanin shkrime. Ai ndau në Kretë tre lloj shkrimesh: shkrimi vizatimor (piktografik), shkrimin linear A dhe shkrimin linear B më i vonshëm dhe më i përparuar se lineari A.
Vërtetohet se shkrimet e ashtu quajtur Linear A dhe Linear B përbëjnë përzierje të shkrimit alfabetik d.m.th. ku shenjat e veçanta shprehin germa të veçanta të alfabetit dhe shkrimi vizatimor (pictographic, hieroglyfik) d.m.th. ku shenjat e veçanta përfaqësojnë emërtime sendesh të veçanta.
QYTETËRIMI MINAIK I KRETËS DHE LIDHJET ME SKANDINAVINË
Kreta dhe banorët e saj përmenden për herë të parë në Odisea. Homeri përmend në Kretë pesë fise, që flasin një gjuhë: akejt, kidonët, dorët, pellazgët dhe eteocretanët, të cilët konsiderohn si “kretanët e vërtetë”
Mineanët kanë qen lundërtarë dhe tregëtarë të mëdhenj metalesh, sepse prej tyre prodhonin vegla të ndryshme dhe armë, që i tregëtonin në mesdhe. Ata kanë tregëtuar edhe verë, vaj ulliri dhe prodhime të tjera bijqësore në vendet veriore nga merrnin metale, qelibar nga vendet balltike etj. Për këtë arsye ata kishin ndërtuar edhe flotën e fuqishme tregëtare. Anijet e tyre kanë qenë me kil deri në 30 m. të gjata dhe 20 m. të larta.
Vikingët kanë qenë në Amerikë 500 vjet para Kolombit, pse jo dhe mineaëntë më parë, 3000 vjet para Kolombit ?
Për lidhjen e Qytetërimit Minaik të Kretës me Suedinë ka shkruar arkeologu suedez Oscar Montelius para një qind vjetësh, por nuk u besua. Tashti së fundi u botua libri “The Rise of Bronze Age Society” 2005 nga profesorët K.Kristiansen (Univ. Gothenburg dhe prof. Th. Larsson Univ. Umea për probleme të objekteve në gurë dhe shpjegimn e tyre.
Duke parë me vemendje disa emërtime vendesh si Skandinavia, Norvegjia, Oslo etj. vejmë re se ato shpjegoen mjaft lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, që tregojnë për origjinën e tyre pellazge:
SKANDINAVI = S’KA N DI NA VI = S’ KA N’ DI NA VI = NUK KA NË E DIN, NA VIN = NUK KA , DIN=DI, NE NA VIN= VYN =VYEN (NA DUHET, NA VLEN, NA HYN NË PUNË);
NORVEGJI = NOR VE GJI = norët vej n’ gji, i kam në gji, i kam në zemër, i kam për zemër.
OSLO = OS LO = OSHT LON = ËSHTË LËNË.
Studiuesit Johan Jarnaes dhe Sven Buchholz mbi pllakën e granitit me mbishkrimin “SOT QA”, korrik 2012.
_____________________
1.Johan Jarnaes, “PHOENICIANS IN SCANDINAVIA”në revistën CRYPTCRACKER të dates 30 shtator 2013.
2. Ph.D. Kjell Aaturtun në revistën Die Minoische Schript, Band I, 1992.