ENCIKLOPEDIA E VLORËS – NJË PËRMENDORE SHKRIMORE

ENCIKLOPEDIA E VLORËS – NJË PËRMENDORE SHKRIMORE

“Vlora – Fjalor Enciklopedik”, një kontribut shkencor dhe historiografik

TAKIM KULTUROR DHE PËRURIM I LIBRIT “VLORA – FJALOR ENCIKLOPEDIK” I PROF.DR. BARDHOSH GAÇE

Nga Msc. Albert HABAZAJ, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

Siç shprehen dhe profesorët e shquar Akad. Shaban Demiraj, prof. Muin Çami, Ismet Elezaj e Farudin Krutaj, “Fjalori Enciklopedik i Vlorës” hartuar nga prof. dr. Bardhosh Gaçe, vjen si një vepër madhore për Vlorën, pas një pune të gjatë e të përkushtuar, duke gjurmuar në arkivat e vendit dhe ato të huaj, në shtypin e kohës dhe mjaft botime dokumentare, në kërkimet në terren dhe muze e dorëshkrime, përbën një vepër komlekse e të gjerë, duke pasqyruar jetën politike, ekonomike, kulturore, traditat dhe zakonet, si dhe përpjekjet e banorëve nëpërshekuj në luftrat për liri e çlirim kombëtar. Në faqet e këtij libri enciklopedik, zënë vend, materiale historike, kulturore nga e gjithë harta e Vlorës, qysh nga kohët e lashta e deri më sot, të ruajtura madje dhe pasuruara, në muzetë historike dhe muzetë e gjalla! Gjithashtu edhe figura të njohura, kontrubuese të shoqërisë, të gdhendura dhe të pasqyruara në faqet e tij, kanë zënë vendin e nderit! Gjuha e thjeshtë e përdorur, në pasqyrimin e ngjarjeve dhe të figurave është mbajtur parasasysh nga autori i respektuar, duke e bërë librin edhe më të thjeshtë, sa dhe me aq vlera të shumfishta për lexuesin!

Në nderim të festave të Nëntorit, na bëri bashkë një libër i shumëpritur: “Vlora – Fjalor Enciklopedik”, një libër, që siç thotë akad. Shaban Demiraj, – i mundimshëm, që nxjerr në sytë tanë pamjet e Vlorës, të dukshmet dhe të padukshmet.

Në një vepër me 1146 faqe, me më shumë se 2200 zëra, mbi 1600 fotografi e grafika, 32 faqe album ilustrues, për herë të parë, na ringjallet Vlora me gjurmët e saj historike dhe kulturore, peizazhi natyror dhe njerëzor, duke kapërcyer shekujt për të ardhur në ditët tona.

Brenda këtij libri shkencor dhe enciklopedik gjëmon Vlora ilirike me qytetërimet e saj në Amantie, Orik, Treport, Aulon, Olimpia, Mesaplik, Himarë, Kaninë e gjetkë; gjëmon Vlora e kohëve bizantine, e kështjellave dhe kalave, e qëndresës mesjetare kundër pushtimit të gjatë otoman, ku nxjerrin krye prijësit vlonjatë Komita Muzaka, Rugjina Balsha, Gjergj Arianiti, dhe më pas kryengritjet antiosmane të viteve 1834,1847, 1911 dhe Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, që Vlorën e bëri Emblemë të Kombit.  

Siç shkruhet në Fjalorin Enciklopedik të Vlorës, dy epopetë e mëdha, ajo e vitit 1920 dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dëshmuan qartë shpirtin liridashës të Vlorës dhe trevave të saj.

Në këtë enciklopedi zenë vend fshatra e qytete me etnokulturën e tyre, Himara dhe Labëria, Kudhës – Grehoti dhe Myzeqeja me tërë potencialet e tyre njerëzore, ekonomike, kulturore, zakonore, arkitekturën dhe veshjen, si dhe zhvillimet bujqësore, blegtorale dhe industriale.

Siç shprehet akad. Gjovalin Shkurtaj në artikullin e tij: “Mbi këtë lëndë të pasur e të qëmtuar me kujdes, mund të bëhen studime të tjera, pasi ajo është kthyer në një minierë me galeri të shumta”.

Jeta politike, shoqërore, kulturore, letrare, artistike dhe arkitekturore e Vlorës dhe trevave të saj me intelektualët, bujarët dhe luftëtarët e betejave të mëdha, i japin një dritësim të ri Vlorës, duke e parë atë si një meteor të Çështjes Kombëtare.

Është kënaqësi për mua të çel këtë përurim e takim kulturor dhe të theksoj se një vepër e tillë enciklopedike i kishte munguar prej kohësh Vlorës, por autori skrupuloz pas 34 vjet pune kërkim në terren dhe studimi në arkiva, biblioteka e muzeume, brenda dhe jashtë vendit, e bëri të mundur realizimin e këtij monumenti shkencor dhe kulturor.

Mbas një pune kaq yë gjatë kërkimore – shkencore vërtet titanike të prof. Bardhosh Gaçes, më në fund, edhe Vlora ka Enciklopedinë e saj, këtë vepër madhore të merituar.

Organizatorë të veprimtarisë ishin Universittei “Ismail Qemali” Vlorë, Biblioteka Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Fakulteti i Shkencave Humane dhe të Drejtësisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, në bashkërendim me Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Labëria” dhe Bashkia Vlorë.

U zhvillua kështu një veprimtari e nivelit të lartë akademik dhe atdhetar në Universitet, pikërisht në Bibliotekë, në strehëzën e ngrohtë të diturisë dhe kulturës dhe la mbresa të jashtëzakonshme krenarie për Vlorën dhe mirënjohjeje për autorin. Në këtë aktivitet morën pjesë pedagogë, studentë, shkrimtarë dhe artistë të qytetit intelektualë, studiues, personalitete të kulturës dhe historisë lokale dhe kombëtare, pushtetarë dhe deputetë të Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë.

Moderator: Albert Habazaj;

Në panel: Albert HABAZAJ, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore, Universiteti “Ismail Qemali”;

Frosina Londo QYRDETI, zëvendës rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë;

Ermal DREDHA, kryetar i Bashkisë së Vlorës;

Vullnet SINA, deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Bujar LESKAJ, deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

Flamur MAMAJ, prefekti i Qarkut Vlorë;

Ermal MOÇKA, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë.

Takimi kulturor dhe përurimi i librit “VLORA – FJALOR ENCIKLOPEDIK i prof.dr. Bardhosh GAÇE sipas këtij programi me kumtesa, diskutime, përshëndetje, si dhe dy poezi.

1. Fjala e hapjes: Msc. Albert Habazaj, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë: ““Vlora – Fjalor Enciklopedik”, një kontribut shkencor dhe historiografik”;

2. Prof.as.dr. Frosina Londo Qyrdeti, zëvendës Rektore e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë përshëndet në emër të Rektorit të Universittetit prof.dr Roland Zisi, i cili ishte ideator i veprimtarisë, por për arsye pune nuk u ndodh në Vlorë;

3. Prof.as.dr Monika Hasani, Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë, UV;

4. Dr. Ermir Xhindi, pedagog i Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;

5. Deputeti Vullnet Sina, (Përshëndetje);

6. Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, (Përshëndetje);

7. Dr. Edlira Çerkezi, pedagoge e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;

8. Dr. Bujar Leskaj, deputet, (përshëndetje);

9. Dr. Llukë Gjidede, përshëndetje në emër të Bregdetit;

10. Ahmet Demaj, kryetar i Shoqatës Labëria për degën e Vlorës;

11. Eqerem Canaj, shkrimtar; sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë;

12. Dr. Asime Feraj, specialiste e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike, FSHHD;

13. Doc. Odise Çaçi, historian, ish – pedagog në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë;

14. Dr. Alta Azizi Haluci, pedagoge e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, FSHHD;

15. Enver Memisha, studiues;

16. Dr. Pranvera Resulaj, deputete, pedagoge në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë;

17. Albana Hodo, mësuese, poete;

18. Drita Agaj, akovate, veprimtare;

19. Agim Ruka, mësues, poet, publicist;

20. Remzi Gjika, mësues, shkrimtar;

21. Apostol Basho, fotoreporter, poet popullor;

22. Prof. dr. Bardhosh Gaçe, autori i Enciklopedisë së Vlorës falënderon organizatorët dhe disktutantët dhe shprehet që do të vijojë punë për plotësimin e zërave dhe botimin e vëllimit të dytë të enciklopedisë së Vlorës..

Deputeti Vulnet Sina mbështetës i veprimtarive kulturore të Vlorës u shpreh se “Vlora, fjalor enciklopedik” është përmendore e vërtetë e Vlorës historike.

Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në promovimin e librit të profesor Bardhosh Gaçes me titull “Fjalori enciklopedik i Vlorës”, mbajtur në ambientet e bibliotekës së universitetit “Ismail Qemali”.

Në afro 1200 faqet e kësaj vepre kolosale, lexuesi gjen të gjjtha pjesët e hartës së Vlorës, që nga Novosela, Qeparoi, Kuçi, Mesapliku, Selenica, Sevasteri që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Në këtë vepër enciklopedike, zënë vend pasuritë historike, kulturore dhe artistike, të mbledhura ndër shekuj, të ruajtura madje dhe pasuruara, në muzetë historike dhe muzetë e gjallë, në qendrën e themelimit të shtetit shqiptar.

Koha është e çmuar për të gjithë, por fakti që profesor Gaçe nuk ka zgjedhur rehatinë, por sfidën e jashtëzakonshme të dijes e hulumtimit, më shtyu ta pyesja me kërshëri se si e organizonte kohën e tij duke ruajtur një produktivitet kaq të lartë intelektual.

Në fakt unë e di se e gjithë vepra e profesorit, do të ishte e pamundur pa vokacionin e tij patriotik, genin dhe nervin intelektual dhe dëshirën për t’i lënë trashëgimi brezave, vepra të cilët janë udhërrëfyes të vërtetë për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë

Edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Shqipërisë Bujar Leskaj, mbështetësi kryesor dhe i vijueshëm veprimtarive historiko – kulturore të Vlorës e quajti këtë enciklopedi vepërn e jetës së prfesor Gaçes, që për ne është një bibliotekë në lëvizje.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura