Nga Këshilli i Përgjithshëm i SHFHDK’ës: U zgjodh kryesia 13-anëtarëshe dhe KP prej 51 anëtarësh

Prishtinë, 23. 11. 2015: Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, ndërsa nënkryetar Ilir Meha – Pas themelimit të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK), u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, i cili përbëhet prej 51 anëtarëve dhe përfaqësohet nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Më pas në mbledhjen e tij të parë, Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e Shoqatës prej 13 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, vëlla i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ilir Meha, djalë i dëshmorit Beqir Meha dhe nip i heroit kombëtar Tahir Meha.
Do theksuar se familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit Shoqatën e themeluan pasi që hasën në vesh të shurdhër kërkesat dhe ankesat e Komisionit për njohjen me ligj të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në forma dhe në periudha të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK) nuk i ndan dëshmorët e kombit, por do t’i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë veprimtarët të cilët derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit, thuhet, ndër të tjera, në kumtesën nga SHFHDK-ës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura