Pashtriku.org, 18. 10. 2015: Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, tani profesor në ‘Johns Hopkins School of Advanced International Studies’, në një shkrim të publikuar në peacefare.net, i ka bërë një analizë marrëveshjeve të arritura në Bruksel (më 25 gusht 2015), duke u fokusuar tek Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Serwer ka tënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i definuar etnikisht, dhe mund të bëhet një bërthamë e fortë e strukturave të ndara qeverisëse serbe në Kosovë. “Kjo është frika: një entitet serb i ndarë në Bosnjë e Hercegovinë e ka bërë disfunksional këtë shtet… Fatkeqësisht pakoja e Ahtisaarit e ka lënë derën e hapur që kjo të ndodhë në Kosovë” – ka thënë ai.
“Disa kolegë kanë thënë se nuk ka vend për tu brengosur shumë, sepse interesat e kundërta ndërmjet komunave të mëdha dhe të vogla dhe të atyre që janë veri dhe jug të Ibrit, do të kufizojnë atë që mund bëjë Asociacioni. Kjo mund të jetë e saktë, pasi komunat udhëhiqen nga interesat e tyre. Por nëse Beogradi insiston që komunat serbe t’i binden drejtimit të tij, gjë që mund të ndodhë për shkak të resurseve që do të ofrohen, atëherë argumentimi më lart mund të jetë jobindës” ka theksuar Daniel Serwer. Serwer ka theksuar gjithashtu se, Asociaconi, i kombinuar me influencën e deputetëve serbe në Parlamentin e Kosovës, mund të jetë pengesë e fortë për zhvillimin e mëtejmë institucional të Kosovës dhe një burim mospajtimesh ndërmjet shqiptarëve. /sh.b/