DR.MATHIEU AREF (ARIF MATI): ALFABETI ‘FENIKAS’ ME ORIGJINË PELLAZGE & EDHE LINEARI ‘B’ ISHTE NJË SHKRIM PELLAZG

Paris, 2. 6. 2016: Në kohët e lashta (parahistorike) në Evropë nuk kishte të “shkruar” në kuptimin e saktë të fjalës. Atëkohë kishte vetëm epigrafi (sidomos në gur), simbole, ideograma, etj. Nuk kishte letërsi, dhe ne nuk mund të zbulojmë ndonjë histori të popujve, epigrafi, simbole, etj. Kjo është e njëjtë për linearën B, që sipas studimeve të mia ishte një shkrim pellazg që rridhte nga Lineari A i Kretës. Ky shkrim nuk na lejon të kemi një ide historike apo kulturore që i përket qytetërimit të lashtë pellazg (Miken). Por pas këtij alfabeti, Pellazgët humbin traditën e të shruarit. Kjo është arsyeja pse ne sot nuk kemi asnjë shkrim tjetër të denjë para Iliadës dhe Odisesë.
Shkrimet nuk janë vetëm fjalë që vinë njëra pas tjetrës në një rreshtë të skalitur në gurë, stele, varre, enë, etj. Kur flasim për “shkrime” kjo do të thotë «tekste reale» të gjatë dhe koherente «që kuptohen dhe thonë diçka». Kjo është konfirmuar nga të gjithë ata që kanë studiuar historinë e shkrimit (linguistik). Nuk ka arkive që dëshmojnë se në Evropë ka pasur “tekste” më të vjetra se «Iliada dhe Odisea» (të traditës “gojore” e transmetuar nga pellazgët) të botuar nga Pisistrati në mes të shekullit të gjashtë, para erës sonë. “Alfabetet e lashtë” janë një gjë dhe “tekstet e shkruar” janë një gjë tjetër. Ndryshe nga pllakat e para të lashta si alfabeti kuneiform i Sumerianëve dhe hieroglifet e egjiptianëve të cilët ishin të parët që kanë prodhuar «tekste» koherente që zbulojnë një qytetërim, një histori apo një ngjarje, përkundrazi pellazgët e vonshëm nuk kishin një shkrim të tillë as në gjithë Evropën.

– Lineari B i gjetur në Mikenë –

Pellazgët, Ilirët dhe Keltët kishin për një kohë të gjatë një “kulturë gojore” e transmetuar ndër shekuj – brez pas brezi. Ndërsa Pellazgët në kohët shumë të lashta kishin pra «alfabetin» e tyre të vjedhur nga Fenikianët në Kretë dhe transportuar dhe ndryshuar në Feniki (u dhanë gërmave emra semitike) dhe i kthyer me Kadmosin në Beotinë ku themeloj Tebën, atëherë kur ai pushtoj një pjesë të trojeve pellazge. Pjesa tjetër ishte pushtuar nga egjiptianët me Danaosin vëllai i «Egjiptosit» në krye të tyre.
Përshtatja e alfabetit i quajtur fenikas, i përpunuar duke i shtuar zanoret (fundi i shekullit VIII p.e.s), është vënë në përdorim rreth shekulli VII/VI p.e.s. Sipas Herodotit (V. 58 – II, 49), alfabeti u fut në Greqi (Beoti) nga Kadmos fenikasi. Eubianët e Kalkisit do ta kenë futur në Kumë rreth vitit 750 (mbishkrimet në kupën e Nestorit) por kjo datë është e kundërshtueshme nga kronologët e patentuar: hiatus i rëndë, sepse Eubea nuk e njihte alfabetin në atë kohë. Disa mendojnë se grekët dhe fenikasit kanë banuar përbri njëri-tjetrit (Kumes në Kampani të Italisë në jug të Napolit), El Mina (në breg detin e Fenikisë), Qipro,…?, në një vijimësi të mjaftueshme, prej nga edhe kanë huazuar alfabetin e tyre.
Por duhet shtuar që para Plinit, Diodori i Siçilës (< -90/ > +30) ka folur për atë alfabet. Ironia është se alfabetet (greke, etruske dhe latine) që rrjedhnin nga alfabeti i mbiquajtur “fenikas” ishin në të vërtetë me origjinë pellazge. Grekët e uzurpuan atë alfabet e ripunuan për të shkruar gjuhën e tyre e përzier nga pellazgjistja dhe gjuhë të tjera sidomos atë semito-egyptiane. Diodori i Sicilës (Biblioteka historike – III, 67 ; V, 74 dhe vijim § V. 3. c.) nga ana e tij tha se, që nga fillimi, ky alfabet u quajt “gërmat pellazge” dhe se ky nuk ishte fenikian. Ai shtoi se këta të fundit kanë shërbyer si rrip transmetimi, dmth që ata ua kanë marrë Pelazgëve në ishullin Kretë, kthyen me të në Feniki dhe pastaj e transmetuan tek grekët me anën e fenikianit Kadmosi, ai që sulmoj vendin e Pellazgëve në Beoti ku krijoj qytetën «Tebë».

– Lineari ”A’ i Kretës –

Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie si: Gustave Glotz (“La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438), për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët [popull pellazg]. Fqinjtë e tyre Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve.
Pra, këtë alfabet Helenët (semito-egjiptian) e kanë përhapur dhe përdorur gjatë pushtimit të tyre të trojave pellazge. «Kjo është konfirmuar nga Herodoti dhe Diodori i Siçilisë». Jam i lumtur që ende ekzistojnë shumë vepra të autorëve të lashtë. Ky është një burim i jashtëzakonshëm që as Interneti as shkrimet historike dhe shkencore të sotme të disa autorëve nuk mund ta zëvendësojnë.
Historia e lashtë është shumë e komplikuar. Në mënyrë të përmbledhur ne e dimë nga të gjithë autorët e lashtë se, Pellazgët ishin paraardhësit e grekëve dhe jo stërgjyshët e tyre. Me një anë kolonistët egjiptian të udhëhequr nga Danaosi (vëllai i Egjiptos-it) sulmoj qytetin pellazg Argosin, ku ata e kishin ndjekur mbretin Pellazgosin. Pastaj në anën tjetër kolonistët fenikas të udhëhequr nga Kadmosi u vendosën në Beoti, ku ata krijuan qytetin e Tebës. Të dy pushtuesit kanë uzurpuar qytetërimin pellazg (gjuhë, kulturë, mitologji, poezi epike, etj) kanë dashur që stërnipërit e tyre të besojnë që ata ishin “autokton”. Kjo është arsyeja pse ata krijuan legjendën e tyre të një përmbytjeje të madhe që shkatërroi çdo gjë që ka ekzistuar me parë (dmth qytetërimi pellazg).
Nga kjo përmbytje ata krijuan qytetërimin e tyre ku lindi Deukalioni (një farë Nuhi helen) ku i biri Helen u bë paraardhësi i Hellenëve të quajtur më vonë padrejtësisht “grek” nga romakët dhe të huajt. Këta pushtues nuk ishin të shumtë, përbëheshin nga një pakicë e vogël. Pra përzierja semito-egjitiane nuk ishte e rëndësishme sepse shumica e banorëve të vendit (Pellazgia) ishin Pellazgo-ilire. Sa për mbretërit dhe shefat Dorian, Herodoti pohonte se ata ishin me origjinë egjiptiane (Eskili, Sofokliu dhe Euripidi kanë thënë të njëjtën gjë). Megjithatë populli i nënshtruar ishte ilire, etj, etj.

Më së fundi duhet shënuar për mirëkuptimin e historisë së lashtë, që të gjitha datat e «pranuara përgjithësisht» të historiografisë së lashtë Greke janë të gabuara në mënyra të shumta, sepse grekët në periudhën arkaike dhe klasike nuk kishin në duart e tyre vetëm Iliadën dhe Odisenë, dhe në atë kohë nuk kishte arkive historike apo kulturore: këto janë shkrimet me të lashtë, të botuara nga tirani Pisistrati dhe djali tij Hiparku në mes të shekullit të gjashtë p.e.s. Këto poezi janë rregulluar, rikompozuar dhe manipuluar për t’i shërbyer kauzës së pushtuesve helenë të «Pellazgisë», ajo që do të bëhej me vonë Heladë/Greqi. Shkrimtarët e lashtë kishin planifikuar periudhën e Luftës së Trojës (e përshkruar në poemat epike të traditës gojore e trashëguar grekëve nga pellazgët, paraardhësit e Helenëve dhe jo stërgjyshërit e tyre) në një datë shumë të lashtë. Pra, ka pasur shumë gabime fatale që çuan historiografinë e Greqisë dhe gjuhësinë moderne në një qorr sokak të çuditshëm. Këto gabime janë të shpjeguar shumë mirë në dy librat e mi dhe tezën time.
______________
Mathieu Aref është studiues shqiptaro-frances. Ka lindur me 1 mars 1938 në Kajro të Egjiptit, nga një familje me origjinë shqiptare nga Mati. Prindërit e tij rrjedhin nga dy familje të shquara që në kohën e Skënderbeut (Canameti, Stafa, Preni nga babai dhe Lala, Kola, Lufi nga nëna). Ka përfunduar shkollën e mesme klasike (letërsi dhe gjuhë greke dhe latine) dhe universitare (Histori, gjuhësi, Arte të Bukura dhe Arkitekture). Shkon në Paris në vitin 1961, për t’i kushtuar më pas 30 vjet të jetës së tij studimore, dilemës së madhe rreth prejardhjes apo jo indo-evropiane të gjuhës dhe kombit shqiptar. Në vitin 2003 botoi në gjuhën franceze librin: ”Albanie (Historie et langue) ou l’incroyable odyssée d’un people préhellénique”, ndërsa në vitin 2007 këtë libër e boton edhe në gjuhën shqipe: ”Shqipëria” (historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Tiranë, Plejad 2007 (608 faqe). Ai ka botuar edhe veprën: “Greqia (Mikeanët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme, Paris 2004”. Më 3 janar 2012 në Universitetin e Sorbonës në Paris VI, ai prezentoi tezën e doktoraturës me titull: “Studime dhe hulumtime mbi Pellazgët në zanafillën e qytetërimit grek”. Kjo tezë është rezultat dhe përfundimi i pothuajse pesëdhjetë viteve studime dhe hulumtime të gjëra. Më në fund njohja e dy dialekteve të gjuhës shqipe ka bërë që Dr.Aref të deshifrojë dhe të shkoqisi shkencërisht shumë antroponime, teonime, toponime dhe oronime të Iliadës, Odisesë dhe mitologjisë. /

……………………………………………………….

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b.)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura