Prishtinë, 23. 11. 2015: Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, ndërsa nënkryetar Ilir Meha – Pas themelimit të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK), u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i kësaj Shoqate, i cili përbëhet prej 51 anëtarëve dhe përfaqësohet nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Më pas në mbledhjen e tij të parë, Këshilli i Përgjithshëm zgjodhi Kryesinë e Shoqatës prej 13 anëtarësh. Kryetar u zgjodh Naim Zhitia, vëlla i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa nënkryetar u zgjodh Ilir Meha, djalë i dëshmorit Beqir Meha dhe nip i heroit kombëtar Tahir Meha.
Do theksuar se familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit Shoqatën e themeluan pasi që hasën në vesh të shurdhër kërkesat dhe ankesat e Komisionit për njohjen me ligj të të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në forma dhe në periudha të ndryshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (SHFHDK) nuk i ndan dëshmorët e kombit, por do t’i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë veprimtarët të cilët derdhën gjakun e tyre në themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit, thuhet, ndër të tjera, në kumtesën nga SHFHDK-ës.
Postime të Lidhura
ING. AGIM BREGU: GJEOLOGJIA MUND TA ZHDUK VARFËRINË EKONOMIKE NË SHQIPËRI. TA SHPËTOJMË NAFTËN NGA KTHETRAT E GRABITQARËVE!
Tiranë, 25. 03. 2016: / Thekse të veçanta / – Pse tek ne nafta dhe gazi nuk bëhen…
VASO PAPAJ: ‘DRENICA’ E DURRËSIT – SIMBOL I LIRISË DHE I BASHKIMIT KOMBËTAR
Durrës, 2 prill 2019: Në 20 vjetorin e Mobilizimit të Përgjithshëm Për përballimin e ofensives serbe për Çlirimin…
BEHXHET SHALA BAJGORA: ZOTËRI GRENELL, NUK JEMI AS TË MARRË E AS TË ÇMENDUR NËSE NUK PAJTOHEMI, PËRKUNDRAZI!
Prishtinë, 8 tetor 2020: Mbytja e demokracisë përmes arrogancës Kosova është vend sui generis në çdo pikëpamje. Këtë…
TEUTA LLALLA’KAMBERI: NËPËRKËMBJA E GJAKUT TË DËSHMORËVE NUK ËSHTË TRADITË E SHQIPTARIT!
Tetovë, 13. 10. 2013 – Deri më sot siç dihet publikisht asgjë nuk është bërë për statutin e…