Prishtinë, 10. 09. 2015: Opozitës së bashkuar i mbetet krijimi i një programi politik, ekonomik e social etj., i cili do t’i precizonte dhe do të afronte zgjidhje për të gjitha temat më substanciale e më të prekshme për jetën e qytetarit tonë. Por, për ketë është e domosdoshme mbështetja dhe reagimi qytetar. Frontit i duhet edhe një mbështetje mediale.
***
Kosova pa dyshim që ka shumë probleme dhe po të renditeshin për nga rëndësia do të dukeshin kështu:
1. Probleme të natyrës ekonomike, financiare e sociale të cilat kanë shkaktuar eksodin i cili është i vazhdueshëm dhe herë herë me hove më të dukshme siç ishte në fillimvitin 2015;
2. Problemet e shumta në Sistemin e Drejtësisë, e të Sigurisë Kombëtare;
3. Problemet në Sistemin e arsimit, në të gjitha nivelet e tij;
4. Problem në vete është edhe Shërbimi shëndetësor si dhe ambienti jetësor;
5. Problem në vete pa dyshim që ishte dhe vazhdon të jetë është, Procesi i privatizimit të pasurisë kombëtare e publike; dhe
6. Problemet politike, kapja e institucioneve të shtetit, Gjykata speciale ( e cila pa dyshim që nuk do t’i përmbush pritjet e shumëkujt që e duartrokitën atë) dhe marrëveshjet e Brukselit, ku Bashkësia serbe merr kompetenca ekzekutive e cila merr peshë më të madhe politike se të tjerat.
Tani natyrshëm shtrohet pyetja: pse opozita i ka qitur në plan të parë, problemet politike. Mendoj që edhe kjo e ka arsyen e vet, pasi problemet politike, të cilat rrezikojnë të shndërrohen në probleme të pakthyeshme politike pasi po behën me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe si të tilla kërkojnë një vëmendje të shtuar e të ngutshme politike. Ndërsa problemet e tjera, ndonëse mjaftë substanciale, janë probleme me të cilat qytetarët kanë bashkëjetuar gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës çlirimtare dhe nuk janë aq popullore, pasi sikur jemi ambientuar me to, por edhe janë çështje që mund edhe të riparohen goxha shpejtë nëse do t’ia arrijmë të krijojmë një qeverisje të mirë. Opozita me kundërshtimin që i bënë Bashkësisë serbe, ajo nuk është kundër të drejtave dhe lirive të komunitetit serb në Kosovë, është kundër sovranitetit te Beogradit zyrtar në Kosovë.
Këtu, dikush mund ta shtroj edhe një pyetje tjetër:
– A është i krijuar ambienti nga opozita për t’i bashkuar të gjithë zërat opozitarë që janë krijuar nga qeverisja e vjetër dhe e re?
Këtu është vështirë të flitet me ndonjë siguri, pasi opozita është numerikisht e vogël, kurse pozita numerikisht është e madhe dhe me ndikim të madh në krijimin e një opinioni edhe pse jo të favorshëm për te, por ka arritur ta krijoj një opinion topitës. Dhe ky opinion topitës për ndryshim në drejtimin e opozitës, është: të gjithë politikanët dhe për pasojë të gjitha partitë politike qofshin të pozitës apo të opozitës janë të njëjtë/ njëjta.
Ky opinion apo bindje e krijuar dhe e mbjell edhe nga segmente jo qeveritar apo medie qeveritare, nëse nuk e vret mendimin opozitar dhe reagimin qytetar atëherë e ngulfat atë. Kjo bindje apo opinion i krijuar, pa dyshim që nuk shkon në shërbim të ndryshimit dhe për pasoj është infuzion i fuqishëm për ruajtjen e pushtetit të atyre që kanë qeverisur keq më çdo segment institucional, ekonomik e publik.
Përkundra të gjitha këtyre që u thanë, Kosova ka nevojë për krijimin e një Fronti opozitar dhe jo vetëm të partive politike, por te të gjithë zërave opozitar që tani janë mjaftë të shkapërderdhur. Natyrisht që ketë rol duhet ta marrin partitë opozitare të cilat duhet ta krijojnë ambientin për ti bashkuar të gjitha komunitetet opozitare që i ka krijuar qeverisja e keqe dhe e pa përgjegjshme e koalicionit të madh. Për të krijuar Frontin opozitar secili subjekt opozitar duhet të heq diçka nga e vetja për të krijuar besimin qytetarë për ndryshim dhe qeverisje të mirë.
Opozitës së bashkuar i mbetet krijimi i një programi politik, ekonomik e social etj., i cili do t’i precizonte dhe do të afronte zgjidhje për të gjitha temat më substanciale e më të prekshme për jetën e qytetarit tonë. Por, për ketë është e domosdoshme mbështetja dhe reagimi qytetar. Frontit i duhet edhe një mbështetje mediale.
Postime të Lidhura
SADRI RAMABAJA: PUSHTETI I KATËRT DHE DEMOKRACIA
Tiranë, 27. 09. 2013 – Përpjekjet për depolitizimin e shoqërisë sonë janë evidente. Madje në këtë prag të…
MIRSAD ZEKA: EUROPË, PUNO TI SE NE PUSHOJMË PËR TY!
Pashtriku.org, 09. 05. 2013 – Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që është më së largu Evropës…
GJOKË DABAJ: NACIONALIZMI SHQIPTAR – NUK KA ASGJË TË PËRBASHKËT ME NACIONALIZMAT QË E RRETHOJNË
(Durrës, 05. 02. 2013) – Në shtypin tonë po flitet shumë për “rrëziqet” e nacionalizmit (shqiptar!) në Ballkan.…
GËNJESHTRAT DJALLËZORE TË ZELENSKYT!
GËNJESHTRAT DJALLËZORE TË ZELENSKYT! Nga Sheradin Berisha, FB, 16 nëntor 2022 E vërteta na bën të lirë kur…