BRAHIM AVDYLI: GAFAT NUK JANË NATYRË E PUNËS SHKENCORE, POR FAKTET

(Pashtriku.org, 30. 08. 2012) -Reagim ndaj reagimit të papritur të mikut tim, Gjokë Dabajt, në internet. Nuk e kisha ndërmend të detyrohem të shqyrtoj edhe njëherë artikullin tim, të botuar në gazetën ditore “Bota Sot”, në 4 vazhdime, nga një faqe, dhe në shumë faqe të internetit, ndër të cilat vie edhe faqja https://pashtriku.org. Miku im, Gjokë Dabaj, do merrej me këso gjërash, pa më treguar më përpara, megjithëse kemi ndonjëherë këmbime letrash ose lidhje në-maile e në telefon dhe jemi shokë që nga botimi i revistës “Qëndresa”, në Zvicër, kur e kemi publikuar atë në mes të viteve 1991-1995.
Më mirë do të ishte t`ia shprehësh me gojë, duke e rrespektuar punën e tij për hirë të përkushtimit në një lëmi të caktuar, ato që mendon se janë “më të drejta”, sesa ti reagojsh pas kurrizit, pa e njohtuar aspak mikun tënd. Ai më hedhet me disa sajime artificiale, të mbledhura nga Prof. Eqrem Qabej, Prof. Selman Riza, unë e Elena Kocaqi. Unë nuk do të merrem me ta, sepse nuk ka nevojë, përveç shkenctarës së fundit, dhe do të mbroj çështjen mbi armiqtë kombëtarë serbo-grekë. Mikun e ke mik dhe duhet miqësisht t`ia thuash, sado që mosha ime është më e re se e autorit Gjokë Dabaj, të cilin e rrespektoj, e kam rrespektuar dhe do ta rrespsektoj. Unë ate e kam mik. Ai le të bëjë çka të dojë…
Puna e autorit nuk është të bëjë gafa dhe të rritet me to. Unë nuk i dua gafat dhe nuk merrem me to. Puna ime është punë shkencore. Ajo ka rregulla të veçanta. I kam filluar studimet pasuniversitare, pasi isha pa punë dhe kisha patur fatkeqësinë e gjërë shëndetësore, madje anën dhe dorën e djathtë nuk arrija ti lëviz dhe flisja me vështirësi. Prandaj u përcaktova për studime pasuniversitare. Tani, pas disa viteve u shërova plotësisht, në radhë të parë me studimet e mija dhe arrita ti lexoj, ti studioj e ti sistemoj afër 500 vepra nga antika e lashtë 6800 vjet para Krishtit e deri më sot dhe po mundohem t`ua them shqiptarëve dhe të tjerëve ato gjëra që janë tepër të vlershme për kombin shqiptar, sidomos nga vlimi i praptë i serbëve në Mitrovicë, si krymbat në jashtëqitje. Trembëdhjetë vjetë shkuan nga kjo kohë dhe ata “nuk e marrin vesh” pa e grabitur Kosovën në të katër anët.
Antikiteti i lashtë është një antikitet që sot po e rimësojmë. Historinë e kemi mësuar me mija forma dhune e dredhie. Sidomos grekët dhe serbët me mjeshtrinë e dredhive të tyre “shkencore” i lënë nën hije shkencëtarët shqiptar, siç është rasti i Prof. Eqrem Qabejt. Nën hijen e dinakërisë greke dhe serbe mbeten shumë shkencëtar shqiptar tërësisht të padukshëm dhe nuk e shohin mirë veten dhe çështjen e tyre. Gjokë Dabajt ia kanë zgjuar një antipati të dukshme “3 thëniet e mia”, të bazuara në veprat e Prof. Dr. Skender Rizajt, të cilat i “bashkon” nga shkrime të ndryshme.
Të lexosh këto libra, sidomos të gënjeshtarëve të lashtë grekë, që nuk janë aq “grekë” sa që i marrim ne, dhe të mos i dishë gjurmët e qeniesisë sonë në historinë e lashtësisë, do të thotë të mos njohësh asgjë. Grekët nuk e kuptojnë mirë greqishten e tyre të vjetër nëpër mes greqishtes së re, por kur nevojitet ndihma “u del ndihmë” gegërishtja e jonë, që është ruajtur mija vite dhe mund ta deshifrojë greqishten e tyre të vjetër. Gjuha shqipe është gjuhë e vjetër e pellazgëve hyjnorë, që ne e ruajtëm me zor deri në ditët tona. Gjuha shqipe është vazhdim i gjuhës pellazgjike. Shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve të vjetër parahënorë. Gjuha shqipe është gjuhë japetike dhe shqiptarët janë një nga popujt japetikë dhe gjuha shqipe bën pjesë në gjuhën pellazgjike dhe është në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike. Në vazhim me këte, shqiptarët që flasin një gjuhë më të vjetër, gjuhën shqipe, është një popull jo semitik, por japetik. Shqiptarët janë një popull i stërlashtë, janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik. Janë një popull paragrek dhe pasardhës të denjë të pellazgëve. (1) Prej kohëve parahistorike banojmë në këto vise dhe jemi autoktonë sipas konceptit të vjetër. Të parët tanë kanë qenë burra mjaft të shquar të njerëzimit…
Prej dijes ecet në padije, si dita dhe nata që sillen vazhdimisht në njëra tjetrën. Ne kemi dalur nga errësira e gjatë dhe sytë janë mësuar me errësirë. Kur shohim dritë të madhe, na errësohet. Nuk e dimë çfarë vlerë ka kjo.
Tani, po e nisim nga e para. Greqia e vjetër nuk ka qenë “e grekëve”. Të ashtuquajturit “grekë” janë ardhacakë nga Libia (e cila ka shënuar atëherë tërë kontinentin e Afrikës), Siria dhe Egjipti dhe kanë pasur përveç kafkës tjetër edhe ngjyrën e lëkurës, si afrika, të zezë (futë). Pellazgët, baballarët e ilirëve, nga të cilët ne e kemi origjinën tonë dhe gjithë popujt e Euro-Azisë, që kanë të njëjten origjinë, kanë përfaqësuar ngjyrën e bardhë europiane (për ta sqaruar, gjysma plavushan e gjysma zeshkan) dhe kafkat e tyre zbulojnë të fshehtën e pellazgo-ilirëve. Ata e kanë kafkën më të madhe në Europë (mbi 80, pra 85-90), kafkë bracikefale, që dallon prej “serbëve” dhe “grekëve” që kanë ardhur nga Afrika dhe Azia, e që kanë kafkën nën 75-80, pra janë mezocefalas. Ne po e marrim njëherë këtë të dhënë nga Elena Kocaqi 2), që është kritikuar edhe ajo për GAFAT, sepse mund ta marrim shumë më mirë prej Mathieu Aref, në veprën volumioze “Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme”, një vepër e për-kryer që përgënjeshtron me faktet e shumta të nxjerrura prej “grekëve”.
Elena Kocaqi është e saktë. Katër tezat e saj janë këto:
1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.
2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe para-helene dhe antike helene.
3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.
4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane.
Ne nuk jemi “popull i ardhur”. Ne jemi autoktonë. Jemi pellazgo-ilirë. Ne jemi quajtur prej Pirros për herë të parë “fëmijet e shqiponjës”, pra “bijtë shqiponjës”, dhe veten e quanim “bijtë e shqipes”, prandaj ishim “shqiptarë” 3, jo sepse e flitshim “gjuhën shqipe”, por sepse ai e mbante përkrenaren me shqiponjë si Akili dhe ne e përbënim rrjetin e tij të përkryer nga Epiri, në vitet 319-272 para Krishtit 4, që nga luftërat e tij të përkryera. Helenët e vjetër ishin paganë, jo ortodoksë. Ata nuk ishin grekë. Grekët e më vonshëm nuk mund të bëjnë popullin pagan, që ishte populli i ynë. Greqia e tyre është shtet teokratik, i ngritur me dredhi tepër dinake e vrastare 5. Ne rrojmë den-baba-den në një pjesë të vogël të tokave tona, të shpëtuara vonë nga dhunimet mijëvjeqare dhe të papritura të armiqve tanë më të urryer: greko-bullgaro-serbëve. Ne u jepnim bukë atyre, ndërsa ata na e merrnin jetën.
Grekët dhe serbët janë 2 kombe artificiale, që janë ngritur me tokën tonë, me pasurinë e grabitur prej nesh, me njerëzit e asimiluar për të keq, në kuadrin e “kombeve” të tyre artificiale. Ta njohësh antropologjinë, do të flasësh tjetër. Faktet janë fakte. Nuk bëhen me bashkime artificiale të fjalëve të “bashkuara” nga shkrimet që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën…
Po detyrohem që ta bëjë një reagim të regimit të mikut tim Gjokë Dabajt, duke e pasur si qëllim kryesor të shpjegohem publikisht me te dhe me çështjen serioze të shkruar kësaj radhe mbi “ekzistencën e serbëve”, por jo siç e thotë ai, se “serbët janë nga shekulli i VII i erës sonë, si komb”. Po e ceki edhe njëherë se themelimi i serbëve “si komb” daton nga shekulli i XIX, nga Vuk Karaxhiqi, e jo në shekulllin e VII. Përveç atyre të cekura në punimin tim, kësaj radhe po e përmend një autore të lashtësisë, Averil Camerun, profesoreshë e lashtësisë së vonë dhe e historisë së Bizantit në Oksford, që në veprën e saj “Bizantinët”, thotë tekstualisht se “Bullgarët qenë në origjinë një popullsi turke që ishte shfaqur në sferën bizantine në shekullin e shtatë dhe u shkri me popullsinë eksistuese sllave në fundin e shekullit të shtatë…” dhe se “vëllezërit Ciril dhe Metodi futen alfabetin sllavonik për përkthimin e Biblës dhe për shërbimet liturgjike…” 6, pa i zënë në gojë “serbët” se kanë ekzistuar që në shekullin e VII.
Nga fundi i shekullit të XII sllavo-turko-avarët (bullgarët dhe të tjerë të quajtur “serbë”) filluan dëpërtimin e njohur në Kosovën e sotme më 1190, pas një lufte që bënë kundër Bizantit (illirët, pra shqiptarët). Fjala është se ata kanë qenë sllavo-turko-avarët. Kjo është e vërteta. Tjetër është ajo çka shkruajnë serbët për vetveten. Në fillim të shekullit XII, që më 1180, sllavo-avarët, të ashtuquajturit serbë, siç i quan ashtu edhe UNIKOMB-i, okupuan për herë të parë Mitrovicën e Vuçiternën; me 1224 okupuan Prizrenin; më 1285 okupuan Shkupin, që ishte Kryeqytet i Dardanisë (jo Kosovës!) 7. Nëpër këto qytete banonin kryesisht shqiptarët dhe nuk banonin fare “serbët”. Fjala serbë mund të shpjegohet me fjalën latine SERVUS (shërbëtorë, shërbyes), që e thotë zoti Dabaj. Ajo është forma e tretë e shpjegimit, afër të vërtetës, sepse ilirët i konsideronin më të ultë sllavët në shoqërinë e tyre. Do ta marrë parasysh këtë version…
Atëherë udhëheqnin përandorinë Bizantine shqiptarët, të përzierë me popuj të tjerë, me kryeqytet të vetëm sikur Romën, Kanstantinopojën (sot Stambolli), që gradualisht e kishin ndarë Perandorinë Romake në ate Romake të Lindjes, pra të Bizantit dhe të Përëndimit (Shiko hartat e kësaj kohe, të bëra më vonë!). Derisa sundimtarët romako-bizantinë shkonin e vinin, popujt e dyndur, kryesisht sllavët, erdhën gradualisht duke u shtuar për tu vendosur nëpër tokat e vendasëve ilirë (shqiptarë). Në shekullin e VIII filloi lufta kundër ikonave (ikonoklastia), e cila i detyronte shqiptarët të shkëpuste lidhjet me Papën/Papatin dhe Romën dhe vendosjen e kishës ilire nën vartësinë e Kostantinopojës, pra që udhëhiqej pjesërisht nga sllavo-grekët, të cilët e shtuan presionin e tyre mbi ilirët dhe Perandoria Bizantine u detyrua të merrte masa që e favorizonin elementin sllav dhe grek. Kështu erdhi si pasojë të vendosej gjuha greke si gjuhë kishtare e Kishes Ortodokse. Shqiptarët (ilirët), duke përqafuar fenë ortodokse shkombëtarizohen. Në shekullin e XI, filloi ndarja e madhe ideore, fetare e politike e ilirëve (pra, shqiptarëve) deri në kohët moderne. Ithtarët e Kishës Katolike Shqiptare e quanin veten albanë, kurse ata që i mbetën besnikë Kishës së Patrikanës së Konstantinopojës, e cila si gjuhë kishtare e përdorte “greqishten” dhe më vonë gjuhën sllavishte, që sollën vëllezërit Ciril dhe Medodi, vazhduan ta quanin veten e tyre gradualisht “grekë e sllavë”. Kush ortodoksohej njëkohësisht greqizohej ose serbizohej. Në shekujt XI e XII u rrit në përmasa jashtëzakonisht të mëdha presioni dhe procesi asimilues serbo-grek dhe rezultat i kësaj erdhi kijimi: në veri, i Mbretërisë së Rashës me Stefan Nimanin, që nuk e shpjegojmë me fjalët “arabo-turke”, siç thotë z. Dabaj, por me dy prej hipotezave të tuqishtes dhe latinishtes, që konsiderohen të jenë shkencore; në lindje, i Mbretërisë Bullgare; në jug, i rritjes së presionit të kishës ortodokse greko-bizantine.
Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia, deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, të Jeni-Pazari. Ata nuk ishin “serbë”, siç e pohon historiografia e rrejshme serbe, por ishin ilirë, triballë, pra shqiptarë, e nga Millutini e këndej, ishin skizmatikë. Këtu nuk ka vend z. Dabaj të “këmbëngulë” se “emrat NUMAN apo NIMAN shpjegohen me fjalët arabo-turke”, kur këto fjalë mund të jenë marrur nga aktet apo librat e hartuara nga të tjerët dhe askush nuk mund ta mohojë faktin kryesor të qenurit të Nimanit ilir, triballë dhe shqiptar dhe asnjëherë nuk ka jetuar në “botën arabe”. Në fillim, pravosllavët ishin përcaktuar kundër arabo-turqëve. Në fakt, arabo-turqit sunitë dhe të gjithë ortodoksët e kanë të njëtin sistem magjishë, sado që rrebtë luftohen.
Kuptimin e fjalës “serb” mund ta shpjegojmë me anë të gegërishtes SHKJA (raje), që nuk do të thotë “komb”. Emrin ALBAN nuk e shpjegon oronimi ALPE, sepse alpet janë viset më të larta të Evropës, ku kanë banuar RETËT e vjetër, që janë ndarë prej KURETËVE të EPIRIT. Nga ata janë ndarë edhe KUREJSHIT e Muhamedit që kanë shkuar në botën arabe dhe vizatimi më besnik i ruhet në kishën e njohër të Polludit, afër Splitit 8. Unë nuk kam bërë kurrfarë përpjekje për shpjegime në të njëjtin shkrim, të Alpeve dhe emrit Alban. Gjokë Dabaj e ka “meritën” ti ngatërrojë gjërat…
Stefan Nimani e shfrytëzoi rastin pas rënies së dinastisë njëqindvjeçare të Komnenëve (1080-1185) për t`u pavarësuar. Në “Kanunin” e vet, Stefan Dushani, shpalli sllavizimin dhe ortodoksizmin e dhunshëm të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen me hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk e pranonin konvertimin. 9 Neni i dhjetë i këtij “Kanuni” thotë: “në qoftë se ndodh që ndonjë heretik (besimtar jo ortodoks) të jetojë mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset.” 10 Kjo nënkupton dhunën deri në vrasje të shqiptarëve, kthimin e kishave katolike në kisha ortodokse dhe pjesëmarrjen nëpër manastiret pravosllave të shqiptarëve ortodoks me tesha dhe kostume shqiptare, që zotëria nuk “i sheh” në fotografitë e mija.
Por, ti kthehemi edhe njëherë çështjes kryesore: nuk sundohej pushteti qendror i Perandorisë Bizantine, siç thotë zotëria, “që në shekullin e VII kryesisht prej grekëve”, edhe pse grekët vendosnin shumë herë në dëm të etnitetit tonë, por pellazgo-iliro-shqiptarët. Këtë të vërtetë nuk e pranon sa duhet Evropa, ku grekët, serbët, bullgarët dhe rusët kanë vrapuar kudo dhe janë dëshmuar gjatë shekujve si kundërshtarët më të rrebtë. Në Bizant kryesisht kanë udhëhequr pellazgo-iliro-shqiptarët. Peçenegët, të ardhur nga lartë, janë përballur me Aleks dhe Johan Komnenin (që ishin pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri) në periudhën paleologase (që janë gjithashtu pellazgo-iliro-shqiptarë, nga Epiri) dhe në shekullin e XII serbët pranuan autoritetin bizantin. 11 Kjo është hera e parë kur janë paraqitur serbët. Tradita e bashkëpunimit me sundimtarët fqinjë sllavë e grekë kundër sundimtarëve jashtëballkanik dhe tradita e bashkëpunimit me popujt jashtëbashkanik kundër sundimtarëve ballkanas sllavë e grekë, që po rritej vazhdimisht, nga shekulli në shekull, është krijuar gradualisht traditë te iliro-shqiptarët. 12
Dua të shpjegohem paraprakisht pa “e lënduar tjetrin”, siç thotë miku im i vjetër, me të cilin nuk kam kurrfarë arësye të grindem, por vetëm dua ta mbrojë seriozisht çështjen. Edhe gjuha bazë, që vendoset në krye të të gjitha gjuhëve, pra INDOEVRPOPIANE, është një vendosje artificialë e atyre “shkencëtarëve të botës” që e kanë “harruar” iliro-pellazgishten dhe nuk e njohin gjuhën shqipe, prandaj vendosin “një gjuhë artificiale” si bazë të të gjitha familjeve të gjuhëve indo-gjermane dhe bëhet padrejtësi e madhe. Por, kësaj çështje do ti kthehem më vonë, sepse tani nuk është rasti…
Rasti është të merrem me çështjen kryesore. Dabaj thotë se “shqiptarët JANË KËTU në kohën e grekëve dhe të romakëve”, dhe se shqiptarët “janë AUTOKTONË, relativisht autoktonë, së bashku me grekët e lashtë dhe me latinët.” Ky është gabimi i dytë shkencor i zotëri Dabaj dhe nuk do koment. Ne jemi shumë përpara grekëve dhe latinëve. As Averil Camerun në tërë veprën e saj “Bizantët” nuk shkruan askund për etninë e pellazgo-ilirëve të Konstadinit të Madh apo të Justinianit. Çështja “helenistike” inkuadrohet me të padrejtë në çështjen greke. Greqia e vjetër dhe Greqia e re nuk janë e njëjta gjë. Është më mirë ti shohim gabimet tona, të shkencës shqiptare dhe të botës. Ia rekomandoj z. Dabaj që të lexojë këto vepra: 1). Benlöw L., La Grèce avant les Grecs, Paris 1877; 2). Matieu A., Mikenët=Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme, Tiranë 2008; 3). Spiro K., Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë 1964 ose 2011; 4). Majami Z., Fundi i misterit etrusk, Tiranë 1964; 5). Kola A., Avranitët dhe prejardhja e grekëve, Tiranë 2008; 6). Korkuti M., Parailirët, ilirët, arbërit, një histori e shkurtër, Tiranë 2003; 7). Përzhita L., Mbretëria Dardane, Histori e shkurtë e shtetit 2400-vjeçar, Tiranë 2009; 8). Falaski-Vlora N., Pellazgët, ilirët, etrusket, shqiptarët, Prishtinë 2004, 9). Eltari A. Pellazgët, krijuesit e qytetërimit botëror, Tiranë 2008, 10). Shnaider E., Pellazgët e pasardhësit e tyre, Tiranë 2009, etj., përveç atyre që kam përdorur gjatë shkrimeve të mia.
Nuk do mend se ne kemi “gabuar” në lashtësinë e vjetër që e pranuam “greqishten” përmes ortodoksizmit, si gjuhë shkrimi. Në kohën e lashtë të bizantit ajo ishte gjuhë artificiale. Gjuha e lashtë greke është krijuar nga lashtësia, gjatë gjenezës së Dodonës, fenë e pellazgëve paganë, me Zeusin (Zotit) e pellazgëve hyjnorë. Emri “grekë” është nxjerrur prej “gra-it”, në gjuhën e tyre. Pra, gratë tona të vjetra, që ua tregonin fatin atyre që shkonin për këtë punë, në një gjuhë të vjetër pellazge 13, që ata e quanin “barbare”, por nuk kemi dëshmi të shkrimit, përveç materialeve të varrezave. Grekët e vjetër nuk ishin “grekë modernë”, si këta të sotmit, që ditën me mija dredha ti servohen botës. Kur të thuash “grekë” ke thënë “serbë”, dhe anashsjelltas, kur të thuash “serbë” ke thënë “grekë”. Në të dy anët i kanë rënë popullit shqiptar për ta zhdukur nga faqja e botës. Edhe sot e bëjnë të njëjtën gjë…

…………………………………………………………………………….

Shikoni hartat e perandorisë bizantine:

……………………………………………………………………………..

Por, për tu marrë me çështjen që po e mbroj, duhet të merrem me GAFAT që më kanë “fajësuar”. Në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 14, thuhet: “GAF/Ë-A=Fjalë a shprehje e pa vend; veprim i pa matur ose sjellje fare e pamenduar dhe e gabuar që bie në sy menjëherë; gabim trashanik”. Ndërsa në “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Mehmet Elezit 15, shpegohet nën 2 se “GAF/Ë-A, është erë e një sendi të prishur a e gojës”. Tek unë, në artikujt e mi, nuk bëhet fjalë për GAFAT, por për shpjegime të bazuara në librat e njohur shkencor të shkencëtarëve të shkencave historike dhe albanologjike, të cilët janë dhënë në listën time të gjërë 16. Me GAFAT nuk merrem. Më nevojiten faktet. Ai është GABIM TRASHANIK që nuk është e natyrës së Prof. Dr. Skender Rizajt dhe as i imi. Nuk lëshon “erë të keqe dhe të prishur të gojës”, apo NUK ËSHTË GABIM që BIE NË SY MENJËHERË, as sjellje fare e pamatur, që do të thotë SHPREHJE E PA VEND. Nuk i kam “3 GAFA” të inkuadruara me njëra-tjetrën, siç do të përpiqeshin serbët ti lidhin së bashku. Z. Dabaj përpiqet “ti lidhë” nga dy skajet e botës. Ka një thes me gabime shkencore në veprën e tij “Strategjia e Shqiptarëve”, që ia kam futur në listën e gjërë, te shkrimi im, “Shqiptarët-populli më i vjetër në Ballkan”, duke dashur t`ia lë një vend të sigurtë në shkencë. Në letrën e tij të datës 28 korrik 2012, të botuar në “Pashtriku”, më porosit që “lexoji, o burrë, ato që shkruan!”, duke e ditur mirë se unë më parë i lexoj, i lexoj dhe i lexoj, duke i redaktuar. Shkrimi që ka lexuar te “Pashtriku” është i përpunuar nga mbajtësi i faqes. Gjokë Dabaj nuk e ka lexuar origjinalin e shkrimit “Rrënja e jonë e vjetër është pellazge”, as “Kombi Shqiptar dhe kombet e tjera” që janë botuar vite më parë nëpër shumë faqe të internetit, por presin të zgjerohen e punohen gjatë dhe pas doktoratrës sime.
Në shkencë ka teori shkencore, ka konkluzione që janë baza të teorisë dhe përpjekje shkencore për tu verifikuar nga hipoteza në drejtim të shkencës dhe të bëhet konkluzion në bazë të përvojës së mbledhur. Këto përpjekje të vërtetimit të gjërave prej hipotezës kah teoria mund të jenë dështime, ndonjëherë aq të dukshme, që mund ta dërgojnë një vepër në drejtim të pseudoshkencës. Këtu nuk kemi të bëjmë aspak me GAFA. Ne nuk kemi kompetencë ti themi autorit se ka bërë GAFA, derisa nuk jemi ngritur mbi njerëzit e botës së gjallë nga ndonjë “mbinjeri”, si ZOTI. Duhet të jemi “baba i shkencës” dhe të kemi X tituj shkencorë. Vetëm atëherë ia lejojmë vetes atë burrëri sa të guxojmë ti themi njeriut “se ka bërë X GAFA shkencore, dhe se atij duhet ti mirret titulli shkencor”.
Zotëri Dabaj, përkundër miqësisë, më akuzon publikisht se “kam bërë 3 GAFA”. Kjo fjalë duhet të hiqet nga “gjuha” që përdorë në shumë shkrime. Sikurse disa pararendës, nuk kam bërë GAFA, por jam mbështetur mirë në disa përpjekje të Prof. Dr. Skender Rizajt, nga Kosova.
Dhe, zotëria Dabaj, nuk ka të drejtë!
Rapperswil, 02. 08. 2012

______________________________
Referencat:
1. Spiro Konda, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Tiranë 1964, apo Tiranë 2011, faqe 485-486.
2. Elena Kocaqi “Roli pellazgo-ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”, Tiranë 2005, faqe 98-99.
3. Matieu Aref, “Mikenët=Pellazgët, Greqia ose zgjidhja e një enigme”, Tiranë 2008, faqe 479.
4. Elena Kocaqi, “Albanët-Pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore”, Tiranë 2008, faqe 116-125.
5. Elena Kocaqi, “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, Tiranë 2009, faqe 85.
6. Averil Camerun, “Bizantinët”, Dituria, Tiranë 2008, faqe 70.
7. UNIKOMBI, “Libri bardhë, Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitet historik dhe politik”, Prishtinë 1992, faqe 4.
8. Abdullah Bytyqi, “Njerëzit e mëdhenj me prejardhje shqiptare”, Prishtinë 2009, faqe 38.
9. Hyasamedin Ferraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, Pegi, Tiranë 2006, faqe 40-42.
10. e njëjta vepër, faqe 42, perkthyer shqip nga Stojan Novakoviq, “Zakonik Stefan Dusana”, Beograd 1848.
11. Averil Camerun, vep. e cituar, faqe 87.
12. Hysamedin Feraj, vepra e cituar, faqe 39.
13. Shiko njëherë veprën e Matieu Arefit, të cilën e përmenda, rreth 602 faqe të formatit të madh.
14. Akademia e Shencave të Shqipërsisë- Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”, Tiranë 1980, faqe 530.
15. Mehmet Elezi, “Fjalor i gjuhës shqipe”, Gjergj Fishta, Tiranë 2007, faqe 466.
16. Shiko punimin “Shqiptarët-popull më i vjetër në Ballkan” apo “Serbët, Serbia dhe Kombi shqiptar”, në faqet e internetit.

……………………………………………

KUSH ËSHTË BRAHIM I.AVDYLI

……………………………………

Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shtatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malësisë së Gjakovës, në këtë vend me tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, që në vitet e hershme të rinisë së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Pas përfundimit të gjimnazit “Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat nuk i përfundoi, ngase, për shkaqe ekonomike, por edhe politike u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik i kreu studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe. Pas fatkeqësisë së madhe shëndetësore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Fakultetin e Shkencave Politike- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, ku në tetor të vitit 2010 ka mbrojtur temën e magjistraturës.
Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën „Qëndresa“ në Zvicër.

Pos botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto libra:
– Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
– Buka e kuqe, poemë, Atdheu, Cyrih, 1990,
– Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
– Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
– Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
– Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999,
– Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
– Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
– Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
– Lëvozhga e vdekjes, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
– Setele Vesniciei /Yjet e Përjetësisë, Poezie albaneza, din Kosova, BKSH, të Rumanisë, Bukuresht, 2008,
– Zogu i këngës, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani”, Has, 2009.
– Mërgata shqiptare e Zvicrës dhe roli i saj, publicistikë, Brezi `81, Prishtinë, 2011.
– Qielli i paprekur, poezi, Brezi `81, Prishtinë 2012.

Është i prezantuar edhe në këto libra:
– Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983,
– Nebil Duraku, Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985,
– Poezia dal Kossovo, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò, (Lecce), Itali,1999,
– Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001, Faik Konica, Prishtinë 2003,
– Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit, Poeme traduse in liba romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,

Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin “Hivzi Sulejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit, më 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill 2009 ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës. Shpërblimin e dytë për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar dhe të lexuar me 1.5.2010, si dhe Shpërblimin e parë për poezinë më të mirë të dërguar në Konkursin Letrar, të lexuar me 25.4.2011, ka marrë në Orët e mëdha Tradicionale Letrare për Pavarësinë e Kosovës, në Koblenz të Gjermanisë…
Poezia e tij është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Autorëve të Zvicrës (AdS), anëtar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës, etj…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura