Durrës, 31. 08. 2016: – (Me sharki e çifteli, mjaltë e këngë për ty Shqipëri!) – (Me rastin e 31 vjetrorit të ndarjes nga jeta të këngëtarit Dervish Shaqa) – Koha ecën me hapin e saj..! Bashkë me atë, edhe ne rrugëtojmë të kapur fort dorë për dore deri aty sa vjen një ditë e i themi lamtumirë! Para se t’i themi asaj lamtumirën e fundit, ajo na këshillon që kohën e madhe të Jetës ta shijojmë e ta gëzojmë; sepse koha që ne jetojmë na fton në oazin e madh të magjishmes Lirijetës për ta jetuar me ndershmëri atë. Ajo na bën me flatra mendimesh që ngjiten deri në qiellin e kaltër me yje të ndritshëm jetdhënës. Ne, si qenje njerëzore, të vetdijshëm për ato ç’ka bëjmë rreth botës që na rrethon, ajo që na lind e rrit, kjo që na fal frymarrje e tinguj kur flasim, ajo që na frymëzon e jep forcën e shkëmbinjve , por mbi të gjitha në shpirtin tonë Koha – Jetë na jep edhe fjalën e shkruar e tingullin e këngës ! Prandaj duhet të ecim me hapin e hohës, se kështu edhe kur largohemi prej saj një ditë, me gjurmët e mirësisë që lëm aty, Koha – Jetë na mban përgjithmonë të gjallë në gjirin e saj. Të dish ta vlerësosh kohën që jeton, sepse vetëm një herë vjen tek ne ajo, dhe kur Kohën- Jetë e vlerëson dhe i jep dimesionet e vlerat e duhura asaj; natyrisht, edhe ajo të jep vlera jete der në përjetësi, pavarsisht se jemi larguar fizikisht prej asaj kohe që na lindi. Të tillë njerëzjanë të rrallë që koha i vendos në peidestalin e saj. Ata i bën që të jenë gjithmonë në lëvizje në Kohë – Jetë edhe pas vdekjes si yjet që ndriçojnë në qiell. I tillë ishte dhe mbeti rapsodi i këngës popullore Dervish Shaqa.
Kanë kaluar 31 vite, pikërisht atë ditë të datës 11 prilli të vitit 1985, kur rapsodi ndaloi këngën për t’i thënë fjalën e lamtumirës Sharkisë e Çiftelisë aq të dashur; me të cilat u rrit e u thinj nëpër kohët plot tallaze , e me mjalitin e këngës që ai i këndonte me gjithë shpirt nënës Shqipëri; shëronte plagët e gjakosura të shpirtit të tij. I digjej shpirti, i bëhej copa – copa, sepse shikonte atdheun të gllabëruar nga shovinistët fqinjë ballkanas e ata perndimorë, të cilët me kthetrat e tyre po i zinin frymën tokës shqiptare. Këngëtari rapsodist si Dervish Shaqa janë të rrallë, ndoshta vetë Koha – Jetë i lind për të përjetësuar vetë kohën e ngjarjet historike ku edhe vet rapsodi i këngës popullore e jetoi atë. Nuk është rastësi, por një mrekulli natyrore lindja e krijuesit e këngëtarit Dervish Shaqa, pikërisht në vitin e shalljes së Pavarsisë më 1912. Ai lindi atje në fshatin Llukë të Epërme të Deçanit, ku janë zhvilluar ngjarje historike që kanë ngelur përjetësisht në memorjen e historisë së kombit tonë.
Rapsodi i këngës popullore, i cili i këndonte me aq zjarr e ngrohtësi që i buronin nga shpirti, frymëzimin e kishin te legjendat e historitë e treguara nga të afrmit nëpër shekuj që luftonin për lirinë e pavarsinë e atdhut. Ishte Dervish Shaqa që jetoi dhe përjetësoi me këngët e tija, me tingujt e sharkisë e të çiftelisë ngjarjet historike nëpër dekada të popullit tonë të shekullit XX- të. Në këngët e kënduara prej tij, frymon tingulli i jetës dhe i dashurisë për atdheun, për heronjtë, vendlindjen, njerëzit që sakrifikuan edhe me jetën e tyre për lirinë e atdheut. Ai i këndon Azem e Shote Galicës, Isa Boletini e Bajram Curri…! Në sofrat e gëzimeve familjare, ndonse i vogël në mosh, Dervish Shaqa merrte sharkinë e këndonte si një bilbil me sytë që vështronin bjeshkëve të larta të mbuluara me qeleshen e bardhë të borës. Ishte viti 1956, kur së bashku me shokun e tij Demush Neziri, lën fshatin e lindjes dhe lotin e mallit në kosovë, e vendosen me banim në kodrat e fshatit Rrashbull në Durrës. Një vit i acart politik, por tashmë Dervish Shaqa kishte kaluar në lumin e jetës edhe shumë ngjarje të tjera të dhimbshme për fatet e atdheut e të kombit tonë. Ai u rrit me ngjarjet e kbshme fatzeza me coptimin e tokave shqiptare nga politikat shoviniste që ndoqën shtetet ballkanase e perndimore ndaj vendit tonë. Në rrugëtimin e jetës Dervish Shaqa kaloi e provoi midis të tjerave edhe dy luftrat më çnjerëzore që provoi njerëzimi: Luftën e Parë e të Dytë botërore. La kullat e gurta të Dukagjinit, lodrat e fëmijërisë e këngët e rinisë atje në Llukën e Eprme, dhe prapë me valët e detit shpirtëror ai s’u nda këngës, por këndoi deri në çastet e fundit të jetës për atdheun, lirinë edhe në durrësin e mikpritjes. Me inisiativën dhe përkushtimin që e karakterizonte, Dervish Shaqa së bashku me një grup shokësh formuan grupin e rapsodëve në fshatin Rrashbull, që më von u bë i njohur në shqipëri e në diasporë, me prezencën e repertorit aq të pasur folklorik të kënduar me mjeshtëri . Grupi i rapsodëve të çiftelisë të Rrashbullit, me në krye Dervish Shaqa, merr pjesë për herë të parë në vitin 1968 në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër. Kënga, tashmë ishte bërë pjesë e jetës e s’mund ta ndante dot atë prej vetes këngëtari virtuos siç ishte dhe mbeti i tillë Dervish Shaqa. Edhe hijenat e regjimit komunist, s’e mposhtën dot këtë njeri me shpirt të madh artisti, sepse ai kishte lindur bashkë me këngën për ti kënduar lirisë, atdheut e heronjëve të tij. Këngët e grupit të rapsodëve me çifteli të Rrashbullit gjenden edhe në arkivat e Radiotelevizori Shqiptar, ato ruhen si thesare të kulturës të kombit tonë. Në këngët e kënduara të rapsodit të talentuar Dervish Shaqa me Demush Neziri, tashmë pas kaq vitesh kur i dëgjojmë, na japin frymëzim e jetëbardhësi të cilat kanë ndërthurje si një gërshet prej bore e ngjajnë si lulet e zambakëve të liqenieve të Lurës. Këtë e shpreh bukur kënga me titull ‘’ Moj e mira porsi bora! ’’. Këngët e Dervish Shaqes, frymëzuan edhe këngëtarët e tjerë siç ishte Fatime Sokoli etj, rapsodë që këndonin me sharki e çifteli. Te këngët e Dervishit dhe grupit të Rrashbullit, gjeti frymëzimin edhe i madhi kompozitori Tish Daija me kompozimin e këngës ‘’Fest të madhe ka sot Shqipëria’’. Rrapo Toska mësues nga Berati, por edhe mësuesi e gazetari Devollit Kadri Tarelli, Bajram Gashi e Fadil Berisha, japin vlerësimet e tyre për këngëtarin Dervish Shaqa, duke e cilësuar ‘’Një ishull i kosovës në mes të Shqipërisë’’ apo ’’ Luan i skenës’’ etj. Megjithatë, Koha – Jetë bën të vetën. Ka plot 31 vjet që Dervish Shaqa është larguar fizikisht mga kjo botë, por ai la pas këngën e do kujtohet në breza. Kënga është e përjetshme, i tillë mbetet edhe rapsodi i çiftelisë Drevish Shaqa, sepse kohën e ngjarjet historike ai i gëdhendi përjetësisht në këngë.