AGIM DAUTI: GLOBALIZIM APO RRËSHQITJE DREJT NJË LUFTE TË RE TË FTOHTË

(Heidelberg, 19. 09. 2012) – Vështirësitë e ndryshme me të cilat ballafaqohet globi, më shumë çojnë në një ndarje dhe përqarje më të madhe, që i gjason një fillimi të ri, një fillimi të një lufte tjetër të ftohtë.
Vitet ’90, ishin për shumë vende, sidomos për disa vende europiane, vite të marrjes frymë më lehtë. Pas uljes së bipolaritetit politik, filloi krijimi i një rendi të ri botëror, rend i cili sot përditë e më shumë zë vend në media, diskutime dhe debate në përmasa shumë të theksura dhe gjithëpërfshirëse botërore, të emërtuara dhe tashmë të njohura si globalizëm.
Ç’është globalizimi, çfarë në të vërtetë janë përmasat e tij dhe a është reale arritja e një realiteti globalist.….?
Në këtë strukturë punohet, diskutohet, mbahen konferenca ndërkombëtare, por ende nuk është arritur në rezultatin përfundimtar.
Mbi globalizimin nuk mund të flitet saktë, nëse nuk kemi formë dhe mënyrë të qartë të të qasurit dhe shpjeguarit të kësaj teme dhe duke mos pasur parasyshë të gjithë faktorët kryesorë determinues.
Në mundësinë e gjetjes së një forme më të përshtatshme, për kalimin sa më të shpejt në një treg të pëbashkët dhe mundësinë e një globalizimi, dalin në pah herë-herë edhe interesa tjera shumë të çuditshme.

………………………………………………

Një ndër tiparet shumë themelore të tentimit të krijimit të një rendi të ri ndërkombëtar të cilin e formulon fuqa politike, ekonomike dhe ushtarake amerikane, me domethënjet e veta demokratike dhe sjelljet universale, karakteristika të cilat tashmë i njohim që nga periudha e luftës së ftohtë. Sistemi i sigurisë kolektive, bashkëpunimi regjional i ekonomisë, ekzistimi fundamental i strukturës juridike etj, kanë në një farë mënyre „klonimin“ e rendit amerikan në nivel global.
Është e vertetë se sot në botë ekziston një fuqi e vetme ushtarake. Ajo është: ShBA-ja së bashku me NATO-n, ndërsa në suaza globale, ekonomia është segmenti i përcaktimit masiv të dukurive shoqërore.
Lufta për tregje të reja që zhvillohet në mes të vendeve me ekonomi të zhvilluara, është vetëm një faktor që tregon rolin e një interesi përmanent nacional. Bllokada e gasit dhe e naftës, është dukuri përmes së cilës tentohet të gjunjëzohet ekonomia europiane, kur kihet parasysh teknologjia e prodhimit europian, e cila kryesisht është e lidhur me këtë produkt. Sado që bruto produkti i BE është shumëfish më i lart se i gjithë vendeve arabe së bashku me Rusinë, (sipas BIP), megjithatë ekonomitë e vendeve europiane janë drejtpërdrejt të varura nga pjesët tjera kontinentale. Kjo vlenë edhe për SHBA dhe vendet tjera nëpërgjithësi.
Për të detalizuar dhe ilustruar këtë që thash më lart po sjell shembullin e poshtëshënuar:
Në vitin 2007, në BE në të hyrat e përgjithshme nga importi, 16% janë të realzuara nga importi me RP të Kinës, kurse 10% nga ai me Rusinë.
Nga viti 2005-2007, importi rus në vendet e Bashkimit Europjan, është rritur me një shpejtësi shumë të madhe (+57%) në krahasim me Kinën që kishte një eksport me 38%. Në këtë skemë statistikore Gjermania zë vendin e parë si importuesja më e madhe e mallërave të këtyre dy vendeve. Deficiti blerës i Unionit Europian me Kinën në mes të viteve 2004 (80 Mrd EURO) dhe në 2007, është dyfishuar (160 Mrd Euro), kurse një krahasim nuk bëhet me Rusinë e cila nga 2006 ne 2007 ka pasur një rënie nga -20%.

………………………………………………

Kategori të ndryshme produktesh importohen nga vendet në fjalë. Përderisa nga Kina improtohet teknologji e ndryshme dhe pjesë që shfrytzohen në konsum të përgjithshëm, nga Rusia Importohet Gaz dhe lëndë minerale.
Dukuri tjetër e ndërlidhjes është edhe procesi i falimentimit në disa nga bankat
amerikane. Pasojat e tyre padyshim drejtperdrejt prekën edhe ekonominë europiane e me gjerë.
Ky është një tregues, se në kuadër të krijimit të rendit të ri ndërkombëtar në raportet ekonomike shtetërore nuk mund të ketë sovranitet dhe pavarësi të plotë. Faktor mjaft me ndikim është zhvillimi me hapa shumë të shpejtë i ekonomisë kineze. Në Kinë, vetëm në 10 vjetëshin e fundit është trefishuar bruto produkti dhe ky shtet tashmë ka vendin rolin dhe ndikimin e vet në zhvillimet globale.
Globalizimi në vete ngërthen shumë fusha me rëndësi jetike, po përmendim vetëm disa prej tyre si psh, liria e të shprehurit, mbrojtja e të drejtave të njeriut (e dimë që në shumë shtete të botës kjo dukuri është shumë e theksuar), liberalizimi i shteteve, etj.
Në tendencën dhe synimin që sa me shpejt të krijohet një treg i përbashkët global, dalin interesa hegjemone të shteteve me influencë të theksuar, krijohet një instabilitet, apo nje ç’ekuilibrim interesash.
Elita politike ushtarake amerikane, ankohet se SHBA, nuk e kanë bazën e vet politike vendore, për krijmin e një bote unipolare.
Fuqitë kryesore botërore i kundërshtojnë orvatjet e SHBA që të krijojnë sistemin unipolar (në këtë vijë të kundërshtimit duket se është edhe presidenti i tanishëm Obama). Kina, Rusia, India dhe disa shtete arabe kundërshtojnë unipolarizimin, duke interpretuar tendencat globaliste amerikane si kërcënim i jashtëm për integritetin e tyre.
Më 1996 Kina dhe Rusia e nënshkruan deklaratën që dënon tendencën unipolare në marrëdhënjet ndërkombëtare, këtyre vendeve është duke iu bashkangjitur edhe India për të krijuar trekëndësh startegjik.
Sistemi kundërraketor amerikan, vendosja e tyre në disa shtete europiane, futja e disa vendeve europiane në NATO, që kufizohen me Rusinë etj, vërteton se SHBA, janë të gatshme për destabilizimin e partneritetit strategjik dhe të stabilitetit bërthamor.
Metoda e trepolaritetit SHBA-BE(UE)-Japoni, tanimë që në fillim të viteve 2000 është dobësuar, mbase me krijimin e rrethanave të reja globale. SHBA-të nuk janë të afta që në mënyrë unipolare të mbajnë rendin ndërkombëtar ekonomik dhe politik.
Unipolarizimi Amerikan nuk mund të qëndroj në shekullin 21, nga fakti se zhvillimi i shpejt i ekonomisë kineze, në kontestin e marrëdhënjeve ndërkombëtare në masë të madhe është sfidë për unipolaritetin Amerikan.
Tendenca e mëtutjeshme për të sunduar tregje ekonomike, nga EU dhe SHBA, së bashku me Japoninë, është ireale. Dominimi dhe praktika e zgjidhjes së disa konflikteve me anë të aksioneve ushtarake në njëfarë mënyre është treguar si një formë jo adekute e zgjidhjes së problmeve. Tendenca që në zgjidhjen e konflikteve globale të injorohen disa vende që tashmë kanë një rol dhe potencial bërthamor shtyn për krijimin e aleancave tjera si kundërveprim i faktorëve momental relevant botëror.
Duke kaluar në një ndarje të sferave të interesit që nga pas lufta e dytë botërore, mund të shihet dhe të kuptohet, se në rrethanat e sotme një tendencë e tillë është prezente.
Tentimi i Rusisë për gjunjëzimin e ekonomisë europiane dhe për të penguar disa nga tendencat e saj, e paraqet direkt këtë palë si një nga faktorët frenues dhe pengues.
Tendeca e herëpasherëshme kineze për mospërzierje në problemet e saj në raport me Tajvanin dhe të drejtat e njeriut, pastaj ftohja dhe krijimi i një averzioni nga disa shtete arabe për vendet perëndimore, çojnë drejtëpërdrejt në krijimin e disa sferave të reja të interesit.
Këtu mund të përmenden edhe një varg konfliktesh tjera, siç janë ato arabo-izraelite si dhe konflikti Iran-SHBA, për çështjen që është shume e theksuar për kohën, për çështjen atomike, pastaj çështjet e demokratizimit të disa shteteve arabe etj.
Të gjithë këta shembuj të lartpërmendur dhe mjaft shembuj tjerë dhe probleme botërore, bëjnë që të kuptosh se vija ndarëse në raport të çështjeve globale ekziston dhe është e padiskutueshme që të gjitha problemet botërore të zgjidhen në forma dhe rregulla të përgjithshme, të cilat po insistohet dhe tentohet të krijohen vitet e fundit.
Natyrisht që në këto suaza globale, një vend me rëndësi shumë strategjik zë edhe Ballkani, me problemet e tij të ndërsjella dhe të pazgjidhura.
Prologu i gjithë kësaj forme të mundimshme, për një globalizim real, po duket se është një utopi, që në brendinë e saj mund të ketë përmbajtje të caktuar dhe reale për njerëzimin, por në realitet vështirësitë e ndryshme me të cilat ballafaqohet globi, më shumë shpiejnë në një ndarje dhe përqarje më të madhe, që i gjason një fillimi të ri, një fillimi të një lufte tjetër të ftohtë.
Për këtë diskutohet edhe në nivele të larta ndërkombëtare, flitet në rang ekspertësh dhe diplomatësh karriere si njohës të mirë të marrëdhënjeve politike dhe ekonomike botërore. Diskutohet gjithashtu edhe në takimet e përgjithëshme të organizatave ndërkombëtare. Diskutohet edhe në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, ku si pikë referimi shtrohet çështja e zbutjes së varfërisë në Afrikë, pastaj takimet e fundit për bujqësinë që u mbajtën në Romë, në Zvicër e në Münih. Të gjitha këto shpiejnë në një tërheqje të një paraleleje në mes të globalizimit, apo të një ndarjeje në vija të reja interesi.
Krejt në fund, ndaj mendimin me të gjithë ata ekspertë të cilët thonë se një globalizim real dhe i plotë është i pamundur, mbase krijon një diskrepancë shumë të madhe mes shoqërive dhe shteteve. Preken drejtpërsëdrejti interesat e shteteve, sidomos të atyre që janë të varfëra, por edhe të disa shteteve që kanë potencial të madh ushtarak.
Pra, si do të duket bota në vitin 2020? Të përgjigjesh sot në këtë pyetje do të thotë të japësh formulën interesante dhe jetike për kurreshtjen dhe jetën e njeriut.
– Autori është Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë Shqiptarë në Gjermani.

………………………………………………….

PASHTRIKU: SI ZHVILLOHET GLOBALIZMI DHE RENDI I RI BOTËROR?!

………………………………………..

…………………………………………..

………………………………………….

…………………………………………….

================================== 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura