BESIM CENGU: SHFAQJET GROTESKE TË ANTIVLERAVE

Tiranë, 25. 10. 2016: A i keni ndjekur diskutimet e turpit në parlamentin tonë? Përveçse fjalorit antidemokratik në çdo seancë, po ndodhin shfaqje groteske. Fiks fare si në “Shpirtërat e vdekur” të Gogolit. Çiçikovët na janë ulur këmbëkryq.
Një deputete që vetëm ngroh ulësen që shqiptarët ia kanë besuar për 4 vjet thotë: PASKO VASHA KA THËNË “LUM KUSH DO RROJË / TA SHOHË ZOJË…”!! Në fakt këto vargje janë të mësuesit moral të kombit tonë NAIM FRASHËRI, e jo të Pasko Vashës (PASHKO VASËS OSE VASO PASHËS) të zonjës deputete.
Tjetri, Astrit Patozi, gjithashtu konsumues e shfrytësues i ndenjëses që i besohet thotë në një “fjalim programativ” para do ditësh ndër të tjera duke u krahasuar me Kryeministrin se “… NE JEMI DY SKAJE TË NJË LITARI!! …siç është shprehur NDRE MJEDA”, – thotë ai. Në fakt është fragment i një vargu të MIGJENIT. E po ky është kulmi, pra.

Po pse more a vërtetë këta kaq budallej na konsiderojnë të gjithëve ne njerëzve që kemi qenë votuesit tuaj ndërkohë që njerëz të thjeshtë, poetë, shkrimtarë, njohës të figurave tona të ndritura dhe veprave të tyre, akademikë, pedagogë, mësues, studentë, nxënës…ngelin krejtësisht të atrofizuar përballë kësaj performance “kulture” turpi?
Kurrë nuk e harroj bisedën me një gazetare shumë të njohur amerikane të CNN, e cila kishte ardhë si e dërguar e këtij kanali presticioz për të ndjekur realisht situatën dramatike në luftën e shqiptarëve kundër pushtuesve serbë në vitin 1999.
“Një gjë bëj habi, më tha. Këtu në Shqipëri niveli (kulturor) i klasës politike është shumë më poshtë nivelit të njerëzve të zakonshëm edhe pse nuk bëjnë pjesë në jetën aktive politike, por edhe fushave të tjera sociale.” Dhe vijoi…”sa të jetë kështu, ju nuk do t’i keni asnjëherë punët mirë…”
Kishte të drejtë. Përderisa janë jashtë kontributeve në të gjitha fushat mendje të lexuara e të ditura, të hapura në kohën e hapësirën që jetojnë, që japin ide të reja dhe tregojnë horizonte të ndritura në të ardhmen, dhe, në parlament futen njerëz që nuk lexojnë asnjë libër “jashtë klase” në jetën e vet, kështu ndodh.
Këtyre mediokërve klasikë, palopolikanë duhet tu “digjen ndenjëset” me qëllim që të mos fusin rrënjët edhe më thellë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura