GJOKË DABAJ: NJOFTIM PËR GRUPIN NISMËTAR TË ‘PËRKUJDESJES SHQIPTARE’

Durrës, 25. 10. 2106: Më 19 tetor 2016 u bë në Prishtinë një takim, me kërkesën time, midis meje, autor i platformës “Përkujdesja Shqiptare”, dhe z.Bejtush Isufi, kryetar i grupit nismëtar i “Përkujdesjes Shqiptare”. Të pranishëm ishin: z. Gani Krasniqi, z. Palë Dabaj dhe z. Xhevat Gjini – Bislimi.
Z.B.Isufi, siç e dinë të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes së dytë të grupit nismëtar, platformës sime, publikuar në librin “Strategjia e shqiptarëvet” dhe në një varg shkrimesh të tjerë, i ka bashkëngjitur një platformë të vetën, madje duke ia dhënë asaj platforme pjesën më të madhe të programit në trajtën e “dy shtyllave”, ndërsa platformës sime, prej së cilës nisma ka marrë edhe emrin, i është lënë vetëm “një shtyllë”, edhe ajo krejt margjinare.
Nga biseda në takimin e 19 tetorit doli që z.B.Isufi nuk kish ndërruar asgjë nga pozicioni që ai mbajti në mbledhjen e 10 shtatorit, sado që në atë mbledhje unë ua parashtrova të pranishmëvet gjithë kundërshtinë që ekzistonte midis dy platformavet fiktivisht “të shkrira” më një.
Në këta kushte, unë, si autor i projektit „Përkujdesja Shqiptare“, nuk e shoh të mundshëm vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Nuk do të kisha asnjë objeksion, nëse projekti i z.B.Isufi do të ishte më bindës për mua, por, duke mos parë në një të tillë “simbiozë” projektesh asnjë rreze suksesi, unë vendosa të mos jem më pjesë e bashkëveprimevet me z.B.Isufi.

Ia kumtova këtë vendim timin. I urova punë të mbarë. I thashë që, në punën e tij mund ta shfrytëzojë edhe platformën time aty ku atij do t’i duket e dobishme. (Natyrisht, përderisa ajo platformë është botuar në trajtë manifesti, atë mund ta përdorë jo vetëm z.B.Isufi, por cilido shqiptar, si me gjalljen, ashtu edhe pas vdekjes sime, sa kohë që do të gjente aty një rrugë të dobishme për Kombin tonë.
Tani unë, të gjithë pjesëmarrësvet në të dy takimet tanë, të 10 qershorit 2016 dhe të 10 shtatorit 2016, u lutem që ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre të nisur ashtu siç e gjykojnë ata të arsyeshme. Krejt këtë episod tonin nuk duhet ta shikojmë si diçka tragjike. Në të gjithë organizimet ndërnjerëzorë ndodhin keqkuptime. Midis meje dhe z.B.Isufi nuk pat asnjë grindje dhe, të paktën sa i përket anës sime, nuk ka kurrfarë mërie apo zemërimi. Ka vetëm keqardhje që nuk mundëm ta vazhdojmë së bashku këtë punë kaq të madhe në shërbim të Kombit tonë.
Megjithkëtë, secili prej nesh i ka rrugët të hapura për ta dhënë kontributin ashtu si di e si mendon ai vetë. Nëse ka midis grupit tonë nismëtar pjesëtarë që pajtohen me platformën, projektet dhe idetë e mia, ata janë të mirëpritur që, punën e nisur, ta vazhdojmë bashkë. Njëkohësisht u bëj ftesë edhe ithtarëvet të tjerë të idevet të shprehura në manifestin “Strategjia e shqiptarëvet” dhe në shkrimet e mi të mëvonshëm plotësues, le t’i bashkohen kësaj nisme. Pjesës tjetër, unë, me gjithë shpirt, i uroj punë të mbarë dhe sukses të plotë në vënien në jetë të opcionit të tyre.
Gjithnjë me akribinë e mirëkuptimit vëllazëror, Gjokë Dabaj.

Cel:+355 (0)692567880;
Imelet: [email protected] dhe [email protected]
Durrës, 25 tetor 2016.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura