Prishtinë, 27 prill 2016 :
TË PAGJETURIT
Copa kristali sytë e mi
Det dhembja parzmën godet
Lot e mall maratonomak
Nga dhimbje nënash
Tremben çakejt
Amanetet stinët copëtojnë
Eshtrat t’ua mbjellin sërish
Fosfori xixe stralli
Feniksin rizgjon
Dheu i ngrohët
Hapet si plagë zemre
Një pëllëmbë toke
Për ty ooo vëlla
Në makth
Retë u mplaken
Mbi kokën time
Pjalm bryme zbardhon
Duke i gdhendur kujtimet në gur
Që sa kohë
Në lajthitje ëndrrat
Bimojnë dhembje
Netëve pafund
Varg lumi
Në syrin e nënave
Pa gjumë
▼▼▼▼▼▼▼▼▼
Autore: Elife Luzha
Prishtinë – 27. 04. 2016
___________
ELIFE LUZHA: KTHIMI DHE TINGËLLIMË VETMIE
https://pashtriku.org/index.php?kat=47&shkrimi=5153