FATBARDHA DEMI: BIBLA – HISTORIA E NJERËZVE ME PLIS /I/

Tiranë, 09. 03. 2015 – Janë të shumtë studiuesit që pohojnë se «Historia fillon me shkrimin». Por gjithashtu duhet të pranojmë se, përpara se njeriu të krijonte alfabetin, për t’u shprehur, ai ka vizatuar apo gdhëndur figura dhe simbole në kockë, objekte prej balte dhe faqe të gurrta. Kjo veprimtari, që sot emërtohet «art», ka qenë dhe vijon të jetë edhe në kohët moderne, një nga rrugët e rëndësishme, për pasqyrimin e periudhave të ndryshme të Historisë së njeriut.
Në materialin që do të trajtohet më poshtë, lidhur me «shqipetarët e vjetër» siç shprehej filozofi i shquar Sami Frashëri, krahas fushave të njohura si gjuhësia, arkeologjia, etnografia apo dokumentet e shkruara, do ta shfrytëzojmë edhe pikturën, për të sjellë fakte mbi Lashtësinë, që nuk janë përmëndur kurrë nga historiografia botërore. Në këtë rrugëtim do të na ndihmojë Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902), një nga portretistët më të famshëm francez të shek.19, që i përket brezit të rrymës realiste në art.
Xhejms Tissot u rrit në një familje të përkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887, në pikturat e tij (365 punime në vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblës (Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri). Si piktor që i jepte rëndësi të madhe detajeve, ai udhëtoi në Jerusalem, Palestinë dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme, për t’u njohur me vëndet dhe popullsinë që përfshiheshin në historinë e Biblës dhe ku gjëndej një material i pasur arkeologjik.(1)


Autoportret (1865) James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902; Bibla Testamenti i Vjetër e vitit 1611

Po çfarë lidhje kanë pikturat e Xhejms Tissot me historinë e iliro-shqipetarëve? Pikërisht këtu qëndron edhe zbulimi, që ndoshta autorit as nuk i shkoi ndërmënd, i një FAKTI HISTORIK, të pa pasqyruar në Historiografinë botërore.

James Tissot: Passion de Notre Seigneur Jésus-Christ

Në pikturën e parë (fig.1, poshtë) Xh.Tissot paraqet fiset hebreje në momentin e çfaqjes së një prej mrekullive të Zotit. Duke e ndjerë veten në prag të vdekjes për mungesë të ushqimit dhe ujit, hebrejt janë sulur të rëmbejnë mana (ushqimin hyjnor) që “dora” e Krijuesit ia ka hedhur nga qielli popullit të zgjedhur. Të habit fakti se në pikturë, disa prej tyre mbajnë Plisin e shqipetarëve mbi kokë. Në fig.2 piktori parqet një burr të moshuar. Të tërheq menjëherë pamja e tij gati-gati mitike: Balli i lartë, mjekra madhështore e sidomos vështrimi i tij që shpreh brengë, por edhe vendosmërinë e një vendimi të rëndësishëm. Në fig.3 Perëndesha hënore Sellena, e cila në skulptura jepet gjithëmonë duke vrapuar; Një skulpturë e rrallë e Aleksandrit të Madh me simbolin e besimit hënor të pellazgëve (ylli/hëna) (fig.4) dhe në fig.5 një bari në malet e Labërisë (Shqipëria e Jugut, shek.20).

Elementi i përbashkët i të gjithë grupit të figurave, pavarësisht periudhave mijëvjeçare që i ndajnë, është mbulesa e kokës, që në gjuhën shqipe quhet Plis ose Qeleshe. Siç pohojnë studiuesit, Plisi është pjesë e traditës së Kombit shqipetar. “Veçanrisht kësula e bardhë është ajo që, me gjithë ndryshimet e formës të rrjedhura nga fisi, e dallon shqipetarin nëpër gjithë Ballkan” (Eqrem Çabej “Shqipetarët midis Perëndimit dhe Lindjes” f.29)
Plisi – simbol i të zgjedhurve të Zotit!
Sipas mitit, Moisiu udhëhoqi drejt tokës së premtuar, një përzierje popujsh, ku bënte pjesë edhe fisi Levi, të cilët nuk kishin përfituar toka si fiset e tjera hebreje. Arsyeja ishte se ky fis merrej me shërbimin ndaj kultit të Zotit (JHWH) dhe ishin të vetmit që kishin të drejt të ishin priftërinj. Sipas Biblës, vetë Zoti pohon: ”Unë kam zgjedhur levitët, ndërmjet Izraelitëve (…) levitët do të jenë të mi” (Numeri 3:11). Piktori ka përdorur Plisin, për t’i dalluar levitët nga njerëzit e fiseve të tjera hebraike (fig.1,lartë). E bardha, e kuqja dhe e zeza ishin ngjyrat e përkatësisë ndaj fisit të Moisiut. (2) Sipas etnografëve, këto janë tre ngjyrat kryesore në veshjen e traditës së shqipetarëve dhe deri në shek. 19-20, Plisi që përdorej prej tyre ishte i bardhë, i kuq dhe i zi. Megjithatë, tek shqipetarët në veshje, mbisundon ngjyra e bardhë, ngjyra e ndriçimit hyjnor e Krijuesit.
Në pikturën (fig.2, lartë) (3) autori paraqet vetë profetin Mojsi (120 vjeçar), i vetmi që foli sy më sy me të Plotfuqishmin. (Nu 12:3; De 34:10; At 7:20; Eb 3:2-5). Xh.Tissot nuk ka lënë ndonjë shpjegim se përse Moisiu paraqitet në të gjitha pikturat e tij me Plisin historik të shqipetarëve dhe është i vetmi portret në botë, ku ka këtë pamje.
Lind pyetja: A ka patur Moisiu origjinë iliro-shqipetare?
Të gjithë e njohin historinë e Moisiut. Sipas Biblës, ai lindi më 1571pk në Egjipt, (4) por disa studiues mendojnë më 1391/1386 pK( 7 Adar 2368 ) duke e cilësuar si bashkohës të faraonit Akhetaton. (5) Ai u birësua nga motra e Faraonit dhe si pjesëtarë i familjes mbretërore, Moisiu ishte prift dhe ishte paisur me të gjitha dituritë e shkencës dhe besimit të shkollës së Thotit (6). Në Egjiptin e lashtë, Faraonët dhe familjarët e tyre mbanin disa emra, sikurse edhe Perënditë pellazge të hyjnizuar në Olimp (Niko Stillo “Etruskishtja-Toskërishtja”). Historikisht njihen disa emra të Moisiut (Hosorsiphit), por kryesori mbeti ay që përdoret edhe në ditët tona.
Sipas Biblës, emri Moisi (në hebraisht מֹשֶׁה – Môsceh) do të thotë “i nxjerrë jashtë”, por rrënja “ms” është egjiptiane e do të thotë “fëmijë”(Esodo 2,10). (7) M.Eliade (historian i besimeve, mitolog dhe filozof, 1907-1986) gjithashtu emrin e Moisiut e shpjegon si egjiptian me kuptimin “i lindur, fëmijë”.(8)
Në lashtësi i kushtohej një rëndësi të madhe emërtimeve dhe tek pellazgët emri, sidomos i figurave kryesore të historisë së tyre, lidhej me mitet e besimit. Shpjegimet e mësipërme në Bibël nuk dëshmojnë rolin e Moisiut si profet dhe si figurë qëndrore, në besimin Ebraik, Kristian dhe Islam. Por një legjendë e traditës gojore hebreje na ndihmon të zbulojmë kuptimin e emrit dhe gjuhën së cilës i përket. Kur Zoti i diktoi Moisiut ligjet sipas të cilave duhet të silleshin hebrejt me njëri-tjetrin dhe me popujt e tjerë (Torah) për të gëzuar vendin e një populli të zgjedhur, “Fëmijët e Izraelit i thanë Moisiut: Moisi, mësuesi ynë, na e mëso … na e shpjego Torah-un” (Midrash Tanchuma; Menachot 29b; Sotah 13b). (9) Kjo legjendë përputhet me emrin shqip “mësues” dhe tregon profesionin e priftërinjve dhe sot e kësaj dite.
Poeti dhe eruditi shqipetar, Pashko Vasa (1825- 1892) pohon se “emri i Moisiut, nipit të Ramsesit të II dhe përhapës i krishtërimit, ka qenë tjetër dhe më vonë u quajt “Moisi” dmth mësues. Muse, shqip mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë jap mësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën”. (10)
Përfundimi i parë: Kur tek një fjalë, kuptimi mitik përputhet me atë gjuhësor, origjina e emrit i përket popullit që e flet atë gjuhë. Për rrjedhojë emri i Moisiut është i gjuhës shqipe dhe tregon detyrën e tij si profet.
Por përkatësinë e tij etnike, nuk e dëshmon vetëm emri …
Dhjetë urdhëresat e marra nga “goja” e Zotit, Moisiu i ka shkruar në gjuhën pellazgo-shqipe.
Në ditën e parë të muajit të tretë që nga largimi nga Egjypti, izraelitët e lodhur dhe plot dyshime për fjalët e Moisut dhe fatin e tyre, mbritën në këmbë të malit Sinai. Sipas urdhërit të Zotit, mbas tre ditë “pastrimi”, Moisiu i vetëm, ju ngjit malit Sinai ku qëndroi dyzet ditë dhe netë, për të marrë nga goja e të Plotfuqishmi dhjetë Urdhëresat (Es17,8-13), dy prej të cilave të shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri që njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastësishme e ngjarjes, mbi një mal me emrin e Perëndisë hënore Sin të panteonit sumer, babilonez dhe të asirëve,(12) dëshmon jo vetëm besimin hënor të pellazgëve në këto vënde, por dhe origjinën pellazgë, të mitit kristian.
Torah (në hebraisht תורה) personifikon vetë figurën e Zotit dhe përmban 613 urdhëresa. Sipas studiuesve është një fjalë e vjetër hebraike që tregon “mësimin” dhe shpesh përkthehet si “ligje”.( Stephen M. Wylen, Settings of Silver : An Introduction to Judaism, Paulist Press, 2001, p. 16) Siç vihet re, për këtë fjalë nuk kemi një përkthim gjuhësor. Sipas P.Zheit, Gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe simboli është gjuha më të cilën E (Qëndra, Zoti) shprehet. (13)
Bazuar mbi të njejtin parim, albanologu Xhuzepe Katapano (Thot Parlava Albanese, Bardi Editore, Roma 1984) sqaron se: “TORA ka të bëjë me çdo çast të jetës, me krejt ekzistencën njerëzore (…) rrjedh nga tingulli TR (tërë), ku e para (t-shën im) tregon cakun dhe e dyta lëvizjen (r-rrota, rrethi-shën im) (…)
Ngaqë Zotit nuk mund t’i jepet një emër, që të shprehte thelbin e tij, realitetin përmbajtësor, Thoti e emërton: TËRË – i tëri, i ploti, absoluti (…) Pra TORA-HA është Arbërisht, përmbledh gjithë urtësinë, tërë dijen e drejtësisë!„ (14)
Ky shpjegim është shkencor dhe i bazuar mbi faktet gjuhësore, por janë trashëguar edhe fakte grafike. Mund të themi se, para përdorimit (ose krahas) të fjalës, njeriu „ka folur“ nëpërmjet gjesteve dhe vizatimit. Psikologu i njohur Karl Jang (Carl Gustav Jung,1875 -1961) pohon se njeriu përdor fjalën, për të shprehur kuptimin e mendimit që do të tregojë. Gjuha e tij është plot me simbole, por për të dhënë thelbin e mendimit, ai shpesh përdor vizatimin. (15)
Emërtimi në gjuhën shqipe Torah/Tërësi, i Zotit është shprehur gjatë mijëra viteve, me të njejtin gjest-simbolik: duart e hapura që tregojnë gjithësinë (gjithë horizontin, nga lindja në perëndim, nga Alfa deri tek Omega). Ky simbol, nga mitologët kristian iu përshtat mitit të sakrificës së Krishtit, për t’i dhënë popullit idenë e të dërguarit të Zotit. Në fotot poshtë, shihet përcjellja e simbolit besimtar në kohë.

(16) (Nga e majta në të djathtë) Figura e Perëndeshës së parë me trup njeriu e kokë zogu. Tre V poshtë qafës, dëshmojnë besimin hënor të pellazgëve; Perëndesha e gjuetisë dhe mbrojtëse e kafshëve, Britomartis e periudhës minoike; Perëndesha hënore Iside në Egjiptin e Lashtë; Aleksandri i Madh në një diademë mbretërore e ruajtur në Kiev; Kryqëzimi i Krishtit, pikturë murale në Manastirin e Deçanit, Kosovë.
Nuk mund të lë pa përmëndur edhe një fakt tjetër, emërtimin e vendit ku ruhen ligjet e urdhëruara nga Zoti (Torah): “ARCA e Aleancës”. Në gjuhën hebreje lexohet (‘ārōn ha-bĕrīth), ku na bie në sy emri i vëllait të Moisiut Aaron, që besoj se shpjegon mitin e bërjes së arkës sipas udhëzimit të Zotit dhe jo kuptimin gjuhësor. Origjina e fjalës shqip “arka” (arca) e ka nga emri “bark” në kuptimin e barkut të njeriut që mban femijën. Por siç dihet, në gjuhët natyrale (gjuhët e njeriut primitiv) siç është shqipja, fjala ka edhe kuptim simbolik, të cilin na e shpjegon Fjalori Teosofik i H.Blavatskit (Helena Petrovna von Hahn, 1831-1891): Arka (Argha- kald.) – nënkupton mitrën e Naturës; Hënën e Re, një barkë shpëtimi; por edhe një kupë që përdoret për ritet fetare. (17) Herodoti e përmënd emrin “Arka-ia”, si emër të krahinës së Peloonezit, vend ku banonin «pellazgë aigia-lees». (18) Kjo krahine me vone u emertua Man-i, që ka qenë emri i lashtë në gjuhën shqipe i Hënës (Mana) (F.Demi “Besimi henor deshmi e autoktonise se Kombit Arber”).
Por le të vijojmë tezën tonë. Faktet dëshmuan se emërtimi i librit të ligjeve (Torah) është i gjuhës shqipe, por brenda saj ka fjalë që përdoren edhe sot nga shqipetarët. Historia e shenjtë e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezës hapet me krijimin e botës: „Në fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokën…“ (Gen. 1:1). Fjalën „në fillim“ e tregon shigjeta në (fig.1,poshtë) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi është në gjuhën shqipe.

(Morris Jastrow’s Dictionary of thë Targumim, thë Talmud Babli and Yërushalmi, and thë Midrashic Litëraturë, 1903; pag 923, PDF vol 2)
Janë dhënë shpjegime të ndryshme për këtë fjalë: Në Fjalorin e orientalistit amerikan M. Jastrou (Morris Jastrow, Jr. (1861 – 1921) (fig.1,lartë) kjo fjalë do të thotë „gjigand“. Ata u quajtën „n‘filim“ sepse ata shkaktuan shkatërimin (përmbytjen) e botës; është emër demoni. (19) Besoj së autori është nisur për këtë shpjegim nga mitet mbi fiset e para që jetuan në Tokë duke e lidhur me temën e Gjenezës. Ka shumë mundësi që M.Jastrou të jetë bazuar edhe tek Fjalori Teosofik i esoteristes më të shquar të shekullit 19, H.P.Blavatskit ku shënohet : „Nëfilim“ (ebr.) – Gjigandët, Titanët, Të rënët (Ëngjëjt –N.d.T.) (20) Me sa duket edhe H.Balvatski është mbështetur tek përkthyesit grek të Biblës hebraike ,të cilët fjalën „nëphilim“ (në gjuhën origjinale hebreje ph=f) e kanë përkthyer – gjigand.
Sipas Enciklopedise Treccani (Enciclopedia Italiana -1933), Titanët „të lindurit nga toka“ ishin brezi më i lashtë i pellazgëve ku bënte pjesë edhe Kroni, babai i Zeusit. Zeusi përfaqsonte brezin e ri të Titanëve që u hyjnizuan si perëndi në Olimp. (21) Gjigandët dhe Titanët janë pellazge dhe i përkasin dy degëve të të njejtës famile etnike (gegë dhe toskë), gjë që shpjegohet qart nga ana gjuhësore e emrit: „titan“ dmth „tanët“. Emërtimi „gjigand“ shpreh vetëm dallimin fizik, që dallon pellazgo-ilirët (shqipetarët) e veriut nga ata të jugut, të cilët vijnë më të shkurtër. Edhe sot popullsia e Shqipërisë Veriore dhe ajo historike (Dardania), emërtohet Gegë, fjalë e rrjedhur nga Gigë (gjigandë). Pra, shpjegimi që i bëhet fjalës „nefilim“ të çon tek mitet pallazge.
Që në Bibël kemi një histori pellazge vërtetohet edhe me fakte gjuhësore. Teksti i vjetër, sipas studiuesve është shkruar në gjuhën aramaika dhe jo hebraike. Shkruesit hebrej duke mos e ditur kuptimin e fjalës e kanë lënë në origjinal. (22) Në gjuhën e sotme shqipe kjo fjalë shqiptohet qartësisht nga ana gjuhësore dhe ka kuptimin e „fillimit të një dukurie apo veprimi dmth zanafillën e …“, që në Bibël është emërtuar „Gjeneza“. Tek fjala „nëfilim“ me gërma hebraike, ndodhet edhe një shenjë e vogël    (si apostrof, fig.1,2 lartë) mbas gërmës së parë dhe quhet „yod“ dhe në alfabetin hebraik ka vlerën numerike 10 (numri perfekt, që përfaqëson Zotin). Sipas Rabbi Aqiva (shk.1), një prej themeluesve të hebraizmit tradicional (shk. 1-6 pas Kr), HaShem (një nga emrat e Zotit në Bibël) iu dha fëmijve të Izraelit jo vetëm dhuratën e shenjtë Torah (ligjet) por në të, shtoi edhe një dëshmi të veçantë të dashurisë ndaj tyre me anën e shenjës së yod-it, me të cilin ishte krijuar Bota (23) Pra germa „yod“ dëshmon vetë Krijuesin. Çdo germe, në alfabetin hebraik, i përgjigjet një pjesë e trupit të njeriut apo kafshës dhe gërma « yod » përfaqëson dorën (dorën e Zotit , siç paraqitet në muret e Pirmidave dhe në artin mesjetar të kristianizmit) dhe shqiptohet « Yod » ose « Youd» (24) Gërma „yod“ u bë emërtimi i Zotit: „Got“ dhe „Gott“ në gjuhët gjermanike të Europës Veriore.(25)
Gjuhëtarët pohojnë së alfabeti hebraik e ka origjinën nga alfabeti aramaik (araméen) dhe e kanë përdorur hebrejtë dhe diaspora judeo-arabe, judeo-gjermane dhe gjuhë të tjera semitike. (26) Vëtë alfabeti aramaik, e ka bazën nga alfabeti i fenikasve që është përhapur në Lindjen e Aferme në mijëvjeçarin e dytë pK. Ky alphabet u adoptua për të shkruar shumë gjuhë të tjera si hebraishten, nabetiane, siriane, palmiriane,mongole etj. mendohet edhe të turqishten e vjetër, i përdorur deri në shk 8 pK. (27) Fenikasit, apo “ Popujt e detit”- siç dëshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – përbëheshin nga fise të ndryshme, në shumicën e tyre, të të njejtit trung etnik që quhet ‘pellazg, proto-ilir,frigjian apo thrako-ilir’ ”. Në Testamentin e Vjetër ata emërtohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të Noe, krijuesit të racës së re njerëzore.(28)
Në pasqyrën I (poshtë) tregohet së si ka ndryshuar shenja e Krijuesit, nga alfabeti i hershëm aramaik deri tek shenja «yod» e alfabetit hebraik:
I –

a) Alfabeti i hershëm Aramaik (shek. 10 – 9 pK) ku gërma “Z” është e njejtë me alfabetin fenikas dhe greqishtes arkaike (pellazge) siç shihet në pasqyrën II poshtë.
b) Alfabëti Impërial Aramaik (shek. 5 pK)
c) Alfabeti hebraik. Kjo shenjë shënohet edhe si “I” e vogël (29)

Në gjuhën shqipe emri i Krijuesit fillon me gërmën Z (Zoti) sikurse edhe emri i Kryeperëndisë së Olimpit “Zeus”, rrënja e të cilit shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe «zë, zëri» dmth ai që lëshon zërin si bubullimë. Në pasqyrën II, shihet se gërma “Z” e alfabetit aramaik është e njejtë më atë të fenikasve dhe e alfabetit pellazg, të cilin gjuhëtarët e shekullit 19 e emërtuan gabimisht greqishtja e lashtë.
II –

(30)
Gërma “Z”, më vonë grafikisht u shndrua në “ I ” që tek hebrejtë lexohet « Yod » dhe paraqitet si apostrof ose “i” e vogël. Në pasqyrën III (nga e djathta në të majtë), tregohet se gërma « Yod » apo “Iota” tek grekët dhe “I” e etruskëve dhe romakëve, e kanë origjinën nga hieroglifi egjiptian që pasqyron dorën. (31)
III –

VIJON…

……………………………………

PJESA E DYTË:
FATBARDHA DEMI: BIBLA – HISTORIA E NJERËZVE ME PLIS /II/
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=3685

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura