Zürich, 28. 02. 2016: Zgjedhja e Presidentit, u bë dhe pas vetes la, dilema të shumta. Një nga ato dilema është ajo se: „Kush kishte të drejt të votonte për Presidentin dhe cilët kishin të drejt të votonin kundër presidentit?! Si njërën po ashtu edhe tjetrën, të drejt kanë pas për t’votuar, secili prej 120 delegatëve të Kuvendit…
Shoqëritë kur lëvizin duhet të jenë unike!
I ashtuqujturi votim për dhe kundër (që u bë fshehtas dhe që disa për t’u shfajësuar deshën të manipulojn haptas) i bërë nga deputetët „pa legjitimitet”, i realizuar nga ca deputet, për gjoja votën institucionaliste, nuk është gjë tjetër veçse një mistifikim idealist i rrejshëm, që s’ka rëndësi fare për vetë ata të cilët e pohojn një gjë të tillë…
Por unë me këtë rast, dua t’u dal në „ mbrojtje” tre vetave deputet, e të cilët, opinioni publik, i linçoj për të vetmin gabim të tyre, e që nuk ishte gabim: Votuan për Hashim Thaqin që të bëhet president!
Këta tre janë të njohur si; Teuta Rugova (e bija e Ibrahim Rugovës), Doruntin Maloku (e bija e Enver Malokut) dhe Armend Zemaj (nip i Tahir Zemajt).
Vetëm shqyrtimi i çliruar nga paragjykimet, i analizës sonë të objektit, e që në këtë rast janë tre deputetët e përfolur të LDK-ës, mundemi me këtë rast të përcaktojm se; a ishin synimet e tyre kërkim falje e asaj që kanë bërë familjarët e tyre apo një synim superstruktural, ri-reshtim i grupeve dhe individëve, të formuara nga disa kushtëzime e që mund të jenë të lidhura me të mira materiale,,,
Por të provojm të arsyetojm gjithnjë sipas mendësis sime, e çliruar nga çdo lloj tifozllëku partiak…
Mendsia ime thotë që pikrishtë nëse asnjeri nga deputetët nuk do ta votonin zotin Thaqi për president, pikërishtë këta tre (Teuta, Doruntina dhe Armendi) do të duhej gjithësesi të votonin dhe të jepnin voten e tyre për komandant „ gjarpërin”…
Teuta Rugova, Doruntin Maloku dhe Armend Zemaj.
Të shkojm me radhe dhe të arsyetojm se përse Teuta Rugova është dashtë të votoj për Hashim Thaqin:
„Ibrahim Rugova gjatë veprimtaris së tij politike nuk u shqua për ndonjë rezistencë aktive ndaj okupatorit por përkundrazi ishte e kundërta; nënshtrim gjerë në kapitullim. E kaluara e tij, jo edhe aqë e lavdishme, nuk i bë nderë ngaqë si personalitet ishte dhe mbetet mjaftë delikat dhe enigmatik… Duke parë se si u avancuan politikajt shqiptarë nën pushtimin jugosllav, e ku zakonisht ndodhte kështu: atyre u jepte leje udba, që të flisnin ndonjë fjalë publikisht në mbrojte të shqiptarëve dhe pastaj kur po këta krijonin simpati për iks „shqiptarin”, me lejen e Beogradit papritmas po ai politikan zgjedhej në organe udhëheqëse. KJo kishte ndodhë me Remzi Kolgecin, me Rrahman Morinën etj… dhe e njëjta gjë u aplikua me Ibrahim Rugovën.
Ibrahim Rugova në intervisten e tij dhënë „ Der Spiegel” deklaronte, me lejen e Beogradit: “nëse provokohemi do të mbrohemi ushtarakisht!”
Shqiptarët i dhanë besimin, Beogradi lejën dhe u zgjodhë si lider i një Partie politike dhe një Alternative Politike. Por, që momentin kur u emërua, bëri gjithçka që të pengonte çdo aktivitet që do të dëmtonte Beogradin, çdo Lëvizje studentore apo edhe punëtore me arsyetimin se „ nuk duhet ta provokojm Beogradin!”
Ibrahim Rugovën kurrë asnjëherë dhe asnjeri, nuk e pa të mirte pjesë në një Pajtim Gjaku gjatë aksionit të pajtimeve, në një qëndresë aktive, kundërshtim logjik dhe aktiv të robëris… Qe besa, ai u deklarua edhe kunder Grevës gjenerale të punëtorëve të 3 shtatorit të vitit 1990…
– Njohu S. Millosheviqin si presidentin e tij me rastin e marrëveshjës për arsimin të nënshkruar me ndërmjetësimin e San Egidios,,,
– Kërkoj që shqiptarët të jenë të urtë dhe të mos provokojn Serbin
– U kujdes që Ukshin Hotin ta dërgonte në burg dhe nëpërmjet eunukëve të tij të njolloste emrin e Adem Demaçit.
– Nuk organizonte „ zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës e që kurrë nuk mblidhej” në kohë paqeje dhe kur u ndez lufta në Prekaz, kërkoj që të bëheshin zgjedhjet dhe të përjashtonte nga Trojet ekzistente dy Komunat rebele: Drenasin dhe Skënderajn.
– UÇK ën fyu me lloj-lloj emra dhe bëri thirrje që të zbulohen djemtë që kryenin aksione nga të cilat serbët dilnin si humbës,,,
– Iku në Beograd tek Millosheviqi sa here ky ia kërkoj këtë gjë…
-Pas Luftës së Lavdishme, u kthye në Kosovë dhe gjënë e parë që bëri ishte të vizitonte serbët e Gorazhdecit…
Babai i Teutë Rugovës, asnjëherë nuk vizitoj një familje dëshmorësh, nuk vizitoj varrin e Adem Jasharit, nuk vizitoj një fëmij të mbetur jetim, një nënë të mbetur qyqe pa fëmij, një femër të dhunuar nga zemërzinjët… E, këtë jo që se bëri ai por as e ëma e Teutë Rugovës duke qenë vetë, nënë, grua dhe femër,,,
E, gjyshi i Teutë Rugovës nga nëna ishte Ramë Vuthi, daja i cili e tradhtoi Selman Kadrinë dhe ua dorëzoi serbëve…
Prandaj duke shënuar këto dhe duke kursyer kohën akoma me bëma të tjera të babait të Teutë Rugovës konstatoj që:
„Kjo vajza më në fund me votën e saj ka dashtë të pastroj gjerë dikund emrin e familjës së saj, emrin e babait të saj dhe dëmet që ia kishin shkaktuar Kosovës”…
E vetmja mundësi që sado kudo të kërkohet falje për ato gjëra që i ceka më lart ishte që ajo të votonte për njeriun, që njihej si udhëheqesi politik, i drejtoris politike pranë UÇK-ës, ushtris kundër së cilës ishte pikrishtë babai i Teuta Rugovës…
Por pse duhej të votonte Doruntin Maloku për Hashim Thaqin?
Enver Maloku, nuk shquhej për ndonjë patriotizëm të dukshëm shqiptarë gjatë punës së tij si gazetar.Në faktë, ai njihej si gazetar i pushtetit, i cili propagandonte me të madhe, me shkronja të mëdha dhe me gojë të madhe, titizmin Jugosllav në Kosovë dhe vetëqeverisjen Jugosllave. Sa punonte si gazetar i RTP, ishte nga më aktivet, në dënimin e demonstratave të vitit 1981, ishte nga më aktivët në krijimin e një opinioni armiqësor ndaj grupeve ilegale që dënoheshin si „ irredentiste” dhe „ armiqësore në Kosovë!”
Pra, me një fjalë ishte gazetar i pushtetit!
Me formimin e QIK-ut, ai sërish bënte punën e njejtë por me një ombrell tjetër; propagandonte çdo gjë që nuk e dëmtonte pushtetin serb dhe nuk informonte për asnjë brutalitet, të pushtuesve serb, me arsyetimin që të mos ” provokohet Serbia”
Ai u vra në vitin 1998 dhe për këtë gjë u fajesuan ata të cilët aso kohe nuk gjendeshin fare në Prishtinë por të cilët, ishin në Istikame dhe në male.. Logjikisht do të duhej të ishte viktimë e LDK-es, të cilët me likuidimin e tij ndoshta kanë shpresuar në efektin ” domino” për të kthyer opinionin kundër çlirimtarëve…
LDKja njësoj veproj edhe pas luftës, duke viktimizuar njerëzit e saj dhe pastaj të paraqiste vetveten si viktimë dhe me këtë mëshirën e opinionit publik…
E bija e Enver Malokut, njeriut i cili asgjë nuk bëri për Kosovën, ama bash asgjë, me sa duket ka kuptuar që akuzat i kishte bë në adresë të gabuar, dhe në pesë pa dymbëdhjetë kishte vendosur për ta votuar zotin Thaqi për president!
Dhe mendoj që ka bë mirë ngaqë me këtë akt s’paku ka bë përpjekje të fundit për të përmirësuar imazhin e babait të saj e që ishte një imazh i vizatuar si anti UÇK.
Pse duhej patjetër të votonte për zotin Thaçi – Armend Zemaj?
Nipi i Tahir Zemës, e që njihet edhe si ish oficeri i OZNES famëkeqe, për të cilin thuhet që mori pjesë në aksionin, në të cilin u vra Rexhep Mala e Nuhi Berisha nuk mundi, në vitin 2016 të renditej gabimisht ashtu siç ishte renditur gjatë tërë jetës së tij xhaxhai i tij… Se cilat ishin të bëmat e tij ishte bë një libër me titull më duket ” kështu bëri Tahir Zema” ku përshkruhen aferat e tij me Narkomafin dhe afera tjera të pista…
Në redaksin e Zërit të Kosovës, kisha marrë një letër të shkruar nga një ushtarë ,,, Letra ishte e zhguvatur e tëra dhe kishte një ngjyrë të kaltër të mbyllur,,, ushtari shkruante për tradhtin që u bëri Tahir Zema gjatë luftës, se si iku dhe u tha ushtarëve ” zoti ua bëftë qaren”,,, se si la spitalin e Prapaqanit në duart e serbëve me të plagosur; se si komunikonte vazhdimisht me serbët me toki-voki…
Ky njeri kishte bë tradhti të rëndë dhe sipas të gjitha ligjeve ushtarake, kombëtare dhe ndërkombëtare do të duhej të dënohej nga një gjyq ushtarak për Tradhti…
Armend Zemaj bëri mire që votoi për zotin Thaqi sepse me këtë akt ai së paku për pak ka mundur të rehabilitoj gjithë ato të bëma antikombëtare të axhës së tij dhe me këtë akt të shfajesoj familjen nga çfarëdo lidhje me ato akte,,,
Për fund
Sundimtarët gjithmonë i kam urrejtë vetëm për një faktë: ata, gjithësecili prej tyre, – gjithnjë rreth vetës kanë tubuar, varesishtë prej kohës kur kanë sunduar, vetëm ata që; kanë pranuar të luajnë lojën e palaqos të oborrit mbretror, vetëm e vetëm sa për t’i bërë qejfin sundimtarit! Sundimtarët i urrejnë ata që tregojnë trimëri, mençuri, guxim dhe parasegjithash mos-përkulje!
Gjithësecili para se të kap fronin, së pari, heton kundershtaret të cilët mund t’ja rrezikojn atë, pastaj me ta kap fronin, i sul para, ata që, për një kockë të mbetur pa mish, luajnë rolin e eunukave të oborreve mbretrore!
Makiaveli thoshte që: “disa sundimtarë, për ta mbajtur pushtetin më sigurtë, i kanë çarmatosur shtetasit e tyre; disa të tjerë i kanë coptuar, disa kanë futur armiqësi ndërmjet tyre; disa të tjerë janë përpjekur t’i bëjnë për vete, disa kanë ngritur fortifikata; disa i kanë rrënuar e shkatrruar,,,
Këta tre u distancuan me votimin nga familjarët e tyre dhe unë mendoj që:
«Kjo gjë u bën nderë!»