ADEM GAVAZAJ: ELITAT DHE MENDËSIA JONË

(Prizren, 17. 09. 2012) – Në mendësinë tonë shoqërore politike, shumë pak ose aspak nuk ka vend rëndësia e elitave. Për rolin e tyre në ndryshimet shoqërore thuaja se nuk debatohet. Ndoshta, sepse jemi shumë të ngarkuar me ideologji marksiste dhe mendësi të tillë. Teoria e elitës i sheh ndryshimet shoqërore në kontrast me mendimet e Karl Marksit. Teoria marksiste për ndryshimet shoqërore orientimin e ka rolin e masave-popullit, kurse përfaqësuesit e teorisë se elitës mendojnë se në shoqëri është i paevitueshëm dominimi i elitës dhe ndryshimet në shoqëri i përkasin vetëm asaj.
Mendësia e Marksite thuaja se është ngulitur në vetëdijen tonë, për ndryshimet shoqërore. Kjo vetëdije vërehet në të gjitha format e komunikimit dhe veprimit. Po të lexosh opinionet e komentuesve onlajn nëpër faqe të ndryshme, apo ti analizosh fjalimet debatet e politikanëve tanë e tjera. Ata gjithkund thirren në fuqinë e popullit-masës se vetëm populli-masa e ka në dorë fatin e ndryshimeve të gjendjes tek kombi, shteti tjera. Mendësia jonë injoronë teorinë e elitave.
Kjo mendësi ngjasonë me mendimtarët që i injoronin këta teoricienët, deri kur sociologu Talkot Parsonsi, teoricienët e elitave (ose Vilfredo Pareton) e radhiti në vendin që e meritojnë, duke i dhënë rëndësi të njëjtë sikurse Maks Veberit, Emil Dyrkemit e tjera.

…………………………….

KOPEJA E ELITËS POLITIKE!

…………………………………………..

Mendime për elitën hasim te Platoni, kur rekomandonte se duhet të udhëheqin filozofët në shtet, megjithatë teoricienët e elitës janë të kohës së re, me Vilfredo Pareton, Geotano Moska e të tjerë, të cilët duhet që të lexohen dhe të studiohen sepse janë shume dobiprurëse për realitetin tonë. Duke i njohur këto teori njerëzit shohin vogëlsinë e tyre në mendime dhe veprime karshi elitës. Duhet të lexohet dhe të studiohet teoria e elitave që të mundemi edhe ne që ti konsolidojmë ato se pse elitat kurrë nuk kanë qenë të konsoliduar ndër ne, e dihet çdo shtet ka nevojë imediate për to dhe për konsolidimin e tyre.
Po të vështrosh dhe mendosh për historinë e elitave tona do te shohësh se të gjitha elitat ndër ne kanë pasur mendësi barbare, ata kanë zbrit nga malet (katundet) dhe kanë marr me forcë pushtetin dhe kanë vepruar sikur që vepronin në katundet e tyre duke vjedhur plaçkitur dhe qeverisur, natyrisht me dredhi dhe me luanëri varësisht nga situata në të cilën ndodheshin. Ky mentalitet qeverisës nuk ka mundur me zgjatë shumë. Prandaj nuk kemi elitë që ka qeverisur, më së shumë se dy breza.
Natyrshëm veprimet e tyre kanë quar edhe në degradimin e tyre. Këto veprime degraduese kanë shtytur të tjerët të “zbresin nga malet” të cilët natyrshëm kanë vepruar njëjtë sikur paraardhësit e tyre duke i larguar, persekutuar, linçuar e tjera. Kështu është bërë zëvendësimi i elitave ndër ne.
Teoricieni i teorisë së elitës Geotano Moska për qarkullimin e elitave tregon se: Janë dy forma të qarkullimit të elitës, qarkullimi aristokratik dhe demokratik. Ai mendon se qarkullimi aristokratik është i vështirë, i ngadalshëm dhe karakterizohet nga monopolizimi i pushtetit dhe mbyllja e izolimi i sunduesve. Këtu shihet rreziku nga përmbysja dhe revolucioni. Qarkullimi demokratik mendon Moska është më i shpejtë, më lehte ngrihen individ nga masa në radhët e klasës sunduese, këtu ai tërheqë vërejtjen se nuk duhet të teprohet sepse kur qarkullimi është shumë i shpejtë, bëhet i pamundur krijimi i një rendi dhe i një strukture shoqërore. Partitë politike duhet të mësojnë nga mendimet e teoricienëve të elitës.
Qeverisja e elitave të deritashme i ka ngjarë qeverisjes si nëpër katunde, ata nuk kanë bërë luftë politike me mendime, ide për të transformuar njeriun tonë në shtetas dhe qytetar të lidhur me shtetin, por lufta e tyre politike ka qenë dhe është fatkeqësisht për me i kontrolluar anasit e vetë besnikë, me të mira të ndryshme nga grazhdi i shtetit, ose me dredhi të tjera.
Disa nga mendimtarët thonë se dinakëria dhe përdorimi i forcës garantojnë mbijetesën. Mendësia e elitave ndër ne gjithmonë ka përdorur dinakërinë kur ka qenë i pa fuqishëm dhe dinakërinë dhe forcën kur ka qenë i fuqishëm. Këta farë elitash ndër ne në pamje të parë duken jo racional, por ato janë shumë racional për kulturën dhe mendësinë e tyre. Ata mendojnë vetëm për pronën dhe veten e tyre, atyre shumë pak ose aspak nuk ju intereson e mira publike, jo rastësisht uzurpohen vende publike ndër ne. Të cilat kushtëzojnë vuajtjen e të gjithëve veçanërisht të të moshuarve dhe të fëmijëve. Ata nuk kanë ku ta kalojnë kohën e lirë, nuk ka parqe për të moshuarit ose kënde të lojërave për fëmijët e tjera.
Kjo mënyrë e qeverisjes nga elitat tona ka ndikuar, në mos transformimin njeriut tonë në shtetas e qytetar të lidhur me shtetin, por kanë mbjell dhe po mbjellin jo qytetari. Si jo qytetar që kultivohen ata, nuk merren me shtetin por me jo qytetarin tjetër kjo si duket i ka konvenuar dhe po i konvenon siç duket elitës sonë udhëheqëse duke e lënë popullin-masën të merret me veten e jo me shtetin… Këto të vërteta shihen në aksionin e mbledhjes së armëve 1956-1966, ose pas demonstratave të pranverës së vitit 1981, kur në vend se këta të merreshin me shtetin që ushtronte dhunë dhe keqtrajtim, e tjera, ata shpesh ja futnin njëri tjetrit.
Mendësia e tillë shihet qartë edhe nëpër rrugët publike përgjatë pallateve të ndërtuara midis tokës së bukës, të cilat janë mbushur me plehra e gjithfarë rreziqesh për vetë ata. Mendësi të tilla jo qytetare ka pasur gjithkund por, këto i kanë evituar elitat e tyre me veprimet dhe sjelljet e tyre, duke e transformuar njeriun në qytetar të lidhur me shtetin.
Duke dhënë mendimin e vet për revolucionin francez Deni Didro shkruante se: Çdo shekull ka frymën e vet që e karakterizon. Duket se fryma e shekullit tonë është fryma e lirisë. Për neve Deni Didero do të shprehej: Çdo kohë ka frymën e vet – fryma e kohës suaj është fryma e kultivimit të mendësisë qytetare dhe fryma e konsolidimit të elitës, e cila është e pa konsoliduar ndër ju dhe heqjen e besimit se ndryshimet vinë nga masa, populli e tjera.

– Autori është profesor i filozofisë në Gjimnazin-2 “Remzi Ademaj” në Prizren.

……………………………………………….

SI I JOSHIN PARTITË “ELITARE” KOPETË E VETA PËR VOTIM?!
 

…………………………………..

…………………………………

_________________________

(ILUSTRIMET I PËRGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura